LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dossier/ Enver Hoxha i shkruan Haxhi Lleshit: Si ta bësh zap Dibrën (LETRA)

2 Janar 2020, 08:13 Nga DOSJA
Dossier/ Enver Hoxha i shkruan Haxhi Lleshit: Si ta bësh zap Dibrën

Në valën e diskutimeve për rolin e Haxhi Lleshit në Luftë e pas saj, si dhe vlerësimin me titullin “Qytetar nderi” i Dibrës, sjellim për lexuesit tanë një letër  dërguar atij nga Enver Hoxha me 24 shtator 1943, menjëherë pas kapitullimit të Italisë Fashiste.

Letra dëshmon rolin e rëndësishëm të Haxhi Lleshit si i besuar i Enver Hoxhës në zonën e Dibrës por edhe deri në Krujë. Por në këtë letër zbulohet edhe qasja e tij në zbatim të udhëzimeve të detajuara të Hoxhës, sidomos sa i takon çështjes kombëtare dhe kufijve me Maqedoninë.

Një vend të veçantë në këtë letër Hoxha ja kushton pikërisht direktivave që duhet të zbatonte Lleshi në Dibër sa u takonte kufijve pas kapitullimit të Italisë. Në këto direktiva duket qartë  udhëzimi i ardhur nga Moska për PKSH dhe PKJ, për t’i shkrirë të gjithë kufijtë me të cilët Italia kishte  projektuar “Shqipërinë natyrale” dhe se “për çështjen e kufijve do të vendosej nga vetë popujt pas Lufte”.

Meraku i Hoxhës në këtë pikë, më shumë se gjithçka tjetër është pushteti dhe gjetja e rrugës për ta vendosur diktatin komunist në një zonë ku kundërshtarët e tyre ishin mjaft të fuqishëm.

Teksi i plotë i letrës:

KOMITETI QENDROR I PARTIS KOMUNISTE SHQIPTARE

Data 24/IX/943

I dashuri shok Haxhi,

Morëm letrën t’uaj dhe ju urojmê pêr suksesin qê patêt dyke zaptuar krujên. Pêr organizimin e pushtetit civil nê qytet lajmëruam të vijnê aty Dr.Dishnica tok me Dr.Nishanin dhe tê formojnê Kshillin nê bazat qê cakton Regullorja. Atje sigurisht do të ket ardhê dhe Bazi Canit, qëndrimi i të cilit do të ishte interesant tê dinim. Sidoqoftë janê dhênê udhëzime Doktorit që nê rast se Bazi asht atje tê fjaloset me të mbi vendimet e Kshillit dhe nê qoftê se ai asht d’akord, tok me tê, të bêhet zgjedhja Kshillit nê mënyrën mê demokratike dhe nëpërmjet konferencave dhe meetingeve tê popullit.

Aspak si t’ja dojë qejfi Bazi Canit por si t’a dêshirojë Populli dhe kë tê dojê populli nê bazë tê Regullores qê kemi. Në rast se Bazi s’mban qëndrim tê mirê shokët tê vazhdojnê punên dyke vendosur pushtetin. Ti thuaç shokve përgjegjsa qê ç’do ditë tê mos mungojnë tê bêjnê konferenca në popull, nê rini e në gra. Populli tê kuptojë se ka ardh dita tê shprehi vullnetin e tij dhe tê vendosi vetê dhe jo bajraktarêt.

Për çështjen e ikjes tënde pêr nê Dibêr jemi d’akord me ty d.m.th. ti tê shkoshê me njiherë se prezenca e jote atje ësht e domosdoshme. Sigurisht nê Dibêr do tê gjesh mjaft pengesa por jemi tê sigurt se me nji punê tê rregullt dhe me kriter dyke u mbështetur nê simpatinê qê kanê masat për lëvizjen t’onê do t’arrish nji rezultat konkret.

Çështjen e Paris e di mê mirë nga ne, përpjekjet e tyre pêr tê marrê pushtetin janê nê dijenin tênde, gjithashtu dhe metodat që ata përdorin. Përpara kësaj gjëje neve duhet tê bêjmë ç’mos qê nê atê kaos tê dominojmë situatên dhe të drejtojmê punê ndyke imponuar pushtetin t’onê. Pêr kêtë gjê duhet me i vue rêndêsi tê madhe krijimit të Kshillave tê cilat tê marrin në dorê gjith pushtetin dhe pêr t’a kryer kêtê detyrë tê ndihmohen prej tê gjith atyre nêpunsve tê vjetêr tê Shtetit qê nuk janê përzie dhe pêrlyer me okupatorin.

Pushteti i jonê duhet t’i japi tê kuptojë popullit me prova se neve dimê t’a qeverisim me drejtêsinê mê të madhe. Për kêtê arsye pêr ç’do seksion pune nê Kshillë tê vihen njerëz tê ndershêm dhe tê vendosur. Asnjë pushtet tjetêr nuk duhet tê ekzistojê për bri t’onit, nuk mund tê ketê njê dyalitet pushteti. Dhe nê qoftê se ndonji klikë si Balli Kombtar tenton tê rikrijoj qeverisin e vjetêr juve të sabotoni me ç’do mênyrë dyke e demaskuar nê Popull si një qeverim qê i sjellê po ato vuajtje dhe mjerime të më parshme. Të krijoni përnjiherë Komandant e vêndit e të qarkut me elementa tê ndershêm të qytetit ose tê fshatit dhe tê mos duket mê xhandari i vjetêr nêpêr rrugê tê mbaji qetêsinê.

Këtë t’a mbajnê vullnetarêt tê cilêt të regullohen nêr seksione të ndryshme: Mbajtjen e qetsisê, regullimin e trafikut, ndalimin e vjedhjeve e të spekullimit, sigurimin e ushqimit tê popullit etj. Kto vullnetarê tê veprojnê nên urdhnat e Komandês së Qarkut e cila varet nga Komanda Ushtarake e juej. Formimin e Komandave dhe atê të Pushtetit, shok Haxhi, duhet t’a mirrni me seriozitetin ma të madh pse nga hapat e para qê do tê bëjmê mvaret suksesi i jonë mê pastaj. Me atê Pari qê paraqitet deri diku nê favor të kti pushteti hini kurdoherë nê marëveshtje me ta dhe mos lini asnji rast pêr me shfrytzue antagonizmat e tyre nê mes njêri tjetrit për fitimin e çêshtjes t’onê.

Çështja e minoritetit Maqedhonas. – Kemi marrë nji letêr nga Tempoja si edhe nga përgjegjsi i punês Maqedonase nê Dibêr ku ata na shkruanin pêr çështjen e Dibrês dhe tê punês qê duhet zhvilluar atje.

Ti duhet të veprosh kêshtu: dhe kto udhëzime komunikoja dhe shokve tjerê udhëheqês t’organizatês s’atjeshme. Çështja e kufive tê mos tê përmendet aspak ndêr kêto momente jo Dibra duhet tê jetê Jugosllave ose Shqiptare. Neve dimë se çështja e kufive ështê një sêmundje e koklavitur e cila do tê zgjidhet mê vonë; dimê dhe nga ana tjetêr se neve jemi kundra ndarjes qê ka bênë fashizmi dhe jemi për vet-vendosjen e popujve.

Për sa i pêrket Dibrês neve dimê qê atje ka nji minoritet Maqedhonas dhe që ky qytet ka qenê në kufitë e vjetra Jugosllave. Në situatên e tashme kur armiku ende në Ballkan, kur gjith Kosova dhe Maqedhonia janë nën thundrën e reaksionit mê tê egêr, kur në qarkun e Dibrês krerêt reaksionarë janê nê këmbë dhe aq tê fortê nê mos mê tepër se nga ne, nuk mund dhe nuk duhet nê kto momente me zbatue vijën e drejtê t’onên pêr sa i përket kufive; pse po tê veprojmê na si na shkruan Tempoja dhe t’a lirojmê Dibrên jo vetëm qê Maqedhonasit nuk do tê jenë nê gjendje tê zotrojnê situatên por reaksioni do t’i goditi rëndê ata edhe neve bashkë, dhe neve ca mê tepêr do të na lêftojê pa mêshirê.

Nuk na duket zgjidhja e mirê ajo që na propozoj Tempo, por ne duhet tê ngremê pushtetin t’onê Nacional-Çlirimtar, tê u japim tê drejtat Maqedonasve si minoritet, tê përpiqemi që dhe nga ata tê marrin pjesê nê Kshilin Nacional-Çlirimtar dhe kësisoj tê mundemi tê bindim popullin dhe tê fitojmê besimin e tij. Kur pozitat t’ona tê jenê tê forcuara gjithashtu dhe ato tê Jugosllavêve nê Kosovê, Metohi e Maqedhoni, kur ne tê jemi mê tê fortê se reaksioni ahere kuptohet vet-vetiu se do t’a zbatojmê parimin pêr tê cilin luftojmê. Tyke vepruar në kêtê mënyrê besojmë se nuk jemi nê gabim nê situatat qê paraqiten.

Në këtê drejtim i shkruajmë dhe Tempos, por edhe ti kêrko tê biesh në kontakt me të ose me pêrgjegjsin e Partis Jugosllave në Dibêr dhe i shpjego pikpamjen t’onê. Për kêt punê na lajmëro si do tê zhvillohet dhe ju këshillojmê tê veproni me kujdes të madh dhe me nji vllaznim tê plotê.

Mos humbisni asnji rast për me forcu pozitat e Partis t’onê, konferenca tê bêni pa reshtur, celulat tê mblidhen nê regull dhe atje tê merren vendime e tê zbatohen.

Në Krujë vjen shoku Dali i cili do tê ver nê korent pêr misionin e tij q’êsht ngarkuar dhe pêr tê gjitha çështjet e tjera.

Shum tê fala

Për Komitetin Qendror të Partis K.Sh. (Tesheshi)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha haxhi lleshi enver hoxha haxhi lleshi


Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete