LIVE UPDATES
Bota

Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor

Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, Fox News, Araghchi ka thënë se momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse “dëmet janë serioze dhe të rënda”.

22 Korrik 2025, 11:00 Nga M.B
Ministri iranian: Teherani nuk do ta braktisë programin bërthamor
Ministri

LINDJE E MESME- Irani nuk ka plane për ta braktisur programin e vet bërthamor, përfshirë pasurimin e uraniumit, pavarësisht dëmit të madh që u është shkaktuar qendrave të veta, si pasojë e sulmeve amerikane muajin e kaluar, ka thënë ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, Fox News, Araghchi ka thënë se momentalisht pasurimi i uraniumit është ndalur, sepse “dëmet janë serioze dhe të rënda”.

“Por, natyrisht që ne nuk mund të heqim dorë nga pasurimi, sepse është arritje e shkencëtarëve tanë”, ka thënë ai, duke e konsideruar gjithë këtë proces si “krenari kombëtare”.

Sipas tij, çdo marrëveshje bërthamore që mund të arrihet, duhet ta ketë të përfshirë edhe të drejtën për pasurim uraniumi. Kur është pyetur nëse uraniumi i pasuruar është ruajtur diku nga sulmet, Araghchi ka thënë se “nuk ka informacion të detajuar”, por që Organizata e Iranit për Energji Atomike është duke tentuar “të bëjë vlerësime se çfarë ka ndodhur saktësisht me materialin e pasuruar”.

Uashingtoni i ka bombarduar tri qendra bërthamore në Iran më 22 qershor për të mbështetur ofensivën ushtarake 12-ditore të Izraelit. Ushtria amerikane e ka shënjestruar edhe qendrën kryesore për pasurim të uraniumit, Fordo, që gjendet në jug të Teheranit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë disa herë që sulmet kanë rezultuar me sukses dhe që të tria qendrat iraniane “janë shkatërruar plotësisht”. Deklaratat e ministrit iranian vijnë teksa Teherani pritet të zhvillojë bisedime të reja për programin bërthamor me Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar. Bisedimet do të zhvillohen të premten në Stamboll.

Sa u përket negociatave me Shtetet e Bashkuara për shtensionim rajonal, Araghchi ka thënë se Irani është i hapur për bisedime, por “jo direkte në këtë periudhë”. Ai ka thënë se Teherani është i gatshëm të ndërmarrë çdo veprim që kontribuon në ndërtim besimi për të dëshmuar që programi bërthamor është për qëllime paqësore, në këmbim të heqjes së sanksioneve amerikane.

Ministri iranian e ka pranuar se Irani do të vazhdojë të zhvillojë dhe prodhojë raketa. Pavarësisht një numri të konsiderueshëm të raketave që janë nisur drejt Izraelit përgjatë konfliktit 12-ditor, Araghchi ka pretenduar se Irani ka ende “një sasi raketash për ta mbrojtur veten”. I pyetur për shëndetin e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili është parë rrallë në publik prej sulmeve izraelite, ministri iranian ka thënë se e ka takuar së fundmi, dhe që ai gëzon “shëndet shumë të mirë”./ REL

irani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet