LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Harresa’ ndër vite/ Rruga e lënë përgjysmë mban pezull shpresat për zhvillim të Skraparit, e shtuna, mundës

14 Janar 2020, 17:58 Nga DOSJA
‘Harresa’ ndër vite/ Rruga e lënë përgjysmë

SKRAPAR– Dita e shtunë, mbledh në qytetin e Çorovodës banorët e fshatrave për rreth. Në qendër, në një treg të hapur, shitet dhe blihet thuajse çdo gjë që duhet për një javë. Pavarësisht motit  dhe të ftohtit tregtarët e ardhur nga zonat malore nuk mungojnë. E shtuna është mundësia e tyre e vetme për të shitur produktet nga bujqësia e blegtoria.

Isa Hysenaj, blegtor nga fshati Zogas, që ka pasur një ditë jo të mbarë pazari, pasi nuk ka arritur t’i shesë ato që kishte sjellë në pazar, duhet t’i transportojë mallrat pas në fshat. Pasi tregu i Çorovodës mbyllet ai duhet të presë deri javën tjetër për tu rikthyer.

“Ku të shkojmë tjetër. Ky është i vetmi treg, ku mund të nxjerrim prodhimet tona,” tha ai për BIRN.

Mungesa e rrugëve, tregjeve, është halli më i madh i banorëve të këtyre zonave, të cilët të ndikuar nga terreni e tradita, kultivojnë në masë frutikulturë, arrorë e mbarështojnë blegtori.  Lidhja me Përmetin, me një rrugë që shkurton distancën edhe për në Gjirokastër, shihet prej tyre si mundësi e mirë për tregje të reja dhe më shumë gjallëri e turizëm. Por rruga, për lotin e parë prej 5 kilometrash të së cilës u investuan 1.2 miliard lekë në vitin 2017, është lënë në mes dhe nuk dihet kur dhe as nëse do të rifillojë.

“Edhe sikur me flori të shtrohej ajo rrugë, tani do të kishte përfunduar. Është një distancë kaq e shkurtër drejt Përmetit, sa mjafton vullneti i mirë dhe rruga do të kishte përfunduar tashmë”, thotë Aredin Bakiasi, banor i Çorovodës, ndërsa konsumon kafen e së shtunës në një nga lokalet e qendrës.Kryetari i ri i bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema e pranon se rruga është shumë e nevojshme, por po ashtu thotë se nuk ka asnjë afat apo kohë dhe as nuk e di nëse do të rifillojë ndonjëherë investimi i lënë në mes.Këtë unë nuk di ta them, sepse nuk kam asnjë informacion se kur do të lëvrohen fondet për dy lotet e tjera, apo se kur do të përfundojë gjithë rruga,” tha ai.

Konspiracione politike dhe legjenda

Një sasi guri çakulli e ngelur në anë të rrugës, është dëshmia e vetme e punimeve të harruara prej muajsh, pas përfundimit të lotit të parë. Banorët e ardhur nga fshati Rog, udhëtojnë drejt Skraparit në rrugë të asfaltuar, por pjesa tjetër gati 20 kilometra e gjatë është e kalueshme vetëm me kafshë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar në vitin 2017 kontraktoi firmën sipërmarrëse “Salillari” për ndërtimin e lotit të parë të këtij segmenti me një vlerë prej 1.2 miliard lekë.  Më pas, as ARRSH dhe as qeveria nuk kanë dhënë afate për investimin e dy loteve të tjera.  Investimet për këto dy lote nuk janë përmendur më, çka bënë që banorët të kenë pak shpresa për përfundimin e punimeve në të ardhmen e afërt.

“Nuk mbahet mend sa herë qeveritë, bashkitë, e kanë premtuar këtë rrugë, por dhe tani që e nisën e lanë në mes”, tha Isa Hysenaj.

Për banorët, rruga e premtuar prej dekadash është tashmë material konspiracionesh politike. Ata patën shpresuar se Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka fituar disa herë shumicën e votave në Skrapar, për shkak se ish-kryetari i saj tani Presidenti i Republikës, Ilir Meta është nga kjo zonë, do të ndikonte që rruga të futej në planet e qeverisë.

Kur qeveria drejtohej nga demokratët në koalicion me LSI-në ne fituam rrugën që lidh Skraparin me Hambullën, ose qytetin me rrugën e kanioneve. Më pas kur PS ishte në koalicion me LSI-në u hap drita jeshile me projektin e rrugës së Përmetit. Kur u prish ky koalicion, investimi i premtuar mbeti në mes”, tha për BIRN, Besnik Osmëni, ish-kryetar i komunës Çepan.

Nga ana tjetër përplasjet politike në Tiranë janë ndjerë shpesh më të forta në këtë periferi. Pas prishjes së koalicionit mes PS dhe LSI, bashkia e qytetit mbeti pa buxhet, për shkak se këshilltarët në shumicë të PS-së u përfshinë automatikisht në konflikt me ish-kryebashkiakun e propozuar nga LSI.

Skrapari, njihet si një zonë e rëndësishme në juglindje të vendit dhe sipas legjendave rrugët lidhëse nuk i kanë munguar që nga antikiteti i largët.  Banorët këtë pjesë të legjendës, por dhe lidhjen e Skraparit me Korçën gjatë pushtimit otoman e kujtojnë me mjaft krenari, ndërsa sot nuk fshehin zhgënjim për gjendjen ku ndodhen.

“Legjendat tregojnë se në Nikollarë – një zonë në Skrapar, ka pasur një urë që quhej ‘Ura e Zonjës”, ajo lidhte që në antikitet Skraparin me fshatrat e Korçës.  Më vonë, ka dëshmi historike që Skrapari kishte rrugë karvanësh që e lidhnin me tregjet e  Përmetit e Korçës dhe si rezultat me Greqinë fqinje. Por, sot ne vazhdojmë të ëndërrojmë për një rrugë, e cila do të na jepte mjaft zhvillim”, tha Sadik Xhaferri mësues historie në pension.

Varfëri dhe braktisje

Por përtej konspiracioneve politike dhe legjendave, për banorët, ndërtimi i rrugës mund të shpëtojë qytetin dhe fshatrat për rreth tij nga braktisja.Zyrtarisht qyteti, sipas censusit të vitit 2011 numëron 12 mijë banorë, por një pjesë janë larguar me kohë drejt qyteteve të mëdha dhe vetëm në letra rezultojnë banorë të qytetit apo zonës.  Banorët e mbetur këtu shohin pak mundësi për zhvillim, ndërsa jeta në qytet përfundon ende pa rënë errësira edhe në ditë tregu.

Thuajse menjëherë pas mbylljes së këtij të fundit,  qyteti bie në qetësi.  Dy-tre lokale, një bankë e nivelit të dytë dhe disa dyqane, janë të vetmet shenja të jetës urbane. Ndërkohë që veç institucionit të bashkisë, ndërmarrjeve në varësi të saj dhe institucioneve të tjera publike, në qytet nuk ka sipërmarrje private, ka pak punësim dhe jeta është e varfër.

“Këtu jeta mbaron që në orën 4:00 pasdite, pasi dhe turistët që vijnë shkojnë vetëm në kanione dhe ikin, ndaj ne dëshirojmë që rruga të përfundojë, pasi do të sjellë më shumë vizitorë, më shumë qarkullim dhe më shumë perspektivë”, thotë Aredin Bakiasi, me profesion inxhinier pyjesh. Kryebashkiaku Mema e pranon se për të ndryshuar situatën ndërtimi i rrugës është i një rëndësie të veçantë dhe mund ta nxjerrë qytetin dhe zonën nga izolimi.

“Ndërtimin e kësaj rruge, unë e konsideroj një të mirë publike jo vetëm për Skraparin dhe Përmetin, por edhe më gjerë. Në kushtet e sotme, kur zhvillimi i turizmit shihet si parësor për zhvillimin ekonomik të zonës, ndërtimi i rrugës Çorovodë-Përmet, do të thotë ndikim i ndjeshëm në aksesimin e të gjitha potencialeve turistike që të dy bashkitë kanë, duke sjellë një impakt të madh ekonomik, social, kulturor dhe mjedisor për komunitetet,” shtoi Mema.

Ndërtimin e rrugës banorët e shikojnë edhe si mundësi për të rinjtë. Rruga do të hapte mundësinë që ata të studionin në universitetin e Gjirokastrës, ndërsa po ashtu do të lehtësonte udhëtimin drejt Greqisë dhe siguronte më shumë treg për produktet vendase.

“Janë 13 fshatra të Njësisë Administrative Çepan që me ndërtimin e rrugës,  më lehtë do ta kenë të shkojnë në Përmet e Gjirokastër se sa në Berat e Tiranë. Janë 1300 banorë në këto zona rurale që duan lidhjen për shkak të tregtisë, pasi janë të gjithë fshatra prodhues në frutikulturë, arrorë, e blegtori”, tha Besnik Osmëni, sot fermer dhe dikur ish-kryetar i komunës Çepan.

Ndërtimin e rrugës si mundësi zhvillim e shikojnë dhe të rinjtë e qytetit – ata pak që rikthehen këtu pas studimeve.

Eugen Shahinaj, në vitin 2017, përfundoi studimet për Informatikë në  Universitetin e Vlorës dhe fal rezultateve të mira,  u punësua në kompaninë TAP – gjatë aktivitetit të saj në këtë zonë. Një muaj më parë ai aplikoi dhe fitoi një vend pune si specialist IT në institucionin e bashkisë.

“Familja ime jeton këtu. Unë dua ta ndërtoj jetën afër tyre. Skrapari ka natyrë të mrekullueshme, ka njerëz punëtorë,  ndaj unë u riktheva dhe pse qyteti sot nuk të ofron shumë,” tha Shahinaj.  “Por nëse rruga përfundon mundësitë për zhvillim do të jenë më të mëdha,” shtoi ai.

Marrë nga Reporter.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rruga e skraparit pergjysme skrapari rruga e skraparit pergjysme skrapari

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet