LIVE UPDATES
Bota

Princesha Spiune dhe Zonja e Vdekjes/ Historitë e tetë grave të Luftës së Dytë Botërore, tre prej tyre kishin punuar si g

8 Maj 2020, 16:32 Nga DOSJA

TIRANË– Ndërsa bota shënon 75 vjetorin e Gjermanisë naziste, këto janë tregimet e grave si princesha e spiunëve, Miu i Bardhë dhe snajperi sovjetik,  Zonja e Vdekjes, gjithashtu tre prej tyre kishin punuar edhe si gazetare.

Cheng Benhua: Udhëheqësja që rezistoi dhe nuk pranoi vdekjen

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Japonia pushtoi Kinën në 1937 dhe Cheng Benhua drejtoi një lëvizje lokale të luftës. Ajo u kap dhe u burgos, por një fotografi e saj e realizuar nga një fotograf japonez në vitin 1938, është bërë një imazh i një mosbindjeje të patrembur.

Ajo ishte përdhunuar nga bandat, por duket se buzëqeshi përballë vdekjes. Pozita e saj përkujtohet nga një statujë prej pesë metrash në Nanjing, në vetvete vendi i një prej masakrave më të këqija të luftës, kur deri në 300,000 burra, gra dhe fëmijë kinezë u sulmuan nga japonezët.

Noor Inayat Khan: Princesha Spiune

Një princeshë indiane dhe një spiune britanike, Noor Inayat Khan ishte një pasardhëse e drejtpërdrejtë e Sulltan Tipu, sundimtari mysliman i Shekullit 18 të Mysore. Ajo lindi në Moskë, e bija e një babai indian dhe një nënë amerikane, ajo studioi në Paris dhe aftësitë e saj mbi gjuhët e huaja  bënë që ajo të përfshihej  Operacioni Special Britanik (SOE).

Agjentët e NSH-së shkuan në Francën e okupuar gjatë luftës për të prishur aktivitetet naziste, ndërsa Inayat Khan punonte si operatore në radio, duke ndryshuar vazhdimisht vendndodhjen, por ajo u kap nga nazistët, u mor në pyetje dhe torturua. U përpoq të shpëtonte disa herë, por sa herë arrestohej dënimi i saj bëhej më i rëndë. Mendohet që ajo nuk u dha asnjë informacion gjermanëve, të cilët e njihnin vetëm me emrin e koduar Madeleine dhe nuk e dinin që ajo ishte indiane.

Ajo dhe tre agjentë të tjera të NSH u qëlluan për vdekje në kampin e përqendrimit në Dachau më 13 shtator 1944. Për trimërinë e saj është ngritur një monument në pranë sheshit Gordon në Londër.

Lyudmila Pavlichenko: Zonja e Vdekjes

Lyudmila Pavlichenko është një nga gratë që qëllonte me snajperët më vdekjeprurëse në histori, me 309 vrasje të konfirmuara të ushtarëve gjermanë pas pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik në 1941. Dhjetëra viktima të saj ishin armiq, të shënjestruar nga një grua që fitoi emrin Zonja e Vdekjes për veprimet e saj gjatë rrethimeve të Sevastapol dhe Odessa.

Por më vonë ajo u plagos rëndë për të mos luftuar më me armiqtë. Mësohet se ka udhëtuar nëpër botë, ku ka takuar edhe Presidentin e SHBA Franklin D. Roosevelt,

Nancy Wake: Miu i Bardhë

Nancy Wake kishte një reputacion si një luftëtare vdekjeprurëse dhe një pijanece e pamëshirshme. Ajo ka lindur në Zelandën e Re, u rrit në Australi dhe u largua nga shkolla në moshën 16-vjeçare, ndërsa më vonë punoi si gazetare në Francë.

Ajo u martua me Henri Fiocca dhe jetoi në Marsejë kur gjermanët pushtuan Francën. Wake u bashkua me forcat ushtarake dhe udhëzoi të shpëtonte avionët aleatë për të siguruar më shumë mbështetje në Spanjë. Kur rrjeti i saj u tradhtua me gjermanët në 1942, ajo u largua për në Britani përmes Spanjës.

Burri i saj u kap, u torturua dhe u ekzekutua nga nazistët. Wake shkoi sërish përsëri në Francë, ku punoi për Ekzekutivin e Operacioneve Speciale Britanike. Në një intervistë televizive në vitet 1990 ajo përshkroi vrasjen e një sekretari gjerman.  Aftësia e saj evazive i bëri gjermanët ta quajnë atë Miun e Bardhë. Ajo vdiq në gusht 2011, në moshën 98 vjeç, në Londër.

Jane Vialle: Reportere, spiune, politikane

Jane Vialle lindi në Republikën e Kongos por u transferua në Paris kur ishte fëmijë dhe po punonte si gazetare kur filloi lufta. Ajo u bë një agjente sekrete për rezistencën franceze në jug, e sunduar më pas nga regjimi i Vichy.

Ajo u kaq nga armiqtë në janar të 1943 dhe u akuzua për tradhti. Sekretet e saj ishin të sigurta nga autoritetet, megjithëse pasi ajo i kishte koduar të dhënat e saj aq mirë, ishte mjaft e vështirë të zbuloheshin informacione.  Vialle u dërgua së pari në një kamp përqendrimi dhe më pas në një burg për gratë në Marsejë. Ajo u zgjodh në Senatin Francez në 1947.

Hedy Lamarr: Bomba e Hollywood-it

Ylli i kinematografik,  me origjinë austriake arriti sukses dhe të bëhej e famshme në Hollywood. Por karriera e saj nuk ishte në nivelet e duhura, pasi kontributi i  saj në  luftë bëri që ajo të cilësohej si  një “hero” e luftës.

Ajo ka lindur në një familje hebreje në Vjenë, u martua për herë të parë me një burrë që merrej me armë, i cili e nuhati talentin e saj për aktrim dhe e detyroi atë të luante në film. Ajo njihej si “gruaja më e bukur në botë” dhe luajti në më shumë se 30 filma.

Lufta e Mya Yi filloi edhe para se japonezët të pushtonin Burmën në Luftën e Dytë Botërore. Ajo ishte një fushatë e fuqishme për pavarësinë e vendit, duke kundërshtuar autoritetet koloniale britanike. Ajo iu bashkua forcave të ushatarake në Luftën e Dytë Botërore dhe gjithnjë mbante një shpatë dhe një shishe helmi për të mbrojtur veten.

Më 1944 ajo udhëtoi në këmbë nëpër territorin e armiqve dhe vargjet malore deri në Indinë e kontrolluar nga britanikët për të vazhduar luftën kundër japonezëve. Ajo i lidhi plagët e saj me shirita të kuqërremtë ndërsa ecte dhe nuk pranoi ofertat e burrave ndaj saj.  Megjithëse ajo planifikoi të kthehej në Burma me burrin e saj pas lindjes së djalit të saj të parë, por ajo u kthye vetëm në tetor 1945, pasi lufta kishte mbaruar. Ajo vazhdoi luftën e saj për pavarësi dhe më pas kundër regjimeve ushtarake të vendit.

Rasuna Said: Lioness

Rasuna Said është një përjashtim në këtë listë, pasi gjatë luftës ajo anoi me forcat kundërshtare.  Ajo ishte një figurë kryesore në luftën e Indonezisë për pavarësi, dhe për të armiku ishin kolonizatorët holandezë të Indonezisë.

Said u bë politikisht aktive në një moshë shumë të re dhe themeloi një parti politike “Shoqatën Myslimane të Indonezisë” (PERMI) , kur ishte vetëm 20 vjeç. Holandezët shpesh ia ndërprisnin fjalimet asaj dhe në një prej rasteve kur ajo po mbante fjalim e burgosën për 14 muaj me rradhë.

Kur japonezët pushtuan arkipelagun në 1942, Said u bashkua me një organizatë pro-japoneze, por e përdori atë për të vazhduar aktivitetet e saj të pavarësisë. Pasi japonezët u mundën, holandezët u kthyen në përpjekje për të rimarrë autoritetin e tyre, në fillim me ndihmën e britanikëve dhe filloi një konflikt brutal katër vjeçar.

Burimi:  BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cheng benhua hedy lamarr jane vialle lyudmila pavlichenko mya yi nancy wake noor inayat khan rasuna said cheng benhua hedy lamarr jane vialle lyudmila pavlichenko mya yi nancy wake noor inayat khan rasuna said


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet