LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja Epstein rikthen vëmendjen nga modelja shqiptare Misse Beqiri/ The Sun: Epstein i premtoi kontrata modelingu dhe Mercedes me vlerë 100 mijë paund

I njëjtit burim thotë se Beqiri ishte një modele e re që përpiqej të ndërtonte karrierën e saj, por Epstein i premtoi kontrata modelingu dhe kjo është arsyeja pse ajo pranoi fillimisht ta takonte. Gjithashtu burimi thotë se Misse Beqiri tani është penduar dhe ndihet keq për të gjitha viktimat në këtë situatë dhe beson se drejtësia do të vihet në vend. 

24 Shkurt 2026, 16:11 Nga E. D
Dosja Epstein rikthen vëmendjen nga modelja shqiptare Misse Beqiri/ The
Misse Beqiri

SHBA- Emri i 39-vjeçares shqiptare, Misse Beqiri është përfshirë në dokumentet e publikuara së fundmi, duke rikthyer në vëmendje një takim të vitit 2011 me financierin amerikan, i cili më vonë u përball me akuza të rënda për trafikim dhe shfrytëzim seksual. Sipas The Sun, një burim pranë modeles shqiptare ka deklaruar se “ishte një tronditje e plotë kur mësoi se emri i saj ishte përmendur në dosjen e Jeffrey Epstein.

I njëjtit burim thotë se Beqiri ishte një modele e re që përpiqej të ndërtonte karrierën e saj, por Epstein i premtoi kontrata modelingu dhe kjo është arsyeja pse ajo pranoi fillimisht ta takonte. Gjithashtu burimi thotë se Misse Beqiri tani është penduar dhe ndihet keq për të gjitha viktimat në këtë situatë dhe beson se drejtësia do të vihet në vend. 

“Natyrisht që u ndje e vlerësuar nga vëmendja e tij, por asgjë nuk ndodhi. Ishte një modele e re që përpiqej të ndërtonte karrierën e saj; ai i premtoi kontrata modelingu dhe kjo është arsyeja pse ajo pranoi fillimisht ta takonte. Tani ajo pendohet për këtë. Ndihet keq për të gjitha viktimat në këtë situatë dhe beson se drejtësia do të vihet në vend. Ajo e di që nuk ka bërë asgjë të gabuar, ajo thjesht e takoi, ishte ai që e kërkoi, jo e kundërta. Dhe ata që e njohin, e dinë të vërtetën”, tha burimi. 

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shprehur interes të madh për të. Ai i kishte ofruar ta çonte me avion privat në Paris për një sfilatë mode dhe madje kishte dashur t’i blinte një Mercedes me vlerë 100 mijë paund. Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur në rezidencën e tij në Manhattan, me vlerë 37 milionë paund.

Misse ishte habitur kur kishte parë brenda vilës shtatëkatëshe një klasë të improvizuar me banka shkollore, por kishte vendosur të qëndronte, duke shpresuar se ai mund ta ndihmonte në karrierë. Takimi kishte ndodhur vetëm disa muaj pasi Epstein kishte përfunduar 13 muaj burg dhe një vit arrest shtëpie pas dënimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion. Ndërsam një mik i saj ka deklaruar se ajo në atë kohë nuk dinte për dënimin e Epstein. 

Misse Beqiri u bë e njohur ndërkombëtarisht si bashkëshortja e ish-portierit të Manchester United, Anders Lindegaard, me të cilin u martua në vitin 2016. Ajo ka edhe një djalë 11 vjeçar, Julian me Lindegaard. Më pas nisi një romancë me Jake Hall, e cila përfundoi përfundimisht në vitin 2021 dhe solli lindjen e vajzës së tyre, River, 8 vjeç.

The Sun shkruan më tej, se Misse Beqiri ka përjetuar edhe disa tragjedi familjare. Ajo humbi vëllain e saj, Flamur Beqiri, i cili u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Battersea në prag të Krishtlindjes 2019. Sipas Gjykatës Flamuri ishte përfshirë në krim të organizuar dhe kishte rivalitete të dhunshme me grupe të tjera në Skandinavi.

Për vrasjen, Anis Hemissi u dënua me burgim të përjetshëm me minimum 35 vite. Teksa Misse Beqiri përgatitet për sezonin e ri të Ladies of London: The New Reign, shprehet optimiste kur pa për herë të parë billboardin me imazhin e saj.

“Çfarë momenti surreal. Jam jashtëzakonisht krenare për ne, për përpjekjen, zemrat e hapura, gjithçka që sollëm këtë sezon. Jeta nuk më është dhënë në një pjatë të artë. Nuk jam perfekte, por e di vlerën time dhe jam rritur në një person për të cilin jam krenare. Ky program nuk është thjesht një punë për ne, është bërë jeta jonë, ashtu si edhe kasti.

Jam shumë mirënjohëse për këdo që më qëndroi pranë kur isha e rrënuar, kur nuk mund të ngrihesha nga shtrati, por u ngrita, sepse njerëzit besuan tek unë. Dhe do të vazhdoj gjithmonë të luftoj për një jetë më të mirë për mua dhe fëmijët e mi. Të shoh këtë billboard nuk përmbledh të gjitha momentet krenare, por tregon se mund të biesh shumë herë dhe sërish të ngrihesh. Ja një kapitull i ri,” shprehet Misse, teksa përgatitet të shfaqet në Ladies of London: The New Reign./Dosja.al

misse beqiri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet