Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Dështon procesi zgjedhor i PS në Pukë, edhe me një kandidat të vetëm, nuk zgjidhet dot kryetari i ri (Detaje)
11 Janar 2020, 15:35Nga DOSJA
PUKE– Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonen veriore, edhe pse në garë ishte i vetëm kreu i deritanishëm, Marash Kolaj. Ky i fundit, i cili drejton PS e Pukës prej dy mandatesh duket se nuk arriti të marrë shumicën e votave në zgjedhjet e kësaj të shtune, teksa ka humbur me një diferencë të ngushtë postin që e mbante prej 8 vitesh.
Procesi zgjedhor i cili u monitorua nga i deleguari i PS në qendër, Alfred Peza duket se do të sjellë në PS e Pukës komandimin e një prej anëtarëve të kryesisë deri në zgjedhjet e reja.
Burime brenda Partisë Socialiste në Pukë i thanë Dosja.al, se brenda PS janë krijuar dy pole, njëri prej të cilëve kishte kundërshtuar prej kohësh rikandidimin e kreut aktual, Marash Kolaj.
Partia Socialiste është futur në një proces të brendshëm zgjedhor, por në disa qytete ka pasur dhe përplasje brenda strukturave. Ardit Kërtusha që kandidonte për të marrë kryesimin e PS-së në Durrës është tërhequr nga gara dhe ka hedhur akuza kundër Vangjush Dakos. Sipas tij Dako po ndërhyn në zgjedhje dhe kërkon që në krye të vendoset një marionetë e tij. Ndërkohë zgjedhjet në Peqin janë shoqëruar me një sherr, ku është plagosur dhe kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bujar Hasa.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Idenë e saj për ndryshim të sistemit zgjedhor, Grida Duma e artikuloi kohë më parë. Madje shkoi akoma më tej kur i sygjeroi demokratëve të mb...
LAÇ- Kryeminstri Edi Rama firmosi sot marrëveshjen me ministrin turk Murat Kurum për ndërtimin e 500 banesave të reja, të cilat u shembën nga tërmeti tra...
ELBASAN- Deputetja Evis Kushi do të jetë Kryetarja e Partise Socialiste për Elbasanin Vendimi është marre sot në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Elbasanit, ...
Tiranë- Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se Bashkia e Tiranës ka harxhuar 273 milionë lekë vetëm për udhëtime jashtë shtet...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se opozita është e gatshme për të paraqitur propozimet për Reformën Zgjedho...
TIRANË–Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, me të cilin nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimin për ndërtimin e ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për herë të parë në lidhje me deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik. I ftuar sot në mb...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ‘premtuar’ se vrasja e biznesmenit nga Rrësheni Kastriot Reçi do të zbardhet.I ftuar në emisionin “K...
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është shprehur sot se gjatë vitit 2019 janë goditur disa banda në qytetet kryesore në vend. I ftuar në emisio...
FRANCË- Shqipëria në vitin 2019, mori dy herë përgjigje negative nga Komisioni Evropian dhe tashmë pritet Samiti i Zagrebit në prill të vitit 2020. Franca ...