LIVE UPDATES
Politike

"Më janë mohuar të drejta themelore dhe politike"/ Meta kallëzon penalisht Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Sipas kallëzimit, Meta pretendon se gjatë mbi 14 muajve në paraburgimin “Jordan Misja”, ku ndodhet që prej 23 tetorit 2024 me masë sigurimi “arrest në burg”, i janë mohuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme të drejta themelore dhe politike.

29 Dhjetor 2025, 14:33 Nga E.d
"Më janë mohuar të drejta themelore dhe politike"/ Meta
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas kallëzimit, Meta pretendon se gjatë mbi 14 muajve në paraburgimin “Jordan Misja”, ku ndodhet që prej 23 tetorit 2024 me masë sigurimi “arrest në burg”, i janë mohuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme të drejta themelore dhe politike.

Në kallëzimin e Metës, thuhet se i kanë ndaluar komunikimin me median dhe gazetarët, takimet me deputetë të Kuvendit, eurodeputetë dhe strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, si edhe ushtrimin e aktiviteteve politike dhe publike. Në kallëzim thuhet se këto kufizime nuk janë mbështetur në vendime individuale të arsyetuara dhe nuk justifikohen nga ndonjë rrezik konkret për procesin penal, duke marrë karakter ndëshkues dhe diskriminues.

KALLËZIM PENAL

KALLEZUES: Ilir METAJ, i biri Rexhepit dhe Fiqiretes dtl 24 mars 1969, lindur në
Çepan, Skrapar, me adresë banimi Tiranë, Rr, “Vaso Pasha” Nd. 1817.
H.0, Ap.005 ose pranë Partisë Lirisë, Sheshi Willson. Përfaqësuar
me Akt-Përfaqësimi, të lëshuar më datë 22.05.2025 nga Studio
Ligjore CAKRANI, me NUIS M03525401G av. Kujtim Cakrani me nr
liçense 8315 regjistruar pranë Dhomës Avokatisë Fier. Email:
[email protected] nr.0699413001.

I KALLEZUAR: Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve (me cilësi funksionari publik)

OBJEKTI: Fillimin e procedimit penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për
veprën penale të:“Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i
Kodit Penal, si dhe për vepra të tjera penale që mund të dalin gjatë hetimit,
për shkak të mosveprimit të qëllimshëm dhe  të vazhdueshëm, në
kundërshtim me ligjin, duke sjellë cenimin e të drejtave kushtetuese dhe
konvencionale të shtetasit Ilir Metaj, person nën masën e sigurimit
personal arreti me burg.

BAZA LIGJORE: Nenet 248-250 dhe 253 Kodit penal

DREJTUAR: PROKUROISE POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT
ORGANIZUAR

I nderuar Drejtues Prokuroisë Posacme!

Kallëzuesi ish Presidenti Republikës, z. Ilir METAJ, aktualisht Presidenti Partisë Lirisë, partisë dytë opozitare në Shqipëri, prej datës 21 tetor 2024 gjendet në ambjentet e paraburgimit “Jordan Misja” me masën e sigurimit personal të “arrestit me burg” vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 nga Gjykata Posacme Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 59 datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posacme Apeli Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar.

Prej datës 23 tetor 2024, Presidenti z. Ilir METAJ, është akomoduar pranë institucionit ekzekutimit vendimeve penale ‘Jordan Misja” (IEVP) Tiranë. Rezulton se: që prej kësaj date ndaj tij autoritetet e këtij institucioni kanë përdorur mënyra nga më të ndryshme të ndalimit të ushtrimit aktiviteteve sportive, takimet e anëtarët e kryesisë Partisë Lirisë, deputetët e Kuvendit Shqipërisë, Eurodeputetë, takime apo komunikime me mediat, si dhe ndalimin e përdorimit të cdo forme argëtimi, pra Politikanit Presidentit Partise Lirisë, është përdorur  persekutimi politikë. Në këtë mënyrë Presidenti Partisë Lirisë z. Ilir METAJ, janë shkelur liritë dhe të drejtat të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Shqipërisë, Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut, gjithashtu edhe të drejtat e Komiteti Evropian Për Parandalimin e Torturës.

RRETHANAT E FAKTIT

Shtetasi Ilir Metaj, ish-President i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, ndodhet në paraburgim në zbatim të një mase sigurimi personal “arrest në burg”. Gjatë periudhës mbi 14 mujore, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka mohuar atij:komunikimin me median dhe gazetarët;
takimet me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe eurodeputetë;
takimet me organet drejtuese të partisë lirisë;
ushtrimin e lirive personale dhe politike përtej kufizimeve të domosdoshme të paraburgimit.
Këto kufizime:nuk janë të bazuara në vendime individuale të arsyetuara;
nuk justifikohen me rrezik konkret për procesin penal;
kanë karakter të përgjithshëm, absolut dhe ndëshkues.


Pas ankesës së paraqitur, Avokati i Popullit, si organ kushtetues i pavarur, dhe hetimit të bërë nga ky institucion duke administruar jo vetëm provat shkresore por edhe pyetjen e të interesuarëve, me vendimin nr.K2-T1017 NR.Dok 205030230-17 datë 27.11.2025 doli në përfundimin dhe I rekomandoi Drejtorisë Përgjithshëm të Burgjeve se:konstatoi diskriminim, persekutim dhe shkelje të lirive personale e politike;
i adresoi Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rekomandime të qarta për korrigjimin e shkeljeve.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:nuk ka marrë asnjë masë korrigjuese;
nuk ka dhënë arsyetim ligjor bindës;
ka vijuar me të njëjtat shkelje, duke vepruar me dijeni të plotë.
VLERËSIMI JURIDIK (E DREJTA E BRENDSHME)

Ky mosveprim:

bie në kundërshtim me:nenin 15, 17, 22, 23 dhe 30 të Kushtetutës;
Ligji nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”
ligjin nr. 8454/1999 “Për Avokatin e Popullit”.
Sjellja përmbush elementët e nenit 248 të Kodit Penal, pasi:

subjekti është funksionar publik; presidenti Partisë Lirisë dhe Ish Presidenti Republikës Shqipërisë.
ekziston mosveprim i qëllimshëm;
ka cënim të drejtpërdrejtë të të drejtave themelore; Liria e shprehjes dhe veprimtarisë politike. Kallëzuesi nuk është lëjuar të ushtroj këtë të drejtë edhe kur ishte kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025, ju mohua takimet dhe mesazhet për elektoratin, por edhe komunikimi me mediat dhe gazetarët.
pasojat janë reale dhe të vazhdueshme-edhe pse avokati popullit ka rekomanduar të kallëzuarëve Drejtorit Përgjithshëm Burgjeve të marë masa për rivendosjen e të drejtës shkelur Presidentit Partisë Lirisë z. Ilir METAJ, duke lejuar atë të ushtroj të drejtat e tij përfshi edhe ato politike duke komunikuar edhe me mediat dhe gazetarët.

PRAKTIKA E GJYKATËS SË STRASBURGUT (GJEDNJ)

Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit
Gjykata ka theksuar se: përdorimi i masave të ndalimit për qëllime politike dhe kufizimi i veprimtarisë publike të opozitës përbën shkelje të nenit 5 dhe 18 të KEDNJ.

Analoge me rastin konkret, ku kufizimet nuk justifikohen me nevoja procedurale.

Selahattin Demirtaş kundër Turqisë (nr. 2)
Gjykata konstatoi:

ndalimi i komunikimit dhe veprimtarisë politike të një lideri opozitar në paraburgim cenon pluralizmin demokratik.

Rasti aktual përfshin kufizime të ngjashme ndaj një figure politike opozitare.

Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë
GJEDNJ thekson se:

paraburgimi nuk mund të përdoret për të heshtur mendimin politik dhe lirinë e shprehjes.

Ndalimi i komunikimit me media bie drejtpërdrejt nën këtë praktikë.

Yankov kundër Bullgarisë
Gjykata ka sanksionuar:

censurimin dhe kufizimin disproporcional të komunikimit të personave të ndaluar.

Kufizimet absolute pa vendim individual përbëjnë shkelje të nenit 10 KEDNJ.

Kudła kundër Polonisë
GJEDNJ thekson:

shteti ka detyrim pozitiv të sigurojë kushte dhe trajtim në përputhje me dinjitetin njerëzor për personat në paraburgim.

Përfshin edhe respektimin e lirive themelore.

KONKLUZION

Mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve:

nuk është thjesht keqadministrim;

përbën sjellje të qëllimshme dhe të vazhdueshme;

bie ndesh me Kushtetutën, ligjin dhe jurisprudencën evropiane;

ekspozon shtetin shqiptar ndaj përgjegjësisë ndërkombëtare.

KËRKESË

Në përfundim, kërkojmë:

Regjistrimin e procedimit penal;

Hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve;

Verifikimin e përgjegjësisë penale të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve;

Marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme.

ilir meta klevis qose burg

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë