LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me Policinë. Berisha: Rikthehemi më 20 shkurt

• Protesta e dytë madhështore e Opozitës ështe mbajtur ditën e sotme në Tiranë. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur në protestën e opozitës mbrëmjen e sotme, deklaroi se Shqipëria ndodhet në momentin më kritik të 35 viteve të fundit, duke e cilësuar kryeministrin Rama si kërcënimin më të rrezikshëm për të tashmen dhe të ardhmen e vendit, me pasoja që tejkalojnë edhe ato të regjimit stalinist të Enver Hoxhës. • Berisha tha se qeverisja e Ramës ka prodhuar pasoja shkatërrimtare në vetëm 13 vite, duke rrënuar shtetin ligjor, ekonominë dhe shpresën e qytetarëve. • Lideri i opozitës akuzoi Ramën për përpjekje për grusht shteti përmes presionit ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës Kushtetuese, me qëllim mbrojtjen e zyrtarëve të përfshirë në afera korruptive shumëmilionëshe, përfshirë çështjen e tunelit të Llogarasë dhe projektin Qukës–Qafë Plloçë. • Sipas Berishës, protestat e opozitës dhe reagimi qytetar kanë qenë vendimtare për dështimin e fazës së parë të këtij grushti shteti, duke dhënë një mesazh të fortë brenda dhe jashtë vendit se shqiptarët nuk do të tolerojnë kapjen e drejtësisë për të mbrojtur korrupsionin. • Ai paralajmëroi se çdo tentativë e dytë për të sfiduar institucionet kushtetuese do të dështojë sërish. • Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën për shndërrimin e Shqipërisë në narkoshtet, për farsë zgjedhore dhe për përzënien masive të shqiptarëve nga vendi, duke theksuar se mbi 1 milion qytetarë janë larguar për shkak të kushteve të papërballueshme të jetesës, mungesës së perspektivës dhe korrupsionit të shfrenuar. • Berisha solli në vëmendje edhe akuzat për grabitjen e fondeve publike, duke deklaruar se gjatë 12 viteve janë administruar rreth 67 miliardë euro, nga të cilat shumica dërrmuese janë vjedhur përmes një sistemi të organizuar korrupsioni, ku përfshihen zyrtarë të lartë dhe familjarë të kryeministrit. • Në fjalimin e tij, Berisha u ndal edhe te çështjet rajonale, duke shprehur mbështetje për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke akuzuar Edi Ramën se vepron në një linjë me interesat e Beogradit, ndërsa e cilësoi largimin masiv të shqiptarëve si krim kundër njerëzimit. • Më tej, Kreu i opozitës paralajmëroi se Rama, për t’i shpëtuar drejtësisë, është i gatshëm të sakrifikojë procesin e integrimit europian, duke e shkëputur Shqipërinë nga Bashkimi Europian. • Kryedemokrati në përmbyllje të fjalës së tij theksoi se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të betejës, se sakrificat nuk kanë shkuar dëm dhe se largimi i Edi Ramës është i pashmangshëm. • Pas përfundimit të fjalimit të Berishës, protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë, ku policia u përgjigj menjëherë me gaz lotsjellës. • Si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës, protestuesit u shpërndanë dhe më pas u drejtuan para Parlamentit, ku pati përplasje mes policisë dhe protestuesve. • Gjatë tubimit pati edhe përplasje të deputetëve me policinë, por këta të fundit edhe i dhunuan. • Teksa protestuesit u larguan dhe para Kuvendit ndodheshin vetëm gazetarët që po raportonin, policia hodhi gaz lotsjellës në masë, ku shumë prej gazetarëve mbetën të lënduar. • Policia gjithashtu ka tërhequr zvarrë disa protestues për t'i shoqëruar në komisariat. •Siç shihet edhe në pamje, efektivët i kapën protestuesit zvarrë nga këmbët, koka dhe rrobat. • Përveç protestuesve, janë dhunuar dhe lënduar edhe deputetët demokratë. • Klevis Balliu dhe Zija Ismaili u lënduan nga gazi lotsjellës dhe përplasje me efektivët, dhe më pas kanë qenë protesuesit dhe kolegët që i kanë shoqëruar drejt selisë blu. • Ndërkohë, deputeti Bledjon Nallbati është dhunuar nga efektivët e policisë dhe i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë. • Siç shihet edhe në pamje efektivët në grup sulmojnë deputetin, Bledjon Nallbati. • Si pasojë, Nallbati është transportuar në urgjencë, pasi ka marrë dëmtime në kokë nga goditja me shkop gome. • Menjëherë, pasi Nallbati u transportua në spital, kanë mbërritur dhe deputetët e tjerë dhe më pas edhe vetë Berisha ka shkuar në urgjencë për parë gjendjen e Nallbaitit.

66 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Koçiu: Ata që goditën punonjësit e Policisë  janë kriminelë të organizuar

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reguar pas përfundimit të protestës së opozitës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu u shpreh se ata që goditën punonjësit e Policisë janë kriminelë të organizuar.

Ajo shkruan se kundër efektivëve të policisë, u përdorën molotovë, bomba artizanale të mbushura me lëndë djegëse, gurë, çdo gjë me të vetmin qëllim për goditur e dhunuar ata që janë në krye të detyrës. Ministrja tha se kjo nuk është protestë, këto nuk janë përplasje, por sipas saj kjo quhet tentativë vrasjeje.

Reagim i ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUNT, pranë punonjësve të Policisë së Shtetit që mbetën të plagosur nga molotovët e hedhur në mënyrë barbare drejt tyre.

Ledio 26 vjeç, Kreshniku 38, Enesi 21, Klevi 27, Bledari 27. Kundër tyre e kolegëve të tyre u përdorën molotovë, bomba artizanale të mbushura me lëndë djegëse, gurë, çdo gjë me të vetmin qëllim për goditur e dhunuar ata që janë në krye të detyrës.

Dua ta them qartë! Ata që goditën punonjësit e Policisë nuk janë protestues. Ata janë kriminelë të organizuar. Kur godet me të tilla mjete e bën duke e ditur se pasojat mund të jenë shumë, shumë të rënda.

Kjo nuk është protestë, këto nuk janë përplasje. Kjo quhet tentativë vrasjeje.

Pres nga institucionet ligjzbatuese të reagojnë fort ndaj kësaj sjellje të përsëritur të dhunës nga disa element kriminal të nxitur nga persona me imunitet që inkurajojnë dhunën./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Tubimi i Opozitës/ Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë: Shpërthejnë protesta të dhunshme në Shqipëri, shkak akuzat për korrupsion në kabinetin e Ramës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së tretë kombëtare të opozitës para Kryeministrisë. Reuters shkruan se, demonstruesit hodhën bomba molotov drejt kryeministrisë dhe policia u përgjigj ashpër ndaj tyre. Reuters thekson gjithashtu se tensionet politike janë përshkallëzuar pas skandaleve në kabinetin e Ramës.

Në artikull raportohet se mijëra njerëz mbanin flamuj dhe banderola dhe brohorisnin “Rama ik, qeveri e korruptuar duhet të japë dorëheqjen”.

Artikulli i plotë i Reuters:

Protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana, të martën në mbrëmje, ndërsa mijëra njerëz u mblodhën për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres për shkak të korrupsionit të dyshuar.

Demonstruesit hodhën bomba molotov në një ndërtesë qeveritare dhe policia u përgjigj me topa uji, në një seri protestash të dhunshme që përbëjnë një kërcënim për stabilitetin e pushtetit të gjatë të kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013.

Tensionet politike janë përshkallëzuar që nga dhjetori, pasi një njësi e prokurorisë speciale ngriti padi ndaj zëvendëses së Ramës, Belinda Balluku, për ndërhyrje të dyshuar në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara, akuza që Balluku i mohon.

Mijëra njerëz në sheshin kryesor në Tiranë mbanin flamuj dhe banderola dhe brohorisnin “Rama shko në shtëpi, kjo qeveri e korruptuar duhet të japë dorëheqjen”. Policia speciale me pajisje speciale për trazira mbrojti ndërtesën qeveritare.

Zyra e Prokurorisë Speciale, e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kërkuar që parlamenti t’i heqë imunitetin Ballukut këtë javë për të mundësuar arrestimin e saj. Nuk është e qartë se kur pritet të votojë parlamenti, ku partia qeverisëse e Ramës ka shumicën, ose nëse do të votojë fare.

Edhe Associated Press i ka bërë jehonë protestës së opozitës. Në artikull shkruhet se Policia qëlloi me gaz lotsjellës protestuesit që hidhnin kokteje Molotov dhe fishekzjarrë, ku shumë prej tyre u lënduan. Associated Press thekson se qeveria e kryeministrit Rama është kritikuar ashpër për akuzat për korrupsion.

Më tej në artikull thuhet se Shqipëria shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe është nën monitorim të ngushtë nga blloku si pjesë e procesit të saj të pranimit, të cilin shpreson ta përfundojë deri në vitin 2027

Artikulli i  Associated Press:

Policia qëlloi me gaz lotsjellës protestuesit që hidhnin kokteje Molotov dhe fishekzjarrë gjatë një demonstrate të martën në mbrëmje në qendër të Tiranës nga mijëra mbështetës të opozitës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Shqipërisë. Gjashtëmbëdhjetë protestues u trajtuan në një spital për djegie dhe lëndime të tjera, tha policia, duke shtuar se 13 protestues u arrestuan.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama është kritikuar ashpër për akuzat për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, por Rama i ka rezistuar thirrjeve për ta shkarkuar atë. Ka pasur kërkesa në rritje që ligjvënësit t’i heqin imunitetin Ballukut nga ndjekja penale, gjë që mund të bëhet vetëm me votim parlamentar.

Prokurorët kundër korrupsionit e kanë akuzuar Ballukun, e cila është gjithashtu ministre e energjisë dhe infrastrukturës, për ndërhyrje në prokurimin publik për projektet e ndërtimit për të favorizuar kompani të caktuara dhe kanë kërkuar heqjen e imunitetit të saj.

Në protestën e së martës në mbrëmje në kryeqytetin e Shqipërisë morën pjesë mijëra njerëz. Ishte demonstrata e tretë e tillë në muajt e fundit që kërkonte dorëheqjen e Ramës. Më shumë se 1,300 oficerë policie ishin vendosur për të garantuar sigurinë. Protestat e mëparshme u bënë gjithashtu të dhunshme, me demonstruesit që hodhën kokteje Molotov dhe gurë drejt policisë dhe një ndërtese qeveritare, dhe me autoritetet që u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, ish-kryeministër i cili është përballur edhe vetë me akuza për korrupsion, e përshkroi protestën si një “kryengritje paqësore” në një moment kritik për Shqipërinë. Duke folur në protestë, ai akuzoi Ramën se “i ka shpallur luftë sistemit të drejtësisë”.

Shqipëria shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe është nën monitorim të ngushtë nga blloku si pjesë e procesit të saj të pranimit, të cilin shpreson ta përfundojë deri në vitin 2027./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Deputeti Nallbati u dhunua nga policia! Berisha e viziton brenda dhomës së spitalit

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Bledion Nallbati, Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së opozitës, duke e goditur me shkopa gome dhe skafandra, si dhe duke e sulmuar me gaz lotësjellës në fytyrë.

Nallbati përfudoi te Spitali i Traumës si pasojë e goditjeve të rënda në kokë dhe fytyrë, duke marrë shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Teksa, Berisha e vizitoi në dhomën ku është shtruar dhe deklaroi se ky sulm ndaj deputetit Nallbati është si pasojë e një urdhri të drejtëpërdrejtë të Edi Ramës dhe drejtuesit të policisë, Sokol Bizhga./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Nallbati përfundoi te Trauma/ Berisha e viziton: Goditje me urdhër politik, iu vërsulën si bisha

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar deputetin Bledjon Nallbati në Spitalin e Traumës pas lëndimeve që pësoi gjatë protestës së sotme. Kryedemokrati tha se goditja ndaj tij është bërë me urdhër politik të Edi Ramës dhe se deputeti nuk po bënte asgjë kur policët iu vërsulën si bisha. Sipas kryedemokratit, urdhri i Ramës është ekzekutuar nga krimineli Sokol Bizhga.  

"Deputeti, deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo. Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.

E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar.
Sokol Bizhga është një nga, është njeriu, njeriu që i ka djegur kolegun makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.

Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte, duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama. E ka apo s'e ka atë, valin gjë nuk e di, se s'mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur," tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Thirrje me megafon protestuesve të dhunshëm..."/ Protesta e opozitës, Policia: 16 efektivë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore (VIDEO)

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë në një reagim zyrtar lidhur me Protestën e Partisë Demokratike. Blutë bëjnë me dije se 16 punonjës Policie janë lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.

Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.

Gjithashtu, strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit

Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.

Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.

Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.

Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke falënderuar qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe janë distancuar nga aktet e dhunshme, si dhe gazetarët dhe punonjësit e medias për transparencën që kanë ofruar për publikun./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Plagosja e deputetit Bledion Nallbati/ Sali Berisha mbërrin në spitalin e Traumës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në spitalin e Trumës. Ai ka shkuar rreth orës 21:20. Në spitalin e Trumës, po merr ndihmën mjekësore deputeti demokrat Bledion Nallbati. Ai u lëndua gjatë protestës kombëtare të opozitës, si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës dhe dhunës së ushtruar nga policia./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Dhuna ndaj deputetit Bledion Nallbati, Berisha niset me urgjencë drejt Traumës: Një sulm personal pa asnjë shkak

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i PD Bledion Nallbati është sulmuar mbrëmjen e sotme në mënyrë barbare me shkop gome nga policia, gjatë protestës kombëtare të opozitës. Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një prononcimi për media njoftoi se po niset me urgjencë drejt spitalit për të vizituar deputetin, ndërsa po mblidhen të dhënat për të lënduarit nga incidenti.

Sali Berisha: Do shkoj në spital sepse deputeti është në gjendje jo të mirë, Blendi Nallbati dhe siç e keni parë, në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij pa asnjë shkak. Pa asnjë shkak, banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur.

Gazetarët: Keni të dhëna sa protestues janë të lënduar deri tani?

Sali Berisha: Tani po marrim të dhënat, po i mbledhim të dhënat. Tani po mbledhim të dhënat, por po shkoj njëherë sepse po shkoj në urgjencë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zvarrë prej këmbe dhe koke, ja si i shoqëron policia protestuesit në komisariat

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Efektivët e policisë kanë tërhequr zvarrë protestuesit për t'i shoqëruar në Komisariat. Siç shihet edhe në pamje, policia i ka tërhequr protestuesit nga këmbët dhe rrobat, duke dhunuar. 

Përveç protestuesve, janë dhunuar dhe lënduar edhe deputetët demokratë. Klevis Balliu dhe Zija Ismaili u lënduan nga gazi lotsjellës dhe përplasje me efektivët, dhe më pas kanë qenë protesuesit dhe kolegët që i kanë shoqëruar drejt selisë blu. 

Ndërkohë, deputeti Bledjon Nallbati është dhunuar nga efektivët e policisë dhe i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Përplasjet në protestë, shkon në 12 numri i efektivëve të policisë në spital

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Numri i efektivëve të policisë të cilët janë dëmtuar si pasojë e përplasjes me protestuesit e opozitës ka arritur në 12. Ata janë dërguar pranë ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Shkak i lëndimit të tyre është bërë përdorimi i lëndëve piroteknike dhe bombave molotove, nga ana e protestuesve./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha paralajmëron protestën e rradhës më 20 shkurt

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi protestën e rradhës së opozitës, e cila do të mbahet më 20 shkurt. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se Rama është i gatshëm ta shkëpusë Shqipërinë nga Bashkimi Europian, për t'i shpëtuar drejtësinë. 

"Shqiptarët panë dhe bota pa, se si kryehajduti i kombit për të mbrojtur plaçkën e tij dhe të Lubi Ballukut është i gatshëm të ta shkëpusë Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Por dhe ne jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë që ti japim atë që meritojnë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Në datën 20 shkurt është dita jonë, është dita e fitore, nderim të gjithë protestuesve. Fitore," deklaroi Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha reagon pas shpërndarjes së protestuesve: Mos e merrni për dobësi vetëpërmbajtjen e qytetarëve

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas shhpërndarjes së protestuesve. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se vetëpërmbajta e qytetarëve, nuk duhet të merret si dobësi.

Lideri demokrat tha se ata të cilët kanë goditur dhe dhunuar protestuesit dhe deputetët, u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin.

Sali Berisha: Vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve, është qindra herë më i fuqishëm se banditizmi juaj. U them atyre banditëve që goditën protestues, deputetë dhe njerëz me aftësi ndryshe se këtyre guximtarëve u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritonin./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Sot u dridh narkoregjimi"/ Protesta e opozitës, Meta reagon nga qelia: Policia kriminale s’e shpëton dot kryetarin e organizatës mafioze

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar, pas protestës së tretë kombëtare të opozitës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohjepër mijëra shqiptarë, të cilët protestuan kundër qeverisë.

Meta shkruan se populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit. Kreu i PL-së, tha se 'narkopolicia kriminale', do të përgjigjet përpara ligjit dhe popullit.

“Mirënjohje dhe falenderim për mijëra shqiptarë patriotë, që me guxim dhe dinjitet i dhanë fuqi revoltës së tyre dhe dridhën sot Narkoregjimin e kalbur.

Zëri i tyre është zëri i shpresës, i lirisë dhe i një Shqipërie që nuk dorëzohet. Populli është zgjuar, i vendosur dhe i gatshëm të mbrojë me çdo çmim demokracinë, lirinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen e vendit.

Narkopolicia kriminale që edhe sonte u soll si kafshë me protestuesit dhe gazetarët, jo vetëm nuk e shpëton dot Kryetarin e Organizatës Mafioze, por do të përgjigjet deri në një përpara ligjit dhe popullit. Fitorja u përket vetëm guximtarëve!”, thotë Meta./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Agravon situata/ Protestuesit përplasen edhe me qytetarët, nuk i lënë të kalojnë, gjuajnë me grushte drejt makinës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Protestuesit janë përplasur edhe me qytetarët. Ato nuk i kanë lejuar qytetarët të kalojnë. Kjo duke gjuajtur me grushte drejt makinave të tyre.

Protestuesit janë përplasur edhe me efektivët e policisë, ndërsa në kundërpërgjigjie të tyre policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Momenti kur deputeti i PD-së Bledjon Nallbatit dhunohet nga policia, efekfivët në grup i hedhin...

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
momenti kur sulmohet Nallbati

TIRANË- Ky është momenti kur deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati sulmohe nga policia dhe i hidhet gaz lotsjellës në fytyrë.  Siç shihet edhe në pamje efektivët në grup sulmojnë deputetin, Bledjon Nallbati. 

Si pasojë, Nallbati është transportuar në urgjencë, pasi ka marrë dëmtime në kokë nga goditja me shkop gome. Menjëherë, pasi Nallbati u transportua në spital, kanë mbërritur dhe deputetët e tjerë dhe më pas edhe vetë Berisha ka shkuar në urgjencë për parë gjendjen e Nallbaitit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Gazetari zbulon bombolën e gazit lotsjellës: Ka skaduar (PAMJET)

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Policia përdori gjatë protestës së sotme gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Por me përfundimin e tubimit një detaj interesant është zbuluar nga bombulat e gazit lotsjellës.

Policia duket se ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar kundër protestuesve. Një prej bombolave të hedhura, duket qartëse është i skaduar. Efektivët e policisë hudhën në masë gaz lotsjellës, ku si pasojë mbetën të plagosur shumë protestues dhe deputetë të PD-së./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Policia ushtroi dhunë ndaj tij, Bledjon Nallbati transportohet në urgjencë

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar minuatat e fundit. Policia ka ushtruar dhunë ndaj deputetit opozitar, Bledjon Nallbati.

Ai po transportohet në urgjencën e spitalit të Traumës. Mësohet se ai ka marrë goditje në kokë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Policia hedh vazhdimisht gaz lotsjellës, lëndohen qytetarët e huaj (VIDEO)

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse


TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuata më parë në kryeqytet. Si pasojë e hedhjes së gazit lot sjellës, janë lënduar disa qytetarë të huaj.

Në videon e shfaqur në ekran shihet një qytetare, e cila ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Kjo për shkak të përdorimit të gazit lot sjellës/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Policia sulmon selinë e PD-së, mbushet me gaz lotësjellës, protestues dhe deputetë të lënduar

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka sulmuar selinë e PD-së. Ata kanë hedhur gaz lotsjellës drejt ambienteve të saj.

Si pasojë e kësaj janë lënduar protestues dhe disa deputetë të opozitës. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa janë lënduar edhe disa efektivë policie./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Përplasje me policinë, Bledjon Nallbatit i hidhet gaz lotsjellës në fytyrë, shtyhet fizikisht dhe goditet me shkop gome 

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës po vijon ende në këto momente. Pak minuta më parë është raportuar një incident i rëndë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati është përplasur me efektivët e policisë. Atij i është hedhur gaz lotsjellës në fytyrë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Lëndohet nga gazi lotsjellës Zija Ismaili, ndimohet nga kolegët

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili është lënduar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës nga ana e policisë. Ai u ndihmua nga kolegët e tij.

Ndërkohë që situata vijon të mbetet e tensionuar. Disa protestues janë përplasur me policinë./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Të q***** k*****! Hidhen bomba molotov dhe gaz lotsjellës, çfarë po ndodh para Kuvendit 

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Para ambienteve të Kuvendit janë hedhur bomaba molotovë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj, para ambientit të tij është krijuar një kaos, ku protestues kanë tentuar të hynë brenda ambienteve të tij.

Në kundërpërgjigjie të kësaj, policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Sulmi i policisë/ Lëndohet deputeti i PD-së, Klevis Balliu, protestuesit e shoqërojnë drejt selisë blu

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Sulmi i policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD, ka lënduar deputetin demokrat, Klevis Balliu. Deputeti demokrat, është lënduar tek parlamenti.

Balliu është shoqëruar nga disa protestues për në selinë e PD, ku mësohet se ka marrë dhe ndihmë nga të pranishmit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Shkëlzen Berisha i pranishëm në protestë, zhvendoset te rruga e Elbasanit pas gazit lotsjellës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Shkëlzen Berisha është parë të jetë i pranishëm në protestën kombëtare të opozitës. Ai është zhvendosur te rruga e Elbasanit pas hedhjes se gazit lotsjellës nga policia. Ndërkohë, situata vijon të mbetet e tensionuar.

Kjo pasi, protestuesit kanë vijuar të hedhin lëndë piroteknike dhe molotovë. Në përgjigjie të saj, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë, për të shpërndarë protestuesit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Flakë dhe tym para Kuvendit/ Plagoset gazetari gjatë protestës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Një gazetar ka mbetur i lënduar gjatë protestës së opozitës para Parlamentit. Kjo ka ardhur si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës dhe shpërthimeve të lëndëve piroteknike dhe bombave molotovë.

Situata vijon të mbetet e tensionuar mes protestuesve dhe policisë. Në përgjigjie të hedhjes së lëndëve plasëse, policia ka hedhur ndaj tyre ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Kaosi para Kuvendit, katër punonjës policie pësuan djegie

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Katër punonjës policie kanë pësuan djegie në trup, si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike dhe molotovëve. Drejt policisë u hodhën bomba molotovë dhe fishekzjarre si dhe sende të forta.

Protesta e cila nisi si një kryengritje paqësore, përfundoj në përdorimin e lëndëve piroteknike dhe bombave molotovë. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa policia iu është përgjigjur protestuesve me ujë dhe gaz lotsjellës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesit largohen, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës, lëndohen gazetarët

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës, drejt protestuesve. Kjo ka bërë që të lëndohen persona të stafit të medias dhe gazetarë.

Përgjigja me gaz lotsjellës është bërë, pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt policisë. Situata mbetet e tensionuar, teksa policia ka përdorur edhe dy autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Hedhja e molotovëve, efektivët pësojnë djegie në trup

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një punonjës policia ka pësuar djegie në trup, si pasojë e përdorimit të lëndëve piroteknike dhe molotovëve. Protesta ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e lëndëve plasëse dhe përplasjes me efektivët e policisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kaos para Parlamentit, momenti kur molotovi plas mes protestuesve dhe policisë

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Videoja e shfaqur në ekran tregon momentin kur molotovi plas mes protestuesve dhe policisë. Protesta e cila nisi si një kryengritje paqësore ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e lëndëve piroteknike dhe molotovëve.

Ata janë përplasur me efektivët e policisë dhe kanë tentuar të hynë brenda ambienteve të Kuvendit. Kjo ka shkaktuar një situatë kaosi./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Rriten tensionet në protestë, merr flakë një makinë para Kuvendit

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANA- Para ambienteve të Kuvendit ka marrë flakë një makinë. Protesta e opozitës ka agravuar dhe protestuesit kanë nisur hedhjen e lëndëve plasëse.

Tensionet janë rritur, ndërsa efektivë të shumtë ndodhen në terren./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Re tymi para Kuvendit, policia nuk kursehet, hedh gaz lotsjellës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Ambienti para Kuvendit është mbushur me re tymi, si pasojë e hedhjes se lëndëve piroteknike dhe bombave molotovë. Në lidhje me këtë, policia ka hedhur ndaj protestuesve ujë dhe gaz lotsjellës.

Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa disa protestues janë përplasur me efektivët e policisë./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata para Kuvendit/ Protestuesit përplasen me policinë, mes tyre edhe deputetë të PD-së

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës ka agravuar dhe ka sjellë përplasje mes protestuesve dhe Kuvendit. Mes tyre janë edhe disa deputetë të PD-së.

Situata para Kuvendit paraqitet e tensionuar dhe shoqërohet nga përplasje të shumta dhe hedhje të sendeve drejt efektivëve të policisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesit vijojnë rezistencën/ Mblidhen para Parlamentit, i vënë flakën koshit të mbeturinave (FOTO)

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Protestuesit vijojnë rezistencën ndaj efektivëve të policisë. Ata janë mbledhur para Parlamentit dhe i kanë vënë flakën koshit të mbeturinave./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Me revoltë paqësore shembëm diktaturën hoxhiste, me revoltë paqësore do shembim narkoshtetin e Ramaduros

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se me revoltë paqësore PD do të shembm narkoshtetin e 'Ramaduros'. Lideri demokrat tha se Rama la mbrapa popullin për 13 vite, në lidhje me pagat dhe pensionet.

Sipas tij Rama është armiku më i rrezikshëm i shqiptarëve, sepse ai kërkon t’i shkatërrojë Shqipërisë dhe kombit shqiptar traditat. Ai tha se Shqipërinë e larguar mund ta rikthejmë me politika dhe incentivat e duhura.

Sali Berisha: Të dashur miq, Edi Rama në 12 vite ka marrë përsipër misionin makabër të shpërbërjes së kombit tonë, pasurisë më të madhe që ka Shqipëria, duke e përgjysmuar atë në 10 vite, duke e shndërruar atë në një të ardhme jo të largët në një territor gjeografik të zbrazur nga banorët e saj të lashtë mijëravjeçarë, të zbrazur nga shqiptarët. Kush u largua këto vite? Ka përzenë gjerësisht moshën e re, ka përzënë rininë, duke i rrëmbyer Shqipërisë të ardhmen. Shqipëria pa rini do të thotë Shqipëri pa të ardhme. 300 apartamente rezulton se ka Lubia, ndërsa 104 vite duhet të paguajë një i ri për të blerë një apartament dhe për të ndërtuar folenë e tij. E kuptoni se nuk mbrohen hajdutët, o të nderuar policë? Ikni më mirë, se nuk keni punë aty. Betejën e kemi me hajdutët! Ka përzënë shtresën e mesme duke ua bërë jetën të papërballueshme. 33 mijë euro po shishën e verës, pi pra një shishe vere sa ç’merrni 6 prej jush rrogën vjetore. E kuptoni kë mbroni, apo jo? Me taksa ua mori edhe ato pak fitime bizneseve të vogla dhe i përzuri nga Shqipëria.

Vetëm kaq do mjaftonte që Edi Rama të quhej armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë.
Shkojmë më tutje. Edi Rama në 12 vite vodhi dhe plaçkiti Shqipërinë sa asnjë pushtues tjetër në histori. 67 miliardë janë administruar nga Edi Rama këto 12 vite, hiq rrogat dhe të paktën 90% e këtyre parave janë vjedhur. Vetëm dosjet e AKSHI-t mjaftojnë për të kuptuar se inceneratori nuk ishte një skenë e vetmuar, por një sistem vjedhje që përdoret për të grabitur 90, dhe herë 100% të parave të shtetit nga vetë Rama, baxhanaku i tij, familjaret e tij. Vjedhje të tilla vetëm një armik i pamëshirë është i aftë t’i bëjë një kombi.
Sepse të vjedhësh një komb për 13 vite, i shkakton pasoja shumë të rënda. Ti ndalon 13 vite zhvillimin normal që duhej të kishte vendi. Revolta dhe vetëm revolta, revolta për largimin e tij, është kushti i të gjitha kushteve për të fituar kohën e humbur.

Ti, Edi Rama, le mbrapa popullin për 13 vite për paga dhe pensione. Revolta dhe vetëm revolta për largimin e tij është rruga drejt begatimit për qytetarët shqiptarë. Ti, Edi Rama, me një krim të vërtetë kundër njerëzizmit, i lë të sëmurët pa ilaçe. Revolta dhe vetëm revolta për largimin e tij është rruga për të siguruar shërbimin mjekësor që të sëmurët meritojnë. Ti i lë qytetarët në mëshirë të fatit pas një përmbytje apokaliptike siç ndodhi në Durrës. Revolta dhe vetëm revolta është rruga për largimin e tij dhe rikthyer qytetarëve shtetin që meritojnë. Miq, kjo nuk ka një mandat apo dy që po ndodh, janë katër mandate që Shqipëria po vidhet pa ndalim, vit pas viti. Edi Rama nuk mjaftohet vetëm duke vjedhur dhe përzënë shqiptarët, por ai tani, pasi BE i tha se duhet të përballet me ligjin, duhet të përballët me drejtësinë për pasuritë që u ka vjedhur shqiptarëve ai dhe ministrat e tij si organizatë kriminale, ka vendosur të shkëpusë Shqipërinë nga integrimi në BE, të shkatërrojnë ëndrrën e dhjetëra brezave të këtij kombi për Shqipërinë, zonjë në Europë.
Revolta dhe vetëm revolta e shqiptarëve dhe largimi i tij është rruga për të mbrojtur ëndrrën evropiane si ëndrrën më të bukur të kombit tonë.

Së fundmi, Edi Rama është armiku më i rrezikshëm i shqiptarëve sepse ai kërkon t’i shkatërrojë Shqipërisë dhe kombit shqiptar traditat. Kurrë më parë ndër shekuj ndonjë armik nuk ka ndërmarrë një sulm të tillë ndaj shqiptarëve. Dhe nga të gjitha dëmet që Edi Rama i ka shkaktuar Shqipërisë, vetëm kjo nuk riparohet. Sepse, nëse nuk e prandalojmë atë sot, ajo do jetë rrënimtare përfundimisht për ne. Shqipërinë e larguar mund ta rikthejmë me politika dhe incentivat e duhura. Paratë e vjedhura do i gjejmë dhe do ua kthejmë një për një shqiptarëve. Rrogat dhe pensionet, minimumin jetik do t’i dy-trefishojmë. Por miqtë e mi, nëse lejojmë këtë sekt antishqiptar të shkatërrojë më të shenjtën, familjen shqiptare, de facto është shkatërrim i Shqipërisë.

Sepse familja ka qenë shtylla më kryesore e ekzistencës sonë. Ndaj dhe përgjigja jonë do jetë, revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë për të mbrojtur familjen shqiptare. Revoltë paqësore sepse ne jemi PD. Me revoltë paqësore ne shembëm diktaturën hoxhiste komuniste, me revoltë paqësore do shembim narkoshtetin e Ramaduros. Por me revoltë paqësore ndaj një armiku që e ka çuar Shqipërinë në pikën më kritike të ekzistencës së saj. Çdo shqiptar duhet të jetë i qartë sot në pritshmëritë që ka ndaj popullit shqiptar. Kundër një armiku të tillë që sot ka të gjitha pushtetet dhe mbështetet nga kartelet e drogës më të dhunshme, më të fuqishme në botë, nuk fitohet vetëm. Të gjithë e patë ju se çfarë ishte Edi Rama i aftë të bëjë kundër Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur vjedhjet e tij. Ndaj cilido që mendon se një opozitë mund të fitojë zgjedhjet kundër tij, është jashtë realitetit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Gjakoset në kokë një protestues, dyshohet se e ka goditur policia

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Një protestues, i cili ka marrë pjesë në protestën e tretë kombëtare të opozitës është plagosur. Në foton e shfaqur në ekran shihet një protestues, i cili është i gjakosur. Dyshohet se ai është goditur nga efektivët e policisë./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Berisha bën thirrje për bashkimin e opozitës: Nga largimi i Edi Ramës fitojnë të gjithë, edhe SHBA u bashkua me Bashkimin Sovjetik kundër Hitlerit

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk ka  zgjedhje të lira dhe se opozita nuk fiton kurrë një farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare të opozitës, Berisha tha se nga largimi i Edi Ramës fitojnë të gjithë.

Ai ftoi qytetarët të bashkohemi kundër Ramës të cilin, ai e cilësoj armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë.

Sali Berisha: E kemi thënë dhe e themi përsëri, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe opozita nuk fiton kurrë një farsë elektorale. Asnjë nuk ka të ardhme pa votën e lirë. Ndaj dhe për të votuar të lirë dhe me dinjitet, të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën nga pushteti, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, drejt të ardhmes që meritojmë. Shqipëria është vendi i ëndrrave rinore të dënuara. Sot çdo shqiptar të mos harrojë se me narkoregjimin e Edi Ramës, dyert e hapura të Europës janë të mbyllura. BE nuk është klubi i hajdutëve dhe trafikantëve, por është bashkimi i njerëzve të barabartë para ligjit, i votës së lirë, i shtetit ligjor. Ndaj dhe kam një thirrje për çdo forcë opozitare, për çdo opozitar të këtij regjimi, për çdo qytetar të këtij vendi, u bëj thirrje jo si lider i partisë më të madhe opozitare, por si qytetar, si shqiptari-shqiptarit, le të bashkohemi.

Çdo opozitar dhe çdo qytetar që sot është kundër bashkimit, ta dijë mirë se turpëron veten e tij para shqiptarëve. Kur ishte nevoja kundër Hitlerit, u bashkua Amerika me Bashkimin Sovjetik, kurse ne shqiptarët, opozitarë nuk u bashkokemi dot kundër Edi Ramës?
Ai që mendon se humbet vota nga bashkimi, harron se votat nuk kanë asnjë vlerë sa kohë që Edi Rama është në pushtet. Por e kundërta, nga bashkimi dhe sidomos nga triumfi i bashkimit, largimi i Edi Ramës, të gjithë fitojnë. Jo vetëm do të shtohen votat e secilit, por ato vota do kenë peshën dhe vlerën që meritojnë. Sepse do i kthejmë zgjedhjet e lira dhe të barabarta siç ishin ato në vitin 2013, kur ndodhi rotacioni i fundit i pushtetit në Shqipëri.
Le të bashkohemi pra kundër armikut më të rrezikshëm të Shqipërisë, Edi Rama, jo për ideologji, as për politikë, por për misionin më të shenjtë që një shqiptar mund t’i caktohet, shpëtimin e Shqipërisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Protesta vazhdon"/ Noka: Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane. Gjatë një prononcimi për mediat në protestën kombëtare, Noka u shpreh se protesta do të vazhdoj edhe më e fortë se kurrë deri në gjetjen e zgjidhjes politike.

Ai tha se revolta do të vijë do të jetë duke shtuar.


“Ne jemi në protestë, protesta vazhdon. Qëllimi i protestës është i ditur. Duhet zgjidhje politike. Shqipëria duhet që të mos rrëshqasë në destabilitet. Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane. Protesta do të vazhdoje edhe më e fortë se kurrë deri në gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk ndalemi, revolta do të vijë do të jetë duke shtuar. Ne kemi dy godina, narkokryeministria dhe narkoparlamenti që është marrë peng. Këto dy institucione janë të dyja nga ku buron e keqja e çdo shqiptari," tha Noka./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesit hedhin molotovë para Kuvendit, lëndohet një punonjës policie

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Protestuesit kanë hedhur molotovë drej ambienteve të Kuvendit. Si pasojë e kësaj, është lënduar një punonjës policie.

 Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë të pranishëm mes protestuesve, u kanë bërë apel atyre që të lëvizin drejt ambienteve përpara Parlamentit./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Tensionet para Kryeministrisë, policia apel protestuesve: Largoni fëmijët

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Policia ka ndërhyrë me dy autobote me ujë me qëllim për të shuar zjarret, por edhe për të shpërndarë protestuesit. Uniformat blu kanë bërë herë pas herë thirrje që fëmijët të largohen nga protesta.

3 MUAJ ME PARE

Tubimi i opozitës/ Pas tensioneve, protestuesit zhvendosen para Parlamentit

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANA- Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të zhvendosen drejt Parlamentit. Protesta e opozitës është shoqëruar me tension dhe përplasje të vazhdueshme.

Protestuesit kanë përdorur lëndë piroteknike dhe kanë goditur ambiuentet para kryeministrisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Fishekzjarrë, molotov dhe flakë/ PAMJE nga kaosi para kryeministrisë 

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Fotot e shfaqura në ekran tregojnë momente nga kaosi i krujuar para ambienteve të Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur lëndë piroteknike dhe molotovë, drejt godinës qeveritare. Policia ka hedhur ujë drejt protestuesve.

Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, deri në këto momente nuk raportohet për përdorim të gazit lotsjellës nga ana e policisë, drejt protestuesve./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, qytetarët ‘shkelin’ me këmbë Sorosin

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Përfundimi i protestës së opozitës është shoqëruar me tensione dhe përdor të lëndëve piroteknike. Në foton e shfaqur në ekran, shihet një protestues i cili shkel me këmbë Sorosin./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata para kryeministrisë/ Qytetarët: Rama ik! policia hedh ujë drejt tyre

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANA- Protesta e opozitës ka agravuar dhe janë përdorur lëndë piroteknike. Qytetarët thonë 'Rama ik', ndërsa policia hedh ujë drejt tyre./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Tensione para Kryeministrisë! Protestuesit hedhin molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Pamje nga kryeministria

TIRANË- Pas përfundimit të fjalës së Kreu të PD-së, Sali Berisha, protestuesit kanë hedhur lëndë piroteknike drejt ambienteve të Kryeministrisë.  

Në përfundim të protestës, Berisha u pa duke tundur flamurin kombëtar ndërsa protesutesit u panë duke hedhur molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës qeveriate. Policia nga ana tjetër përdorën uji me presion drejt protestuesve.

 

 

3 MUAJ ME PARE

"Edhe grushti i dytë që po përgatit Rama, do të dështojë"/ Berisha: Revolta juaj parandaloi grushtin e parë të shtetit

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se edhe grushti i dytë që po përgatit Rama, do të dështojë. Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare, lideri i opozitës u shpreh se revolta e qytetarëve është sot zëri i ndërgjegjes qytetare, zëri i dinjitetit qytetar, zëri i ndërgjegjes kombëtare dhe zëri i dinjitetit kombëtar.

Sipas tij, shkurti është muaji ku PD do të çliroj Shqipërinë. Ai tha se ka ardhur koha që Edi Rama, i cili sipas tij tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, të shpallet armiku më i rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Sali Berisha: Dhe për këtë, keni falënderimet dhe mirënjohjen time më të thellë. Revolta juaj në protestën e kaluar dha një sinjal të qartë brenda dhe jashtë vendit se ne nuk do të tolerojmë kurrë grushtin e shtetit për të mbrojtur vjedhjet e Edi Ramës dhe Lubisë së tij. Dhe ja ku jemi këtu, përcilljani atij hajduti dhe mos e mbroni atë. Ja ku jemi këtu Edi Rama, edhe grushtin e dytë që po përgatit, do të dështojë. Dhe, shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin, shkurti është muaji kur ne do çlirojmë Shqipërinë.

Po të mos ishit ju, viganë, që me guximin tuaj morët në dorë gazin dhe helmin dhe ua flakët mbrapsht hajdutëve, po të mos ishte juaj që me revoltën tuaj shpëtuat nderin dhe dinjitetin e çdo shqiptari, po të mos ishit ju që me trimërinë tuaj u bëtë lajm kryesor në Europë dhe në botë, po të mos ishit ju që rezistuat përballët helmit të skaduar dhe u përballët dhëmb për dhëmb me regjimin, absolutisht Edi Rama do ia kishte dalë me grushtin e shtetit.

Por ky grusht shteti dështoi sepse siç e patë, e denoncuam atë edhe në kancelaritë më të larta të Europës, kur puthadorët e regjimit shpërndanin lajmet e rreme se gjasme Berishës iu ndërpre fjala në Strasburg. Në fakt, unë po bëja detyrën time para jush, po denoncoja me forcën më të madhe në aulën e demokracisë evropiane, Edi Ramën si kryehajduti i kombit shqiptar, Ramaduron si ndërtuesin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Kjo pra, miqtë e mi, është opozita e vërtetë.

Revolta juaj është sot zëri i ndërgjegjes qytetare, zëri i dinjitetit qytetar, zëri i ndërgjegjes kombëtare, zëri i dinjitetit kombëtar. Zoti u bekoftë ju, familjet tuaja dhe shqiptarët kudo që janë. Miq, mund të thonë shumë gjëra kundër nesh. Mund të na sulmojnë ditë e natë me banalistë dhe televizionet e qeverisë. Por e vërteta është se ne, opozita e vërtetë, me revoltën tonë, parandaluam grushtin e shtetit më të rrezikshëm në historinë e Shqipërisë. Mirëpo, fituam një betejë. Fituam një betejë shumë të rëndësishme, por nuk kemi fituar ende luftën.

Edi Rama, siç e patë, i ka shpallur luftë drejtësisë, ai deklaroi se në fazën tjetër të grushtit të shtetit, nuk do përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe, nëse ne duam të çojmë në fund këtë betejë, nëse ne duam vërtet të shpëtojmë Shqipërinë, ka ardhur koha që Edi Ramën që tentoi grushtin e shtetit dhe deklaron se nuk heq dorë nga grushti i shtetit, ta shpallim armikun jo vetëm më të pamëshirë, por edhe më të rrezikshëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Edi Rama është armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë jo vetëm prej ngjarjeve të fundit. Çdo shifër, çdo zhvillim i këtyre 13 viteve flet për një rrënim të Shqipërisë, me autor kryesor Edvin Ramën, Pashiqin shqipfolës për shqiptarët./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Në gjykatë duhet të jetë Rama e Vuçiç"/ Pretenca me 180 vite burg për ish krerët e UÇK, Berisha: Haga duhet t’u japë pafajësinë, mbrojtën mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati dënoi ashpër pretencën e prokurorisë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare, lideri i opozitës u shpreh se në gjykatë duhet të jetë Rama e Vuçiç.

Berisha tha se Haga duhet t’u japë pafajësinë, mbrojtën mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Berisha tha se Edi Rama që ka përzënë 1 milionë shqiptarë.

“Dje në Hagë prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamfletet e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe. Në emër tuaj, i shprehim besimi e plotë gjykatësve, u bëj thirrje të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit de të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm me guxim mbrotën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb.

Zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Vuçiç në Beograd që nuk njeh gjenocidin serb në Bosnje, i dyti argati i tij Edi Rama që ka përzënë 1 milionë shqiptarë, i cili dënohet për krime kundër njerëzimit në përputhje me Konventën e OKB. Ndaj edhe zotërinj gjykatës përdor drejtësinë, duhet që këto dy monstra të ulen në Hagë para jush dhe jo luftëtarët e drejtësisë,” tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha para protestuesve të mbledhur para ambienteve të Kryeministrisë se Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë.

Ai tha se Rama përdori të gjithë pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe presionet e të gjitha llojeve ndaj Gjykatës Kushtetuese. Kryedemokrati tha se qytetarët janë mbledhur në kryengritjen më paqësore dhe në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit.

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare, shqiptarë dhe shqiptare kudo që ndodheni sot, përshëndetjet më të përzemërta për ju misionare dhe misionarë të pamposhtur të Shqipërisë, Shqipërisë së shpresës, Shqipërisë së fitores. Të dashur miq, zhvillimet e ditëve të fundit bëjnë që ne të mblidhemi sot në këtë shesh, në këtë bulevard në kushte ndër më alarmantet. Ndoshta jemi mbledhur në kryengritjen tonë paqësorë në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit.

Ndaj dhe më duhet të nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë. Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë. Miqtë e mi, Shqipëria është një vend i bekuar. Ne jemi të bekuar më së pari sepse kemi njëri-tjetrin. Ja ku jemi këtu, një det i madh luftëtarësh, guximtarësh, njerëz që janë të vendosur t’i dalin zot Shqipërisë. Shqipëria është një vend i bekuar prej pasurive përrallore që Zoti i ka dhuruar asaj. Por ne jemi një vend i bekuar për traditat tona të mrekullueshme të mbartura gjeneratë pas gjenerate, brez pas brezi, shekull pas shekulli.

Mirëpo nëse Shqipëria është e bekuar me popullin e saj, me pasuritë e saj, me traditat e saj, nuk mund të mohohet se ne kemi qenë apo kemi përjetuar shekuj pas shekujsh mallkime. Në njëfarë mënyrë ne kemi përjetuar dhe provuar armiq të egër, pa mëshirë ndaj nesh, armiq që i kanë sjellë dëmet më serioze kombit tonë. Kurrë ne nuk duhet të harrojmë shekullin që lamë pas, diktaturën hoxhiste të Enver Hoxhës, krimet shtazore që ajo kreu ndaj shqiptarëve, vrasjet, persekutimet, pushkatimet, kampet e përqendrimit, policinë sekrete famëkeqe.

Nuk duhet të harrojmë izolimin më të thellë që përjetuam, shkëputjen e Shqipërisë nga trungu i familjes së vendeve të qytetëruara, izolimin e saj nga Europa dhe bota demokratike. Të gjitha këto i vodhën Shqipërisë 45 vite jetë, gati gjysmën e shekullit të kaluar. Asnjë nuk ka dyshime se Enver Hoxha ka qenë një armik i egër, ashtu siç e quajti Europa, ishte Hitleri shqiptar i pasluftës së dytë botërore. Të dashur miq, ne nuk duhet të harrojmë se Partia e Punës dhe Enver Hoxha, ky armik i egër, na qeverisi për 45 vite, pavarësisht krimeve të tij monstruoze të panumërta.

Por sot, çfarë po ndodh me Shqipërinë? Nëse shekullin e kaluar, Shqipëria u mbajt peng 45 vite, këtë shembull, në një kohë me një shpejtësi krejt tjetër, Shqipëria po përballet me pasoja akoma më katastrofike. Prej 13 viteve të fundit, pasoja që gërryejnë, rrënojnë çdo ditë vetë ekzistencën e shqiptarëve si banorë të saj. Me pasoja që ditën e sotme nga Brukseli, BE, për shkak të vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve nga Ramaduro, dërgon paralajmërimin më ogurzi për Shqipërinë.

Si kurrë më parë për ndonjë vend tjetër, paralajmërimi për zhbërjen nga e para të udhëtimit tonë 32-vjeçar plot sakrifica, shpresa, ëndrra drejt BE. Miq, e kemi quajtur Rilindjen qeveri të paligjshme sepse e tillë është. Kemi çdo dokument që fakton farsën zgjedhore të 11 majit. E kemi quajtur narkoshtet sepse i tillë është. Kemi 7 rezoluta ku partitë kryesore që drejtojnë sot në Europë dhe në botë pajtohen me këtë fakt. Por jemi treguar të butë.

Jemi treguar të kursyer me emërtimet tona. Sepse po të marrësh vetëm ngjarjet e ditëve të fundit, Edi Rama është në fakt armiku më i pamëshirë i të sotmes dhe të ardhmes së shqiptarëve në Shqipëri. Edi Rama është kërcënimi më i rrezikshëm që tejkalon edhe ato kërcënime të regjimit stalinist të Enver Hoxhës, po t’u referohemi shifrave, fakteve, ngjarjeve. Marrim vetëm ngjarjen e fundit, ishim në pragun e një grushti shteti brenda shtetit.

Edi Rama përdori të gjithë pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe presionet e të gjitha llojeve ndaj Gjykatës Kushtetuese. Për të mbrojtur bashkëhajduten e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë. Për të mbajtur në detyrë bashkëautoren e vjedhjeve të qindra e qindra milionë eurove. Për të mbrojtur bashkëhajduten që ndërtoi rrugën Qukës-Qafë Pllocë me 9 milionë euro kilometrin, pa asnjë urë, pa asnjë tunel, aq sa ka kushtuar Rruga e Kombit e cila ka dhjetëra ura e tunele dhe afërsisht është tre herë më e gjerë.

Dy muaj, Edi Rama u përpoq të bëjë grusht shteti për të mbrojtur Lubinë sepse mbrapa sa është vetë ai, është Edi Rama. Mirëpo faza e parë e këtij grushti shteti dështoi. Dhe këtu, ju burra dhe gra, djem dhe vajza në këtë shesh, keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj me protestën tuaj./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Pano mesazh socialistëve: Edhe juve ky mal ju ka marrë frymën, bashkohuni për fëmijët tuaj

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Jonathan Pano

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës,  pjesë e grupit të PD, Xhonatan Pano, në fjalën e tij mbajtur në protestën para Kryeministrisë u shpreh se vendi po vrafërohet, dhe kjo jo se Shqipëria është e varfër, por sepse është e vjedhur dhe vidhet çdo ditë.

Pano iu dërgoj një mesazzh socialistëve, duke iu thënë se 'ky mal ju ka marrë frymën, ndaj bashkohini për fëmijët tuaj'. Pano u shpreh se kur populli bashkohet, ai kthehet në një ortek që nuk mund të ndalet. 

Fjala e plotë e Jonathan Panos:

Të nderuar zonja, të nderuar zotërinj, i nderuar profesor Berisha, të nderuar deputetë, vëllezër, motra. Çdo vendim i madh fillon me një të vërtetë të thjeshtë. Kur më ftuan të flisja në protestën e sotme, më erdhën shumë gjëra ndër mend. Mendova të flisja për shifrat, për ekonominë, për politikat. Por kam vendosur mos të jem as një politikan i ri dhe as një pedagog, por kam vendosur të jem si një djalë i Tiranës. Kam vendosur të jem këtu si një qytetar i Tiranës, qyteti ku unë, babai im, gjyshi im, stërgjyshi im, u rritën dhe jetuan këtu. Sot jam kokulur dhe zemërthyer. Dhe mbase ky është realiteti dhe për një pjesë prej jush. Kokulur sepse çdo ditë ka gjithnjë e më pak studentë nëpër auditor.

Zemërthyer teksa shoh popullin tim të varfërohet. Jo se Shqipëria është e varfër, por sepse është e vjedhur dhe vidhet çdo ditë. Jam këtu si një burrë i ri që nuk arrita t'i mbroj shokët e mi nga zbimi i pushtetit. Shumica nga shokët me të cilën ndava ëndrrat, nuk janë më këtu. Nuk ikën se nuk e donin Shqipërinë. Ikën sepse Shqipëria e tyre u pushtua nga një mal që u zinte frymën. Dhe unë nuk arrita t'i mbroj. Sot jam këtu si bashkëshort, si një burrë që nesër do të bëhet baba. Dhe pyes veten çfarë vendi po përgatis për fëmijët e mi?

Jam këtu si përfaqësues i një brezi me ëndrra të thyera. Si një brez që ju imponua ikja. Si një brez që ju imponua dorëzimi. Si një brez që ju imponua heshtja. Por sot jam këtu për një arsye. Sepse ka ardhur koha e betejës finale. Të dashur miq, sot ne kemi një mal përpara. Kemi një mal që na ka zënë frymën. Një mal i ndërtuar me tulla droge, me beton frike dhe me heshtjen tonë. Një mal që rritet sa herë qytetarët dorëzohen. Një mal që rëndohet sa herë intelektualët heshtin. Dhe ky mal na mbyt sa herë ne ulim kokën. Ky mal forcohet sa herë ne themi nuk bëhet ky vend. Ky mal bëhet i pathyeshëm vetëm nëse ne qëndrojmë të ndarë.

Ky është mali i kapjes së shtetit. Ky është mali i narkoshtetit. Është një mal i ndërtuar me krim, me para të pista, me rrugë të florinjta, me afera të dyshimta dhe me frikë dhe me heshtje të blerë. Ky është mali i degjenerimit që kërkon të skllavërojë bijtë tanë. Është mali i ligjit të barazisë gjinore, ligj që kërkon të mësojë djemtë tanë katërvjeçarë se kanë lindur në trupin e gabuar. Mali i ligjit që synon shkatërrimin e familjes tradicionale. Mali i ligjit që kërkon vajzat adoleshente të abortojnë pa dijeninë e prindërve të tyre. Është mali i ligjit që burgos për fjalën e lirë dhe të dënon për besimin në Zot. Është mali i ushqimeve të pakontrolluara. Është mali i mungesave të ilaçeve. Është mali i gjyshërve dhe nënave që po mbyllin jetën pa dinjitet.

Miq, ne duhet ta lëvizim malin bashkë. Sepse ky mal nuk lëvizet nga një njeri. Lëvizet nga një popull që është zgjuar. Lëvizet nga studentë që nuk ikin. Lëvizet nga prindër që nuk dorëzohen. Nga të moshuar që refuzojnë të harrohen. Ky mal sot ka përballë popullin shqiptar. Një popull që, të themi të vërtetën, është i lodhur, është i varfëruar deri në pafuqi, por jo i thyer përfundimisht. Ne jemi këtu për të rrëzuar gjigandin e narkoshtetit. Jemi për të rrëzuar qeverinë e krimit dhe sot ne po i flasim malit dhe po i themi: Lëviz! Nga rrënjët, lëviz! Nga themelet, lëviz! Nga vendi yt, lëviz! Dhe ne do ta lëvizim këtë mal të lartë, sepse jemi të gjithë bashkë.

Dhe ne nuk jemi turmë, por jemi përfaqësi. Përfaqësimi i familjeve pa shpresë. Përfaqësimi i pacientëve që janë të trajtuar si klientë. Përfaqësimi i pensionistëve të braktisur. Pensionistët e të rinjve që nuk gjejnë vend në vendin e tyre. Dhe duhet të themi mjaft. Po po, duhet të themi mjaft. Mjaft me një shtet të kapur. Mjaft me zgjedhje të diktuara nga krimi. Mjaft me një qeveri milionere mbi kurrizin e një populli të varfër, sepse ne nuk po kërkojmë lëmoshë, kërkojmë drejtësi. Nuk kërkojmë kaos, kërkojmë qeveri teknike që t'i kthejë votën popullit, sepse pa votën e lirë nuk kemi shtet, kemi skllavopronarë.

Ata thonë se mali nuk lëvizet. Propaganda thotë se ne nuk mund t'ia dalim. Dhe sot, Goliathi nuk mban përkrenare. Vishet me kostum, jeton në saraje lluksi, komandon median, drejton bandat. Por ata harrojnë një gjë: që kur populli bashkohet, ai kthehet në një ortek që nuk mund të ndalet. Të dashur miq, eja të lëvizim malin, jo nesër, sot. Jo për një parti, po për shtëpitë tona, për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë që na takon. Ejani të lëvizim malin e korrupsionit, malin e frikës, malin e heshtjes, sepse kur një popull ngrihet me ndërgjegje, asnjë mal nuk është i palëvizshëm. Ne jemi gjenerata që do të shkulë degjeneratën. Ne jemi ata që do të largojmë nga Shqipëria Epstein-in shqiptar, ai që korruptoi ambasadat dhe shiti atdheun. Ai i bëri Shqipërisë atë që s'ia bëri asnjë pushtues.

Dhe sot kam një mesazh për të gjithë socialistët që po na ndjekin. E di që dhe juve ju ka ardhur në majë të hundës. E di që dhe juve ky mal ju ka marrë frymën. E di që dhe juve ky pushtet ua ka përzënë fëmijët. Por ky pushtet është pakicë dhe ne jemi populli. Edi Rama, ik! Ik përpara se të të shkulë populli! Ky është muaji i fundit i dimrit të gjatë të errësirës, sepse pranvera e shpresës po vjen. Hugo ka thënë: Edhe nata më e errët do të mbarojë dhe dielli do të lindë përsëri. Po më lejoni që të bëj një deklaratë këtu përpara jush, që dielli nuk do të lindë njësoj për të gjithë. Dielli do të lindë përsëri për ata që e duan Shqipërinë. Dielli do të lindë përsëri për ata që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre me punë këtu. Dielli do të lindë përsëri për ato familje që sot sakrifikojnë gjithçka për të edukuar dhe rritur fëmijët e tyre këtu.

Dielli do të lindë përsëri për studentët që refuzojnë të ikin dhe për ata pensionistë që refuzojnë të harrohen. Miq, nata e tyre po mbaron. Mali i tyre po po po dridhet, sepse agimi i këtij populli po vjen. Sepse çdo gjigand bie kur populli refuzon të ketë frikë. Ne do ta lëvizim këtë mal dhe do të jetojmë të lirë. Ky është muaji i fundit i dimrit të gjatë të errësirës. Pranvera e shpresës po vjen dhe ne nuk do të përkulemi, nuk do të largohemi, ne do të qëndrojmë dhe me ndihmën e Zotit, ne do të fitojmë. Ne do të fitojmë! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti i bekoftë njerëzit e lirë të këtij vendi! Fitore!/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Ata që harrojnë të shkuarën janë të dënuar ta përsërisin atë"/ Berisha: Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrataike, Sali Berisha ka deklaruar se qytetarët janë mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Gjatë fjalës së tij, para qytetarëve në protestën kombëtare të opozitës, Berisha tha "Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë".

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokratë dhe demokrate, opozitarë dhe opozitare përshendetjet më të përzemërta për ju misionarë dhe misionare të pamposhtura. Zhvillimet e ditëve të fundit, bëjnë që ne të mblidhemi në ketë shesh në kushte ndër më alarmante. Jemi mbledhur në momentin më kritik të Shqipërisë në 35 vitet e fundit. Më duhet ta nis këtë fjalë me një shprehje që sot tingëllon më aktuale, më e rëndësishme se kurrë: Ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta përsërisin atë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Historia na ka mësuar se mafia zgjidh probleme me mafie"/ Aulon Kalaja: Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, tha se historia na ka mësuar se mafia zgjidh probleme me mafie. Gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare të opozitës, Kalaja u shpreh se çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie.

“Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh probleme me mafie. Do ta shohim Rama apo Balluku. Nuk di se kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla dhe dardha të kalbura, të zgjedhësh djalin apo vajzën që tradhtuan atdheun dhe nuk id eshi as nëna e vet”, tha Kalaja./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Duhet larguar Rilindja dhe Edi Rama"/ Protesta kombëtare, Alimehmeti: Po qëndruam së bashku, Shqipëria fiton

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Kryetari i grupit të Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, duke folur në protestën kombëtare të PD para kryeministrisë, u shpreh se Edi Rama duhet larguar nga pushteti. Alimehmeti deklaroi se 1.6 milionë shqiptarë janë jashtë Shqipërisë dhe 1 në 5 mendon të largohet.

Sipas tij, gjithë kjo është pasojë e politikave të Edi Ramës dhe Rilindjes. Ai tha se qeveria është përgjegjëse për shpopullimin e vendit, për abuzimet me fondet duke lënë shkollat pa nxënës, spitalet pa ilaçe. Alimehmeti tha se sot qeveria flet për dhjetëra gjini.

Ilir Alimehmeti: Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë janë jashtë Shqipërisë dhe 1 në 5 mendon të largohet. E gjithë kjo është pasojë e politikave të Edi Ramës dhe Rilindjes. Këto abuzime me lekët, sado kolosale të jenë, janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës, spitale pa ilaçe, pronarë pa prona. Për të gjitha këto ka një emër: Edi Rama.

Një orë e më parë duhet t’i themi këtij njeriu me pushtet absolut prej 13 vitesh se sot nuk ka më justifikime. Nuk ka më fajtorë të tjerë. Kur ke gjithë pushtetin, ke edhe gjithë përgjegjësinë. Mund të flasim për dështimin e qeverisë, por nuk ka akuzë më të madhe sesa ajo që vjen nga populli kur ikën. Kur populli largohet, kjo është akuza më e madhe: shpopullimi i vendit.

Unë kujtoj një vend ku kishim dy fjalë: nënë dhe baba. Kujtoj mashkull dhe femër. Sot kjo qeveri flet për dhjetëra gjini. Kujtoj një vend ku ndërtonim rrugë kombëtare të sigurta. Kujtoj një vend që hoqi vizat me vendet e BE-së dhe u bë anëtar i NATO-s. Kjo ishte e paimagjinueshme. Ne kemi arritur përpara.

Ta kthejmë Shqipërinë te vlerat europiane. Duhet të largohet Rilindja, duhet të largohet Edi Rama. Kam para syve dhjetëra burra dhe gra që me forcën e tyre mund ta arrijnë këtë për ju dhe për familjet tuaja. Së bashku, po të qëndrojmë, Shqipëria fiton!/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"13 vite duke pritur me justifikime"/ Studentja: Qeveria ka dështuar ndaj rinisë dhe arsimit! Kush nuk proteston, po bën gati valixhen

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Desada Xhetani

TIRANË- Desada Xhetani, nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), ka folur në protestën e opozitës, e cila po zhvillohet pranë ambiente të Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, Xhetani tha se qeveria ka dështuar ndaj rinisë dhe arsimit.

Studentja adresoj disa nga problematikat me të cilat përballen sot studentët. Në lidhje me këtë, ajo tha se studenti sot nuk ka luksin të jetojë vetëm me libra, por duhet të mendojë për qiranë, për ushqimin dhe për punën e dytë. 

Xhetani u shpreh se analfabetizmi politik është aleati i tyre më i madh sdhe se kjo qeveri nuk kursen askënd. Ajo akuzoi qeveri se po përbuz arsimin, sepse arsimi prodhon mendim kritik dhe pushtetet e dobëta kanë frikë nga mendimi kritik. Në fund, ajo tha se kush nuk proteston, po bën gati valixhen për të emigruar.

Desada Xhetani: Mirëmbrëma qendrestarë që s'u dorëzuat kurrë. Mirëmbrëma dhe të gjithëve ju që me zemër e me shpirt donit të ishit këtu po u dëbuat nga shteti juaj. U dëbuat nga shteti juaj nga klika e rilindjes me Edi Ramën në krye. Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë sot janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që, një ndër 5 shqiptarë që sot është në Shqipëri, po mendon të largohet. Gjithë kjo, për shkak të politikave që ndjek Edi Rama dhe Rilindja. Politika që bazohen në shpopullim dhe abuzim pasurive publike. Kujdes, këto abuzime në lekë, sado kolosale janë, nuk janë thjesht abuzime në numra, por janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës. Janë abuzime që çojnë në spitale pa mjekë e pa ilaçe. Janë abuzime që çojnë në pronarë pa prona. Janë abuzime që çojnë në ekonomi pa të ardhmen. E për të gjitha këto, për të gjitha këto ka një emër, ka një përgjegjësi dhe ky është Edi Rama.

Një orë e më parë ne duhet t'i themi këtij njeriu që kishte pushtet absolut 13 vjet, që sot nuk ka më justifikime. Sot nuk ka më fajtorë, nuk ka kush i ha më dardha pas shpine. Kur ke të gjithë pushtetin, ke dhe të gjithë përgjegjësinë. Dhe ne sot ne mund të flasim për dështimin e qeverisë në shëndetësi, mund të flasim për dështimin e qeverisë në arsim, mund të flasim për dështimin e qeverisë në siguri publike, në siguri rrugore, në siguri ushqimore. Mund të flasim për dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, mund të flasim për dështimin e qeverisë në luftën kundër narkotrafikut. Por nuk ka akuzë më të madhe historike për një qeveri sesa populli kur ikën. Kur populli të largohet, kur populli shkon rrugëve të botës, kjo është akuza më e madhe publike, shpopullimi i këtij vendi.
Këtu të jemi të gjithë të qartë miq, nuk kemi ardhur rastësisht. Kujtohemi pak ku ishim përpara e ku jemi sot.

Unë kujtoj një vend, kujtoj një vend që kishim dy fjalë, nënë dhe baba. Sot kemi prindin një dhe prindin dy sipas asaj qeverie. Kujtoj unë një vend ku kishim dy gjini, mashkull dhe femër. Sot kemi dhjetëra e dhjetëra gjini që na flet kjo qeveri. Kujtoj një vend ku ne kishim pronat tona, tokat tona, e sot ne kemi një qeveri që flet për ish-pronarë. Kujtoj një vend ku neve ndërtonim rrugë kombëtare të sigurta, me rëndësi gjeostrategjike, e sot qeveria ndërton e abuzon rrugë e tunele që bien brenda vitit. Kujtoj një vend i cili hoqi vizat me vendet e Bashkimit Europian, u bë vend anëtar i NATO-s, e sot kemi një qeveri që shpërndan certifikata sigurie kombëtare bandave.

Ky është realiteti. Kjo ishte e paimagjinueshme. Po a imagjinoni juve ku ishim përpara? Absolutisht po, ne e kemi arritur këtë përpara. Imagjinoni t'i rikthehemi vlerave, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën e familjes, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën e shoqërisë, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën perëndimore europiane e t'i rikthejmë ato dhjetëra mijëra, qindra mijëra emigrantë e të rinj që ikën, siç kemi bërë dhe më përpara. Po kjo ndodh me një hallkë të parë. Në radhë të parë, duhet të largohet Rilindja, Edi Rama. Ky vend këtu duhet çliruar një orë e më parë me çdo përpjekje./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Ervin Salianji i bashkohet protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë. 


Salianji është shfaqur në protestë së bashku me disa nga mbështetësit e tij në rrugëtimin e tij për një ndryshim në PD. Ndërkohë ai ka takuar dhe disa prej protestuesve demokratë në shesh. Një ditë më parë, Salianji u bëri thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës së opozitës për pjesmarrje masive./Dosja.al 

3 MUAJ ME PARE

‘Kupa është mbushur’/ Gjekmarkaj: Rama po sakrifikon Shqipërinë, demokracinë dhe Europën për të shpëtuar pushtetin e tij! Shqiptarët ngrihen kundër regjimit pa legjitimitet

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj deklaroi se korrupsioni është shndërruar në mënyrë qeverisje dhe se kupa është mbushur. Gjatë fjalës së tij në protestën e cila po zhvillohet para ambienteve të Kryeministrisë, Gjekmarkaj u shpreh se sistemi i rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë.

Nënkryetari i PD, theksoi se sot një pjesë e elitave janë pa projekt, të tërhequr nga frika, të mbyllur në konformizëm dhe të heshtur përballë pushtetit. Ai tha se Shqipëria 2030 është vetëm një slogan, e maskuar me fjalë e shantazh publik. Në fund, ai tha se pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën vetëm për të shpëtuar veten.

Agron Gjekmarkaj: Vëllezër dhe motra, demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. I nderuar Prof. Dr. Sali Berisha. Sot nuk jemi mbledhur për një protestë të zakonshme. Sot jemi këtu, sepse këtij sistemi pa legjitimitet po i afrohet fundi. Sistemi i Rilindjes dhe Edi Ramës nuk ka më çfarë të prodhojë. Ka shkelur çdo premtim, nuk ka më asnjë alibi. Ka dhunuar votën e lirë, ka zgjatur jetën e vet përmes manovrave të padenja, ka mbijetuar politikisht duke e shndërruar shtetin në instrument pushteti. Pasojat janë të qarta, eksod biblik i shqiptarëve, ekonomi e deformuar, shoqëri në ankth, shtet i kapur. Një qeveri mund të qeverisë katër mandate vetëm duke bërë mrekulli për qytetarët. Këtu ndodhi e kundërta, njësimi i partisë me shtetin, blerja, dajaku, propaganda dhe shantazhi.

Korrupsioni u shndërrua në mënyrë qeverisjeje, jeta publike u kriminalizua, shteti u mbyt nga babëzia. Shqipëria 2030 është vetëm një sllogan. Jeta e përditshme e shqiptarëve është një kthim pas, si në vitin 1976, e maskuar me fjalë, fjalë, fjalë dhe shantazh publik. Ne po sakrifikojmë për ëndrrën evropiane, një ëndërr për të cilën ky komb ka paguar shtrenjtë ndër shekuj, ndërsa pushteti aktual është gati të sakrifikojë Evropën, demokracinë dhe Shqipërinë vetëm për të shpëtuar veten. Qytetarë të republikës, jemi në një pikë kritike, kupa është mbushur. Në pushtet për të ruajtur veten është gati ta asgjësojë çdo nuancë të drejtësisë, ta marrë peng atë, të marrë peng parlamentin, të grisë kushtetutën nëpërmjet tiranisë së shumicës abuzuese. Ne nuk do ta lejojmë.

Dje, Edi Rama hoqi dhe maskën e fundit, për të mbrojtur zëvendësen e vet Belinda Ballukun, për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur një labirint prej minotauri që e ka ndërtuar vetë, në të cilin po humbet shpresën një shoqëri e tërë. Në këtë labirint, alternativa e vetme që u ofrohet njerëzve është depersonalizimi, të mos mendosh, të mos ndjesh, të mos reagosh, të jesh i nëpërkëmbur, t'i bësh të gjitha këto siç i kërkon sistemi.
Kur drejtësia i nënshtrohet pushtetit, demokracia fillon të vdesë ngadalë. Sot janë sosur kufijtë e durimit qytetar.

Por njëkohësisht, kaq shumë, jemi në majën e dinjitetit tonë. Jemi këtu për të mbrojtur liritë e fituara, pluralizmin, shtetin ligjor, ekonominë e tregut, të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi sot këtu, në këtë bulevard me emër historie për t’i kthyer Shqipërisë mbi një dekadë jetë të grabitur, krenarinë e nëpërkëmbur dhe shpresën e mohuar. Kjo është sprova jonë morale si opozitë, detyra jonë për të vërtetën, beteja jonë për shpresat dhe të ardhmen tonë evropiane. Nga jugu në veri, qytetarët sot bëhen bashkë në ushtrimin e vështirë të demokracisë. Sepse demokracia nuk është dhuratë, është betejë, është përgjegjësi. Ajo fillon te qytetari dhe shuhet kur ne heshtim. Prandaj ne jemi sonte këtu, të vendosur, të duruar, por të palëkundur. Ky popull fal shumë gjëra, por nuk fal mashtrimin, vjedhjen dhe arrogancën e pushtetit, që i detyron qytetarët të largohen nga atdheu i tyre.

Sa shumë jemi sonte! Një mrekulli e kurajos qytetare po ndodh në këtë bulevard. Por historia na mëson se Shqipëria është shpëtuar në momentet më të rrezikshme, jo nga rastësia, por nga një projekt kombëtar i udhëhequr nga elitat dhe intelektualët e saj. Në vitin 1990, kur historia po ndahej mes të shkuarës tiranike dhe të ardhmes në liri, studentët dhe intelektualët me në krye Sali Berishën themeluan Partinë Demokratike. Jo thjesht si një parti të re, por si një projekt kombëtar i ripërtëritjes së Shqipërisë, një projekt që i riktheu vendit pluralizmin, dinjitetin dhe shpresën. Dhe në këtë rrugë, ëndrra e shqiptarëve u shndërrua në thirrje, thirrje që na çon drejt rrënjëve tona të farkëtuara nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, drejt një Shqipërie si gjithë Evropa. Dhe në këtë rrugë, Shqipëria nuk është e vetme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mbështet demokracinë shqiptare dhe jo shurrin e saj.

Ata kanë investuar tek liria dhe jo tek korrupsioni. Sot për fat të keq, një pjesë e elitave janë pa projekt, të tërhequr nga frika, të mbyllur në konformizëm, të heshtur përballë pushtetit. Ne e kuptojmë këtë gjendje njerëzore, e respektojmë, por duhet thënë me ndershmëri, kur elitat heshtin, projektin kombëtar duhet ta marrin dhe po e marrin në dorë qytetarët e Republikës. Dhe sot në këtë shesh, ju jeni garancia morale dhe politike e lirive të intelektualëve e atyre që duhet të flasin por që kanë zgjedhur të heshtin. Sonte bashkë me ne janë dhe ata që nuk janë fizikisht këtu, rezistenca e heshtur, ata që shohin tek secili prej jush zërin që u është mohuar. Historia jonë e ka provuar se në momentet më të errëta ky komb ka ditur të ringrihet.

Partia Demokratike i solli Shqipërisë lirinë, pluralizmin dhe orientimin perëndimor. Këto nuk janë privilegje, janë themele. Ne respektojmë mendimin ndryshe, edhe heshtjen, edhe frikën njerëzore, por fjala e lirë, dinjiteti dhe e vërteta sonte mbrohen nga ju.
Koha për të reaguar është tani, sepse vonesa në histori shpesh është kthyer në fatalitet. Shqipëria nuk ka më luksin e pritjes, ka vetëm detyrimin e guximit, guximin e misionarëve që sonte do ta bëjnë dhe po e bëjnë historinë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë Partia Demokratike, rrofshi ju./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Qytetari paraqitet me plis në kokë në protestën e opozitës

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Një qytetar është paraqitur në protestën e tretë kombëtare të opozitës me plis në kokë. Ai mban veshur një xhup të gjatë, të mbushur me mbishkrime ku krahason kryeministrin Rama me Maduron e Venezuelës.

Gjithashtu ai krahason qeverinë shqiptare me mafien. Pritet që protesta të filloj pas pak./Dosja.al 

3 MUAJ ME PARE

I shoqëruar nga protestuesit, Lideri i opozitës niset nga selia blu drejt Kryeministrisë

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu dhe është nisur drejt ambienteve të Kryeministrisë, ku dhe do mbahet protesta kombëtare e opzitës.  Lideri demokrat shoqërohet nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të partisë.

Pritet që me mbërritjen e Berishës në sheshin para Kryeministrisë, të nisë formalisht edhe protesta e tretë kombëtare e opozitës./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës/ Ja kush janë 6 folësit

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës ka nisur, ndërkohë që janë zbuluar se kush do të flasë para qytetarëve në këtë protestë. Ata janë Ilir Alimehmeti, nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, Jonathan Pano, Desada Xhetani nga FRPD dhe kryetari i PD, Sali Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e opozitës/ Tensione mes qytetarëve dhe policisë, “blindohet” Kryeministria, protestuesi gjuan drejt godinës me…

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë. Policia ka vendosur kangjella metalike përpara Kryeministrisë. Forca të shumta policore janë pozicionuar pranë saj, për të garantuar sigurinë publike dhe për mos të lejuar incidente të mundshme. 

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

Një prej protestuesve ka pasur një debat verbal me efektivët e policisë, ndërsa një tjetër protestues është parë duke hedhur pllaka të vogla drejt Kryeministrisë. Deri në këto momente nuk raportohet për përplasje fizike apo persona të lënduar./Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare e PD-së, Balliu: Integrimi europian nuk mund të merret peng për të mbrojtur...

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë të shkurtër pr mediat pak para nisjes së protestës. Balliu theksoi, se protesta synon të përcjellë mesazhin se qytetarët nuk do të pranojnë, sipas tij, kapjen e shtetit dhe pengmarrjen e proceseve integruese për interesa personale apo politike.

“Sot e gjithë qeveria është e angazhuar në mbrojtje të Belinda Ballukut, sepse në atë dosje është edhe vetë Edi Rama. Shqipëria nuk mund të merret peng dhe integrimi i Shqipërisë në Europë nuk mund të sakrifikohet vetëm për të mbrojtur Belinda Ballukun,” u shpreh Balliu./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Faleminderit zoti Rama që i riktheve studentët në fantazma

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Protesta e opozitës pritet të filloj pas pak minutash, ndërsa në rrugët e kryeqytetit kane dalë protestues të shumtë, të cilët mbajnë në duar pankarta me shkrime të ndryshme. Disa prej tyre janë paraqitur me uniforma simbolike dhe pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama.

“Faleminderit zoti Rama që i riktheve studentët në fantazma” shkruhet në një nga pankartat.

Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët si një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me skandalet e fundit në kabinetin e tij. Gjithashtu mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta kombëtare/ Berisha mbërrinë në selinë blu, pritet nga mbështetësit: O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, vetëm pak para nisjes së protestës kombëtare. Berisha ka takuar simpatizantët e shumtë para se të futej në ambientet e brendshme të selisë së partisë.


Ndërkohë, pritet që pas pak momentesh Berisha së bashku me drejtues të tjerë të partisë dhe protestues të tjerë t’i drejtohen sheshit para Kryeministrisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, mbi 1300 efektivë policie të angazhuar, në gatishmëri edhe autobotet me ujë

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Partia Demokratike mban sot protestën kombëtare para kryeministrisë në orën 17:00. Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët si një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me skandalet e fundit në kabinetin e tij. 

Mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë. Gjithashtu në gatishmëri janë edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme. Po ashtu, një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta Kombëtare, qytetarja nga Vlora: Dal për të ardhmen e fëmijëve të mi, jo për politikë

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Një qytetare nga Vlora ka dalë sot në protestë, duke kërkuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj. Duke folur për Syri.net, qytetarja, nënë e dy fëmijëve shprehet pak para nisjes së protestës, se motivi i saj nuk është politika, por e drejta e fëmijëve për tu rritur, për tu shkolluar dhe për tu punësuar në vendin e tyre.

“Si nënë, sot protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi. Dua që ata të rriten këtu, të arsimohen këtu dhe të kenë mundësi pune në vendin e tyre, jo të detyrohen të largohen,”  shprehet ajo./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Sot revoltë, jemi në kilometrin e fundit"/ Bardhi ndan mesazhin e Berishës: Të gjithë në shesh në orën 17:00

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen masivisht në shesh në orën 17:00.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” të realizimit të qëllimeve të saj dhe se ka ardhur koha për revoltë.

"JEMI NË KILOMETRIN E FUNDIT! Të gjithë në shesh ora 17:00 NË REVOLTË!!" shkruan Bardhi në Facebook./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin"/ Blushi thirrje qytetarëve: Të gjithë në Bulevardin para Kryeministrisë, durimi ka marrë fund...

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës kombëtare të PD-së, e cila do të mbahet  sot para Kryeministrisë, në orën 17:00. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.

Blushi shtoi më tej se sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.

Postimi i Tedi Blushit: 

Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin. Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar. Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë.

Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve. Sot është dita për të qenë aty! Sot është dita për të mos munguar! Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin! Ora 17:00 Përpara Kryeministrisë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin organizatës kriminale

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës që mbahet sot në orën 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Meta shprehet se Shqipëria ka shënuar rënie me 11 vende në renditjen globale të korrupsionit brenda një viti, duke shtuar se kryeminsitri Rama është vet garanti dhe mbrojtësi i gjithë këtij sistemi te kapur.

Ish-presidenti, theksoi se korrupsioni jo vetëm që vijon, por thellohet vit pas viti, duke sjellë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët. Ndërkohb Meta bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e sotme.

Reagimi i Metës:

"Shqipëria “lulëzon” në fushën e korrupsionit falë Ramaformës. Rënia me 11 vende në renditjen globale në 1 vit, tregon se burgomania e Kreut të Organizatës nuk mund të ulte korrupsionin sepse ai është vet garanti dhe mbrojtësi i gjithë këtij sistemi te kapur. Statistikat e burgomanisë së tij janë vetëm për të fshehur korrupsionin skizofrenik të Organizatës Kriminale që ai drejton dhe jo tregues i “suksesit” në luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni jo vetëm vijon, por edhe thellohet vit pas viti, prandaj nuk ka lekë për rritje reale të pensioneve, nuk ka lekë për mbulimin e ilaçeve te Onkologjiku, nuk ka fonde për fermerët (përkundrazi, u vidhen edhe ndihmat e BE-së), nuk ka fonde për arsimin dhe madje nuk ulin as TVSH-në e ushqimeve të shportës, për të gjithë qytetarët në prag urie, siç propozoi me projektligj Partia e Lirisë.

Për të garantuar përjetësisht paprekshmërinë e tij, Kreu i Organizatës pasi kapi në mënyrë antikushtetuese çdo qelizë të drejtësisë së re, tani premton rikapjen e saj përmes ndërhyrjeve të njëanshme në legjislacion me 83 “diellat” e tij jolegjitime. Prandaj sot, të gjithë në bulevardin para Kryeministrisë, në ora 17:00, për t’i treguar vendin Organizatës Kriminale dhe Kreut të saj"/Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore 

Kryeministria në flakë/ Qytetarët përplasje të forta me
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, ka theksuar se skenari i protestës së sotme është një kryengritje të fuqishme paqësore. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, Berisha tha se kjo protestë ka për qëllim të dërgojë një mesazh të qartë, si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetet e tjera evropiane dhe perëndimore.

Kryedemokrati, e cilësoi këtë protestë si një moment të rëndësishëm për të treguar se opozita dhe qytetarët shqiptarë nuk do të mposhten nga narkokratura. Berisha theksoi se kjo protestë vjen pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit, dhe pas "kartonit të zi" të dhënë nga Bashkimi Europian për Ramën.

"Skenari i protestës, është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore që do të përcjellë, sot më shumë se kurrë, në vatrat e të gjithë shqiptarëve, por edhe në Bruksel, Uashington, Berlin dhe qendra të tjera kryesore, se ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë.  Dhe jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim, vlerat e përbashkëta që njerëzit e lirë ndajnë në Shqipëri dhe botë.

Skenari sot zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit menjëherë të fazës tjetër të grushtit të shtetit, nga Edi Rama. Por zhvillohet edhe pas kartonit të zi, që i nxorrë mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që për vjedhjet e tij, është i gatshëm ti vërë fjalën një procesi aq jetik, integrimit Europian të Shqipërisë, ëndërrës më fisnike të shumë e shumë gjeneratave, ëndërrës së Shqipërisë, zonjë në Europë. Në këtë kuadër dua të theksoj këtu, thirrjen time për shqiptarët kudo që janë. Është jetike, vendimtare kontributi i tyre. 

Shumë e shumë prej tyre, fluturojnë nga vendet ku janë dhe vijnë në Shqipëri, por ftoj ata, të organizohen për protestët më të fuqishme që janë zhvilluar ndonjëherë, para përfaqësive të narkoshtetit në vendet ku jetojnë. Këto protesta të cilat PD do japë kontributin e saj me anëtarët dhe mbështetësit, janë sot të domosdoshme dhe jetike, në këto çaste, në këto momente kur Edi Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji, standardi, norme morale në qëndrimet e tij, si kryeministër ndaj shqiptarëve. Pra, kjo protestë shënon, hap dhe siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narkoshtetit, për të ju thënë popujve të atyre vendeve se, kjo përfaqësi  përfaqëson narkoshtetin, kurse ne në rrugë përfaqësojmë kombin shqiptar," tha Berisha./Dosja.al

protesta kombetare e pd tirane

Sondazh

Poll

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel