LIVE UPDATES
Politike

Bilanci i legjislaturës më të “çmendur” të parlamentit

Që nga refuzimet e komisioneve hetimore parlamentare që çuan në bojkot të Kuvendit dhe deri të përplasjet mes grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi në këtë legjislaturë ka patur zhvillime të mëdha dhe përplasje e sherre akoma më të mëdha.

3 Korrik 2025, 14:57 Nga I.A
Bilanci i legjislaturës më të “çmendur”
Berisha, Spiropali, Nikolla, Bardhi dhe Rama

TIRANË- Sot mbyllet legjislacioni 4-vjeçar i këtij Kuvendi dhe i kësaj qeverie nga viti 2021 deri në 2025. Në këto katër vite, zhvillimet në Kuvend nuk kanë qenë të pakta dhe nuk kanë kaluar pa u vënë re. Që nga refuzimet e komisioneve hetimore parlamentare që çuan në bojkot të Kuvendit dhe deri të përplasjet mes grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi në këtë legjislaturë ka patur zhvillime të mëdha dhe përplasje e sherre akoma më të mëdha.

Por çfarë ka ndodhur më specifikisht në këto 4 vite Kuvend?

Përplasjet brenda PD-së

Legjislatura e re në Kuvend, ka nisur me zhvillime dhe përplasje të mëdha brenda Partisë Demokratike. Një ditë para se të niste seanca e parë e Kuvendit (9 shtator 2021), Kryetari i atëhershëm i PD-së Lulzim Basha, vendosi të hiqte nga grupi parlamentar Sali Berishën, për shkak të shpalljes 'non grata' nga SHBA. Një vendim i njëanshëm që solli përplasje dhe përçarje të mëdha në partinë më të madhe të Opozitës, vendimi i njëanshëm i Bashës, mori përgjigjen pak muaj më vonë, kur Këshilli Kombëtar i PD-së shkarkoi Bashën si kryetar dhe zgjodhi Berishën. Seanca e parë plenare në këtë legjislaturë ka nisur më 19 shtator 2021, ku deputetët demokratë mbështetës së Berishës, kanë quajtur Bashën si të blerë nga Rama. Përplasjet brenda PD-së kanë vijuar deri në vendimin e Gjykatës në lidhje me vulën dhe logon e PD-së, ku kjo e fundit njohu Këshillin Kombëtar të 11 dhjetorit dhe rrjedhimisht Berishën si kryetar të saj. 

Komisionet hetimore parlamentare

Gjatë këtyre 4 viteve Kuvend, kërkesat e Opozitës për Komisione hetimore kanë qenë të shumta, bazuar dhe në skandalet që kanë përfshirë qeverinë Rama këto katër vite. Por vetëm 4 kërkesa për komisione hetimore janë lejuar që të ndodhin. Kërkesa e parë për komision hetimor ka qenë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kjo kërkesë për komision hetmor është ndër të vetmet që janë pranuar nga Mazhoranca, ndërkohë që kryetar të saj kanë qenë Enkelejd Alibeaj dhe nënkryetare Jorida Tabaku. Në këtë komision janë sjell të dhëna dhe prova të mjaftueshme në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, duke nisur nga verifikimi i parregullsive zgjedhore, përdorimi i patronazhisteve, legalizimet e ndërtimeve dhe presionet ndaj administratës gjatë fushatës. Por ky komision u mbyll pa asnjë rezultat dhe pa shumë bujë në vend. 

Kërkesa tjetër për komision hetimor parlamentar që është pranuar nga maxhoranca është dhe Komisioni për Inceneratorin. Ky Komision i udhëhequr nga Jorida Tabaku, ka marrë në pyetje Ministra, biznesmenë si dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Në këtë komision janë sjell prova në lidhje me aferën e Inceneratorëve, ku edhe pse pagesat e majme vazhdojnë e kryhen çdo muaj, Inceneratorë nuk ka, por vetëm një grumbull mbetjesh, që u vihet flaka në mënyrë misterioze herë pas here. 

Komisioni hetimor për sistemin e të dhënave personale është lejuar që të hapet, vetëm pas disa protestash dhe bojkotesh nga ana e Opozitës. Me kryetar, deputetin tashmë të burgosur të opozitës Ervin Salianji, ky komision ka zgjatur 4 muaj. në këtë komision hetmor janë përfshirë çështje si rrjedhja e të dhënave të mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës, dalja e listave të pagave për më shumë se 600 mijë qytetarë si dhe ndërhyrjet e paautorizuara nga persona të tretë në strukturat e Policisë së Shtetit. 

Dhe Komisoni i fundit hetimor që PS ka lejuar që të ngrihet është komisioni për Sterilizimin dhe Check Up. Ky komision ka ardhur si një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së, bashkë me komisionin për TIMS. Ky komision është kryesuar nga Albana Vokshi dhe ka nxjerr zbuluar vjedhjet dhe shpërdorimet për tenderat që janë bërë për këto çështje. 

Ndërkohë që komisionet hetimore të kërkuara nga PD-ja për afera të tjera të kësaj qeverie, apo që përfshinin vetë kryeministrin Rama, nuk janë lejuar nga maxhoranca. Këto bëhet fjalë për komisionin për Becchettin, i cili ka fituar gjyqin ndaj Shqipërisë në lidhje me mbylljen e televizionit Agon Channel. Mbi këtë gjyq, Shqipëria duhet t'i paguaj Becchettit 110 mln euro dëmshpërblim. 

Një komision tjetër që nuk është lejuar nga maxhoranca, ka të bëj drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama, që është McGonigal. Ky komision është kerkuar të hetohet lidhja e kryeministrit Rama me ish zyrtarin e FBI-së të arrestuar, Charles McGonigal, por kjo nuk ndodhi kurrë. Dhe që të mos ngrihej ky komision është siguruar vetë kryeministri Rama, i cili deklaroi se nuk ka asnjë shans që Kuvendi të ngrejë një Komision Hetimor lidhur me marrëdhënien e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

E njëjta gjë është bërë dhe me komisionin hetimor për fluturimet e Ramës me Charter. Sipas PD-së janë regjistruar mbi 137 fluturime të Ramës me charter dhe i kanë kushtuar buxhetit të shtetit mbi 22 milionë eurosh. Ky komision hetimor i kërkuar është bllokuar që në Konferencën e Kryetarëve, ku maxhoranca në grup e ndali. Për këtë komision hetimor, Rama deklaroi se udhëtimet me chartera nuk ishin private, por pjesë e një marrëveshje promo me “Air Albania”. 

Tre komisione hetimore të tjera që janë kërkuar nga maxhoranca janë për 'Investimet strategjike', 'Porti i Durrësit' dhe Konfliktet e interesit. Por asnjë nga këto komisione hetimore nuk janë lejuar nga ana e PS-së që të zhvillohen. 

Përplasjet PD-PS

Tensionet mes dy partive kryesore në Kuvend, kanë qenë të shumta, por janë intensifikuar më shumë gjatë periudhës kohore 2022-2024. Fillimisht bojkoti nga ana e PD-së ka ndodhur për shkak se maxhoranca nuk ka lejuar që të ngrihen komisionet hetimore parlamentare që kanë inicijuar. Bojkotet në Kuvend, kanë nisur duke mos lejuar që seancat plenare të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe duke bllokuar foltoren.

Ky bojkot nga ana e PD-së ka zgjatur për më shumë se 6 muaj, ndërkohë që PS-ja në çdo seancë plenare i kalonte projektligjet dhe projektvendimet pa asnjë diskutim. Ndërkohë që në Komisionin e Etikës, PS-ja përjashtonte deputetët e PD-së nga 10 ditë minimumi deri në 2 muaj jashtë Kuvendit. 

Gjendja normale në Kuvendit është rikthyer pas një marrëveshje mes palëve, ku PD-së i janë lejuar që të ngrej dy komisione hetimore parlamentare që janë për TIMS dhe për Konçensionet në Shëndetësi. Por kjo gjendje ka zgjatur vetëm pak muaj, pasi në shtator të vitit 2024 janë rikthyer sërish përplasjet në Kuvend.

Këtë herë për shkak të burgosjes së deputetit Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024. Ky vendim solli përplasje dhe tensione të mëdha në Kuvend, ku deputetët e PD-së nuk kanë lejuar zhvillimin e seancës dhe kanë djegur karriget e Kuvendit jashtë godinës. 

Bojkotimi i Kuvendit ka vazhduar më tej për shkak të përjashtimeve të 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga seancat, për shkak të dënimeve nga Komisioni i Etikës. Deputetët që protestuan janë përjashtuar me 1 deri në 2 muaj nga Kuvendi, gjë që rriti zemërimin e PD-së. 

Aktet ligjore të miratuara në Kuvend 

Gjatë kësaj legjislature në Kuvend janë miratuar qindra projektligje, vendime dhe rezoluta. Por le ti shohim pak më në shumë detaje. Sipas kërkimit të bërë nga Dosja.al, në periudhën shtator-dhjetor të vitit 2021 janë miratuar gjithsej 96, të cilat ndahen në projektigje, projektvendime dhe projektrezoluta. Në vitin 2022 janë miratuar gjithsej 192 të cilat ndahen në projektigje, projektvendime dhe projektrezoluta. Viti 2023 dhe viti 2-24 kanë pasur më shumë vendime të miratuara në kuvend, përkatësisht me 233 projektigje, projektvendime dhe projektrezoluta në vitin 2023 dhe 241 projektigje, projektvendime dhe projektrezoluta në vitin 2024. Ndërsa në vitin 2025, janë miratuar 107 projektigje, projektvendime dhe projektrezoluta.

Interperlancat në Kuvend

Ndërkohë që në këtë legjislaturë nuk kanë munguar as kërkesat për interperlancë ugjente dhe me procedurë të zakonshme. Kërkesat më të shumta për interperlancë janë bërë nga deputetët e PD-së kundrejt kryeministrit Edi Rama apo dhe ministrave, por ka pasur dhe përjashtime, ku deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar interperlancë me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca. 

Gjithsej në këtë legjislaturë janë kërkuar dhe mbajtur 58 interperlanca, ku më të shumtat kanë qenë me Ministrat e qeverisë Rama. Ndërkohë që interperlancat urgjente janë kërkuar me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me aferat që e kanë përfshirë atë si çështja McGonigal, udhëtimet me Chartera, Inceneratorët. Por në interperlancat që janë kërkuar, kryeministri Rama ose nuk ka ardhur fare dhe ia ka deleguar këtë Ministres për marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, ose ka ardhur duke mbajtur një fjalim një Kuvend dhe më pas është larguar. 

Jeta parlamentare mbyllet sot për politikanët në Shqipëri, duke pritur muajin shtator që të rinisin sërish, kush është zgjedhur deputetët. Ndërkohë që për disa të tjerë, dita e sotme shënon mbylljen e këtij kapitulli, duke mos marrë një mandat tjetër. Por ajo që na mbetët të bëjmë tashmë, është që të shpresojmë se Kuvendi i ardhshëm 4-vjeçar të ketë përparësi, problemet reale të qytetarëve shqiptarë dhe jo rritjen e rrogës për vetën./Dosja.al

kuvendi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!