LIVE UPDATES
Draft

"Nuk e kam nëpërkëmbur betimin!" I thirrur për të dëshmuar në Komisionin e Shëndetësisë, Beqaj: Koncesionet kanë qenë dhe janë objekt hetimesh, ligji u miratua me propozim të qeverisë së PD-së

Në nisje të deklaratës Beqaj tha se do të paraqiste qëndrimet e tij dhe reflektimin e asaj që ka mundur të ndjekë në këto muaj të seancave të hapura të punës së këtij Komisioni.

12 Nëntor 2024, 10:05 Nga M.B

 

"Nuk e kam nëpërkëmbur betimin!" I thirrur për
Ilir Beqaj

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë në Kuvend lidhur me 2 koncesionet, atë të sterilizimit dhe të check up-it. Në nisje të deklaratës Beqaj tha se do të paraqiste qëndrimet e tij dhe reflektimin e asaj që ka mundur të ndjekë në këto muaj të seancave të hapura të punës së këtij Komisioni.

Po ashtu Beqaj tha se objekti i hetimit të këtij Komisioni, nuk është i panjohur për debatin parlamentar. Ai shtoi se koncensionet në fjalë kanë qenë dhe janë objekt hetimesh penale. Po ashtu Beqaj tha se gjatë detyrës si minishtër Shëndetësie është përpjekur ta kryej këtë të fundit me përkushtim dhe përgjegjësi politike, institucionale dhe qytetare. Ai tha se është i bindur se nuk e ka nëpërkëmbur betimin që ka bërë me dorën mbi Kushtetutë.

Beqaj tha se për qeverisjen e koalicionit “Për një Shqipëri Europiane” në shtator 2013, koncesionet nuk ishin qëllim në vetvehte, por një instrument në atë kontekst politik, ekonomik dhe institucional të asaj kohe. 

"Ligji i koncesioneve është miratuar në prill 2013, me propozim të qeverisë së Partisë Demokratike. VKM në zbatim të këtij ligji është miratuar në korrik 2013, kur ende ishte në qeveri Partia Demokratike. Direktiva e BE-së për koncesionet është miratuar në shkurt 2014.

Prandaj mendoj se edhe hetimi i aktivitetit të një ministri apo një kontrate koncesionare duhet bërë duke marrë në konsideratë kontekstin e kohës. Në 42 muaj që kam qënë me detyrën e Ministrit të Shëndetësisë kanë ndodhur përmirësime rrënjësore që nuk mund t’i mohojë askush. Po sjell para jush vetëm 3 prej tyre:

·       uljen e çmimit të barnave

·       themelimin e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore

·       kontrollin e duhanpirjes në mjediset publike", tha Beqaj ndër të tjera.

Pjesë nga deklarata e Ilir Beqajt:

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj deputetë!

Më lejoni t’ju falenderoj për ftesën për të dëshmuar në këtë Komision, por më së pari dua të falenderoj nismëtarët e ngritjes së këtij Komisioni, edhe pse këta të fundit kanë qëllime të ndryshme nga të miat.

Me këtë deklaratë paraprake do të paraqes qëndrimet e mia edhe në reflektim të asaj që kam mundur të ndjek në këto muaj të seancave të hapura të punës së këtij Komisioni.

Objekti i hetimit të këtij Komisioni, në fakt, nuk është i panjohur për debatin parlamentar. Në Shqipëri, çështjet e përmirësimit te shërbimit kirurgjikal mund t’i gjeni në:

·       diskutimet në Komisionin e Shëndetësisë për projekt buxhetin e vitit 2014 (dhjetor 2013)

·       diskutimet në Komisionin e Ekonomisë për amendimet e ligjit 125/2013 (korrik 2014)

·       Diskutimet në Komisionin e Shëndetësisë për projekt buxhetin e vitit 2015 (nëntor 2014)

Ndërsa për kontrollin mjekësor bazë, mund t’i gjeni në:

·       mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë për amendimet e ligjit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor (dhjetor 2013)

·       diskutimet e Komisionit të Shëndetësisë edhe në prezencën e drejtores së OBSH-së për Europën, znj. Susane Jacab (qershor 2016)

Do t’i sugjeroja Komisionit të administronte edhe procesverbalet e mbledhjeve të sipërcituara të komisioneve parlamentare.

Këto koncesione dihet tashmë botërisht që kanë qenë dhe janë objekt hetimesh penale.

Koncesioni i kontrollit mjekësor bazë është hetuar në vitin 2016 nga Prokuroria e Tiranës. Kjo çështje është pushuar. Është hetuar në vitin 2017 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe është pushuar.

Ndërkohë prej janar 2020 po hetohet nga SPAK.

Koncesioni i furnizimit me instrumenta kirurgjikalë është hetuar nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2016. Kjo çështje është pushuar.

Prej janarit 2020 hetohet nga SPAK dhe tashmë ka një akuzë penale edhe ndaj meje.

Unë kam kryer detyrën e Ministrit të Shëndetësisë për 42 muaj. Është detyra më e lartë që kam kryer në jetën time. I jam mirënjohës zgjedhësve, Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj z. Edi Rama. Jam përpjekur ta kryej këtë detyrë me përkushtim dhe përgjegjësi politike, institucionale dhe qytetare. Jam i bindur se nuk e kam nëpërkëmbur asnjë fije betimin që kam bërë me dorën mbi Kushtetutë.

Detyra e Ministrit të Shëndetësisë, sidomos në Shqipëri, është impenjuese dhe sfiduese. Nuk kam përfituar asgjë të padrejtë gajtë ushtrimit të detyrës në asnjë lloj forme dhe nuk i kam borxh askujt.

Në këtë dëshmi do të doja të mos isha vetëm. Do të doja të isha me mjekë. E pranoj publikisht se nuk kam patur marrëdhënie mjalti me ata. Por e deklaroj me bindje të plotë se secili prej 1700 mjekëve të familjes kanë vlerësim pozitiv për kontrollin mjekësor bazë dhe secili prej 450 kirurgëve të spitaleve publike të Shqipërisë kanë vlerësim pozitiv për revolucionin e sjellë në kirurgjinë shqiptare nga kontrata e koncesionit, objekt hetimi i këtij Komisioni parlamentar.

Nuk jam këtu për të mbrojtur koncesionet, edhe pse jam pikturuar si “koncesionisti i Shqipërisë”. Unë kam iniciuar studimin për disa kontrata koncesionare dhe kam nënshkruar tre prej tyre. Regjistri elektronik i koncesioneve aktualisht përmban 224 kontrata koncesionare.

Për qeverisjen e koalicionit “Për një Shqipëri Europiane” në shtator 2013, koncesionet nuk ishin qëllim në vetvehte, por një instrument në atë kontekst politik, ekonomik dhe institucional të asaj kohe.

Ligji i koncesioneve është miratuar në prill 2013, me propozim të qeverisë së Partisë Demokratike. VKM në zbatim të këtij ligji është miratuar në korrik 2013, kur ende ishte në qeveri Partia Demokratike.

Direktiva e BE-së për koncesionet është miratuar në shkurt 2014.

Prandaj mendoj se edhe hetimi i aktivitetit të një ministri apo një kontrate koncesionare duhet bërë duke marrë në konsideratë kontekstin e kohës.

Në 42 muaj që kam qënë me detyrën e Ministrit të Shëndetësisë kanë ndodhur përmirësime rrënjësore që nuk mund t’i mohojë askush. Po sjell para jush vetëm 3 prej tyre:

·       uljen e çmimit të barnave

·       themelimin e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore

·       kontrollin e duhanpirjes në mjediset publike.

ilir beqaj

Sondazh

Poll
Draft 25 Janar 2023, 19:24 k.m.

Krahasimi Tahiri-Rama

Edi Rama dhe Saimir Tahiri TIRANË- 1 nëntor 2018; Saimir Tahiri kërkoi që të bënte takimin e parë me mediat për t&e...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës