LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-SKEDA/ Të vrarë e të groposur… fati që s’ju dha sekondat ‘magjike’ të zhdukurve, ç’u bë me fatin e Enver

28 Janar 2020, 17:30 Nga DOSJA

Mbrëmjen e të dielës së 9 shkurtit të vitit 2015, kur akrepat shënuan 19:46 minuta e 15 sekonda, tri persona të veshur si policë e të maskuar, rrëmbyen në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, personin që vodhi makinën ‘BMW’ nga ku u qëllua për vdekje komisari Dritan Lamaj, Enver Stafuka. Teksa po pinte një kafe në lokal, Stafuka doli për të hipur në makinë, dhe në këtë moment, ai u mor forcërisht. 50 sekonda, kaq ishte koha që iu duhej rrëmbyesve për të hequr qafe njëherë e mirë… një nga emrat kyç të dosjes së zbardhjes së vrasjes së komisarit.

Stafuka doli për të shkuar në shtëpi, aty ku nuk u kthye më kurrë, vetëm 500 metra larg rrugës nacionale Kamëz-Fushë-Krujë.. Policia e Durrësit, u kujdes që kërkimet dhe hetimet të mbaheshin top sekret, ndërsa edhe sot, pas 5 vitesh, askush nuk di më të thotë se kush e mori Stafukën dhe se çfarë u bë me të.

Babai i 4 fëmijëve u arrestua mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë-Krujës, si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit BMW, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit, kryekomisari Dritan Lamaj. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi si të pafajshëm Stafukën, më 13 nëntor të vitit 2013. Dritan Lamaj u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit. Për vrasjen, rreth 10 orë më pas, u arrestua në Selanik biznesmeni, Arben Frroku, i cili i është arratisur tashmë drejtësisë shqiptare, ndërsa familja e tij, vazhdon qetësisht bizneset.

Frroku, jo vetëm që e njihte Stafukën… por ditën kur u vra Dritan Lamaj, të dy komunikuan, dhe kjo u provua nga qelizat telefonike të verifikuara nga prokuroria. Familja akuzoi për vite me radhë Durim Bamin, por, njësoj si çelësi që hidhet në det, për të mos e gjetur më askush… ashtu u zhduk edhe e vërteta për Stafukën.

Rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollaku, i lidhur e i masakruar në anë të rrugës për 10 sekondat ‘magjike’ që s’ti fal askush

Janarin e vitit 2016, më datë 6, disa ditë pasi secili nga personazhet e këtyre ngjarjeve, me gjasë ka trëngëllitur gotat e nisjes së një Viti të Ri, në qendër të Durrësit, u rrëmbye Gazmend Çollaku. I njohur si një nga personazhet më të rrezikshme të krimit në Durrës, u pengmor për vetëm 10 sekonda. Çollaku, alias Laert, u mor peng në orën 18:37, nga 3 persona me uniformë ‘Policia’, njëri prej të cilëve kishte armë në dorë. Klientët e lokalit dhe kalimtarët, s’mundën të bënin asgjë, kur i treti u kthye për t’i sqaruar se asgjë nuk po ndodhte. Mëngjesin e një ditë më pas, Çollaku u gjet i vdekur, i lidhur, në afërsi të rrugës kryesore pranë Fushë-Krujës. Gjykata për Krime të Rënda e dënoi Denis Shtrazën me burgim të përjetshëm për marrjen peng dhe vrasjen e Gaz Çollakut, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ervin Dalipaj, u vra një vit më pas.

Marjo Metushaj, skafisti vlonjat që trafikantët e drogës nuk i dhanë as ‘hakun’ e punës

16 qershor 2017, në Vlorë u zhduk Marjo Metushaj. Metushaj, i cili për autoritetet lokale, njihej si një skafist, dyshohet se nuk ishte paguar për 7 rrugë, me një vlerë totale prej 200 mijë euro. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, përmes një dyqan lokal dhe një shumë parash. Ka shkuar për të marrë këtë gjë dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për Marjo Metushajn. Familjes i kishte thënë se do të takonte një shokun e tij, për punë në Seman. Prej 3 vitesh, familja qëndron me zemrën e ngrirë që një ditë dera të hapet, dhe babai i dy djemve të kthehet… kushedi thotë i ati, ndoshta gjërat do të jenë sërish si në kohët e vjetra.

Albano Xhaferri, u vra me çekiç me urdhër të Edison Harizajt, pa më shumë seç duhet…

I sapokthyer nga Belgjika, Albano Xhaferri, humbi kontaktet me familjen që prej 18 qershorit. Babai i dy fëmijëve, jetonte me gruan dhe të vegjëlit në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Në datën 2 gusht 2018, për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, që ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi. Ai ka rrëfyer se ka qenë me Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakajn, të cilët kanë vrarë Xhaferin për llogari të Edison Harizajt, i vrarë vjeshtën e vitit 2018, në autostradën Tiranë-Durrës. Shkaku i vrasjes dhe marrjen peng, sipas tij, ishte dijenia e Xhaferit për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, në tetor të 2017. Xhaferi sipas tij u vra me çekiç, në momentin që u mor në mjetin tip “Audi”. 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, në Vlorë nuk u pa më as Elvis Troqe…

‘Dua një eshtër… të mos e qaj rrugëve, veç një varr, shpresë s’kam’, ishte ky apeli i fundit, që Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes, bëri përmes medias për zhdukjen e të birit, Elvisit. Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës, kur hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24-vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje, rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. I sapokthyer nga Belgjika, askush nuk di më asgjë për Troqen…

Nga viti 2016 në Vlorë rezultojnë të zhdukur, disa prej të cilëve janë gjetur të mbytur në det, 16 persona

Shkodra, qyteti që mund të frymëzonte edhe Shekspirin

Vrasjet që janë kryer në Shkodër, mund të frymëzonin edhe dramaturgun William Shekspir, për të vënë në skenë tragjedi të ndara edhe me disa akte. Ekzekutim mbi kalë, vrasje në sy të fëmijëve… por edhe zhdukje. Rrugët lidhëse me Malin e Zi, dhe mundësia për të trafikuar drogë atje, ka sjellë jo pak kufoma.

Gushti i 2018-ës që mori pas edhe Gëzim Hysën dhe nipin, Agron Mollaj

Zhdukje misterioze konsiderohet ajo e Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Mollaj në Shkodër. Ata kanë dalë nga shtëpia që prej datë 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. Njëra nga pistat e hetimit është vrasja e Sokol Hysenajt e ndodhur në vitin 1996, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Agron Mollaj (nipi).
Ndërkohë familjarë të të zhdukurit Agron Mollaj mohojnë në mënyrë kategorike përfshirje e këtij të fundit në një ngjarje të tillë. Sipas tyre kjo ngjarje nuk ka ndodhur dhe nuk kanë pas asnjë konflikt në të kaluarën.

Rrëmbimi dhe torturimi i Jak Prengës, kodi që ‘theu’ korrieri i drogës, i kushtoi jetën të vëllait

Jak Prenga, 49 vjeç, babai i 5 fëmijëve u rrëmbye mesditën e 17 janarit. Familja Hajri, me makinën e vjedhur të një këngëtareje, shkoi në Kamëz dhe e mori zvarrë në qendër të qytetit, në rrugën ‘London’. Jak Prenga, u rrah dhe u torturua brenda luksit të shfrenuar të standartit të jetës që Altin Hajri kishte ndërtuar brenda kështjellës që u ngrit sa hap e mbyll sytë para hundës të shtetit. Ai vdiq sepse nuk arriti dot që t’i rezistonte dhunës, ndërsa familja kërkon një varr që ta qajë. Ngarkesa e padorëzuar në destinacion nga i vëllai i mori jetën, ndërkohë që pavarësisht zbardhjes në kohë nga Policia të ngjarjes, trupi i Jak Prengës, ende nuk është gjetur.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano xhaferri elvis troqe enver stafuka gazmend collaku jak prenga marjo metushaj te zhdukurit ne vlore albano xhaferri elvis troqe enver stafuka gazmend collaku jak prenga marjo metushaj te zhdukurit ne vlore


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë