“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Rama zbarkoi në bashkinë e Vlorës me kritika të shumta, kërkon shkarkime dhe dorëheqje! Detaje nga takimi
Fokusi i diskutimeve në takim ishin problematikat e qytetit, ku raportohet se Rama ka shprehur kritikat e tij mbi menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.
3 Korrik 2025, 13:25Nga r.ll
edi rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Bashkinë e Vlorës, ku ka zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura me stafin e institucionit dhe deputetët e qarkut.
Fokusi i diskutimeve në takim ishin problematikat e qytetit, ku raportohet se Rama ka shprehur kritikat e tij mbi menaxhimin e sezonit turistik, problemet me furnizimin me ujë të pijshëm dhe ankesat e qytetarëve lidhur me cilësinë e shërbimeve.
Gjithashtu ai ka kërkuar dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve në Vlorë, dhe largimi i një pjese të administratës së Bashkisë së Vlorës. Jashtë kritikave nuk kanë ngelur edhe deputetët e qarkut, të cilat janë kritikuar për performancën e tyre të dobët gjatë periudhës së fundit.
Vlora është përballur disa herë me problematika që prej nisjes së sezonit, ku më kritikja ishte zjarri që ka përfshirë disa herë fushën e mbetjeve në qytet.