LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Si u zgjodh Fatos Nano kryetar i PS”, rrëfimi i Nexhmije Hoxhës: Ramizin e akuzuan si ‘tradhtar’, arsyet pse i dola n

11 Janar 2020, 13:39 Nga DOSJA
“Si u zgjodh Fatos Nano kryetar i PS”, rrëfimi i Nexhmije

TIRANË- Më 10 qershor 1991 u mblodh Kongresi i 10-të i PPSH, në Pallatin e Kongreseve, i cili u projektua nga arkitekti i shquar Klement Kolaneci dhe shokët e tij të Institutit të Projektimeve, me gjithë komoditetet, dhe nuk u përfundua dot në të gjallë të Enverit.

Punimet e Kongresit vazhduan tri ditë. Në të morën pjesë mbi një mijë e pesëqind delegatë, të zgjedhur në Tiranë e në rrethe. Unë mora pjesë si anëtare e KQ dhe, bashkë me anëtarë të tjerë dhe të ftuar, ishim vendosur në galerinë sipër.

Fjalën e hapjes dhe raportin e KQ të PPSH e mbajti Sekretari i Parë i përkohshëm, Xhelil Gjoni. Për afro dy orë, ai shtjelloi analizën që KQ i kishte bërë së kaluarës së Partisë së Punës, Enver Hoxhës, si dhe problemet aktuale, që shtroheshin para Partisë, në lidhje me situatat e krijuara në Shqipëri dhe në Europë e në botë, që, siç theksoi ai, bënin të domosdoshëm edhe “rinovimin” e Partisë së Punës.

Nuk mbaj mend, nëse në këtë raport shtrohej propozimi “për ndërrimin e emrit nga Parti e Punës në Parti Socialiste” apo kjo u ngrit më vonë dhe u bë objekt kryesor në diskutimet. Por u pa qartë se në këto diskutime pati shumë kundërshti dhe se, në fakt, masa e delegatëve ishte e ndarë më dysh. Përshtypja ime ishte që shumica e delegatëve që vinin nga baza kishin rezerva për çka ishin bërë në dy vitet e fundit, nuk ishin dakord as me ndryshimet që propozoheshin në Kongres nga “reformatorët” për rinovimin e Partisë së Punës dhe për ndryshimin e emrit të saj. Kjo u duk veçanërisht kur mbajti diskutimin Dritëro Agolli, i cili foli edhe për këtë “rinovim” të partisë dhe të komunistëve. Shumica e delegatëve u ngritën në këmbë dhe duke ia ndërprerë fjalën, brohoritën “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” për disa minuta. Gjithashtu, kur dikush, në emër të grupit të organizatorëve të Kongresit, lexoi një Rezolutë pak të gjatë dhe kërkoi miratimin e saj, shumica e delegatëve reagoi ashpër me ndërhyrje nga vendi dhe, nuk mbaj mend nëse u vu në votim. Por, sidoqoftë, ajo rezolutë nuk u miratua, u tërhoq dhe nga fundi i punimeve të Kongresit, u zëvendësua me një tjetër rezolutë a vendim, prej disa radhësh.

Dita e parë e Kongresit, mund të thuhet, shkoi disi mirë. Në ditën e dytë, shumica e diskutantëve folën në mbështetje të ndryshimeve të reformave të Partisë dhe të ndryshimit të emrit në Parti Socialiste. Pranë meje, në galeri, ishte edhe një veteran, komunist nga Skrapari, i ftuar në Kongres. Vura re që, gjatë gjithë kohës, ai ndoqi në heshtje punimet e Kongresit, por me lot në sy, që i rridhnin në faqe. Ishte mjaft impresionuese të shihje të qajë një burrë. U përpoqa ta qetësoja dhe ta ngushëlloja disi, por ai kishte të drejtë të shprehte dhimbjen, se e ndiente thellë në zemrën e tij që po humbnim Partinë, vlerat dhe fitoret e një të kaluare të lavdishme 50-vjeçare.

Ishte radha ime të ndieja një dhimbje të thellë në zemër, kur morën fjalën, njëri pas tjetrit, dy anëtarët e vjetër të Byrosë Politike, Adil Çarçani dhe Manush Myftiu. Nuk e kam kuptuar as atëherë, as më vonë, se si dhe pse “e katandisën” aq ulët veten këta të dy. Në vend të një autokritike politike për përgjegjësitë e tyre në zhvillimet e viteve të fundit, për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, ata bënë autokritikë për ca gjëra të vockla, që Drejtoria e Pritjes, me sugjerim nga lart për shpenzimet e gjithë udhëheqësve, paskësh sjellë disa ndërresa për gratë dhe ndonjë lodër për fëmijët e tyre. Këto “fakte” u përfolën, madje, edhe u përdorën edhe në raportin që Genc Ruli, i Partisë Demokratike, bëri në Parlamentin pluralist.

Si unë, edhe Vitoja (Kapo), të cilën e kisha në krah, që i njihnim shumë mirë ata dy shokë si njerëz seriozë, që kishin luftuar e sakrifikuar shumë për Shqipërinë, u ndiem keq, tek i dëgjonim. Vitoja, gati me lot në sy dhe e revoltuar, më thoshte: “Si është e mundur të trajtohet kështu Manushi, familja e të cilit gjatë Luftës ishte bazë ilegale e partizanëve dhe shkriu gjithë pasurinë e saj, në Vlorë?!”.

Ramiz Alia, ndiqte nga lozha debatin dhe kërkesën e llogarisë që po u bëhej anëtarëve të Byrosë Politike. Por për ne qe e papritur, kur ai, doli në podium, e mori fjalën dhe lidhur me autokritikën e atyre dy shokëve (nuk mbaj mend tekstualisht fjalë për fjalë, por në esencë) tha: Ja shokë, e kuptoni besoj, me të tillë udhëheqës kam qenë i detyruar të drejtoj unë…(!!!)

Ai foli sikur këta të mos kishin qenë të njëjtët shokë, me të cilët kishte bashkëpunuar më parë edhe Enver Hoxha, dhe sikur ata të mos kishin qenë dy më kryesorët dhe më të afërt me vetë Ramizin, sidomos Adili, i cili u përball me gjithë ato peripeci, që u krijuan nga studentët në vitet ’90-‘91.

Në ditën e tretë të Kongresit, nga fundi i diskutimeve, pak para drekës, m’u dha fjala mua. Isha shumë e emocionuar, sepse ishte hera e fundit që flisja si anëtare e KQ dhe sepse ai ishte Kongresi i fundit i Partisë së Punës.

Fjala ime u prit thjesht me një duartrokitje normale, kur dola në podium dhe në mbyllje, larg atyre brohoritjeve për Enver Hoxhën dhe për Partinë e Punës, që pati disa herë gjatë diskutimit tim në Kongresin e 9-të, në nëntor 1986. Megjithatë, diskutimi im në Kongresin e 10 u ndoq jo pa interes dhe në heshtje të plotë, veç rastit kur, nga mesi i fjalës, u dëgjua një zë: “Shkurtoje!”.

Kjo kërciti si një rrufe para furtunës, që më kërcënohej, por unë vazhdova e qetë, por me vendosmëri, të mbroja rolin dhe figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e kisha bërë në Plenumin e 18-të të KQ të Partisë, katër ditë më parë. Në fund të diskutimit shpreha mosmiratimin tim për ndryshimin e emrit nga Partia e Punës, në “Parti Socialiste”, me arsyetimin se e konsideroja të gabuar mohimin e asaj Partie me përvojë të gjatë, 50-vjeçare, dhe me histori të lavdishme, atdhetare e emancipuese, si shtet dhe si shoqëri. E mbylla fjalën time me urimin për punë të mbarë, për të mirën e Shqipërisë e të popullit shqiptar.

Si gjatë Kongresit, por sidomos në pasdreken e ditës së tretë, në prapaskenë dhe nën ethe, po bëheshin manipulime, për të propozuar emra të rinj për KQ të një partie të re, me program të ri, si dhe për zgjedhjen e kryesisë dhe të kryetarit të ri të kësaj partie. Kur kjo çështje u shtrua hapur në Kongres, prapë delegatët u ndanë më dysh. Një palë ishte që kryetar i Partisë të zgjidhej Ismail Lleshi, që ishte pedagog i shquar i filozofisë, njeri shumë i respektuar për integritetin e mosnjëanësinë e tij në ato kohë të turbullta. Por ai, me këmbëngulje, nuk pranoi e nuk pranoi, edhe pse disa delegatë i shkuan njëri pas tjetrit pranë dhe i luteshin të mos refuzonte. Ai u largua nga Presidiumi dhe shkoi u ul në një cep të sallës, ku ndoqi i qetë Kongresin.

Edhe kandidati tjetër, Fatos Nano, në fillim nuk pranoi, por, me ndërhyrjen e Ramiz Alisë, i cili e thirri aty nga ndiqte Kongresin dhe e këshillonte, Fatosi, në fund, ra dakord. Ai u zgjodh Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që u themelua në 12 qershor 1991. Absurditeti i parë i kësaj partie të re dhe zhgënjimi me të drejtë i Ramiz Alisë, ka qenë se, udhëheqja e kësaj partie të re, me në krye Fatos Nanon, teserën e parë ia dha Kryetarit të Partisë (socialdemokratike) të Italisë, Betino Kraksit dhe jo Ramizit, që i hapi rrugën dhe përgatiti programin e saj.

Dua të nënvizoj këtu se për çka ngjau në dy vitet 1990-1991, Ramiz Alia u akuzua, nga vetë komunistët, si përgjegjësi kryesor, madje, është quajtur “tradhtar kombëtar”. Edhe vetë ai, në librin e tij të fundit “Jeta ime”, lidhur me këtë shkruan: “Përgjegjësia kryesore bie edhe mbi mua…”.

Unë mund të them se, si për të keq, si për të mirë, përgjegjësia dhe merita, kryesisht, i përkasin Ramiz Alisë, i cili, ndryshe nga ne, shokët e tij mbështetës, si i pari i vendit, ka qenë i qartë dhe i vendosur në hapat që bënte drejt ndryshimeve të sistemit, gjithnjë me synimin që të evitonte konfliktet shkatërrimtare. Sipas mendimit tim, ngjarje të tilla të mëdha nuk mund të menaxhohen vetëm nga një person. Ramizit i ra “barra” e Udhëheqësit kryesor të Partisë në periudhën më të vështirë që po kalonin Partia e Punës dhe shteti socialist. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetëm, sepse pati mbështetjen e shumicës së Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ, pati edhe mbështetjen time dhe të pjesës dërrmuese të anëtarëve të Partisë së Punës, pavarësisht se kjo mbështetje nga disa u bë me bindje, nga disa të tjerë, me dhimbje dhe me rezerva.

Akuza për “tradhtar” a “tradhti kombëtare” iu bë, në radhë të parë, Ramiz Alisë, por iu bë edhe Byrosë Politike, edhe mua personalisht, madje, edhe gjithë Partisë së Punës, sikur kjo të mos ishte Partia që e kishte udhëhequr për 50 vjet vetë Enver Hoxha! Çuditërisht, atë grup a parti komuniste, që i bënte këto akuza, e krijoi dhe e drejtoi një person i ekzaltuar nga idetë komuniste, por që nuk kishte qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sipas mendimit tim, cilësimi “tradhtar” i jepet një personi që tradhton kombin dhe vendin e vet. Por Ramiz Alia me shokë, u përpoqën gjatë atyre dy viteve të shpëtonin ç’mund të shpëtohej, nga cikloni përmbysës, që pas vendeve ish-komuniste të Europës, përfshiu edhe Shqipërinë. Aq më pak, Ramiz Alia nuk mund të cilësohet “tradhtar kombëtar”.

Përkundrazi, shqiptarët në Shqipëri dhe ata përtej kufirit kanë vlerësuar lart kontributin e pamohueshëm që Ramiz Alia ka dhënë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore, për Çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, ashtu edhe në krah të Enver Hoxhës, në 45 vjet të pushtetit popullor, në shërbim të lirisë dhe të Pavarësisë së vendit, si edhe për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në trojet e veta të përtej kufirit.

Shfrytëzoj rastin të them këtu se e ndiej për detyrë të bëj autokritikë që, në një intervistë të atyre viteve të turbullta, edh e unë e cilësova Ramiz Alinë si “tradhtar kombëtar”. Theksoj se kjo akuzë është bërë vetëm në një rast dhe e shprehur në çaste zemërimi dhe emocioni personal, për shkak të mënyrës sesi u trajtua mbrojtja a mosmbrojtja e shtatores së Enver Hoxhës. E kam theksuar edhe më sipër që, pavarësisht nga këto, unë vetëm pak ditë pas rrëzimit të monumentit, i dola në krah dhe në mbrojtje Ramiz Alisë para përfaqësuesve të “Vullnetarëve të Enverit”, që kërkonin dorëheqjen e tij, si edhe në raste të tjera etj.

Marrë nga gazeta Dita

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur enver hoxha nexhmije hoxha enver hoxha nexhmije hoxha

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale