LIVE UPDATES
Politike

Ku është Braçe? Rama gjithë ditën në Fier, vetëm Ballën kishte me vete, socialisti 'shijonte’ Instagramin

Edhe pse në turmë nuk mungonin as Taulant Balla, as Armando Subashi, as Fredi Kokoneshi dhe deputetë të tjerë të Lushnjes e Fierit, mungonte Erion Braçe. Vendi i tij ishte i zënë dhe në asnjë moment nuk u përmend nga kryeministri si të tjerët.

22 Tetor 2022, 23:53 Nga k.m.
Ku është Braçe? Rama gjithë ditën në Fier,
Taulant Balla, Edi Rama dhe Erion Braçe

TIRANË- "Një muaj flasim, tre muaj nuk flasim. Pastaj pajtohemi dhe pastaj zihemi prapë,"-kështu e përshkroi deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. E mesa duket këto kohë nuk flasim. Rama ka qenë gjithë ditën në Fier dhe ka takuar fermerë, të rinj, madje ka mbajtur edhe një miting, por Braçe nuk është parë për asnjë moment, askund. Edhe pse në turmë nuk mungonin as Taulant Balla, as Armando Subashi, as Fredi Kokoneshi dhe deputetë të tjerë të Lushnjes e Fierit, mungonte Erion Braçe. Vendi i tij ishte i zënë dhe në asnjë moment nuk u përmend nga kryeministri si të tjerët.

Mungesa e tij mund të justifikohej me faktin që nuk është deputeti i zonës, por as Antonela Dhimo nuk është, e as Tatiana Piro. Por nuk munguan në ceremoni.

Ku është Braçe? Rama gjithë ditën në Fier,
Pamje nga takimi i PS
Ku është Braçe? Rama gjithë ditën në Fier,
Pamje nga takimi i PS

Edhe Braçe nga ana e tij nuk ka pasur asnjë justifikim, pasi ishte shumë aktiv në rrjetin e tij social në Instagram. Madje e "çau" me postimin, duke u marrë nga rënia e aksionevë në bursë të Teslës, tek fjalimet që tashmë përdoren kundër Liz Truss teksa ajo premtonte se nuk do të dorëzohej. Edhe videot virale gjeti kohë që t'i komentonte sot, vetëm kryesocialistin jo.

Ku është Braçe? Rama gjithë ditën në Fier,
Postimet e Erion Braçes
Ku është Braçe? Rama gjithë ditën në Fier,
Postimet e Erion Braçes

Të jetë një përçarje vetëm me Ramën, apo vazhdimi me Taulant Ballën? Me këtë të fundit, pati përplasje kur u bë përzgjedhja e kreut të ri të PS-së për qytetin. Asokohe u mësua se Ergest Krakulli ishte mbështetur nga Taulant Balla e kundërshtohej nga Braçe sepse është baxhanak i Edmond Begos, i akuzuar si ish-anëtar i bandës së Lushnjes dhe mik i ngushtë i vetë Ballës.

“Askush nuk më njoftoi për mbledhjen ku qenka prezantuar kryetari i PS. E kuptoj arsyen, unë isha kundër kandidaturës së ktij kryetari që u emërua sot. Patjetër për shkak të tij, mospërmbushjes së kriterit të arsimit, ky është pa arsim të lartë, disponon diplomën e një universiteti të mbyllur nga qeveria për shitje diplomash. Ky banon në Tiranë në një lagje me mua, 200 metër me tutje. Ky gënjen për arsimin, gënjen për vendbanimin. Unë mendova që Lushnja ka potencial intelektual kontribuitiv në PS shumë herë më shumë se ky kandidat. Ky emër u caktua kryetar duke mos përmbushur kritetert por edhe përmes vetos së drejtuesit politik për emërimin e tij, pa mbështetjen e kërkujt në atë mbledhje, madje nën dyshime të mëdha, përfshirë edhe kryetarin e partisë,”-pretendohet se ka shkruar Erion Braçe në grup, ku ndodhen edhe socialistët e tjerë.

Pas publikimit të lajmit nga “Syri”, Dosja.al kontaktoi me deputetin e PS-së, Braçe por në komunikimin me mesazhe, ai as nuk e pohoi, as nuk e mohoi lajmin. 

“Mes meje dhe Partisë Socialiste nuk ka probleme,”-zgjodhi që të thotë socialisti pa shtuar komente të tjera lidhur me çfarë ka ndodhur.

Por duket se diçka ka ndodhur. Por çfarë? Ka një ftohje vetëm me Ramën, atë të zakonshmen, për të cilën do të flasin shumë shpejt, apo ka nisur një përplasje në bazë me Taulant Ballën? Fushata për zgjedhjet lokale është para, e më shumë detaje do të zbulohen, por tani dimë vetëm një gjë. Braçe po hesht…

taulant balla edi rama erion braçe


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës