LIVE UPDATES
Politike

"Kjo është rruga"/ Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Në fjalën e tij, Berisha bëri thirrje për mobilizim të vazhdueshëm të opozitës dhe qytetarëve, duke e konsideruar largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe krijimin e një qeverie teknike si kusht për zgjedhje të lira.

29 Dhjetor 2025, 12:23 Nga I.A
"Kjo është rruga"/ Berisha: Nuk ka forcë në
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, abuzim me fondet publike dhe kapje të drejtësisë, duke e cilësuar regjimin aktual si autokratik. Në fjalën e tij, Berisha bëri thirrje për mobilizim të vazhdueshëm të opozitës dhe qytetarëve, duke e konsideruar largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe krijimin e një qeverie teknike si kusht për zgjedhje të lira.

"Departamenti Brain Gain është një departament, anëtarët e të cilit janë njerëz me energji, janë njerëz të suksesit. Janë djem dhe vajza, të cilët në një kohë të vështirë arritën të dëshmohen avoketër të flaktë dhe vizionarë të konservatorizmit në Shqipëri dhe të PD-së. Krijimi i hapësirave për projektet e tyre të ardhshme është i një rëndësie vendimtare për PD-në, ripërtëritjen e saj. Ne jemi në një moment shumë të veçantë. Jemi në një moment në të cilin, e kam theksuar dhe e theksoj, ne ia dolëm të mbijetojmë në një kohë kur donin të na zhduknin.

Ne kapërcyem një kalvar të pashembullt në historinë e Europës, dhe ky departament është fibër e rezistencës në këtë kalvar.
Ne ia dolëm që një farsë zgjedhore, njëlloj si në vitin 2001, ta damkosim në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Tani ne jemi në betejën tonë finale dhe kjo betejë finale është largimi i këtij regjimi. Tedi theksoi, këta kanë një iniciativë me një seri shkrimesh mbi opozitat në regjimet autoritare. Është i një rëndësie kapitale sepse në qoftë se ne nuk njohim realitetin dhe nuk kuptojmë se operojmë në kushtet e një autokracie dhe nuk organizohemi që të operojmë në kushtet e një autokracie, por mendojmë se jemi në kushtet e një pluralizmi normal, ne misionin tonë nuk e përmbushim. Absolutisht jo. Ne përkundrazi presim vitin 2029, në të cilin narkokratët shqiptarë të regjistrojnë jo 52 përqind, por të regjistrojnë të paktën 62 përqind rezultatin.

Ndryshimi është si nata me ditën. Por ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë çdo demokrate e demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë. Nuk ka një parti me eksperiencën tonë. Ne erdhëm në vitet ’90 si i vetmi vend dhe e vetmja shoqëri me 4 kulte, kulti i Enver Hoxhës, Stalinit, Leninit, Marksit, etj. Ndërkohë vendet e tjera ish-komuniste nga viti 1956 ishin çliruar nga kultet. Ju e keni të vështirë ta mendoni se çfarë tmerri dhe sa të tmerrshëm ishin kultet. Por ne i shembëm ato me guxim. I shembëm pa konflikt civil. Tanket i nisën drejt nesh, ne i bllokuam ato me barrikada, por vetë nuk rrëmbyem armë, as RPG, armë antitanke.

Na rrethuan tek selia, po me tanke. Ne nuk u mposhtëm, por përsëri qëndruam, u vetëpërmbajtëm. Na vranë, u përzunë nga selia e kryeministrisë. Të gjitha këto eksperienca, pse unë po i citoj sot dhe do i citoj, i citoj dhe do i citoj sepse ne jemi ne forcë demokratike që drejtohemi vetëm nga parime demokratike. Ne nuk bëhemi parti dhune sepse ne besojmë se paqja është një forcë e jashtëzakonshme. Në besojmë se Edi Rama, ky regjim i kalbur, largohet vetëm kur opozitarët të lënë mënjanë lodhjen e tyre, të lënë mënjanë dëshpërimin e tyre, rraskapitjen e tyre dhe të dalin në shesh çdo ditë. Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga. Këtë nuk e kemi bërë ndonjëherë. Kjo na ka munguar. E kemi bërë, por me qëllime jo kaq sa këto. Se ne kemi bërë edhe në vitin 1998, me radhë. Por sot jemi para këtij momenti.

Ne, në kushte kur ky regjim, Edi Rama, pasi është dokumentuar jo tashmë vetëm nga opozita, por edhe nga hetimi i prokurorisë se kanë abuzuar miliona dhe miliarda para të taksapaguesve dhe ka hequr çdo maskë në mbrojtje të flaktë në mbrojtje të abuzimeve të tmerrshme me paratë e shqiptarëve sepse është vetë direkt i implikuar. Dy dosjet e Lubisë, qoftë tuneli, qoftë unaza, Rama del aq sa Lubia me mesazhet. Kurse AKSHI i kunatit dhe familjes është historia më unike në Europë dhe në botë. Kur në një agjenci shtetërore merresh peng sepse merr pjesë në tendera për t’i hapur rrugën kunatit.
Merresh peng dhe nuk hetohesh. Ua them këtu ta dinë shqiptarët, Gerond Meçe, duhet t’ia dimë për nder autoriteteve gjermane për kontributin e tyre sepse ai as që do të hetohej. Duhet t’ia dimë për nder sepse si Gerondi, i marrë peng me datën 12 gusht, u mor peng me datën 18 gusht Shima. Daniel Shima. Mbeta duke bërë status pas statusi pas tij dhe ai u zhduk, nuk ekzistonte. As hetim, as këqyrje dhe asgjë. Jo, sepse ky njeri që nuk do të heqë imunitetet, që bllokon drejtësinë për vjedhjet që ka bërë, ky njeri nuk lejonte hetimin. Por fatmirësisht Gerond Meçe zbërtheu se koordinatori i kryeministrit, Ergys Agasi, e kishte marrë peng," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!