LIVE UPDATES
Politike

"U dënua me 4 muaj burg"/ Mbërrin në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek për kryebashkiakun e Kuçovës

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengon për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm.

12 Nëntor 2023, 11:09 Nga r.ll
"U dënua me 4 muaj burg"/ Mbërrin në Shqipëri
kreshnik hajdari

KUÇOVË- Ka mbërritur në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek ku i kërkohej informacion zyrtar për një dënim të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari i cili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Mësohet se informacioni i ardhur nga shteti helen ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të Hajdarit, i cili është konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës, në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur informacion të detajuar përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Janinës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i cili pritet të mblidhet në një seancë publike të martën e ardhshme për të diskutuar rreth çështjes në fjalë.

Vetë Hajdari, përveçse nuk e ka pranuar të ketë patur dijeni mbi dënimin, e konsideroi çështjen si administrative dhe se nuk e pengon për të kandiduar dhe zgjedhur në krye të Bashkisë së Kuçovës me argumentin se nuk përbën elementet e deklarimit të detyrueshëm. Por në fakt ndryshe thotë informacioni i ardhur nga Greqia ku theksohet se Hajdari ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit që përcakonte përveç dënimit edhe dëbimin e menjëhershëm të tij nga Greqia.

Hajdari rezulton nën hetim edhe nga SPAK për akuzën e “Falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit” por edhe për një kallëzim nga Lefter Maliqi që kandidoi kundër tij në zgjedhje dhe që e akuzon për një sërë shkeljesh para, gjatë dhe pas zgjedhjeve në Kuçovë.

kreshnik hajdari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!