Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Protesta e bashkimit të Opozitës ka mbledhur dhjetra-mijëra qytetarë pranë kryeministrisë pasditën e sotme. • Mijëra protestues nga e gjithë Shqipëria kanë mbërritur sot në Tiranë ku kanë mbushur bulevardirn “Dëshmorët e Kombit” për rikthimin e demokracisë në vend. • Mbështetësve të opozitës iu bashkuan edhe deputetët të cilët mbajtën fjalime para protestuesve. • Edhe pse në arrest shtëpie kreu i PD-së, Sali Berisha nuk mungoi në protestë ku mbajti një fjalim online para mbështetësve të tij të cilët i përshëndeti për mbushjen e sheshit. • Berisha shtoi se kjo protestë është uragani i lirisë që do të rrëzojë qeverinë Rama. • Berisha ka theksuar se ky 20 shkurt është me i rëndësishëm se sa 20 shkurti i vitit 1991. • Ndër deputetët që mbajtën një fjalim ishte edhe Luçiano Boçi i cili u shpreh se janë mbledhur në protestë që të rrëzojnë regjimin e Ramës. • Gjithashtu fjalim mbajti edhe Flamur Noka i cili u shpreh se dita e sotme do të mbahet mend për vërshim madhështor të qytetarëve për të rrëzuar Ramën.• Para protestuesvee mbajti fjalën e tij edhe kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi i cili u shpreh se u mblodhën për të thënë se refuzojnë nje demokraci fasadë. • E pranishëm në protestë ishte edhe vajza e kreut të PD-së, Argita Malltezi Berisha si dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku. • Në mbyllje të protestës, ka pasur dhe përplasje fizike me policinë. • Disa qytetarë kanë hedhur dhe flakadanë dhe koktel molotov në drejtim në kryeministrisë. • Por të lënduar nga protesta nuk ka pasur.
27 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Gazment Bardhi ka folur për mediat nga selia e PD-së, pas përfundimit të protestës. Ai theksoi se tashmë nuk ka më dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike.
Bardhi tha se i bën thirrje gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së. Ndër të tjera tha se turi me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë.
Bardhi: Edhe unë dua t'i shpreh mirënjohjen e madhe qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Është përgjegjësi e çdo deputeti dhe çdo demokrati. Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë nga opozita. Ne do ta bëjmë PD-në një alternativë qeverisëse. Nuk jemi kurrë të gatshëm që përgjegjësitë kushtetuese, tja cojmë Edi Ramës. Ata që ishin në shesh na kanë sjellë ne këtu dhe ne u përgjigjemi vetëm tyre.
Nuk ka më dyshim kush i gëzon simbolet e Partisë Demokratike. I bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhet vendimi dhe Gjykatës së Apelit të japi sa më shpejtë vendimin.
TIRANË- Protesta e opozitës ka përfunduar pas më shumë se 2 orësh që nga nisja e saj. Fillimisht kanë qenë deputetët dhe organizatorët e protestës që janë larguar nga protesta në drejtim të selisë blu.
Më pas dhe qytetarët janë shpërndarë për në rrethet e tyre. Protesta fillimisht ka qenë e qetë, por në fund ka pasur disa perplasje mes qytetarëve dhe policisë. Disa protestues kanë hedhur kokteil molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, ndërkohë që policia i ka arrestuar.
TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të cilët u mblodhën para bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për rikthimit të demokracisë në vend. Gjatë fjalës së tij Salianji u shpreh se kjo protestë i ka treguar regjimit se kanë çuar në çdo shtëpi dritën e shpresës.
Ai më tej shtoi se Rama nuk ka miq e aleatë dhe se e vetmja gjë që e mban në pushtet është indiferenca, mpirja e njerëve, frika dhe përcarja e opozitës.
“Sot nga kjo protestë i kemi treguar regjimit dhe kemi çuar në çdo shtëpi dritën e shpresës. Për Shqipërinë keni bërë më shumë se në 10 vite ka bërë çdo institucion. Pas rënies së regjimit komunist, pas rënies së diktuarës, askush nuk e kishte menduar se do duhej të mblidheshim prapë. Rilindja e Edi Ramës na mësoi se s’mund t’i marrim të mirëqenia normat europiane.
Sot kemi arritur në ditën ku intelektuali u zëvendësua me të fortin e zonës për t’i siguruar vota. Mbërritëm në ditën ku vetëm Shqipëria dhe Serbia e Vuçiçit nuk bëjnë zgjehdje të ndershme. Erdhën në kohën kur kryeministri ka bashkëpunëtorët në burg për korrupsion dhe vetë shfaqet si të jetë i pastër dhe pa asnjë mëkat.
Të dashur miq, ky kryeministër nuk ka miq, aleatë e partner, sepse nuk mund të pranojë një shtetar si ky. E vetmja gjë që e mban në pushtet është indiferenca, mpirja e njerëzve, frika dhe përçarja për të cilën sot i kemi dhënë përgjigje me bashkim”, tha Salianji.

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD-së, Sali Berisha protestuesit kanë arritur të thyejnë thyejnë kordonin e policisë të cilët janë pozicionuar rreth kryeministrisë. Gjithashtu janë hedhur flakandanë dhe shashka në drejtim të policisë ku janë parë vatra zjarri.
Nga thyerja e kordonit të policisë u rrëzuan barrierat metalike para Kryeministrisë ndërsa janë parë edhe episode përleshjeje mes protestuesve dhe policisë.
TIRANË- Tensione në protestën e sotme të Opozitës. Qytetarët janë përleshur me policinë para kryeministrisë, ndërkohë që nuk kanë munguar as konfrontimet fizike.
Po ashtu qytetarët kanë hedhur moltov dhe flakadanë drejt kryeministrisë. Ndërsa nga përleshjet është shkatërruar dhe kordoni i formuar nga policia.

TIRANË-Pas përfundimit të fjalës së Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha disa protestues kanë hedhur kapsolle, flakadan dhe molotov në drejtim të forcave të policisë dhe Kryeministrisë.
Disa të rinjë kanë hipur në hekurat ndarës dhe janë duke u konfrontuar me policinë.
Protesta e 20 Shkurtit është thirrur nga Opozita si një revoltë ndaj qeverisë.
TIRANË- Protesta e opozitës ka "pushtuar" mbrëmjen e sotme bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Mbështëtës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë mbushën sheshin për rikthimin e demokracisë në vend. Në këte tubim ishte i pranishëm edhe djali i kreut të PD-së, Shkëlzen Berisha.
Në këtë protestë ishin të pranishëm edhe shumë deputetë opozitarë si dhe Argita Berisha. Ish-kryeministri, Berisha edhe pse në arrest shtëpie ka qenë i pranishëm në protestë përmes një fjalimi me video-konferencë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se sot demokratët kanë inaguaur misionin e tyre, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë. Duke folur online në protestën e sotme të opozitës, Berisha theksoi se sonte më i fortë se kurrë është premtimi se PD do të fitojë mbi regjimin e Ramës. Po ashtu ish kryeministri premtoi dyfishim të rrogave dhe pensioneve, që sipas tij do ta realizojë që në mandatin e parë.
"Të dashur miq, këto dy vite ju zgjodhët të vështirën, zgjodhët të pamundurën, zgjodhët Davidin në betejën me Golian, vetëm e vetëm se pse ju besoni te e vërteta. Ju keni 10 vite në opozitë të pamerituar, topitëse, por edhe besëprerë. Ju keni fëmijë, ju keni 1001 derte dhe halle, me punë dhe pa punë, me para dhe pa para, të sëmurë, me ilaçe dhe pa ilaçe. Të gjithë ju në një moment kritik për kombin, ju zgjodhët të mbronit të vërtetën, bindjet e ndershme tuajat. Në një skenar të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare, që synonte të asgjësonte opozitën e vërtetë, ju vendosët të sakrifikonit interesat personale dhe të luftoni me gjoks, ballëlartë për të vërtetën. Të bindur se kjo ishte rruga për të mbrojtur dinjitetin tuaj, për të mbrojtur opozitën, sovranitetin, pluralizmin, interesin kombëtar, të ardhmen e Shqipërisë. Ju jeni heronjtë e vërtetë. Nderim paçi gjithmonë.
Shqipërinë e ndërtojnë shqiptarët dhe jo tradhtarët! Miqtë e mi, për ju Shqipëria moniste është e shkuara e zezë e saj, kurse korrupsioni i qeverisë është armiku më i pamëshirë, më i rrezikshëm për ju dhe për të gjithë shqiptarët. Dhe siç është faktuar tashmë, korrupsioni i Edi Ramës është rrezik real edhe për miqtë dhe partnerët tanë kudo në botë. Të dashur miq, duhet të kuptoni se sot është një ditë e shënuar për PD-në dhe jo vetëm. Sot është një ditë e shënuar për demokracinë. Sot është një ditë e shënuar për fatin e Shqipërisë. Ndaj e nisa fjalën time duke thënë se ky 20 shkurt është edhe më i rëndësishëm se 20 shkurti i rrëzimit të shtatores së diktatorit. Sepse ne inaugurojmë sot misionin tonë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, betejën pa kthim të mosbindjes civile kundër diktaturës së dytë, të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve. Betejën për çlirimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura e shëmtuar e Edi Ramës.
Ne inaugurojmë betejën popullore pa kthim për rikthimin e votës së lirë dhe çeljen e dyerve të integrimit evropian të Shqipërisë, të mbyllura nga regjimi i Tiranës. Ne në këtë protestë uragan përcjellim mesazhin për botën se populli opozitar do i rezervojë diktaturës së dytë, dmth narkoshtetin të Edi Ramës, fatin që meriton, fatin që i rezervuam diktaturës komuniste 33 vite më parë. Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë të pluralizmit, sepse në ditët më të zeza për opozitën shqiptare, ju nuk u dorëzuat. Pasi u vodhën vulën, logon e partisë, ju ndaluan emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit, 600 mijë prej jush, nxorët përpara gjokset shantazhit dhe presionit të narkoregjimit, por edhe mafies ndërkombëtare, dhe thanë jemi të pamposhtur. Nderimi paçin gjithmonë mbështetësit tonë," tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se lufta ndaj demokratëve u bë që vendi të mos kishte opozitë. Duke mbajtur një fjalim online nga shtëpia, Berisha theksoi në protestën e sotme se demokratët realizuan të pamundurën dhe arritën që t'i mbijetonin sulmeve të mazhorancës. Po ashtu ai theksoi se dhe sot pas 3 vitesh nuk ka asnjë provë kundër tij, për shpalljen non grata. Gjithashtu shtoi se vetëm 4 ditë më parë, gjykata amerikane dënoi Charlës McGonigal si lobist për shpalljen e tij non grata, i paguar nga Rama.
"Le ta pranojmë miq. Fjala që unë po mbaj tani para jush ishte llogaritur që të mos mbahej. Ky uragan madhështor që ka pushtuar Tiranën, ishte llogaritur që të mos ndodhte. Bashkimi ynë në diversitet ishte llogaritur të mos ndodhte. Dhe Shqipëria ishte llogaritur që sot, në vitin 2024, të ishte një vend pa opozitë. Jo një kështjellë e socializmit si dikur, por një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltërta të Adriatikut. Zonja dhe zotërinj e nisën kundër nesh bashkë këtë betejë dy vite me parë me dy fjalë famëzeza që përdorën si plumba kundër opozitës shqiptare, non-grata, një term i përdorur në të njëjtën mënyrë si dikur, armik i popullit.
Menduan se do na asgjësonin. Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Por gabuan! Sot pas tre vitesh hetime intensive në Shqipëri dhe kudo në botë, nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, apo dokument të provojë akuzën e tyre të rreme.
Kurse vetëm katër ditë më parë, gjykata e Uashingtonit dënoi me 3 vjet burg McGonigalin, një lobist i korruptuar shpalljes time non-grata nga Edi Rama. Fill pas kësaj na grabitën vulën e partisë, ndonëse dy palë zgjedhje, tre votëbesime ju kishit shprehur vullnetin tuaj. E ndaluan emrin e Sali Berishës në fletën e votimit. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. Qeveria, mediat më të fuqishme, diplomatë dhe ambasadorë të korruptuar nga narkoqeveria u frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit midis nesh.Dhe së fundmi, njësoj si në Rusinë e Putinit, lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë.
Të gjitha këto vetëm e vetëm se ai, në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, denoncoi fuqishëm korrupsionin qeveritar dhe atë ndërkombëtar. Denoncoi korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij si armikun më të egër të qenies së qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto vetëm e vetëm pse ai mbrojti i palëkundur interesin e kombit shqiptar, denoncoi projektet antishqiptare, por edhe antieuropiane, serbo-ruse, të Aleksandër Vuçiçit, argatit të tij Edi Rama, të mbështetura fuqimisht nga Sergej Lavrov, por jo më pak edhe nga Aleksandër Soros. Dhe në fakt, për të gjitha këto sot, ne nuk duhej të ekzistonim politikisht.
Por ne fituam miq! E gjithë kjo luftë kundër nesh u bë që sot ne të ishim të përçarë, të ishim të shtrirë përtokë, që sot ne të mos ishim këtu. Që Shqipëria sot të mos kishte opozitë. Por ne realizuam të pamundurën, ne realizuam atë që nuk e parashikonte asnjë njeri. Asnjë opozitë në planet nuk do ekzistonte pas sulmeve barbare që u bënë ndaj ndesh. Siç nuk ekziston opozitë në Rusi, Bjellorusi, Iran apo Uganda ku janë marrë masa të të njëjta si këto kundër nesh. Ndaj dhe ju vini sot në këtë shesh si heronj. Po, po. Si heronj të të vërtetës, heronj të guximit dhe dinjitetit njerëzor. heronj të pluralizmit, heronj të antikorrupsionit, heronj të atdhetarizmit. Ju vini si heronj të betejave të fituara. Nder paçi gjithmonë," tha Berisha.

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë online në protestën e sotme të Opozitës. Duke folur nga banesa e tij, me anë të platformave online dhe posterit të protestës që ka vendosur pas tij, Berisha i ka quajtur qytetarët protestues së ata janë uragani i lirisë. Po ashtu Berisha ka theksuar se ky 20 shkurt është me i rëndësishëm se sa 20 shkurti i vitit 1991.
"Të dashur qytetare dhe qytetarë, të nderuar qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Zonja dhe zotërinj, uragani juaj sonte është uragani i lirisë. Përshëndetjet më të përzemërta për ju që jeni mbledhur, keni mbushur sot Tiranën nga anekënd Shqipëria, nga të gjitha vendet e botës. Fitimtarë, fitimtarë, fitimtarë. Zonja dhe zotërinj, 20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre.
Çdo vit më 20 shkurt kemi nderuar një ditë, e cila ndau historinë tonë. Ndau epokën e barbarisë së luftës së klasës, tiranisë së mjerimit dhe izolimit ekstrem nga epoka e triumfit të njerëzve më të shtypur të Europës dhe ndëshkimit mbarëpopullor pas vdekjes së Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. Duke përmbysur në Tiranë shtatoren e tij, zvarritur e copëtuar në rrugët e kryeqytetit, nderim përjetë guximtarëve, trimave, heronjve të 20 shkurtit për veprën e tyre të pavdekshme.
Por sot, për herë të parënë 32 vite, ky 20 shkurt eklipson për nga rëndësia atë të vitit 1991 sepse sot nuk kemi përpara simbolet e një diktature të bazuar në doktrinën marksiste-leniniste, por përballemi me një lloj të re diktature, e cila bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, në shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë, vjedhjen e lemerishme të qytetarëve nga pushtetarët dhe trafikun e qindra tonelatave drogë dhe narkoeuro.
Sot në sheshin Skënderbej ne nuk kemi shtatoren e bronzit të diktatorit stalinist, por para nesh qëndron shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama, pasardhësit të bllokmenëve hoxhistë, që njëlloj si diktatori tjetër, ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe që do një Shqipëri pa opozitë, dhe që vjedh qytetarët shqiptarë, vret shpresën e tyre më shumë se askush në historinë tonë kombëtarë.
Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij, si kurrë ndonjëherë më parë, 1 milion shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi evropian i vendit u shndërrua në një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët. Por sot kjo ditë, për ju, për shqiptarët, është ditë besimi dhe guximi,” tha Berisha
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nga protesta e opozitës tha se nuk do të dorëzohen edhe pse lufta e pushtetit është e pabarabartë.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi theksoi se Rama ka dështuar dhe sipas tij ai mbjell vetëm korrupsion, krim, varfëri, pabarazi, shpopullim.
Ai tha se janë mbledhur dhe janë bërë të gjithë bashkë, si e vetmja rrugë, si e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen.
Bardhi: Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi këtu për të thënë se refuzojmë një demokraci fasadë. Ne nuk duam një pushtet që përçan opozitën e vendit. Sot ne vërtet jemi në opozitë dhe kemi kaluar situata të padenja, por ne sot kemi me vete një gjë më të madhe. Kurajon tuaj dhe vullnetin tuaj për të fituar. Sot ju këtu jeni pasuria më e madhe. Ata që nuk janë këtu ju shohin dhe ju mbështesin dhe duan të jenë si ju. Të bëjmë më të mirë për Partinë Demokratike dhe sot ne jemi bërë të gjithë bashkë si e vetmja mundësi për tu përballur me të keqen. Rama ka përdorur format më antidemokratike. Ne dimë dhe duam të përballemi. Kjo është një luftë e pabarabartë, gati gjysma e popullësisë rrezikon të jetë e varfër. Shqipëria është kthyer në një paracelë vetë për oligarkët.
TIRANË-Mes protestuesve është parë dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila deri tani nuk është parë të pozicionohet qartë. Tabaku është parë me mbështetës në protestën e thirrur nga Opozita.
Me sloganin “O sot o kurrë, opozita në aksion”, opozita e bashkuar nën drejtimin e Partisë Demokratike organizon sot protestën e parë kundër qeverisë pa Sali Berishën, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dy muajsh.
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se misioni i tyre është që të çojnë kryeministrin Edi Rama para drejtësisë. Duke folur në protestën e sotme, Noka ka theksuar se dita e sotme do të mbahet mend me këtë vërshim madhështor të qytetarëve, për të rrëzuar Ramën. Po ashtu, Noka ka shtuar se ata nuk mund të njohin një kryeministër hajdut.
"Kjo ditë do të mbahet mend gjatë. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë, projektin më të errët, skenarin më të zi që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës kundër pluralizmit. Një person që qeveris prej 11 vitesh, që ka kapur të gjitha pushtetet, që blen votat, që ndanë pasuritë e vendit, që është në krye të çdo afere, që u jep miliona euro familjarëve, që udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht këtu 4 milionë euro.
I bën thjesht jo për ju por për tekat personale. Sot me këtë vërshim madhështor, ky person është i vetmi që është i trishtuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, ëndrrës për mbretërim. Vëllezër, edhe pse na burgosi liderin tonë, me një proces politik dhe bandidesk dhe fund e krye pa prova, jemi për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu. Edhe pse përdori McGonigal për non gratën politike të Sali Berishës, përsëri Edi Rama nuk ia doli të na nënshtrojë. Në atë dosje Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar. Ndaj i themi nuk të njohim më për kryeministër.
Ne jemi sot për t’i thënë atij se atë përfundim do të kesh, pa lavdi. Si ndëshkim që do të të japë populli që e tradhtove dhe e shkele me këmbë. Jemi këtu për t’i thënë se ky shesh do të paracaktojë fundit tënd. Këta njerëz janë dëshmitar që ti jo vetëm do humbësh privilegjet dhe zyrën, por që për ty do të nisë një periudhë e keqe, e papërballueshme. Do të japësh llogari për çdo cent që u ke vjedhur shqiptarëve. Sot jemi për t’i thënë se pushteti është i njerëzve, ndaj asnjë institucion që ti mundohesh të kontrollosh, nuk do dalë dot mbi pushtetin e njerëzve. Jemi sot më të bashkuar se kurrë, siç e keni kërkuar ju prej kohësh. Ne nuk ndalemi deri sa t’i sigurojmë vendit votën e lirë”, tha Noka.

TIRANË-Mehdi Malka, aktori i njohur ka marrë fjalën ditën e sotme në protestën e 20 Shkurtit. Malkaj sa ka marrë fjalën është prekur dhe përlotur duke e nisur fjalën e tij poezinë e Naim Frashërit "ti Shqipëri më jep nder".
Malka: Ne Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kemi bërë 46 kallëzime dhe nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Kjo drejtësia e re është më e vjetër se sa e vjetra. Se SPAK-u punon. Në vitin 2013 kur morën pushtetin këta hajdutët, Rama mbajti një fjalim përpara PS-së kur fitoj dhe tha që unë jam "Kryshërbëtori" juaj. Si ka mundësi që dhe Kryeshërbëtori t'i japim një hu këtij. Rama nuk ikën, Ramën do ta heqim.
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka hapur zyrtarisht fjalimet në protestën e Opozitës, pasditen e sotme. Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se dëshira e sotme e tyre që janë mbledhur në protestë është që të rrëzojnë regjimin e Ramës. Po ashtu ai ka theksuar se ata nuk do të rrëzohen dhe të bashkuar do të luftojnë kundër qeverisë së korruptuar të Ramës.
"Ajo që na ka sjellë këtu nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, por është e sotmja, është dëshira e qytetarit për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është ai grushti i mbledhur i intelektualit që kamxhikohet nga regjimi, është zemërimi i biznesit të madh dhe të vogël që i ngushtohet laku në fyt nga taksat. Është revolta e të rinjve, është ai fermeri që vajton produktin e vet, është ofshama e atij pensionistit që pret lëmoshën e tij, është ajo drama e qytetarit shqiptar jeta e të cilit është një udhëtim dantesk drejt ferrit. Sot ne vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Jemi të bashkuar në një qëndresë, duhet të vazhdojmë, të mos gjunjëzohemi dhe të mos dorëzohemi. Pushteti i korruptuar i Ramës mbështetet mbi frikën dhe apatinë. Ato mposhten me guximin dhe vendosmërinë tonë. Ai që është larguar këto godina i blindon dhe i mbyll, na takon ne ti shembim ato porta, ti hapim ato porta, sepse duke hapur ato porta i korruptuar kryeministër do gjendet pas hekurave. Vetëm kështu do bëjmë drejtësi”, tha Luçiano Boçi.
TIRANË- Argita Malltezi Berisha i është bashkuar sot protestës së 20 Shkurtit të thirrur nga Opozita. Malltezi është parë pranë mbështetësve dhe qytetarëve të PD-së.
Protesta e 20 Shkurtit është thirrur nga Opozita si një revoltë ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.
TIRANË- Protesta e opozitës ka disa minuta qe ka nisur duke mbushur plot me qytetarë bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ndërkohë mësohet se në bulevard janë fikur dritat ndërsa shtyllat janë lyer me graso. Ende nuk dihet arsyeja e fikjes së dritave ndërsa gjithashtu janë instaluar kamera me rezolucion të lartë nga ana e policisë, për të regjistruar pamjet nga çdo incident i mundshëm.
Kjo është protesta e para e opozitës, ku nuk do të jetë i pranishëm fizikisht kreu i PD-së, Sali Berisha pasi ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023.

TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjishëm i PD-së Flamur Noka ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, të shoqëruar me deputetë dhe mbështetës të tyre për të shkuar drejt sheshit përpara Kryeministrisë.
Gjatë marshimit për të mbërritur drejt podiumit të ngritur para Kryeministrisë, dëgjohen thirrje ‘Rama ik’, si dhe zhurma të borive apo hedhje shashkash.
TIRANË- Pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së sotme nga opozita. Prej disa minutash qytetarët kanë nisur grumbullimet para bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ku raportohet se janë dëgjuar shpërthime shashkash para Kryeministrisë.
Deri tani situata paraqitet e qetë ndërsa numri i protestuesve po shtohet nga momenti në moment. Policia gjithashtu është pozicionuar rreth Kryeministrisë për të reaguar në çdo rast.
TIRANË- Në protestën e Opozitës që vjen 30 vite pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës më 20 Shkurt ka nisur pranë sheshit përpara Kryeministrisë.
Në protestë kanë rënë në sy disa pamje të kapura nga fotoreporteri Felix Bilani dhe të tjerë, ku qytetarët shprehin revoltën e tyre.
"Po iki", "Shpresa ka vdekë...Edi Rama je gjarpër", shkruhet në veshjen e qytetarit.

TIRANË- Pak momente ndajne nga nisja e protesës së opozitës ndërsa qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Një nga protestuesit tha se kryeministri i vendit duhet t’i thërrasë mendjes dhe të bëjë Shqipërinë një vend më të jetueshëm. Ai tha se protesta, në dijeninë e tij, do të jetë paqësore.
“Unë jam nga Librazhdi. Jemi këtu kundër korrupsionit. Nuk ia kam idenë skenarit të dhunshëm. Kryeministri duhet t’i thërrasë mendjes. Arresti për Berishën është i padrejtë. Dhëndri ka marrë thjesht pronat e veta. Kjo është padrejtësi që i bëhet Berishës nga kryeministri”, tha një protestues.
Një tjetër qytetar u shpreh se është në shesh për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit dhe korrupsionit.
“Jam nga Kombinati. Si përherë pres të jetë paqësore. Jemi kundër keqqeverisjes së vendit”, tha ai.
TIRANË- Pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita policia ka rrethuar Kryeministrinë. Gjatë ditës së sotme gjithashtu është krijuar edhe një rrethim me hekura rreth Kryeministrisë ku tashmë pas tyre janë pozicionuar policët.
Nga opozita është lajmëruar një protestë paqësore. 20 shkurti u zgjodh si ditë proteste nga PD-ja e bashkuar, për shkak se në këtë datë u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur sot për protestën që pritet të nisë pas dy orëshpara kryeministrisë. Noka tha në News2 se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij.
Në lidhje me faktin se ndërsa opozita proteston kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Ankara, ai e cilësoi Ramën jo si kryeministër i vendit por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit.
“Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion politik të PD dhe opozitës. Me gjithë përpjekjet e regjimit për ta izoluar dhe eliminuar politikisht, dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbur. Beteja për liri nuk fitohet me pranga. Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët. Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha. Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe. Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit”, tha ai.

TIRANË- Ditën e sotme pritet të mbahet protesta e thirrur nga opozita. Mësohet se në protestë, nuk do të jenë të pranishëm kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët raportohet se ndodhen jashtë vendi për arsye personale.
Ndërkohë që sa i takon fjalimeve që do të mbahen në protestën e sotme, ato do të kenë disa protagonistë, nga Sali Berisha, i cili do t’i drejtohet mbështetësve me një fjalim nga ballkoni i tij, te Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe aleatët e tjerë në opozitë.
Mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës. Sipas Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për protestën, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës. Në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu do të bllokohen disa segmente rrugore dy orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj.
Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" janë instaluar kamera me rezolucion të lartë. Segmentet rrugore që janë të bllokuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
TIRANË- Për pak orë pritet nisja e protestës së opozitës që do të mbahet para Kryeministrisë. Në fotot e mëposhtme duket se godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, ndërsa po ngrihet edhe podiumi i atyre që do të mbajnë fjalën në protestë.
Kujtojmë se ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë "i pranishëm" përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar ditën e djeshme planin e masave të ndërmarra në kuadër të kësaj proteste. Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.
Në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu mësohet se do të bllokohen disa segmente rrugore dy orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj. Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.
Segmentet rrugore që janë të bllokuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në rrjetet e tij sociale një video nga 20 shkurti i 33 viteve më parë.
“20 shkurti, dita e përmbysjes të tiranëve”, shkruan Berisha.
Kujtojmë se pasditen e sotme në orën 17:30 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para kryeministrisë. Ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë "i pranishëm" përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 17:30 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para kryeministrisë. Ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë "i pranishëm" përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar ditën e djeshme planin e masave të ndërmarra në kuadër të kësaj proteste. Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.
Në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu mësohet se do të bllokohen disa segmente rrugore dy orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj. Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.
Segmentet rrugore që janë të bllokuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.