LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kosova krenari për çdo shqiptar..."/ Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën! Rinisim tubimet në fillim të vitit të ri

• Partia Demokratike ka mbajtur foltoren e rradhës mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë, ku ndër folësit ishin disa qytetarë dhe Kryedemokrati Sali Berisha, i cila tha se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe kabinetin e tij të zhytur në kurrupsion. • Duke folur për skandalet e qeverisë, Berisha theksoi se Ergys Agasi ka rrahur me grushte në zyrë Ulsi Manjën, kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë, sepse e kishte porosi nga kapoja, Edi Rama. • Gjatë fjalë së tij, Berisha ftoi shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasin me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. • Më tej, Kryedemokrati akuzoi ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk ka hetuar rrëmbimin e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i AKSHI-t. • Duke e lidhur ngjarjen me rrëmbimin e mëhershëm të Gerond Meçes, Berisha denoncoi dhe rrëmbimin e Daniel Shimës, të cilin e cilëson si ‘pengun e dytë’ të një skeme kriminale të lidhur, sipas tij, me familjen e Edi Ramës. • Ndër të tjera, Berisha ka vënë theksin te trajtimi i çështjes nga prokuroria dhe roli i drejtuesve të policisë, duke e paraqitur rastin si një shembull flagrant të kapjes së drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. • Gjithashtu Lideri i opozitës vuri në dukje kontrastin politik në Shqipëri me atë të Kosovës, duke e cilësuar këtë të fundit si një model demokratik dhe krenari për mbarë kombin shqiptar. • Duke u ndalur te rëndësia themelore e zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë, lideri i PD-së ka theksuar se Kosova, ndonëse një shtet i ri, ka arritur të ndërtojë institucione funksionale, të zhvillojë zgjedhje të ndershme dhe të zgjidhë krizat politike përmes ligjit dhe standardeve demokratike. • Në fund, Berisha deklaroi se protestat do të vijojnë si një strategji të pandërprerë të opozitës përballë asaj që e cilëson si një regjim në rënie dhe në shpërbërje. • Duke përshëndetur veçanërisht qytetarët e Vlorës për reagimin e tyre ndaj krizës së furnizimit me ujë, Berisha ka theksuar se pakënaqësia qytetare po shtrihet në mbarë vendin dhe se shqiptarët, sipas tij, janë të vendosur të ndahen sa më shpejt nga kjo qeverisje.

6 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Edi Rama ka vdekur politikisht, ne duhet ta groposim atë

"Kosova krenari për çdo shqiptar..."/ Foltorja para
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se fundin politik i Edi Ramës dhe i 'Rilindjes' ka ardhur dhe se opozita duhet ta 'groposin' atë. Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve për vendosmëri duke theksuar se vetëm përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të opozitarëve mund ta ndryshojë atë që ai e cilëson si 'regjimin e kalbur të rilindjes'.

"Pra zinxhiri vjedhjeve të tyre, i qëndrimeve të tyre nuk ka fund. Shpresa e vetme për shqiptarët qëndron në mendjet dhe zemrat tuaja, në vendosmërinë tonë, vendosmërinë e popullit opozitar ta shndërrojmë këtë dimër në një ngricë përfundimtare për regjimin e kalbur të rilindjes.

Rilindja ka vdekur, kjo organizatë kriminale ka vdekur, ne duhet ta groposim atë. Edi Rama ka vdekur politikisht, ne duhet ta groposim atë. Edhe njëherë u uroj shqiptarëve kudo që janë gëzuar vitin 2026. Uroj dhe ftoj opozitarët të përmbushim detyrimin tonë ndaj vetes, familjeve tona, ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.
Rroftë Shqipëria!". tha ai./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

"Përshëndes protestuesit e Vlorës"/ Berisha: Sot mbyllim protestën tonë për të nisur vitin po me protesta

"Kosova krenari për çdo shqiptar..."/ Foltorja para

Miq, ne mbyllim sot protestën tonë për të filluar vitin po me protesta. Kudo që shkoj gjej një vendosmëri absolute për t’u ndarë me këtë të keqe sa më shpejt. Shqiptarët presin me padurim largimin e kësaj bande nga pushteti.
Iu garantoj ju se opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Është sot më e vendosur se kurrë të përmbushë misionin e saj. Askush nuk duhet të harrojë se forca e idealeve është më e madhe se e të gjitha armëve.
Se ata që qëndrojnë për ideale janë të pamposhtur dhe fitojnë. Se këtij regjimi, çdo ditë dhe çdo orë që kalon, ky regjim është në shkërmoqje, është në kalbëzim dhe në rënie.

T’i përshëndesim bashkërisht qytetarët e Vlorës. 5 ditë pa ujë, duke ndjekur atë ngjarje, në videot e shumta që qarkullojnë, rikthyen kur vetëm pak muaj më parë drejtori i ujësjellësit i thotë gazetarit se këta rrinë tre ditë pa ujë dhe një telefon nuk e bën njeri për të shprehur shqetësimin. Në fakt drejtori tha një të vërtetë, nuk gënjeu.
Por ja që kohërat ndryshojnë. Ja që dje, qytetarët e Vlorës ua zunë kafshatën e galasë në fyt dhe i zunë hajdutët nga salla ku festonin. Ja që sot përsëri të rinjtë e Vlorës, qytetarët e Vlorës mbushën sheshin dhe bënë përgjegjëse Edi Ramën dhe qeverinë për situatën e tyre dramatike.

Por si Vlora probleme të tilla ka gjithë Shqipëria. Ndëshkime qeveritare ka gjithë Shqipëria. Imagjinoni pak, banorët më të varfër të Shqipërisë, banorët e Hasit, Tropojës, Kukësit, për të ardhur në kryeqytetin e tyre duhet të paguajnë 20 përqind të pensionit. Duhet të paguajnë taksën në Kalimash, taksën në Thumanë. Në mënyrën më brutale, më të padrejtë. Mendoni pak banorët e Elbasanit. U shpua mali i Kërrabës, ndërkohë Elbasani është më afër se Kombinati, një lagje e Tiranës.

Por jo, sepse bajpasi, mungesa e tij, u ka rikthyer atyre atë kohë që u merrte qafa e Kërrabës. Po pse? Sepse paratë vidhen dhe vetëm vidhen. Sepse Greqia jo para 4 vitesh, jo para 3 vitesh apo 10 vitesh, po këtë vit ka prokuruar autostradën Janinë-Kakavijë, 6 korsi të standardeve evropiane, 4 milionë euro kilometri, kundrejt 17, 22 milionë euro kilometri, rrugët e florinjta të Edi Ramës dhe Lubisë.

6 MUAJ ME PARE

"Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi"/ Berisha: Aty zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, krenari për çdo shqiptar...

"Kosova krenari për çdo shqiptar..."/ Foltorja para
Sali BERISHA

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi rëndësinë themelore e zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë. Nga 'foltorja' para Kryeministrisë, Berisha tha se, Kosova ka arritur të ndërtojë institucione funksionale, të zhvillojë zgjedhje të ndershme dhe të zgjidhë krizat politike përmes standardeve demokratike.

Ndër të tjera ai ngre akuza ndaj qeverisë duke thënë se, kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi, nuk mbjell kanabis, dhe nuk ka sipërmarrje kopsht si Edi Rama.

"Miq, Artiola theksoi këtu se një shoqe i tha se unë do bashkohem me PD pasi pashë se çfarë u zhvillua në zgjedhje.
Unë e përshëndes atë dhe e falënderoj me mirënjohje. Nuk ka asgjë më thelbësore për një komb se sa zgjedhjet dhe vota e lirë. Shikoni Kosovën, krenari për çdo shqiptar është Kosova. Krenari e madhe, por edhe shpresë. Një shtet që shpall pavarësinë pak vite më parë. Një shtet ku shqiptarët njëlloj si në Shqipëri janë shumicë.

Por një shtet që ecën me hapa gjigante drejt BE. Një shtet që studiuesit kanë gjetur se është vetëm 16 vite larg qeverisjes së standardeve evropiane, kundrejt Shqipërisë 62 vite larg këtyre standardeve. Kosova zhvillon zgjedhje. Kosova çdo krizë e zgjidh në përputhje me ligjin. Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinator krimi, por ata, pavarësisht nga etnia, i nxjerr para ligjit.

Nuk mbjell kanabis, përkundrazi i ndihmon fermerët të mbjellin grurë. Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje kopsht si Edi Rama, përkundrazi qeveria atje lufton fort për veprimtarinë më transparente, ndaj edhe zhvillon dy palë zgjedhje brenda një viti, zgjidh çdo krizë, çdo problem në mënyrën më demokratike." tha Berisha./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye një javë pas Gerond Meçes, por Altin Troplini ia degdisi dosjen te prokuroria e Tiranës

"Kosova krenari për çdo shqiptar..."/ Foltorja para
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ish-drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se nuk ka hetuar rrëmbimin e Daniel Shimës, ish-nëndrejtor i AKSHI-t. Në 'foltoren' e ngritur para Keryeministrisë, Berisha e cilëson çështjen e rrëmbimit të Daniel Shimës, si ‘pengun e dytë’ të një skeme kriminale të lidhur, sipas tij, me familjen e Edi Ramës.

Kreu Demokrati, foli rreth rolit të drejtuesve të policisë, duke e paraqitur si një rast shembull të kapjes së drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

"Duke ardhur këtu tek ju po lexoja fatin e pengut të dytë. Fati i pengut të dytë të Ergys Agasit dhe ndërmarrjes së Edi Ramës dhe kunatit të tij, Daniel Shimës. E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes dhe siç mund ta keni ndjekur, në daljet para shtypit, në rrjetet sociale, kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrumet e Suel Çelës, i thyen kocka dhe çdo gjë dhe e sollën pothuajse të vdekur në shtëpinë e tij, ish-nëndrejtori i përgjithshëm i kopshtit privat të Edi Ramës, AKSHI-t.

Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë, asnjë fjali. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pati mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane, të cilat natyrisht bënë atë që u takonte dhe ne ua dimë shumë për nder.
Ky tjetri që nuk u dorëzua tek autoritetet gjermane, por u dorëzua tek autoritetet shqiptare, a e dini se çfarë ka ndodhur? Altin Troplini e ka përcjellë dosjen e tij tek prokuroria e Tiranës, pacaka se ishte një akt makabër, një krim, një rrëmbim nga katër persona, e ndjekur trajektorja gjer tek tuneli i Qafë Kërrabës, edhe më tutje.
Natyrisht, prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë, firmosi moshapjen e hetimeve për personin.

Shikoni pra ku jetojmë. Dhe ai nuk figuron në dosje fare sepse ai donte më shumë se çdo gjë, më shumë se Gerondi. Ai ishte nëndrejtor i AKSHI-t dhe kishte të memorizuar të gjitha abuzimet e qindra milionë eurove nga familja më mafioze e Ballkanit dhe ndoshta e Europës, familja Rama. Po." , tha Berisha./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

"Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën"/ Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë duke i thënë se e kam porosi nga Kapoja

"Kosova krenari për çdo shqiptar..."/ Foltorja para
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të largohet nga sheshi pa shporrur Edi Ramën dhe kabinetin e tij të zhytur në kurrupsion. Gjatë fjalës së tij në fjalën ‘Foltoren’ para kryeminsitrisë, Kryedemokrati u shpreh se Ergys Agasi ka rrahur me grushte në zyrë Ulsi Manjën, kur ky i fundit ishte ministër i Drejtësisë, sepse e kishte porosi nga kapoja, Edi Rama. Lideri i opozitës tha ndër të tjera se fton shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasin me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. 

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, misionare dhe misionarë të pamposhtur që qëndroni në lartësinë e idealeve tuaja. Idealeve më fisnike të njeriut. Idealeve të lirisë.
Qëndroni dhe do qëndrojmë në këtë shesh, Sheshin e Lirisë, gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe ka përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë tonë kombëtare, Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.

Të dashur miq, një vajzë para meje, para jush, ftoi këtu që Edi Ramën të mos e quajmë më kryeministër.
Unë u ftoj ju dhe shqiptarët që sot e tutje, Edi Ramën ta thërrasim me gjuhën, fjalorin, zhargonin e koordinatorit të tij, Gys Agasi, Kapoja. Në të gjithë gjuhën, edhe kur rrihte me grushta Ulsi Manjën në zyrat e tij, i thoshte se më ka urdhëruar Kapoja. Pra, nuk janë më zyrtarë, por këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë dhe e pashembullt jo vetëm në Shqipëri, por u garantoj dhe as në Europë dhe botë ndoshta," tha Berisha./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

FOTO/ Nis foltorja e PD-së, Berisha i bashkohet demokratëve përpara Kryeministrisë

"Kosova krenari për çdo shqiptar..."/ Foltorja para
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur foltoren përpara Kryeministrisë, ku demokratë dhe mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur. Ndërkohë edhe Kryedemokrati, Sali Berisha ka mbërritur me makinë në vendin ku po mbahet “Foltorja”.

Foltorja vjen një javë pas protestës kombëtare të mbajtur përpara Kryeministrisë./Dosja.al

sali berisha foltorja e pd-së partia demokratike edi rama ergys agasi daniel shima belinda balluku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet