LIVE UPDATES
Ekonomi

Si do ta ndryshojë COVID-19 të ardhmen e punës? 5 mënyra efektive për më shumë produktivitet. Kompanitë më të mëdha q

10 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA

TIRANË– Si do të ndryshojë puna juaj në të ardhmen? Disa ndryshime mund të jenë të përkohshme derisa të ketë një vaksinë për koronavirusin, ndërsa ndryshimet e tjera mund të ndodhin përgjithmonë.

Në këtë artikull ju sjellim disa mënyra sesi të praktikoheni me punën në shtëpi nëse për shkak të COVID-19 do ju duhet mos të shkoni më në zyrë:

Mësoni të punoni nga shtëpia

Kjo nuk do të zbatohet për çdo punë, por rezulton se shumë njerëz mund të punojnë nga shtëpia në mënyrë produktive. Plus, shumica e amerikanëve të punësuar që kanë punuar nga shtëpia do të preferojnë të vazhdojnë një politikë pune nga shtëpia. Sipas Gallup, afërsisht 60% e punëtorëve amerikanë preferojnë të punojnë në distancë sa më shumë që të jetë e mundur, edhe kur të jenë hequr kufizimet e ndërmarra për Covid-19. Nëse më shumë qytetarë do të punojnë nga shtëpia, ka shumë gjasa që shtohen mundësitë e shkatërrimit të tregun të pasurive të patundshme. Teksa më shumë punonjës vijojnë punën nga shtëpia, ka më pak nevojë të përgjithshme për të zotëruar ose marrë me qira hapësira për ambiente pune, zyra.

Mësoni të monitoroheni nga punëdhënësi juaj

 

Nëse shtohet numri i qytetarëve që punojnë nga shtëpia, punëdhënësit mund të rrisin monitorimin e punonjësve të tyre. Kjo do të thotë që produktiviteti juaj mund të matet dhe gjurmohet, edhe nëse jeni duke punuar jashtë një mjedisi klasik siç është zyra. Shumë kompani tashmë po e praktikojnë këtë, me siguri do të ndodh edhe në shtëpinë tuaj nëse do vazhdoni të punoni nga shtëpia.

Për shembull, punëdhënësi juaj mund të gjurmojë punën nga kompjuteri juaj për të analizuar produktivitetin tuaj, ose të kuptojë se sa shpesh largoheni nga kompjuteri. Ndërsa ka shqetësime të dukshme për privatësinë, ky nuk është një sistem ‘spiun’, pasi ekspertët argumentojnë se monitorimi i përgjegjshëm është i nevojshëm për të siguruar produktivitetin.

Zyra juaj nuk do të ‘zhduket’ plotësisht

E gjithë bota nuk do të punojë nga shtëpia, sepse shumë zyra  nuk ekzistojnë më. Sidoqoftë, ato mund të duken ndryshe. Zyra të ideuara ndryshe, me më shumë hapësira nga tavolinat mes kolegëve si edhe me ndarje xhami ose plastike për t’u mbrojtur nga Covid-19.  Si do të mbahet distanca sociale gjatë punës? Këto mund të jenë ndryshime të përkohshme derisa të ketë një vaksinë për koronavirusin, ose punëdhënësit mund të zbulojnë që kjo metodë e re e te punuari mund të vazhdojë për aq kohë sa nuk pengon produktivitetin, rrezikon shëndetin ose ndikon negativisht në moralin e punonjësve.

Më shumë takime me video dhe më pak takime fizike në staf.

Çfarë do të ndodhë me të gjitha ato takime të vetme në një dhomë. Tashmë po shndërrohen në takime dhe mbledhje përmes tele-konferencave. Thirrjet për tele-konferenca janë bërë më të njohura se kurrë më parë gjatë pandemisë COVID-19. Por kjo mënyrë mund të vazhdojë edhe pas gjetjes së një vaksine për Covid-19. Nëse punoni në një punë ku jeni orientuar drejt sektorit të shitjeve, kontakti brenda stafit mund të jetë thelbësor për biznesin tuaj. Sidoqoftë, nga perspektiva e shëndetit publik, takimet e shpeshta në biznes mund të zëvendësohen nga më shumë thirrje me video- konferencë. Mund të mos ndodhë në çdo industri, por kompanitë do kërkojnë  të mbrojnë punonjësit dhe klientët e tyre në një botë pas COVID-19 do të aplikojnë metoda të tilla.

 Lumturia në punë ka rëndësi

Lumturia juaj në punë ka rëndësi. Kemi marrë shumë mësime nga pandemia COVID-19. Ndërsa më shumë se 30 milion njerëz kanë humbur punën e tyre për shkak të COVID-19, shumë njerëz do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike për punën e tyre, ku punojnë, shëndetin e tyre dhe realitetet e tjera financiare, në vazhdën e situatës së koronavirusit. Teksa më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, puna dhe jeta private do të bëhen më të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo ka implikime të rëndësishme për lumturinë tuaj. Nuk mund të mendoni më “jeta e punës” dhe “jeta personale” si dy jetë të veçanta. Lumturia juaj në shtëpi dhe në punë të dyja duhet të jenë të pranishme. Nëse jeni të lumtur në shtëpi dhe të mërzitur në punë, kjo formulë nuk do të funksionojë.

Biznesi do të vazhdojë. Jeta do të vazhdojë. Thjesht mund të duket shumë më ndryshe se më parë. A do të ndodhin të gjitha këto ndryshime menjëherë? Ndoshta. Kjo gjë varet nga punëdhënësi juaj, industria, lloji i punës dhe faktorët e tjerë financiarë dhe jo-financiarë. A do të bëhen këto ndryshime të përhershme? Është shumë shpejt për të treguar. Punëdhënësit mund të testojnë situatën, të monitorojnë situatën e shëndetit publik dhe të mbledhin reagime të punonjësve. Një gjë është e sigurt në këtë kohë të pasigurt: ndryshimet në të ardhmen e punës po vijnë.

Puna nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit? Disa kompani teknike thonë “Po”

A do të punoni nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit? Punonjësit në disa kompani të mëdha teknologjike kanë rënë dakord për këtë mënyrë.

Siç është raportuar për herë të parë nga The Information, CEO Sundar Pichai tha gjatë një takimi gjithëpërfshirës disa ditë më parë se punonjësit e “Google” ka të ngjarë të punojnë nga shtëpia për pjesën e mbetur të vitit 2020. Punonjësit që duhet të kthehen në zyrat e tyre mund të rifillojnë që në qershor ose korrik, por jo më parë. Ndërsa shumica e të punësuarve mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit. Çdo punonjës që kthehet në një nga zyrat e  ‘Google’ mund të hasë masa të reja sigurie dhe përvojë të re në zyrën e tij.

Në një kohë shumë ndërmarrje po zgjasin datën e rikthimit të punonjësve në zyra duke respektuar politikat e tyre të brendshme.

Google nuk është e vetmja kompani e teknologjisë që zgjati punën e punonjësve nga shtëpia. Kompanitë e tjera që kohët e fundit kanë bërë njoftime në lidhje me punën në distancë:

Amazon: Amazon gjithashtu zgjati punën e saj nga shtëpia, duke u ofruar punonjësve të Amazon mundësinë për të punuar nga shtëpia të paktën deri në tetor.

Facebook: Shumica e punonjësve të Facebook do të jenë në gjendje të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit 2020, sipas raportimit nga CNBC. Shumica e zyrave të Facebook do të hapen më 6 korrik. Ashtu si Google, punonjësit e Facebook filluan të punojnë në distancë prej në muajin mars.

Microsoft: Microsoft do të vazhdojë punën  nga shtëpia deri në tetor.

Slack: Punonjësit mund të punojnë nga shtëpia deri në shtator.

Zillow: Drejtori i Përgjithshëm i Zillow, Rich Barton ka cekur se punonjësit e Zillow “kanë fleksibilitet” për të punuar nga shtëpia të paktën në fund të vitit.

Mënyrat sesi mund të ndryshojë zyra juaj

A do të ndjekë punëdhënësi juaj drejtimin e gjigandëve të teknologjisë si Google, Facebook, Amazon dhe Microsoft? A do të ktheheni në zyrën tuaj në 2021? Këta udhëheqës të rinj të tregut shpesh vendosin standardet për praktikat më të mira, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si ndërmarrjet e tjera zhvillojnë punën e tyre përmess platformave online nga shtëpia. Edhe kur të ktheheni përfundimisht në zyrën tuaj, qoftë në vitin 2020 apo 2021, prisni disa ndryshime. Këtu janë disa mënyra sesi zyra juaj mund të ndryshojë (të paktën derisa të ketë një vaksinë COVID-19.

Kontrollet e temperaturës.

Maska.

Mjedisi i hapur ose jo i hapur i zyrave.

Udhëtim me ashensor.

Më pak takime të klientëve në grupe të mëdha.

Reduktimi ose eleminimi i takimeve apo konferencave në grupe të mëdha.

Vetëm punonjës të caktuar punojnë në një zyrë.

Përshtatur nga Forbes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale covid-19 puna nga shtepia covid-19 puna nga shtepia


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet