LIVE UPDATES
Aktualitet

Jetonte në zonën ku u shfaq koronavirusi në Kinë, rrëfehet Silva Doçi nga karantina në spitalin e Ankarasë: Ekzaminimet

9 Shkurt 2020, 18:49 Nga DOSJA
Jetonte në zonën ku u shfaq koronavirusi në Kinë,

TURQI- Studentja shqiptare Silva Doçi që prej një jave ndodhet në kushtet e karantinës në një spital në Ankara, pas evakuimit sëbashku me disa shtetas turq nga epiqendra e koronavirusit në Wuhan. Në një intervistë për Top Channel fillimisht i përgjigjet pyetjes se si ka qenë kjo javë për të në kushtet e karantinës.

Silva prej një jave ndodheni në karantinë në Turqi. Si ka qenë kjo javë për ju?

Kjo javë ka qenë e qetë, në ditët e para duke përjetuar gjithçka të re për mua, duke u përshtatur me ndryshimin e orës e duke i kushtuar vëmendje procesit të karantinës e tani disi e mësuar me rregullin e çdo dite.

Çfarë thonë mjekët atje në lidhje me ekzaminimet e bëra deri më tani?

Ekzaminimet e para dolën të gjitha mirë, tani po bëhen sërish për herë të dyte, për të vëzhguar akoma më tej shëndetin tim edhe të personave të tjerë që gjenden këtu.

Cila është ajo gjë që ju ka bërë më shumë përshtypje deri më tani gjatë qëndrimit në atë spital në Turqi?

Ky është një spital, që mesa di unë nuk ishte në përdorim dhe u rihap për ne. Është diçka e veçantë përgatitja e një vendi enkas për në, si për sigurinë e pacienteve të tjerë në spitalet e tjera ashtu edhe për mbarëvajtjen e punës së mjekëve të përqendruar te ne. Mendoj që jo vetëm mua por edhe atyre që ndodhen këtu që erdhëm bashkë nga Wuhani, na krijon një ndjesi të të qenit të veçantë e në kujdes maksimal. Do veçoja afrimitetin e të gjithë stafit mjekësor dhe jo mjekësor, që gjithmonë vesh buzëqeshje në kontakt me mua (ne). Gjë që nuk pritet kur je nën vëzhgim për një virus si koronavirusi i rastit, por kjo i mëshon edhe njëherë profesionalitetit edhe vendosmërisë së mjekut ndaj detyrës së tij, pavarësisht se me çfarë rreziku përballet. Diçka që e kam gjetur edhe tek mjekët ne Ëuhan edhe këtu në Ankara.

Gjatë 24 orëve si zhvillohet mbikëqyrja e mjekëve për të gjithë ju?

Mbikëqyrjen e mjekëve do ta ndaja në dy lloje, në ditët intensive dhe ditët e qeta. Në ditët intensive ne i nënshtrohemi analizave që duhen për të përcaktuar nëse dikush është bartës apo jo i virusit (intensive nuk do të thotë e lodhshme këtu, nuk do të thotë se ne lodhemi nga vëzhgimi e kontrollet, thjesht bëhen disa analiza që specialistët, edhe unë më parë, i kemi përmendur; si analiza gjaku, analiza te sekrecioneve të fytit, grafi e mushkerive, kontrolli i frymëmarrjes etj). Këto dite intensive janë të rralla. Në ditët e qeta kemi vizita nga infermierët në kujdes dy herë në ditë për matje temperature edhe disa herë në ditë për të pyetur nëse kemi ndonjë shqetësim shëndetësor. Edhe mjekët përgjegjës, edhe ato në pozicione drejtuese të këtij procesi, vijnë dhe komunikojnë me ne për gjendjen tonë shëndetësore dhe interesohen edhe për më të voglin shqetësim që çdokush mund të ketë. Madje ato kanë mundësuar edhe takim me psikologun nëse dikush ka nevojë të flasë për përjetimin e karantinës, gjë që do të thotë se interesimi e vëmendja nuk është vetëm në shëndetin fizik por edhe mendor. Gjithashtu stafi jo mjekësor që kujdeset duke filluar nga ushqimi e deri te higjena, janë gjithë kohës shume profesionistë e të afërm.

Si ka qenë komunikimi juaj gjatë këtyre ditëve përmes rrjeteve sociale me miqtë dhe familjen?

Tani kam rënë goxha në qetësi. Edhe afrimi i orës me Shqipërinë ma ka lehtësuar komunikimin. Flas çdo ditë me familjen, dhe shkruhem shpesh me të afërmit e miqtë e mi. (Këtu kemi Wifi, dhe gjithashtu Ambasada Shqiptare ne Ankara më ka mundësuar me numër telefoni për të qenë në kontakt me ta dhe familjen). Kam pasur edhe kontakt nga miq këtu në Turqi që janë ofruar të vijnë të më vizitojnë por që i kam refuzuar pasi kjo nuk përkon me rregullat e karantinës.

A ke mbajtur ndonjë ditar për të gjitha ditët që keni kaluar në Wuhan dhe me pas për ditët në karantinë në Turqi?

Disa herë kam menduar mbajten e një ditari, por kam ndërruar mendje. Kam shume fotografi që më kujtojnë çdo moment të kësaj periudhe, e shumë biseda të ruajtura nga rrjetet sociale, e kam vendosur të shkruaj për këtë përjetim në një kohë të dytë, kur mund ta shoh çdo gjë me një sy tjetër.

Cili ka qenë interesimi ambasadës shqiptare në Ankara ndaj jush?

Me Ambasaden Shqiptare në Ankara jam në kontakt çdo ditë. Ato interesohen jo vetëm duke komunikuar me mjekët përgjegjës për mua, por edhe duke komunikuar me mua se si po e përjetoj çdo ditë, si jam me shëndet, dhe nëse më duhet ndonjë gjë qoftë materiale apo në lidhje me përshtatjen time këtu dhe komunikimin me mjekët. Edhe pse nuk kam takuar askënd personalisht ende, ambasadori Kastriot Robo dhe stafi i tij janë me mua në çdo moment. Kjo  e bën qëndrimin tim këtu më të lehtë e për këtë ju jam mirënjohëse. Faleminderit.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi në kinë rreziku nga koronavirusi silva doci koronavirusi në kinë rreziku nga koronavirusi silva doci

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend