LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon Berishën nga Durrësi: Në krye të opozitës qëndron një mbeturinë e komunizmit! PS do e bëjë Shqipërinë Europë

• Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta ndaj opozitës, duke thënë se kjo forcë politike mban ende gjurmët më të këqija të komunizmit. • Gjatë fjalës së tij në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama sulmoi drejtpërdrejtë Kryedemokratin Sali Berisha, duke thënë se në krye të opozitës sot qëndron një mbeturinë e komunizmit. • Ai u shpreh më tej se ndryshe nga kundërshtarët politikë, Partia Socialiste ka luftuar pasojat, që sipas tij, ka prodhuar komunizmi në Shqipëri. • Kryeministri njoftoi se së shpejti do të zhvillojë edhe një takim me kancelarin gjerman Fredrich Merz dhe sipas tij, ky takim hedh poshtë deklaratat e PD-së për një prishje të marrëdhënieve të Ramës me qeverinë gjermane. • Duke vijuar sulmet ndaj opozitës, Rama u shpreh se gjatë luftës në Kosovë ata furnizuan me naftë “makinerinë e spastrimit etnik” të Slobodan Miloseviç, ndërsa theksoi se PS ka kontribuar për të ngritur imazhin dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në botë. • Dule folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, Rama tha se Konferenca Ndërqeveritare që do mbahet nesër në Bruksel do të vulos përmbylljen e fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE. • Në fund, Kryeministri theksoi se Partia Socialiste do ta bëjë Shqipërinë Europë, ose Europa nuk do ta pranojë kurrë Shqipërinë.

7 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

"Çfarë nuk thanë e çfarë nuk sajuan"/ Rama tall opozitën nga Durrësi: Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard! Kam qejf kur…

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër kundërshtarët politikë, duke i akuzuar për protesta të dhunshme dhe për përdorim të simboleve ndërkombëtare në mënyrë të qëllimshme për të krijuar, sipas tij, perceptime negative për Shqipërinë në mediat e huaja. Duke folur në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama përmendi edhe praninë e flamujve të huaj në protesta, duke e cilësuar këtë si një narrativë të gabuar mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë.

“Çfarë nuk thanë për këtë që nesër bëhet një tjetër fakt. Ku nuk shkuan dhe çfarë nuk sajuan. Dhe mbi të gjitha për turpin e madh, por turpi është një fjalë që nuk ka lidhje me ta. Morën rrugën me molotovë dhe gëzoheshin që kazanët e plehrave që digjeshin, apo flakadanët që godisnin Kryeministrinë dhe Xhaminë e Madhe dilnin në mediat e botës.

Arritën deri në pikën që nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard. Kishim parë flamujt e Amerikës, kur thonin: ‘Amerika është me ne’. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar. Nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania. Pas disa ditësh, do t’ju çoj si përshëndetje një informacion të detajuar nga takimi që do kem me kancelarin e Gjermanisë. Dua të argëtohem pak me ata. Unë kam shumë qejf kur ata shkojnë vetë te grepi dhe tunden në grep.

Dua të them vetëm që sot ne përfaqësojmë Shqipërinë me forcën e transformimit. Jo thjesht sepse kemi restauruar fasada, as se kemi mundësinë të paraqitemi me atlete, por sepse ky është një vend që para një dekade kishte më pak se 10 miliardë euro prodhim. Sot ka kaluar 27 miliardë. Paga mesatare në sektorin publik është 1086 euro, të ardhurat janë rritur përsëri pa rritur taksën. Sot kreditë bankare janë 10 miliardë euro. Do të vazhdojë rruga e transformimit”, u shpreh Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama: Ata të PD-së e gjejnë vetë veten në grep

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Durrësi, se së shpejti do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Fredrich Merz. Sipas tij ky takim hedh poshtë deklaratat e PD-së për një prishje të marrëdhënieve të Ramës me qeverinë gjermane. Kryeministri theksoi gjithashtu se PS do ta bëjë Shqipërinë Europë, ose Europa nuk do ta pranojë kurrë Shqipërinë.

"PS është një oqean që e ngre dallgën çdo herë e më lartë, sepse është e vetëdijshme për sfidën dhe malin për t’u ngjitur. O e bën PS Shqipërnë Europë, ose Europa nuk e merr kurrë Shqipërinë. Pas disa ditësh do ju çoj si përshëndetje një informacion nga takimi që do të kem me kancelarin e Gjermanisë. Ata të PD i bien grepit po njësoj, s’kanë nevojë për karrem. E gjejnë vetë veten në grep”, tha Rama./Dosja.al

 

1 JAVE ME PARE

"E mallkonin PS-në si një parti të Beogradit"/ Rama akuza opozitës: Furnizuan me naftë makinerinë e spastrimit etnik të Millosheviçit

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama akuzoi ashpër opozitën, se gjatë luftës në Kosovë furnizuan me naftë “makinerinë e spastrimit etnik” të Slobodan Miloseviç, ndërsa theksoi se PS ka kontribuar për të ngritur imazhin dhe dinjitetin e shqiptarëve kudo në botë. Duke folur në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama theksoi, se Partia Socialiste ka qenë mbështetëse e hershme e misionit të UÇK-së, ndërkohë shtoi, se respekti në marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të jetë reciprok, pavarësisht përmasave apo fuqisë ekonomike të Shqipërisë.

"Shembulli më ulëritës i këtij fakti është që ata të cilët e mallkonin PS që në krye të herës si një parti të Beogradit, ishin ata që bënë para duke i shitur naftë makinës së spastrimit etnik të Millosheviçit, kurse PS ishte ajo që në krye të herës mbështeti misionin e UÇK. PS duan apo nuk duan ata, është partia që mund të krenohen sot sepse është partia që u ka ngritur kokën shqiptarëve në të gjithë botën. Për ne respekti është një çështje reciprociteti. Në jemi një vend i vogël, dhe jo në vend shumë i pasur, ne i shohim me respekt dhe pretendojmë prej tyre vetëm respekt," tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Rama sulmon Berishën: Në krye të opozitës sot qëndron një mbeturinë e komunizmit! PS mbrojtja e interesit kombëtar

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama lëshoi akuza të forta ndaj opozitës, duke thënë se kjo forcë politike mban ende gjurmët më të këqija të komunizmit. Duke folur nga Durrësi, Rama sulmoi drejtpërdrejtë Kryedemokratin Sali Berisha, duke thënë se në krye të opozitës sot qëndron një mbeturinë e komunizmit.

Ai u shpreh gjithashtu, se ndryshe nga kundërshtarët politikë, Partia Socialiste ka luftuar pasojat, që sipas tij, ka prodhuar komunizmi në Shqipëri. Kryeministri theksoi ndër të tjera, se Partia Socialiste që në krye të herës ka qenë në mbrojtjen e interesit kombëtar.

Rama: Të tjerët sot kanë luftuar dhe vlerësojnë sot, për komunistët, ndërkohë PS ka luftuar atë që komunizmi ka prodhuar. Nuk është e rastit që sot e gjithë ditën në anën tjetër, mbijeton në krye të asaj që quhet opozitë, një mbetje e komunizmit, në formën e saj më të neveritshme. Formën më të keqe e ka te komunisti antikomunist. Ky nuk është problemi jonë dhe ne nuk ka intereson kjo. Ndërkohë që PS ka të regjistruar që në krye të herës në ADN-në e vet, mbrojtjen e interesit kombëtar./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Fitorja në zgjedhjet e fundit, rezultat i punës kolosale"/ 35 vjetori i themelimit të PS në Durrës, Rama: Kush është pjesë e këtij rrugëtimi e di shumë mirë...

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Durrësi, se Partia Socialiste arriti rezultatin më të mirë historik në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se diferenca me kundërshtarët ishte shumë e madhe. Duke folur në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama tha se për një numër shumë të vogël votash PS nuk arriti të siguronte mandatin e nëntë, por sipas tij rezultati konfirmoi mbështetjen e gjerë qytetare ndaj socialistëve.

Kryeministri tha ndër të tjera, se të gjithë ata që janë pjesë e skuadrës së PS-së, e dinë që kjo fitore ka buruar nga organizimi, përkushtimi dhe besimi në vetvete.

"Në zgjedhjet që lamë pas morëm rezultatin më të mirë historik të PS-së. Për një numër shumë të vogël votash nuk e morëm dot mandatin e nëntë, por garantuam një distancë shumë të madhe nga kundërshtarët. Kush nuk është i përfshirë në këtë familje të madhe dhe rrugëtimin tonë, kush nuk ka idenë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e organizimeve dhe fushatave, mund të gjejë lloj-lloj justifikimesh pse humb. Por kush është pjesë e këtij rrugëtimi dhe e rezultateve tona, e di shumë mirë se ato burojnë nga një punë, organizim, përkushtim dhe një besim i jashtëzakonshëm tek vetja, por edhe nga një vullnet për të bërë më të mirën e PS-së për qytetin, fshatin dhe atdheun tonë," tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Nesër Konferenca Ndërqeveritare, Rama: Nisim mbylljen e grupkapitujve! Jemi më afër se asnjëherë BE-së

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të procesit të Integrimit Europian. Gjatë fjalës së tij në 35 vjetorin e PS në Durrës, Kryeministri theksoi se Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet nesër në Bruksel do të vulosë hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave.

Rama theksoi se Shqipëria ka arritur të hapë të gjithë kapitujt e negociatave në kohë rekord dhe sipas tij, tashmë konsiderohet e gatshme për të nisur procesin e mbylljes së tyre. Ai tha ndër të tjera se Shqipëria e ka të qartë rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, ndërsa shtoi se vendi është sot më afër se asnjëherë realizimit të këtij qëllimi.

“Qëllon edhe që dot të jetë dita përpara mbledhjes, konferencës ndërqeveritare Shqipëri BE nesër, ku do të vuloset hapja e fazës përmbyllëse të negociatave me BE. Shqipëria, pasi hapi të gjitha kapitujt në kohë rekord, tanimë konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave. Konferenca e nesërme zhvillohet sipas kalendarit, me synimin e përbashkët që negociatat e anëtarësimit të mbyllen brenda 2027. Është një majë që tani e prekim me sy dhe rrugën e kemi të piketuar. Edhe kohën për ta zhvilluar atë rrugë e kemi të planifikuar. Jemi sot, më afër se asnjëherë BE”, tha Rama./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit..."/ Rama në 35-vjetorin e PS në Durrës: Falë forcës dhe përkushtimit të kësaj partie, Shqipëria sot është më afër BE-së

"Së shpejti takim me kancelarin gjerman"/ Rama sulmon
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama vlersoi rolin e Partisë Socialiste në transformimin e Shqipërisë ndër vite, duke theksuar se kjo forcë politike u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht dhe fuqia që ia adresoi ato nevoja. Gjatë fjalës së tij në 35 vjetorin e PS në Durrës, Rama u shpreh se në momentet më të vështira të vendit, PS ishte ajo që ringriti Shqipërinë, ndërkohë shtoi se socialistët kanë pasur gjithmonë kurajën për të ndërmarrë reforma të mëdha.

Kryeministri u ndal edhe te procesi i Integrimit Europian, duke theksuar se Shqipëria ndodhet sot më afër Europës, falë punës dhe përkushtimit të PS-së.

"Për të vlerësuar ata që i dhanë PS aq sa mundës, kudo që mundën, siç doli edhe nga fjalët e tyre këtu, në një kohë dhe në momente të caktuara që sot janë tërësisht të paimagjinueshme. Sot ne ia vlen të ndalemi në stacion, për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve në një mënyrë apo në një tjetër rrugëtimi i Shqipërisë, u njehsua me atë të PS. Nëse Shqipëria sot është një Shqipëri tjetër, kjo është në radhë të parë puna dhe merita e progresistëve socialistë shqiptarë. Progresi i PS është në funksion i një vendi që duhej transformuar.

PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht dhe fuqia që ia adresoi ato nevoja. Sot është e paimagjinueshme që të flitet për një vend, në kërkim të një stabiliteti të arsyeshëm. Kur Shqipëria pati nevojë që të ngrihej nga rrëzimet e mëdha, ishte PS ajo që ringriti. Kur Shqipëria kishte nevojë për kurajo për të marrë reforma të mëdha, ishte PS ajo që ia dha. Nëse Shqipëria sot është më afër BE, ka një arsye të madhe është forca dhe përkushtimi i PS," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë