Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme masive në vend. • Mësohet se në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të shiu gjatë natës. • Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), thotë se ka problematika në disa akse rrugore. • Në Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi po kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, në Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrëshqitje aktive dhe aksi është i bllokuar. • ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm. • Gjithashtu, rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë dhe në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon me kujdes. • Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive edhe në fshatin Miliskajë të Krujës. • Për shkak të përmbytjeve, disa banorë kanë mbetur në qiell të hapur prej 4 ditësh, pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar. • Duke folur për mediat, banorët shprehen se nuk mund të largohen, pasi kanë çdo gjë në fshat. Ata shprehen gjithashtu se shteti, komuna dhe bashkia nuk kanë shkuar për t'i ndihmuar. • Gjithashtu reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e 266 hektarëve tokë në Bashkinë e Shkodrës. • Nga këto, 130 hektarë janë nën ujë në fshatrat Obot dhe Muriqan, 35 hektarë kryesisht në Pentar dhe 101 hektarë në Velipojë. • Sipas bashkisë, nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara, megjithëse pësuan rritje, krahasuar me 24 orë më parë. • Ndërkohë, Prefektura e qarkut të Durrësit ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut, ku u shkaktuan përmbytje masive. • Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. • Gjithashtu bëhet me dije se në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”. • Prefektura e Qarkut Durrës njofton gjithashtu se strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
19 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Reshjet e shiut ia kanë lënë vendin borës në Theth. Si pasojë e kësaj situate është ndaluar qarkullimi rrugor në segmentin Bogë-Qafë Thore-Theth. Kjo për shkak të rreziku nga ortekët e borës.
Sipas autoriteteve rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Në kuadër të kësaj, ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes.
Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence. Kjo vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore./Dosja.al
KORÇË- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë sjellë problematika në qarkun e Korçës. Si pasojë e kësaj situate, disa akse rrugore dhe ura në qarkun e Korçës dhe atë të Kolonjës janë dëmtuar.
Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe rrezik për sigurinë e banorëve. Në Kolonjë, ura e Prodanit ka pësuar dëmtime, duke rrezikuar lidhjen mes fshatrave Gjonc dhe Prodan. Në Borovë, rruga nacionale ka dëmtime, dhe qarkullimi po kryhet me një korsi.
Informacion
Bashkia Kolonjë
Si pasojë e prishjes së urës së Prodanit, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve, rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – Prodan, si dhe aksi nacional Ersekë–Leskovik, duke prekur zonat Tac dhe Ersekë.
Në Borovë, rruga nacionale ka pësuar çedim në një pike te segmentit po punohet nga subjekti kontraktor për hapjen e një korsie shtesë. Qarkullimi kryhet me një korsi.
Rezervuari Kabashit rezervuarit Leskovik (Shelegur) dhe rezervuari Helmes janë hapur ujëlëshuesit fundorë, është ndërprerë furnizimi nga proi i Bezhanit. Situata është nën kontroll.
Bashkia Korçë
Në km 7 të aksit Korçë–Voskopojë kanë filluar reshje bore po kryhet pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normal. Në aksin Boboshticë–Dardhë ka çedim të rrugës dhe po vijohet qarkullimi me nje korsi.
Aktualisht, në aksin Boboshticë–Dardhë ka reshje dëbore me intensitet mesatar, qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore. Në Lagjen nr. 5, Shëtitorja “Fan Noli”, rreth orës 16:50, është rrëzuar një mur rrethues i një ndërtese të rrënuar dhe të pabanuar. Nuk ka dëme në njerëz apo mjete.
Bashkia Pogradec
Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masivi dherash/inertesh në shtratin e rrugës po vijon pastrimi nga subjekti ndertues.
Në dalje të fshatit Udenisht, drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale. Po merren masa për pastrimin dhe po vlerësohet ndërhyrja në tobinot në pjesën e sipërme.
Janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas si pasoje e shkarjeve te dherit dhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te Verdovës, familjet do trajtohen me bonus qeraje nga ana e bashkisë.
Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.
Bashkia Maliq
Si pasojë e reshjeve dhe rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje serioze e argjinaturës pranë trupit të rrugës, në afërsi të urës në vendin e quajtur “Miniera e Selcës”, Njësia Administrative Gorë.
gjithashtu prej rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje e argjinaturës pranë rrugës në afërsi të Urës së Selcës Nj.Adm Gore.
Në rrugën Kakaç – Vërçun vijon puna për pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës.
Bashkia Pustec
MZSH Pustec ka përfunduar ndërhyrjen për largimin e ujit nga një banesë në fshatin Pustec.
Bashkia Devoll
Situata paraqitet e qete nuk ka problematika te raportuar uji nga rruget ne fshatin Proger eshte terhequr, vijohet nga Dr e Ujitjes kullimit puna per mbylljen e carjes ne argjinatura e lumit Oshtice. Nga inspektimi ne terren akset rrugore ne teritorin e bashkise Devoll rezultojne te hapura.
ARRSH Drejtoria Qëndër-Lindje raporton: Reshje dëbore në zonat Dardhë, Voskopojë dhe Zemblak, me ndikim në qarkullimin rrugor. Rrëshqitje rruge në aksin Barmash – Ersekë. Dalje e përroit nga shtrati në zonën Udenisht – Pogradec. Situata po ndiqet dhe po ndërhyhet nga subjektet e mirëmbajtjes, të cilat janë në terren për normalizimin e gjendjes dhe garantimin e qarkullimit.
Nga OSHEE vijohet puna ne teren me grupet operative per rregullimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për te gjithe konsumatorët./Dosja.al
BERAT- Banorët në fshatin Çiflik të Dimalit, kanë dalë në protestë. Ata denoncojnë bllokimin e kanaleve. Sipas banorëve ndonëse kanë ngritur shqetësim ndaj kësaj situate, autoritetet përkatëse nuk po marrin asnjë masë. Ata thonë se policia nuk i ka lejuar të zhbllokojnë kanalin.
“Duam të hapet ura. Jemi të mbytur. I bëj thirrje kryeministrit të tërheqë policinë nga këtu. Ne po na bëhet presion…Këta të ndërhyjnë, ka qenë një portë këtu.” u shpreh një qytetar.
Qytetarët thonë se kanali është bllokuar dhe se duhet të hapet porta, pasi ajo është për shkarkim.
“Këtu ka qenë një portë. Rrinte policia këtu. Nuk më kanë lënë. Kanali është bllokuar dhe duhet hapur porta. Sepse është për shkarkim”, u shpreh një qytetar.
Ndërsa, një tjetër thotë se vendin e ka mbytur korrupsioni dhe se në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet.
“Këta janë kriminelë. I ka mbytu korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet. Po bëj 80 vjeç kurrë nuk jemi përmbytur. Kurrë nuk ka ardhur lumi… Ne sot do rrimë këtu sepse nëse ikim ata vijnë e bllokojnë.”, është shprehur një tjetër qytetar./Dosja.al
GJIROKASTRA- Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në Gjirokastër. Kjo ka shkaktuar çarje të dheut në fshatin Malëshovë të Këlcyrës.
Nga kjo situatë rrezikohet shembja e katër banesave. Banorët bëjnë me dije se kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve, por deri në këto momente ata nuk janë përgjigjur./Dosja.al
TROPOJA- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme në Tropojë dhe Kukës. Kjo ka bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike në shumë zona. Konkretisht pa energji elektrike janë fshatrat Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë.
Ndërsa në në bashkinë Tropojë, pa furnizim janë fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj. Disa zona në Kukës janë nën ndikimin e reshjeve intensive të shiut.
Kjo ka bërë që rrugët nacionale dhe bashkiake, të bllokohen. Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale kanë shkuar në terren. Ata janë duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara./Dosja.al
DURRËS- Banorët e Spitallës janë ngritur në protestë, pas situatës me motin e keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit. Si pasojë e kësaj, ata shprehen se kanë pësuar dëme të mëdha materiale në banesat dhe bizneset e tyre. Banorët ankohen për rrugën, e cila është e ndërtuar nga një firmë private, nuk ka projektim dhe trotuaret janë vetëm 30 centimetra të gjera. Gjithashtu shtyllat e elektricitetit janë të vendosura, në mes të trotuareve.
Ata thonë se kanalizimet e bllokuara kanë shkaktuar përmbytje, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Bëhet me dije se në këtë lagje jetojnë rreth 300 familje, ndërsa lëvizja e makinave dhe siguria e fëmijëve janë në rrezik. Sipas tyre, në të njëjtën rrugë kanë humbur jetën tre persona.
Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës, Igli Cara dhe Iliriana Kuçana, ish-kandidate për deputete e PD-së. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për zgjidhje të problemit. Ata kanë paralajmëruar se nëse kjo nuk zgjidhet, ata do të vazhdojnë me protesta edhe më masive./Dosja.al
DURRËS- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë bllokuar aksin rrugor te kthesa e Perlatit, në njësinë administrative Sukth. Kjo ka ardhur si pasojë e daljes nga shtrati së lumtit Erzen.
Mostërheqja e ujit ka bllokuar rrugën dhe ka izoluar banorët në zonë. Në kuadër të kësaj, foract e ushtrisë kanë shkuar në terren dhe po ndihmojnë personat e bllokuar./Dosja.al
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundin rreth situatës së krijuar në vend, si pasojë e motit të keq. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria bën me dije situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat.
Ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme. Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme.
Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Ndërsa në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.
NJOFTIMI
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evidentuar problematika të lidhura me rritjen e prurjeve në disa lumenj, përmbytje të tokave bujqësore, rrëshqitje dherash si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.
Situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Dibër dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera raportohen problematika të kufizuara ose situatë e qëndrueshme.
Në Qarkun Shkodër, rritja e niveleve të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka shkaktuar përmbytje në territorin e Bashkisë Shkodër, kryesisht në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç. Strukturat e bashkisë dhe të emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën, duke evidentuar pikat me risk dhe duke marrë masa paraprake për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve. Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nivelet e ujit janë nën kuotat kritike.
Në Qarkun Durrës janë verifikuar gjithsej 5 477 banesa, nga të cilat në 1 711 raste janë konstatuar dëme. Janë evakuuar 851 persona, kryesisht në zonat Sukth dhe Katund i Ri, ku rreth 2 000 hektarë tokë bujqësore janë nën prezencë uji. Vijon puna për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve.
Në Qarkun Lezhë, niveli i ujit ka shënuar rënie përgjithësisht në tokat bujqësore. Forcat në terren po punojnë për largimin e ujit nga disa banesa. Të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, ku është evidentuar mungesë energjie elektrike. Niveli i lumit Drin vijon të jetë në ulje, ndërsa lumi Mat ka shënuar rritje për shkak të shkarkimeve nga HEC-et Shkopet dhe Qafë Mollë. Nuk raportohen probleme në akset rrugore.
Në qarqet Gjirokastër dhe Dibër po punohet për pastrimin e disa akseve rrugore, ku janë shënuar rrëshqitje dherash, si dhe për largimin e ujit nga disa objekte.
Në qarqet Berat dhe Elbasan, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të sipërfaqeve bujqësore. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.
Në terren janë të angazhuar efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, po asistojnë në transportimin e banorëve, shpërndarjen e ndihmave dhe mbështetjen e operacioneve emergjente, sipas nevojave të autoriteteve vendore.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të kontaktojnë autoritetet vendore për çdo nevojë dhe të bashkëpunojnë me strukturat në terren për menaxhimin sa më efektiv të situatës./Dosja.al
KUKËS- Qyteti i Kukësit prej disa ditësh po përballet me problematika të shkaktuara si pasojë e motit të keq dhe rreshjeve intensive të shiut. Situata më problematike paraqitet në lagjen Gjuta, në fshatin Shtrezë të Njësisë Administrative Shishtavec.
Kjo pasi ura prej drurit e ndërtuar nga vetë banorët, është amortizuar dhe si pasojë e kësaj 10 nxënës nuk kanë mundur ta ndjekin procesin mësimor. Sipas banorëve, kjo urë shërben për 15 familje dhe pothuajse çdo vit përballen me të njëjtën situatë. Për shkak të rreshjeve të dëborës ura bllokohet dhe e bën të pamundur lidhjen e Kukësit me Shishtavecin./Dosja.al
TIRANË- Ish- presidenti Ilir Meta ka reaguar pas situatës të krijuar për shkak i motit të keq, i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se hidrovorët punojnë si inceneratorët.
Ai tha se që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike.
Meta shkruan se Rama me pacipësinë që e dallon, ia vuri fajin "qametit" por edhe popullit që flak qese plastike. Në fund, ai tha se me 19 milionë euro mund të ishin bërë 5 hidrovorë efektive dhe funksionalë.
REAGIMI
Kreu i Organizatës Kriminale, i cili u kujtua të mblidhte Komitetin e Emergjencës Civile vetëm 4 ditë pas përmbytjeve që shkaktoi korrupsioni skizofrenik i Qeverisë dhe bashkive të tij, mori në mbrojtje korrupsionin (hidrovorët) e tij. Në kundërshtim me banorët e përmbytur dhe specialistët e hidrologjisë, ai me pacipësinë që e dallon, ia vuri fajin “qametit” por edhe popullit që flak qese plastike. Ndërsa administrata e tij e dyfishuar nuk ka asnjë faj pse nuk pastron kanalet në verë apo jep leje ndërtimi mbi kolektorë.
Veçanërisht përmbytja e Gjirokastrës është një “arritje” historike që vetëm Edi Rama mund ta realizonte, ndërkohë që sasia e reshjeve ishte nën mesataren mujore. Sepse Edi Rama, në vend që të marrë masa në verë për të parandaluar përmbytjet në dimër, apo të përgatitet në dimër për të parandaluar zjarret në verë, ka vendosur të mbrojë pa i’u dridhur qerpiku korrupsionin e tij edhe me hidrovorët.
Sepse për të, hidrovorët punojnë po aq mirë sa inceneratorët që nuk ekzistojnë, me të vetmin ndryshim që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike. Me 19 milionë euro mund të ishin bërë 5 hidrovorë efektive dhe funksionalë. Megjithatë, rëndësi ka që hidrovorët “punojnë” si inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Këtu turpi nuk ka më turp nga turpi./Dosja.al

DURRËS- Përmbytjet kanë shkatërruar një rrobaqepësi në zonën e Plazhit në Durrës. Siç shihet edhe në pamje, uji ka dëmtuar makineritë dhe gjithçka tjetër që ka pasur në biznes. Lidhur me situatën katastrofike, pronarja e biznesit, nënë e tre fëmijëve, shpreht se gjithçka që pati iu shkatërrua nga përmbytjet.
Ajo tha se inspektorët e bashkisë kishin pohuar se do të llogariteshin si dëme vetëm orenditë dhe elektroshtëpiaket dhe jo ato në biznes.
“Unë jam në nenë e vetme që ushqeja 3 fëmije me këto makina qepëse. Nuk kisha ndihmë nga shteti apo babai i fëmijëve për këto 3 vite. Qep dhe pastroj nëpër shtëpi. Tani nuk kam asgjë më!”, tha ajo./Dosja.al
DURRËS- Familjarët e Astrit Hysenajt, punonjësit të komunales në Durrës, i cili humbi jetën pasi u mor nga rrjedha e ujit teksa ishte në punë gjatë përmbytjeve, kanë bërë thirrje që ai të njihet si person i rënë në detyrë.
Duke folur për mediat, djali i xhaxhait Osman Hysenaj deklaroi se kanë në duar pamje filmike nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet e fundit të 54-vjeçarit para se ta merrte rrjedha e ujit. Ai thekson se deri në momentin e fundit të jetës, Hysenaj ka qenë në krye të detyrës dhe në pamjet filmike.
"Ai në mëngjes u nis për në punë, familja nuk ishte dakord duke i thënë që të mos ikte s është shumë shi, por ai kishte veshur uniformën dhe kishte ikur. Pasi kaloj ora që vinte çdo ditë në shtëpi, familja u shqetësua, por pritën deri nga ora 3-4 se thanë se mos e ka dërguar ndërmarrja në ndonjë vend tjetër, ku ka nevojë. Kur e panë që nuk erdhi, filluan kërkimet.
Shkuan nëpër spitale, në kafe, ne vendet ku punonte, por nuk u gjend. Në darkë shkuan në polici, bën denoncimin. Ata thane që pas 24 orësh fillon procedura që të shpallet në kërkim. Me anë të disa kamerave, gjetëm qe deri në orën 8:25 e mëngjesit ai ka qenë duke punuar.
Siç e tregojnë edhe pamjet, ka qenë duke mbledhur letra në ujë. Pas kësaj ore nuk kemi informacion, mendojmë se e ka marrë rryma e ujit. Në mëngjes të ditës tjetër shkuam prapë në polici, erdhën palombarët në vendin që dyshonim ne. Shkuam në fund të derdhjes së këtij kanali, tek ura pranë reparti ushtarak te plepat, policia tha ke kishin parë një uniformë të punës së komunales, shkuam atje, e gjetëm më pas atje.
Ne kërkojmë që ai të njihet që ky ka rënë në krye të detyre, sipas pamjeve tona, në 08:25 ka qenë duke punuar. Ato që i takojnë sipas ligjit siç i takojnë. Ai atëherë është zhdukur. Nëse kanë pamje të kundërta të na e vërtetojnë. Ka lënë pas nënë 85 vjeç, nusen që është e pa punë dhe një djalë, që dhe ai është i papunë. Ata kanë mbetur me pensionin e nënës tani," deklaroi Osman Hysenaj.
"Ishim në kërkim, po e kërkonim te shkarkimi i kanalit në bregdet, ishte dhe policia në këtë kohë. Policia na tha që e kemi gjetur në një zonë, atje e gjetëm me uniformën e punës. Është nisur për punë që nga 6 e mëngjesit dhe nuk u kthye më. Ne kërkojmë që t’i njihet ajo e drejta e punës ku ishte. Kjo është e vërteta. Nëse duan filmime jua japim edhe ne," tha Idajet Hysenaj./Dosja.al
POGRADEC- Situata nga moti i keq vijon të mbetet e rënduar në disa vende. Si pasojë e rrëshqitjeve të dheut një banesë rrezikohet në fshatin Çërravë të Pogradecit. Mësohet se në objektin e rrezikuar jetojnë dy familjet me disa anëtarë.
Mësohet se vendi ka qenë i kultivuar më vreshtari dhe pemëtari, çka ka bërë që të parandalohet një fatalitet. Ndërkohë shërbimet e emergjencës të bashkisë dhe prefekturës kanë mbërritur në vendngjarje për të marrë masa mbi situatën./Dosja.al
ELBASAN- Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën Elbasan–Gjinar, ku një masiv shkëmbor ka bllokuar rrugën. Aktualisht është bërë e mundur hapja e një korsie për të rikthyer qarkullimin në këtë aks ku zakonisht gjatë fundjavës ka fluks të shtuar.

Bllokimi i aksit rrugor ka sjellë vështirësi për lëvizjen e banorëve dhe mjeteve, pasi kjo rrugë është lidhja kryesore e disa fshatrave të zonës së Shpatit me qytetin e Elbasanit./Dosja.al




VLORË- Pasojat e përmbytjeve në Vlorë janë ende evidente në disa banesa. Në njësinë administrative Novosele janë prekur rreth 13 banesa, ndërsa në fshatin Bishan janë raportuar rreth 15 banesa te cilat kane pasur prezencë uji ne oborre dhe disa ka hyre uji brenda.
Si pasojë banorët janë duke pastruar baltën dhe mbetjet që lumi Vjosë ka lënë në oborret dhe ambientet e brendshme të shtëpive të tyre. Shqetësimi kryesor i tyre lidhet me dëmet në bujqësi dhe blegtori. Ata gjithashtu kërkojnë ndihmë emergjente, veçanërisht ushqim për bagëtitë, pasi nuk kanë mundësi për t’i siguruar ato vetë./Dosja.al
SHKODËR- 266 hektarë tokë në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut kanë. Nga këto, 130 hektarë janë nën ujë në fshatrat Obot dhe Muriqan, 35 hektarë kryesisht në Pentar dhe 101 hektarë në Velipojë.
Gjithashtu nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara, megjithëse pësuan rritje, krahasuar me 24 orë më parë./Dosja.al
DURRËS- Prefektura e qarkut të Durrësit ka publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut, ku u shkaktuan përmbytje masive. Sipas njoftimit të autoriteteve në Bashkinë Durrës janë evakuuar 848 banorë dhe vazhdon puna për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uji nëpër banesa. Gjithashtu bëhet me dije se në Sukth 2800 ha tokë ndodhen ende nën “pushtetin e ujit”.
Prefektura e Qarkut Durrës njofton gjithashtu se strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Njoftimi i plotë:
Prefektura e Qarkut Durrës
Raport i përditësuar
Informacion i datës 10.01.2026, mbi situatën e krijuar në Qarkun Durrës.
Bashkia Durrës
Situata në territorin e Bashkisë Durrës Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulet dhe mesatar por pa shkatuar probleme ne akset rrugore dhe në lumejt. Strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Situtata hidrike.
Në lumin Erzen dhe Ishëm situata është duke u normalizimit pasi ka pasur rënie të dukshëm të nivelit të ujit.
Evakuimet dhe akomodimi;
Janë evakuuar gjithsej 848 banorë.
Janë mbajtur 1453 akte konstatimi, janë verifkuar 4067 banesa.
Grupet e punës janë terren, 508 specialist do vazhdojnë me vlersimin e dëmeve dhe në ditët në vazhdim deri në evidentim të plot të situatës emergjente.
Nga Drejtoria e Rezervave Shtetëtorore janë siguruar 1100 pako ushqimore, nga të cilat:
350 pako ushqimore janë dërguar pranë ambjenteve të Kavalishencës, Shtëpisë së Pushimit së Ministrisë së Brendshme. me 3 vakte për 5 ditë për qytetarët e strehuar .
Është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Reervave Shtetërore 400 pako ushqimore nga të cilat janë ndarë në zonën e Durrësit të Ri ( ish – Këneta), si dhe Plazh.
350 Pako ushqimore jane shperndar ne Sukth.
Nëe sukth dhe katun të ri janë përmbytur 2800 ha.
Bashkia Krujë
Në territorin e Bashkisë Krujë
Situata e deritanishme paraqitet.
Gjatë mbrëmjes në zonen e fushë krujës ka pasur reshje shiu me intesitet deri mesatar por deri më tani nuk na janë raprtuar për probleme te reja pasi dhe në rrugët kryesore nuk ka prezenc uji.
Lumi Gjole Dhe Zezë nga inspektimete bëra në mëngjes rezulton se ka renie të dukshme të nivelit të ujit dhe situata po shkon drejt normalizimit.
Gjatë ditës së sotme grupet e punës do vazhdojnë me inspektimet e dëmeve nëper banesa.
Gjatë ditës së djeshme përfundojë bllokimi i carjes së argjinaturës të lumit Droje.
Bashkia Shijak
Informacion mbi situatën e krijuar në Bashkine Shijak.
Strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulet dhe mesatar nga informacionet e mara nga grupet në terren nuk na jan raportuar problematika të reja.
Nga sektori i MZSH dhe sektori i sherbimeve të Bashkisë gjatë nates, është bërë i mundur pastrimi i 5 banesave dhe
Nxjerrja e ujit në 2 banesa.
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit në disa akse rrugore të vendit. Lidhur me situatën, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), ku se në Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi po kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, në Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrëshqitje aktive dhe aksi është i bllokuar.
ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm. Gjithashtu rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë. Po ashtu edhe në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon me kujdes.
Sakaq, ARRSh u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
Njoftimi i ARRSH
Situata e akseve rrugore. Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.
Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë?
Akset që kanë pasur probleme:
Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.
Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.
Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.
Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.
Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.
Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.
Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.
Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.
Llogara: ka mjegull të denudur.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore./Dosja.al
KRUJË- Reshjet e denduara të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive edhe në fshatin Miliskajë të Krujës. Për shkak të përmbytjeve, disa banorë kanë mbetur në qiell të hapur prej 4 ditësh, pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar. Duke folur për mediat, banorët shprehen se nuk mund të largohen, pasi kanë çdo gjë në fshat. Ata shprehen gjithashtu se shteti, komuna dhe bashkia nuk kanë shkuar për t'i ndihmuar.
“Jemi përmbytur, ka 4 ditë. Jemi përmbytur të gjithë banorët e këtji fshati. Kanë sjellë dy pako oriz, dy pako makarona. As për t’u veshur jo. Këtu nuk ka ardhur as shteti, as komuna, as bashkia. I kanë frikësuar njerëzit. Unë nuk kam lidhje me asnjë. Ne jemi këtu, ka fermerë, këtu është fshat, kanë bagëti, nuk ka asnjë ndihmë. Edhe media ka pasur frikë që të vijë. Ju faleminderit që erdhët. Sa të duash, është përmbytur edhe gjëja e gjallë”, tha një banor./Dosja.al