Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Deputetët e Partisë demokratike, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi akuzuan gjatë mbledhjes Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrtarët e saj se po fshehin rastin e gjyqtares Irena Gjoka.
TIRANË - Një debat ka ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, të shoqëruar nga Kostaq Beluri.
Deputetët e Partisë demokratike, Gent Strazimiri dhe Oerd Bylykbashi akuzuan gjatë mbledhjes Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrtarët e saj se po fshehin rastin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tyre Irena Gjoka, e cila është një gjyqtare e dënuar nga shteti grek, vazhdon dhe ushtron profesionin e saj në Shqipëri. Në fund deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se ai lloj dënimi mjafton për të përfunduar detyrën që ka gjyqtarja Gjoka
Pjesë nga diskutimi:
Beluri:
Verifikimi i thelluar presupozon verifikimin e të gjitha deklarimeve të bëra në formular. Ai vendim gjyqësor lidhet vetëm me një pyetje të bërë në kreun 3 të formularit. Unë duhet t’i mbyll të gjitha verifikimet e formularit për të thënë që e bëra verifikimin e thelluar dhe t’i kthej përgjigje institucionit kërkues për këtë proces.
Për ta mbyllur si debat, se kjo është pjesë proceduriale, të gjitha aktet e procesit të verifikimit të thelluar i ka administruar edhe SPAK, të interesuar për atë që ju po pretendoni.
Strazimiri:
Edhe nëqoftëse do të hapej një proces penal, zonja është subjekt i SPAK, nuk është i prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm?
Beluri:
Patjetër që është subjekt i SPAK.
Strazimiri:
Në shkresën që i keni dërguar PD-së, ju thoni se vazhdoni të prisni në mënyrë të përsëritur përgjigjen e një shkrese numër 183/58, që ia dërgoni vazhdimisht Ministrisë së Drejtësisë dhe nuk merrni përgjigje. Për çfarë bëhet fjalë?
Beluri:
Unë i drejtohem Ministrisë së Drejtësisë për çdo kërkesë. Me letërporosi marrim informacionin nëpërmjet autoriteteve gjyqësore e vendeve të tjera, dhe Ministrisë së Drejtësisë i jam drejtuar në disa raste në funksion të këtij verifikimi për të marrë ato që më interesojnë në funksion të verifikimit të dhënieve në formularin e vetëdeklarimit. Ministria e Drejtësisë dhe autoritetet e tjera gjyqësore nuk kanë qenë tërësisht të sakta dhe jemi detyruar të përsërisim kërkesat e mia për të dërguar një letërporosi tjetër. Në atë kuadër jemi.
Oerd Bylykbashi:
Ju e keni verifikuar, gjyqtarja tashmë rezulton e dënuar, më pas e ka deklaruar apo jo. Ai lloj dënimi mjafton për t’i përfunduar detyrën që ka apo jo, është krejt gjë tjetër. Në momentin që keni gjetur atë fakt që është e dënuar me vendim të formës së prerë në një shtet tjetër, ky fakt i referohet organit të kompetencës për largimin nga detyra. Është ligji që e mbaron drejtpërdrejt funksionin. Momenti që ju dërgoni shkresën për këtë, mbaron funksioni i një gjyqtareje që sa herë bie shorti i bie pikërisht gjithmonë asaj për liderët e opozitës./Dosja.al
pamje nga vendngjarja GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë në rastin e vrasjes së dyfishtë në Finikou...
Olsjan Çela TIRANË - Kryeprokurori Olsjan Çela ka thënë se mbrojtja e institucioneve nga kompania private Ilirjan Guard ...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi ka ngritur shqetësimin se prokuroria nuk po heton krimet e kryera nga diktatu...
foto ilustruese KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka më pak se dy javë kohë për t&rsquo...
Foto ilustruse POGRADEC - Policia ka arrestuar dy 16-vjeçarë, pasi qëlluan me armë zjarri drejt banesës së një 42-vje&...
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për Sterilizimin ësht...
Foto ilustruese SHKODËR- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reagur për projektin e kullës 35 katëshe “Rozafa Towe...
Korreshi TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i është...
Indrit Doda TIRANË- Indrit Doda do të drejtojë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje. Emri i tij u firmos nga mi...
Foto ilustruese TIRANA- Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rrugore ka sekuestruar qindra monopatë elektrikë në Tiran&eum...