22 Korrik 2025, 16:34
Nga r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit dhe shkarkimet e dorëheqjet e stafeve.
Sipas saj, ajo që po ndodh me bashkitë është një ndërhyrje e paprecedentë në pushtetin vendor dhe një shkelje flagrante e autonomisë vendore.
Tabaku e konsideron si shkelje ligjore dhe institucionale faktin që ministrat e qeverisë ndërhyjnë në strukturat e bashkive përmes rekrutimeve të reja dhe pushimeve nga puna.
Ajo nënvizon se pushteti lokal është një pushtet i pavarur nga ai qendror, i zgjedhur me votë nga qytetarët dhe i mandatuar për të ushtruar funksione të caktuara në përputhje me ligjin dhe interesin publik.
“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve. Kjo është një shkelje e rëndë e parimeve të ndarjes së pushteteve dhe rrezikon thellësisht demokracinë,” – u shpreh Tabaku.
Deputetja demokrate shtoi se situata aktuale është e rrezikshme për vendin. Sipas saj, vendosja e strukturave, përcaktimi i pagave dhe imponimi i stafit kalojnë çdo kompetencë që një qeveri duhet të ketë në raport me pushtetin lokal. Tabaku u shpreh se respektimi ndarjes së pushteteve dhe mbrojtja e autonomisë së pushtetit vendor si janë themel i demokracisë funksionale.
jorida tabaku bashkite e vendit
Politike
22 Korrik 2025, 16:19
r.ll
hashim thaci
HAGË- Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëv...
Politike
22 Korrik 2025, 15:30
Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marr&...
Politike
22 Korrik 2025, 15:17
r.ll
brisida shehaj
TIRANË- Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka reaguar lidhur me aksionin e qeverisë për ndalimin e shitjes së bi...
Politike
22 Korrik 2025, 15:02
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt ka reaguar pas raportimeve se SPAK do ta marrë zyrtarisht...
Politike
22 Korrik 2025, 14:46
M.B
Adriatik Lapaj
TIRANA- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar zhvillimet brenda koalicionit që...
Politike
22 Korrik 2025, 13:16
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para mediave se përgëzon dhe përshëndet raportin e K...
Politike
22 Korrik 2025, 13:14
M.B
Jorgo Goro
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Himar...
Politike
22 Korrik 2025, 13:05
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se pasi të finalizojnë denoncimin e asaj që e konsid...
Politike
22 Korrik 2025, 12:58
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp sot ngriti pikëpyetjet për ...
Politike
22 Korrik 2025, 12:54
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në ambientet e MEPJ Ministrin e Shtetit p...