LIVE UPDATES
Politike

EURACTIV: Pesë shtete të BE propozojnë modelin e pranimit gradual për Ballkanin Perëndimor

Sipas një dokumenti të brendshëm, kjo qasje e re ndaj zgjerimit të Unionit do ta ndihmonte BE-në të forconte peshën e saj gjeopolitike dhe të kundërvepronte me ndikimin e palëve të treta si Moska dhe Pekini.

20 Maj 2026, 10:49 Nga E. D
EURACTIV: Pesë shtete të BE propozojnë modelin e pranimit gradual
Martha Kos

BRUKSEL- Pesë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të rishqyrtojë strategjinë e tij për përfshirjen e vendeve potenciale kandidate nga Ballkani Perëndimor në tregun e përbashkët, duke e paraqitur këtë si një mjet për t’i mbajtur vendet kandidate larg ndikimit të Rusisë.

“Për të ruajtur dinamikën e zgjerimit dhe për të çuar përpara integrimin evropian, nevojiten stimuj të fortë dhe tërheqës. Një qasje e bazuar në meritë nëse është e nevojshme edhe gradualisht drejt tregut të përbashkët evropian përbën një stimul të tillë”, shkruan Austria, Republika Çeke, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia në një dokument konfidencial, i shpërndarë të premten e kaluar në Bruksel mes 27 vendeve të BE-së dhe i publikuar fillimisht nga Rapporteur.

Vendet e përshkruajnë modelin e propozuar si integrim sektorial sistematik. Kjo do të përfshinte zgjerimin e gamës së programeve të BE-së ku mund të marrin pjesë vende si Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa ato përshtaten kapitull pas kapitulli me legjislacionin e gjerë të Brukselit.

“Integrimi gradual duhet të promovohet në mënyrë aktive dhe sistematike sapo një vend kandidat të dëshmojë se ka arritur një nivel të lartë përputhshmërie me acquis-in e BE-së në fushën përkatëse”, thuhet në dokument.

Në dokument theksohet se duhet të parashikohen mekanizma mbrojtës në rast se një vend që gëzon akses të veçantë në tregun e BE-së bën hapa pas.

Transporti, energjia dhe tregu digjital

Dokumenti propozon disa sektorë të rinj që mund të përfshihen, ndër to transporti, tregjet e energjisë dhe energjisë elektrike, tregu digjital i përbashkët, strategjitë e konkurrencës dhe politika për lëndët e para kritike. Ai përmend gjithashtu marrëveshjen mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për lëvizshmërinë e të rinjve si shembull i një lehtësie që mund tu ofrohet edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, për sa u përket ambicieve, dokumenti mbetet pas ideve që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, propozoi javën e kaluar në një intervistë për Euractiv. Ai sugjeroi që vendet kandidate, me përfundimin e kapitujve të negociatave, të marrin status vëzhguesi në organet e BE-së.

Milan Nič, studiues i lartë në Shoqatën Gjermane për Politikë të Jashtme, u shpreh i paimpresionuar nga përmbajtja e dokumentit dhe deklaroi se ai nuk largohet shumë nga konceptet e mëparshme.

“Tingëllon më tepër si një version pak më i përpunuar i shtytjes ekzistuese për integrim gradual”, tha ai.

Autorët e dokumentit i kërkuan komisioneres përgjegjëse për zgjerimin, Marta Kos, të zhvillojë ide të reja në këtë drejtim.

“Kjo qasje do ta zgjeronte dhe forconte tregun e përbashkët, do të kontribuonte në rëndësinë gjeo-ekonomike dhe autonominë strategjike të BE-së, ndërkohë që do t’i afronte më shumë vendet kandidate dhe do të ndihmonte në kundërvënien ndaj ndikimit të vendeve të treta”, thuhet në dokument./Dosja.al

martha kos bashkimi europian bruksel shqiper ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet