LIVE UPDATES
Politike

Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha: Drejtorët me gotat e alkoolit përpara bëjnë emërimet! Ja dy kriteteret sesi merren funksionet e rëndësishme

Ndër problematikat që rënditen janë emërimet që kryhen në këtë institucion ndërsa theksoet se ato kryhen pa konkurim duke shkelur ligjin dhe rregulloren e gardës. Sipas tyre punësohen persona të cilët nuk kanë asnjë lloj trajnimi dhe më pas emërohen në poste të rëndësishme.

5 Qershor 2025, 10:37 Nga N.F
Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha:
Ermal Onuzi

TIRANË- Efektivët e Gardës së Republikës i kanë drejtuar një letër kryeministrit, Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Në këtë letër të siguruar nga Dosja.al, ata shprehin shqetësimet dhe problematikat në lidhje me drejtimin e këtij institucioni nga Ermal Onuzi. Në këtë letër dalin në pa skandalet dhe sesi kryhen emërimet pa kriter dhe mungesa e profesionalizmit.

Ndër problematikat që renditen janë emërimet që kryhen në këtë institucion ndërsa theksohet se ato kryhen pa konkurim duke shkelur ligjin dhe rregulloren e gardës. Sipas tyre punësohen persona të cilët nuk kanë asnjë lloj trajnimi dhe më pas emërohen në poste të rëndësishme.

Efektivët e gardës shprehen se për të marrë këto poste janë dy kritere. Sipas tyre për të marrë poste të rëndësishme duhet të jesh ish ushtarak i FA ose të jesh nga Kuksi ose Dibra. Në letër theksohet se Garda është tani vendi ku konsumohet masivisht alkool nëpër zyra. Gjatë këtyre takimeve me gotat e alkoolit përpara bëhen emërimet. Ata kanë dhënë emra konkretë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm te drejtori i DPK dhe DSPLSH.

Në letër po ashtu zbulohet një tjetër skandal, ku kreu i Gardës dhe drejtorët e tij rreshtojnë efektivët në një lokal në Shkodër dhe më pas gajasen duke i thënë njëri-tjetrit se edhe duke pirë e vënë në rresht Gardën. Ata kanë theksuar se nga kjo situatë ku ndodhet Garda po shkatërrohet karriera e dhjetra gardistëve të cilët po zëvendësohen me ish ushtarakë dhe miq të drejtorit.

Pjesë nga letra:

Drejtori i përgjithshëm është me nivel intelektual për të ardhur keq. Po rradhisim disa shqetësime:

1. Nuk respektohet puna disa vjeçare e gardistëve dhe përvoja jonë nuk merret fare në konsideratë.

Pranimet dhe emërimet po bëhen pa konkurim, duke shkelur hapur dhe në mënyrë brutale ligjin dhe rregulloren e gardës. Merren punonjës pa asnjë lloj trajnimi dhe emërohen në funksione shumë të rëndësishme dhe me impakt në sigurinë e personaliteteve dhe objekteve.

Vetëm dy kritere duhen, të jesh ish ushtarak i FA ose të jesh nga Kuksi ose Dibra.

Të emëruarit pa meritë shfaqin hapur harbutërinë duke nëpërkëmbur qindra gardistë të ndershëm e që kanë sakrifikuar për gardën. Meraku i vetëm i tyre është të marrin dieta dhe të kapardisen në makina se "ju ka ardhur dita". Shikoni sa drejtorë dhe shefa shkojnë në shërbimet jashtë Tiranës, apo jashtë shtetit.

2. Janë lëvizur nga detyra disa punonjës pa asnjë motiv dhe vendi mbahet bosh derisa ata të shkojnë të takojnë Drejtorin e përgjithshëm dhe rikthehen te vendi ku ishin po qe se "kanë sjellje të mirë" (vendi mbahet bosh disa ditë).

3. Me keq ardhje ju themi se Garda është tani vendi ku konsumohet masivisht alkool nëpër zyra dhe me gotat përpara bëhet politika e emërimeve. Duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe beniaminët e tij (Drejtori i DPK dhe Drejtori i DSPLSH).

Realisht Gardën e drejton një pijanec ordiner si L.H që është shoku i drejtorit, i cili mbasi pi sa nuk kontrollon veten, del para efektivit me pantallona të lagura dhe thotë, "ligjin tani e bëj unë”. Po ju pyesim: Ky është vizioni për Gardën?

4. Verifikoni ju lutemi rastin e rreshtimit të gardës me një telefonatë nga një lokal në Shkodër ku drejtori me drejtorucët e tij qeshnin që edhe duke pirë e venë në rresht garden!!!!!!

Kujdes, po shkatërrohet karriera e dhjetra gardistëve dhe po zëvendësohen me ish ushtarak, miq të drejtorit, të liruar apo në prag lirimi nga FA, kryesisht për mos përparim në gradë!

Konkretisht duhet verifikuar:

1. Me çfarë konkursi u zgjodh një ish punonjës i FA, në funksionin më të rëndësishëm të menaxhimit operacional të Gardës (A.Sopiqoti), i cili meritën e vetme që i njeh vetes është (siç shprehet ai), "kam shok Vinin"(Ministrin Ervin Hoxha)? Në këtë funksion gjithnjë ka qenë një oficer me përvojë disavjeçare në gardë.

Në rastin e këtij punonjësi duhet verifikuar edhe e shkuara (ka qenë i hetuar në ushtri për ngacmim seksual). 1 muaj mbas emërimit këtij “Majori” Drejtorit të DSPLSH, ju jepet grada "Drejtues i lartë", duke kapërcyer 3 grada.

Ju sigurojmë se çdo punonjës i gardës me gradën Kryekomisar do ta bënte shumë më mirë detyren sesa një Major i pompuar që deklaron nëpër tavolina ku pihet alkol pa fre, se është miku i ministrit aktual dhe shoku i drejtorit të përgjithshëm, dhe se ju paska ardhur dita ta bëjnë gardën si duan ata.

2. Si mund të shkelet kaq hapur ligji dhe parimi i hierarkisë dhe të jepet grada madhore "Drejtues i lartë" një punonjësi me gradë ushtarake "Major" dhe një tjetri me gradë "Drejtues" në gardë?
Dhënia e gradës "Drejtues i lartë" dy punonjësve është në kundërshtim me ligjin 33/2021 "Për Gardën e Republikës së Shqipërisë" dhe shkel parimin bazë të tij, herarkinë por ka edhe dëm financiar pasi "drejtuesi i lartë" ka pagën për gradë 160 000 lek, ndërsa Kryekomisari (grada që duhet të merrte Drejtori i DPK) e ka pagën 105 000 lek, pra një diferencë prej 55 000 lek në muaj.

3. Si u përzgjodh nga jashtë juristi i Gardës dhe ju dha grada Nënkomisar? Nqse do shpallej vendi i lirë, shumë gardistë mund të konkuronin sepse e kanë arsimin juridik.

4. Si u përzgjodh nga jashtë Gardës, Drejtori i Shërbimeve Mbështetëse. Pse nuk kishte konkurrim?

5. Si u pranua pa konkurrim një oficer i liruar nga FA dhe që ka pasur probleme me ligjin dhe ështëemëruar tek standardet profesionale, kur ligji e përcakton saktë procedurën e rekrutimit?

Garda i ka qëndruar situatave shumë më të vështira, por ne na dhemb kjo frymë që po futet dhe me keqardhje e themi se nuk ndryshon nga ajo e vitit të mbrapsht 1997, apo edhe ajo që solli turpin në historinë e gardës, 21 Janari i vitit 2011. Ishte arroganca e drejtuesve që e çoi gardën në atë pikë.

Në fund, ndonëse jemi të depolitizuar, kemi edhe ne bindjet tona dhe votojmë, ju themi se po punoni mirë për votat e diasporës dhe po humbisni ato që keni pranë vetes.

Efektivët e Gardës letër Ramës dhe ministrit Hoxha:

garda e shqiperise ermal onuzi

Sondazh

Poll
Politike 5 Qershor 2025, 10:08 r.ll

Nis seanca plenare në parlament

foto ilustruese TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka hapur seancën duke lexuar pikat ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet