Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në dosje, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar. Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin dhe ka goditur djalin e tij.
TIRANË- Detja të reja janë zbuluar për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, ngjarje e ndodhur natën e 1 shkurtit të këtij viti. Në dosjen e siguruar nga gazetarja, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar. Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin dhe ka goditur djalin e tij.
“E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo së bashku me prindërit është ulur për të ngrënë bukë, dhe në një moment në banesë është futur vëllai Asimi i cili është ulur në tavolinë me ta. Sipas saj babai Hekurani kishte pirë pak alkool dhe në këtë kohë Asimi ka vazhduar ta ngacmonte duke i shprehur fjalët “a e ke pas dashnore Zanën, dhe pas dashnor këtë, ka pas dashnor atë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre”.
Në deklarues i ka kërkuar të vëllait që mos ta ngacmonte më, pasi kishte pirë dhe po kështu dhe ai më pas dukej i skuqur në fytyrë por ai përsëri ka vazhduar ta ngacmojë. Më tej Asimi i është drejtuar me fjalët “Ej mos po kujton se po flet me ato dy pijanecët lart, duke nënkuptuar vëllezërit e tjerë dhe e ka kërcënuar duke i thënë që të zhduk dhe të ta marr jetën”.
Më tej deklaruesja thekson se “Asimit i është drejtuar me fjalët “që ke vret babën tënd”, por ai është ngritur në këmbë dhe ka kapur babain nga rrobat duke e ngritur lart dhe ju është drejtuar përsëri me fjalët që të vras. Më tej ajo i ka thënë që si nuk i vjen turp që i flet babait ashtu dhe Asimi e ka shtyrë denoncuesen duke e rrëzuar në tokë. Në këtë moment babai është ngritur dhe ka kapur thikën mbi tavolinë dhe është konfrontuar me Asimin, të cilin e ka qëlluar me thikë”, thuhet në dosje.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 1 shkurtit në Tiranë. Fillimisht babai, Hekuran Gjoni dhe djali, Asim Gjoni kanë nisur të debatojnë verbalisht midis tyre. Në debat e sipër 74-vjeçari Hekuran Gjoni e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin. Në këtë moment djali është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, i cili është rrëzuar në tokë.
Në këtë moment ka ndërhyrë vajza e 74-vjeçarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godasë babain. 34-vjeçari ka goditur dhe të motrën. Në këtë moment, 74-vjeçari është ngritur në këmbë ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës dhe ka goditur disa herë 37-vjeçarin Asim Gjoni. Më pas, menjëherë ai është dërguar në spital ku për shkak të plagëve ka humbur dhe jetën./Dosja.al
foto ilustruese IRAN- Banka Ayadeh, një nga bankat më të mëdha private të Iranit, është shpallur e falimentuar nga ...
kakavije KAKAVIJË- Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kuf...
foto ilustruese ITALI- Punonjësit e kujdesit shëndetësor janë gjithnjë e më të pakët dhe presioni po rritet mbi spi...
foto ilustruese TIRANË- Konferenca e përbashkët për shtyp e datës 14 shtator 2025 mes Policisë së Shtetit dhe Prokurori...
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka liruar katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit, ngjar...
foto ilustruese TIRANË- Kodi Penal i vitit 1995 pritet të ndryshojë sërish, edhe pse një Kod i ri është hartuar dhe gje...
Foto ilustruese ITALI- Pas një kalvari që zgjati 18 vite dhe gati dy vjet burg, Leom Komnela, 56-vjeçar nga Shqipëria, është...
Foto ilustruese LEZHË- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vodhi bizhuteri në një banes&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, një 18-vjeçar dhe një 16-vjeç...
Foto ilustruese KOSOVA- Për muaj të tërë, në Kosovë flitej shpesh për grupin AlbKings, një kanal në Teleg...