LIVE UPDATES
Politike

Deklaratat e Ramës/ Beleri nxjerr dokumentat: Policia inicioi arrestimin, caktoi prokuroren një ditë para

Beleri thotë se Rama shpalli vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe deklaroi se prokuroria e Vlorës ka te drejtë të ushtrojë kompetencat e SPAK, ndonëse Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen.

7 Dhjetor 2023, 11:11 Nga A.B
Deklaratat e Ramës/ Beleri nxjerr dokumentat: Policia inicioi arrestimin,
Fredi Beleri

TIRANË- Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ende është në qeli, ka reaguar pas deklaratave të bëra mbrëmjen e kaluar nga kryeministri Edi Rama. Rama tha se për çështjen Beleri nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, edhe nëse Athina zyrtare vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë”, ka thënë ndër të tjerash Rama.

Sot, Beleri thotë se Rama shpalli vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe deklaroi se prokuroria e Vlorës ka te drejtë të ushtrojë kompetencat e SPAK, ndonëse Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen. Beleri po ashtu ka nxjerrë dokumentat që tregojnë se policia ishte iniciatore e arrestimit të tij, madje një ditë para caktimit të prokurores, policia kishte shënuar në dokumenta dhe emrin e prokurores që do zgjidhej.

DEKLARATA E BELERIT:

Një kërkesë për KLGj

Qe genjeshtrat e Kryeministrit mos te kalojne per te verteta po dhe per sqarim te publikut dhe kujt t’i interesoje, pergenjeshtroj deklarimet e Kryeministrit te dites sedjeshme. Sasia e genjeshtrave ne njesine e kohes ishte impresionuese.

- Policia ne ceshtjen Beleri ka nderhyre ne fund te aksionit, krejt e kunderta me ate qe thone dokumentat Policia ka qene iniciatorja e aksionit, madje aq iniciative kishte sa nje dite para e dinte se cilet prokurore do e merrnin ceshtjen ne Vlore. Bashkengjitur proceserbalin e policise per ndjekjen e Fredi Belerit date 08.05.2023, ora 10 dhe fleten e regjistrimit te dosjes/procedimit penal me nr. 618, ne prokurorine Vlore, qe mban date regjistrimi 09.05.2023, ora 14/48, dhe nje minute me vone eshte caktuar manualisht prokurorja qe policia e dinte nje dite me pare qe do e merrte kete ceshtje. Komentet po ia le profesionisteve qe kane diplome juridiku.

- Sipas Kushtetutes tone, garantohet ndarja e pushteteve dhe pavaresia e secilit prej tyre. Sot Kryeministri dha tre vendime ne emer dhe per llogari te Drejtesise se Re qe perbejne nderhyrje te hapur ne sistemin gjyqesor.

- Kryeministri shpalli vendimin e arrestimit ne flagrance, dosja eshte ne process ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese. Flagrance ne arrestimin tim nuk ka patur per asnje moment dhe kete e tregojne dhe pamjet filmike qe une jam ndaluar sapo kam dale nga nje restorant ne shetitore te Himares pa pasur kurrefare lidhje me asnje fenomen te shitblerjes se votes, madje 2 km larg dhe vendngjarjes se prezumuar e te montuar keq e me nxitim nga polici qe nuk mban mend asgje dhe paska pas kohe te informoj kryepolicin Rama para se te me arrestonte mua.

- Kryeministri hapur shpalli vendimin e gjykates per kerkesen time, deklaroi se nuk do me jepet leje per t’u betuar, ndonese gjykata akoma nuk e ka rrezuar kerkesen time! Kryeministri, kesaj radhe tha qe pse u vonuan dhe se cuan qe ne fillim ne gjykate ceshtjen e betimit here te tjera ka thene qe gjykata e ka rrezuar kerkesen e betimit. E verteta eshte krejt tjeter. Kerkesa eshte cuar qysh ne ditet e para sapo gjykata e Vlores me konfirmoi legjitimitetin e mandatit te kryetarit te zgjedhur te Bashkise Himare. Kryeministri me qellim banalizon ceshtjet e ngritura nga Greqia. Nuk jam une misioni i Greqise, por jane te drejtat e votuesve te Himares qe nuk respektohen duke shkelur Kushtetuten, e drejta e votuesve per t’u shprehur qe mbrohet nga Kushtetuta, e drejta e tyre te qeverisen nga ai qe zgjodhen drejtepersedrejti. Po Kryeministri nuk pranon dot njerez te lire te shprehen lirshem. Jane te drejtat per proces te rregullt ligjor qe jane baza e shtetit qe nuk po respektohen dhe po neperkemben ne cdo aspekt te ketij procesi farse te montuar e per inate politike meskine. Nje vend qe synon te jete i barabarte me anetaret e BE, duhet te garantoje procesin e rregullt ligjor sidomos kur jane ne diskutim e drejta e popullit per te ushtruar sovranitetin nepermjet zgjedhjeve.

- Kryeministri shpalli vendimin e Gjykates Kushtetuese, hapur deklaroi se prokuroria e Vlores ka te drejte te ushtroje kompetencat e SPAK, ndonese Gjykata Kushtetuese akoma nuk e ka shqyrtuar çeshtjen!!
Kryeministri tha qe ai eshte reforma ne drejtesi! Nuk duhen gjykatat, vendimet i jep Kryeministri! Ai vlereson kompetencat e prokurorive dhe gjykatave, ai vlereson provat, ai jep vendimin dhe denimin. Para cdo seance gjyqesore te kerkesave te mia Kryeministri jep vendimin paraprakisht.
Pres reagim nga Keshilli i Larte Gjyqesor, do e ndjeje kesaj radhe presionin ndaj pushtetit gjyqesor apo e ndjen presionin vetem kur ndonje hallexhi shan ndonje gjyqtare per pamjen e jashtme.
Fredi Beleri

fredi beleri


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet