LIVE UPDATES
Bota

Tortura të tmerrshme/ Ushtarët rusë rrëfejnë për BBC se si vriteshin shokët e tyre që refuzuan urdhrat

Një ish-ushtar i quajtur Dima tha se pa trupat e 20 burrave të shtrirë në një gropë pasi u ekzekutuan dhe kjo njihet si “zerozim” që në zhargonin ushtarak flet për ekzekutimin e trupave të veta. Ndërsa, të tjerë treguan se ushtarët liheshin të uritur, i nënshtroheshin elektrokokut, urinonin mbi të dhe më pas dërgoheshin të paarmatosur beteje të njohura si  “stuhi të mishit”.

24 Shkurt 2026, 22:55 Nga E. D

Tortura të tmerrshme/ Ushtarët rusë rrëfejnë për

RUSI- Ushtarët rusë kanë rrëfyen se si i panë shokët e tyre të vriteshin në vend për shkak se refuzuan urdhrat. Duke folur në një dokumentar të BBC-së të quajtur “Vija Zero: Brenda Luftës së Rusisë”, ushtarët treguan vrasjet brutale të urdhëruara nga komandantët. 

Një ish-ushtar i quajtur Dima tha se pa trupat e 20 burrave të shtrirë në një gropë pasi u ekzekutuan dhe kjo njihet si “zerozim” që në zhargonin ushtarak flet për ekzekutimin e trupave të veta. Ndërsa, të tjerë treguan se ushtarët liheshin të uritur, i nënshtroheshin elektrokokut, urinonin mbi të dhe më pas dërgoheshin të paarmatosur beteje të njohura si  “stuhi të mishit”.

 

Këto dëshmi vijnë ndërsa sot shënohet katërvjetori i fillimit të luftës në Ukrainë. Gjatë katër viteve të fundit, forcat e Putinit kanë parë 1.25 milionë ushtarë të tyre të vrarë ose të plagosur në vijat e frontit. Dhe tani zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia po humbet më shumë trupa sesa mund të rekrutojë, me forcat e Putinit që pësojnë gati 40,000 viktima çdo muaj, ndërsa rekrutojnë vetëm deri në 35,000 trupa. Një ish-ushtar, Ilya, i cili më parë punonte si mësues për fëmijë me nevoja të veçanta, u thirr në shërbim ushtarak në maj 2024.

Pas mbërritjes së tij në Ukrainë së bashku me 78 të tjerë, shumica e ushtarëve u dërguan direkt në vijën e frontit, ndërsa ai përfundoi në një post komande. Gjatë kohës që kaloi atje, ai tha se pa katër persona të ekzekutuar nga një komandant pasi ikën nga vija e frontit.

“Gjëja më e trishtueshme është se i njihja. Mbaj mend njërin prej tyre duke bërtitur ‘Mos qëlloni, do të bëj çdo gjë!’, por ai [komandanti] i zeroi gjithsesi. Fati yt varej nga komandanti yt. Komandanti është në radio: 'Zero këtë, zero atë", tha ai. 

Dima 34-vjeçar punonte si ndihmës mjekësor ku ishte pjesë e një brigade që evakuoi ushtarët e plagosur nga vija e frontit. Ai përshkroi se si pa komandantin e tij Alexei Ksenofontov, duke ekzekutuar ushtarët e tjerë, duke e quajtur atë një 'kasap'.  Nga 20 burrat në gropë, Dima tha se ishin ish-të dënuar që kishin mbërritur në bazë natën e kaluar.

"Njëzet djem na sollën. Ata thjesht ua morën kartat bankare dhe i vranë. Nuk është problem të shlyesh dikë. Thjesht harton një raport," tha ai.

Ndërsa, ish-ushtari Denis, 27 vjeç, tha: “I pashë ata [komandantët] të dërgonin valë pas vale, duke hedhur njerëz si mish mbi ukrainasit, kështu që atyre u mbaruan municionet dhe dronët dhe një valë tjetër mund të arrinte objektivin e tyre. Ne patëm 200 të vdekur në tre ditë. Në stuhinë e parë të regjimentit tonë, ata na shkatërruan, regjimenti ynë u shkatërrua vetëm në tre ditë.” 

Gjithashtu një video në Telegram tregon ushtarë të dobësuar që rrinin të përkulur në një gropë të errët, pasi ishin lënë të uritur dhe të rrahur për refuzimin e urdhrave. Një burrë në video dëgjohet duke thënë: “Ke uri? Le t’i ushqejmë kafshët”, “A do një biskotë”. Ndërsa një ushtar lutet dhe përgjërohet përpara se disa copa ushqimi të hidhen në gropë.

Një ushtar tjetër, Ilya tha se ai ishte torturuar personalisht, duke rrëfyer se si ishte lidhur në një pemë, urinuar mbi të dhe rrahur, përpara se të merrej me armë.iu vu në kokë. 

"Komandanti u tha të gjithëve 'Kemi një tualet të ri'. Unë qëndrova i lidhur për gjysmë dite," tha ai.

Ish-ushtari tha se u përpoq t’i jepte fund jetës së tij pasi mbaroi kjo përvojë e hidhur. Denisi tha se poshtërimi dhe tortura janë bërë “normë” në Ushtrinë Ruse. 27-vjeçari tregoi një foto të bërë pasi u keqtrajtua nga komandantët për shkak se refuzoi të kërkonte një dron të zhdukur.

Duke folur për ankthet që ka përjetuar që atëherë, Dima tha: “Kam ëndrra. Shoh [një] pyll plot me kufoma, njerëz të shtypur me fytyra, gojë të bardha e të ndyra plot me gjak. Era… nuk ka erë, ka shije.”

Këto dëshmi vijnë në një kohë kur gjithnjë e më shumë pamje shqetësuese po përhapen në internet, të cilat tregojnë eprorët rusë duke torturuar ushtarët e tyre. Në një video muajin e kaluar, një luftëtar u pa i lidhur me shirit me kokë poshtë në një pemë në të ftohtin pranë vijës së frontit.

Një tjetër gjithashtu i lidhur pas një peme u detyrua të hante borë nga oficeri i tij epror. Ushtarët e frikësuar dhe të dridhur mbanin veshur vetëm të brendshme pasi u zhveshën komandatët./Dosja.al

Klikoni për të parë PAMJET

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet