Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ROMË– Koronavirusi vazhdon të përhapet në mbarë botën dhe së fundmi në Europë.Në Itali janë shënuar 7 viktima nga e shtuna deri të hënën. Ndërkohë që sot Italia ka konfirmuar si të prekur nga virusi vdekjeprurës 283 raste, Austria, Kroacia dhe Serbia kanë njoftuar rastet e para të qytetarëvve të infektuar nga virusi. Në Shqipëri nuk ka të konfirmuar asnjë rast me virusin vdekjeprurës kinez.
Prandaj ditën e sotme në Romë do të mblidhen të gjithë ministrat e Shëndetësisë të vendeve fqinje me Italinë, për të diskutuar rreth masave më të forta dhe zgjidhjes për koronavirusin.
Numri i të prekurve në Itali nga Koronavirusi është rritur ndjeshëm brenda këtyre 4 ditëve, ndërsa pasditen e sotme në Romë do të zhvillohet takimi për krizën në vend, mes ministrave të Shëndetësisë nga disa shtete që janë pjesë e BE-së dhe fqinje me Italinë.
Gjithashtu Italia në këtë takim ka ftuar edhe ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, për të koordinuar masat dhe rregullat që do të ndërmerren për “mposhtjen” e koronavirusit.
Sipas Spahn virusi nuk ndal në kufijtë e vendeve, por në Gjermani ai thotë se numri i të prekurve në Gjermani sa vjen e rritet.
“Kjo do të thotë, se për ata që infektohen, virusi është 10 herë më i rrezikshëm”, ka thënë Alexander Kukele.
Ndërkohë është mësuar se koronavirusi mund të vrasë jo vetëm pleqtë dhe të sëmurët, por edhe njerëzit e grupmoshës së mesme.
Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri për, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për abuzimet me çmimet për produktet që shërbejnë për parandalimin e simptomave të gripit. Burime për ...
JAPONI– Në mesin e qindra pasagjerëve në anijen “Diamond Princess” që u bllokua prej 4 shkurtit në Japoni, është konfirmuar se kanë qenë edhe 2 serbë.Lajmi ësht...
Europë- Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre t...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit, i ka dërguar formularin e deklarimit të burimit të pasurisë dy të dënuarve për trafik droge. Fatjon Laze në Elbasan dhe ...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur një sërë lëvizjesh në Policinë e Shtetit. Dosja.al ka mësuar se në Elbasan ës...
ITALI– Dita e sotme në Itali sa i përket gjendjes së Koronvirusit mesa duket ka qenë e qetë sepse nuk ka pasur asnjë viktimë, por numri i të prekurve është rrit...
DURRËS- Punonjësit e një kompanie private në qytetin e Durrësit, kanë më shumë se tri ditë që kërkojnë të marrin pagat pranë filialit të Intesa San Paolo. ...
TIRANË- Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarit që akuzohen se shkaktuan dhunë dhe thyen stolat në ndeshjen Tirana-Kukës...
TIRANË– Alarmi i koronavirusit ka shtuar dukshëm përdorimin e maskave në Tiranë, ndonëse ky artikull ka një mungesë të theksuar në farmaci. Megjithatë edhe...
ITALI– Sekuestrohen në portin e Ankonas një sasi prej 25 ton mbetje aparaturash elektrike dhe elektronike, ndërkohë që 4 persona janë prangosur. Mediat italiane...