LIVE UPDATES
Politike

VIDEO-MESAZH/ Nga 1 marsi hyri në fuqi ligji i ri për punësimin në Gjermani, Ambasadori Zingraf tregon gjithçka që duhet t

6 Mars 2020, 11:07 Nga DOSJA
VIDEO-MESAZH/ Nga 1 marsi hyri në fuqi ligji i ri për punësimin

TIRANË– Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, jep një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, të cilët duan të punojnë në Gjermani.

Zingraf, përmes një video-mesazhi në faqën zyrtare, flet për Ligjin e ri të Imigrimit të Fuqisë Punëtore të Kualifikuar, dhe mundësitë që jep ai për punësim në të gjithë botën.

Me anë të këtij mesazhi Zingraf thekson se: “Ne në ambasadë do bëjmë më të mirën tonë për t’u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim”.

Mesazhi i ambasadorit gjerman, Peter Zingraf:

Më 1 mars 2020 hyn në fuqi në Gjermani “Ligji për Integrimin e Fuqisë Punëtore të Kualifikuar”. Ai zgjeron mundësitë për një emigrim të fuqisë punëtore të kualifikuar nga e gjithë bota drejt Gjermanisë.

Çfarë do të ndryshojë? Ekzistojnë mundësi të reja për punonjësit e kualifikuar për të marrë më shpejt vizën, nëse ata kanë një kualifikim profesional ose diplomë universitare, e cila njihet në Gjermani. Por, ashtu si deri më sot, mbetet i vlefshëm rregulli: Viza është e domosdoshme përpara largimi nga gjermania.

Për të përfituar nga Ligji i ri për Fuqinë Punëtore është e rëndësishme: Fillimisht bëni njohjen e kualifikimeve dhe më pas aplikoni për vizë.

Diplomat e huaja universitare dhe kualifikimet profesionale si rregull duhet të njihen fillimisht nga institucionet gjermane. Si mund ta bëni këtë, kujt duhet t’i drejtoheni, këtë e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane.

Në Shqipëri po shohim vitet e fundit një kërkesë të madhe për viza punësimi në Gjermani. Rregullat e njohur, veçanërisht aksesi i lehtësuar në tregun e punës gjerman për punonjësit e pak ose aspak të kualifikuar, mbetet ende në fuqi. Ne në ambasadë do bëjmë më të mirën tonë për t’u shërbyer sa më shpejt të jetë e mundur personave që kanë bërë tashmë një aplikim.

Por ne kemi për momentin një kohë pritjeje më të gjatë se një vit për aplikuesit shqiptarë pa kualifikim profesional ose diplomë universitare.

Më lejoni të theksoj në këtë kontekst se qëllimi ynë që prej 30 vitesh është të përmirësojmë shanset dhe mundësitë këtu në Shqipëri. Për këtë kemi financuar që prej vitit 1988 projekte të bashkëpunimit për zhvillim në vlerën e mbi një miliard eurove.

Këtu e kam fjalën kryesisht për projekte të infrastrukturës, si fuqizimi me ujë të pijshëm, por veçanërisht edhe për zhvillimin e turizmit, zhvillimin rural, mbështetjen e Startup-eve dhe arsimin dual profesional. Prandaj informohuni edhe për perspektivat në Shqipëri, për shembull te Qendra Gjermane e Informacionit për Migracionin, Arsim Profesional dhe Karrierë (DIMAK) në Tiranë dhe Shkodër”, shprehet ambasadori gjerman.

Më 1 mars hyri në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani. Ai u drejtohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE. Si fuqi punëtore e kualifikuar nuk konsiderohen më vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji i ri gjerman per punetoret ligji i ri i fuqise punetore peter zingraf ligji i ri gjerman per punetoret ligji i ri i fuqise punetore peter zingraf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet