Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar një natë më parë në Vlorë, ku u sekuestruan 10 fuçi të kamufluara me logon e një kompanie italiane, por që në të vërtetë brenda tyre kishte mbetje të rrezikshme kancerogjene, të llojit amiant. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se gjithsej janë sekuestruar plot 40 metër kub, lesh xhami, material ky që shërben për izolimin e pjesëve të brendshme të anijeve, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësi të mjetit lundrues. Materiali lesh xhami përmban lëndën e Amiantit, me përbërje kancerogjene që dyshohet se do të groposej në rrethinat e Vlorës.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar Festim Tafën, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, Agron Brataj 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç. Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi dhe Zamir Kormuzi, 46 vjeç, pronari i pikes se grumbullimit, firma “Kornuzi”.
Vetë të arrestuarit mësohet të jenë shprehur se fuçitë kanë qenë të mbushura me vaj për motorët e tragetit. Verifikimet paraprake nxorën në pah faktin se kjo gjë nuk mund të jetë e vërtetë, për aq kohë san ë target nuk është bërë asnjë remont apo servis. Nën hetim për këtë gjë janë vënë edhe inspektorë të Mjedisit. Rozina Kornuzi, gruaja e Zamir Kornuzit, një prej 6 personave të arrestuar ka hedhur poshtë akuzat dhe kërkon lirimin e bashkeshortit të saj. Prefekti i Vlorës, drejtori i policisë kufitare, drejtori i portit dhe ai i doganës kanë mbërritur këtë mëngjes në portin e Vlorës për të inpsektuar tragetin S.T Damian. Prefekti Mamaj u shpreh se çështja është në duart e prokurorisë dhe se nuk ka informacion mbi lëndën që është futur në port.
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike kanë publikuar foot ku Kornuzi shihet i buzëqeshur krah kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli. Sipas tyre, pronari i firmës së grumbullimit që do merrte mbetjet e rrezikshme ka miqësi me pushtetarët.
Operacioni “Amianti” u zhvillua dje, ku u sekuestrua lënda e rrezikshme që shkakton kancer dhe vinte nga Italia. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të arrestuarit, kamufloheshin pas një firme pastrimi dhe kishin bërë mbi 15 rrugë në këtë mënyrë, pa arritur të zbuloheshin. Enët me mbetjet e rrezikshme, gjashtë të prangosurit i kishin mbështjellë me një letër të verdhë e cila mban sipër logon e një firme italiane “Eni”.
J.V/F.M/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri. Lajmet nga politika dhe aktualuteti zënë faqet e para të portaleve. Dosja.al...
TIRANË– Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta në pjesën më të madhe të ditës, por orët e pasdites dhe mbrëmjes ...
TIRANË– Një fëmijë 4 vjeç, u zhduk në mënyrë misterioze 3 ditë më parë në Tiranë. Klodian Ashini, ishte duke luajtur me një bashkëmoshatarin e tij ...
KORÇË– Altin Prita, banues në lagjen ‘Kulla e Hirit’ në Korçë është babai i 8 fëmijëve, nga të cilët ‘tre çupa dhe një djalë’ s...
Ballsh- Ka reaguar administratori dhe partneri i Shoqërive “Tosk Energji” SHA dhe “Byllis Energji” SHA, në lidhje me protestën e grevistëve të rafinerisë Ballsh...
Shqipëri- Komisioni Europian ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e angazhimit prej 1.15 miliardë euro, që Shqipëria përfitoi si mbështetje për rimëkëmbjen pa...
Tiranë- Agustin Marku, 40-vjeç, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në aksidentin që ndodhi në autostradën Fushë Krujë – Milot, në afërsi të fshatit Gramë...
SHQIPERI–Forcat RENEA, Njësia Shqiponjat, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe OFL-ja kanë goditur dje lokale, biznese, pika shitjesh që ushtronin aktivitet të pa...
Shqipëri-184 persona janë shoqëruar deri më tani në polici nga aksioni ‘blic’ i Forcave Renea, Forcave të Rendit, Shqiponja-ve, FNSh-së dhe OFL-së, i cili ende...
LAÇ– Policia ka zbarkuar në qytetin e Laçit ku po ushtron kontrolle masive në shtëpi dhe në automjete. Siç shihet edhe në videon e suguruar...