Showbiz

“Si mund të prekësh mbi jetën time private”, ish-gruaja e Stresit kapet keq me Roza Latin, pas skenës së turpshme: Të janë tharë idetë (MESAZHI)

Kejsi ka reaguar ashpër në rrjete sociale, pas postimit të një videoje të inskenuar në emisionin "Why Not?" të Roza Latit.
Featured image of article: “Si mund të prekësh mbi jetën time private”, ish-gruaja e Stresit kapet keq me Roza Latin, pas skenës së turpshme: Të janë tharë idetë (MESAZHI) Moderatorja, Roza Lati, Stresi dhe ish-gruaja, Kejsi.

TIRANË– Roza Lati dhe Stresi realizuan një pjesë të inskenuar në emisionin “WhyNot?”(Lexo këtu), duke shpjeguar në njëfarë mënyre se si kishte ndodhur arrestimi i reperit në një dhomë hoteli, rreth një vit më parë. Por, lidhur me këtë puntatë ka reaguar ashpër ish-gruaja e Stresit, Kejsi.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Kejsi i drejtohet Roza Latit duke i folur ashpër lidhur me kët inskenim që cënon privatësinë e saj, dhe nuk influencon për mirë.

Postimi i Kejsit.

“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishte vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje tek Portokallia dhe jo tek “ËhyNot?”. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëjë një skeç të quajtur “si ta bëjmë mizën balenë: dhe të preki mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vet bën çfarëdo por për këta individë që kan platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Në të janë tharë idetë, dhe të duhet me patjetër të tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel…sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur,”- shkruan Kejsi në rrjete sociale.

Mbrëmjen e djeshme në “WhyNot?”, Roza Lati dhe Stresi kanë vendosur të realizojnë një skeç, duke inskenuar pjesën kur Stresi është arrestuar në befasi nga efektivët e policisë, rreth një vit më parë. Të gjendur në një dhomë hoteli, Roza Lati nën rolin e një vajze që është futur në befasi në dhomën e Stresit, duke i shprehur dashurinë. Në një moment brenda janë futur njerëz të maskuar, që në një moment i fusin një armë poshtë jastëkut, dhe tërheqin zvarrë reperin, ndërsa e gjithë kjo skenë ishte e stisur për të futur në burg reperin. Me këtë skeç reperi dhe moderatorja, kanë dashur të qarojnë të gjithë situatën, duke treguar se si qëndron e vërteta pas arrestimit të bujshëm.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

R.L/Dosja.al

 

Shto Koment