LIVE UPDATES
Politike

Abuzimet me fondet e IPARD nga Ministria e Bujqësisë, Tabaku kërkesë për informacion OLAF: Na vini në dispozicion kopje të raportit me shkeljet e gjetura

Tabaku thotë se korrupsioni nuk la pa përfshirë as këtë sektor, duke shtuar se Shqipëria ka pasur një rrugëtim ta vështirë në procesin e përthithjes së fondeve ta BE, në shumë raste institucionet shqiptare kanë qenë të paafta për të përgatitur e zbatuar projekte të qëndrueshme.

28 Gusht 2023, 10:04 Nga A.B
Abuzimet me fondet e IPARD nga Ministria e Bujqësisë, Tabaku
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është drejtuar  me një kërkesë Zyrës së Kundërmashtrimit për Evropan (OLAF), duke i kërkuar informacion në lidhje me shkeljet e fondeve IPARD nga Ministria e Bujqësisë. 

Ajo kërkon nga OLAF një kopje të raportit me shkeljet e gjetura. Tabaku thotë se korrupsioni nuk la pa përfshirë as këtë sektor, duke shtuar se Shqipëria ka pasur një rrugëtim ta vështirë në procesin e përthithjes së fondeve ta BE, në shumë raste institucionet shqiptare kanë qenë të paafta për të përgatitur e zbatuar projekte të qëndrueshme.

POSTIMI I TABAKUT:

Në vapën e korrikut mes lajmeve që vinin nga SPAK për vërtetësinë e aferave të denoncuara në vite u njoftuam dhe me “akuzat” për korrupsion me fondet e bujqësisë dhe hetimin e OLAF (zyrës së hetimit të fondeve të BE).
Shqipëria ka pasur një rrugëtim ta vështirë në procesin e përthithjes së fondeve ta BE, në shumë raste institucionet shqiptare kanë qenë të paafta për të përgatitur e zbatuar projekte të qëndrueshme, një pjesë e madhe e fondeve ka shkuar për asistencë teknike, të tjera janë dhe keqpërdorur apo dhe projekte që janë tërhequr zvarra më vite kurrë nuk kish ndodhur që të kishte një hetim për fonde dhe pezullim te programit me akuza për korrupsion.

Në pak fjalë pazotësia jonë ishte shndërruar në një korrupsion duke e përkeqësuar situatën.

Strukturat e AZHBR janë akredituar në vite për të përfituar nga fondet e IPARD, me qindra punonjës të trajnuar e certifikuar nga 2018 kanë filluar të punojnë në mënyrë të decentralizuar, pra të pavarur nga institucionet e BE, në marrjen e vendimeve për projektet dhe në zbatimin e tyre.

Në dhjetor të vitit të kaluar pata një diskutim me përfaqësues të qeverisë në parlament pikërisht për këtë temë ku kërkova informacion për fondet e bujqësisë: çfarë po ndodh dhe si ka mundësi këto fonde janë të pamundura të përfitohen nga fermerë individualë por shkojnë ose te grumbullues të mëdhenj në rastin më të mirë, ose në përfitues abuzivë në rastin më të keq.

Letra e dërguar institucioneve shqiptare ku akuzat për korrupsion, ngritja e kompanive përfituese abuzive, rritja e kostove, lidhjet nepotike në projektet me fondet e IPARD ishte e paprecedentë dhe në vend të ofronte informacion e transparencë qeveria përsëri hodhi baltën e sulmin kundër kujtdo që fliste për këtë.
Unë jam mësuar këto vite ta duroj dhe sulmin e padrejtë vetëm pse kam denoncuar korrupsion, dhe baltën e qeverisë sa herë kam folur të vërteta dhe mos reflektimin në portale, dhe lukuninë e komentuesve në kanalet digjitale, sa here kam denoncuar korrupsionin e rrugëve a lojërat e fatit ose sa herë kam folur për inceneratorët në një betejë të gjatë prej 7 vitesh ku pak flisnin, por të dëgjoja në parlament që duhet të më vinte turp mua për korrupsionin e faktuar të qeverisë se kisha hasur ndonjëherë.

Njolla ndaj AZHBR nuk është veç njollë për qeverinë apo për këdo që ka qenë në postin drejtues të këtij institucioni. Ajo është një njollë ndaj Shqipërisë, përpjekjes së çdo shqiptari të ndershëm që punon në këto institucioneve. Ajo është një njollë që mbështet padrejtësinë ndaj bujqve dhe fermerëve të këtij vendi që rropaten përditë dhe nuk përfitojnë nga fondet e BE-së që vijnë për to. Mbi të gjitha është një njollë që e mbart si kusur mbi shpinë Shqipëria që sot ka marrë një paralajmërim me pezullim projektesh dhe fondesh duke iu hequr mundësia për disbursimit e fondit prej 148 mln euro dhe sigurisht dhe përfitimit të fondeve në të ardhmen.
Për këtë arsye nga mesi i muajit korrikut kur kjo aferë u bë publike kam nisur kërkesa për informacion në institucioneve shqiptare nga të cilat po pres përgjigje nga dita në ditë. Sikundër jam drejtuar dhe zyrës së OLAF dhe Komisionerit për Bujqësinë për të marrë më shumë i formacion në lidhje me këtë hetim. Jam në kontakt me komitetin për buxhetin në parlamentin Europian si dhe me nën-komisionin për kontrollin e financave po në PE.
Raporti me gjasë nuk do të jetë publik, do t’i vendoset në dispozicion shtetit shqiptar dhe SPAK i redaktuar duke ruajtur dhe privatësinë e të dhënave (se BE ndryshe nga ne ka ligje që sigurojnë privatësi, ndërkohë që institucionet tona i kanë varur në tel të gjitha të dhënat e shqiptarëve), por unë jam e vendosur që të bëj transparencë për këtë çështje me aq informacion sa do të marr. Një transparencë që ka për synim për të dëshmuar se si këneta e korrupsionit progresiv të kësaj mazhorance operon me çdolloj fondi.

Kjo nuk është një çështje e qeverisë shqiptare, kjo është një çështje e Shqipërisë! Fermerët shqiptarë nuk janë njerëzit më të pasur në Shqipëri, madje nuk janë as më pak të pasurit. Ata janë më të varfrit dhe më të lënët pasdore. Ndjehem ligsht sa herë që Shqipëria përmendet për keq e sa herë fonde abuzohen me papërgjegjshmërinë më të madhe e me arrogancën maksimale.

Më poshtë letra dërguar OLAF dhe Komisionerit të Bujqësisë!

Abuzimet me fondet e IPARD nga Ministria e Bujqësisë, Tabaku

jorida tabaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet