LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Skena intime me Nexhmijen dhe dashuria e arkeologut shqiptar me rusen, Neritan Liçaj ‘ringjall’ Enver Hoxhën: Si u ndjeva

19 Janar 2020, 15:48 Nga DOSJA
Skena intime me Nexhmijen dhe dashuria e arkeologut shqiptar me rusen, Neritan

TIRANË– Aktori i njohur rrëfen përjetimet e diktatorit në filmin “Gjirokastra”, bazuar në historinë e shkruar nga Ismail Kadare. Neritan Liçaj “ringjall” Enver Hoxhën me në krah Nexhmijen, për herë të parë në një film artistik me titull “Gjirokastra”. Ka romancë dhe dramë, pasi filmi trajton temën e ashpërsisë me të cilën diktatura goditi familjet e krijuara mes martesave ruso-shqiptare. Prej 40 ditësh, qyteti i gurtë u kthye në sheshxhirim, ku artisti i famshëm rus, Juri Arabov, bashkautor me shkrimtain Ismail Kadare realizuan skenarin që mban emrin e qytetit të tij lindjes.

Aktorët Neritan Liçaj dhe Linda Jarani vijnë nën lëkurën e çiftit historik të komunizmit. Ngjarjet e filmit lidhen me vuajtjet që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. Filmi artistik shqiptaro–rus vjen nga bashkëpunimi i producentëve Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia. Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar “Sorkadhet e trembura”. Për përjetimet e Enver Hoxhës së parë që do të shfaqet në ekranin e madh të kinemasë, skenat intime me Nexhmijen dhe si u ndje nën lëkurën e Hoxhës që u largua nga kjo botë kur Neritani ishte 17 vjeç, aktori i njohur i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Rimishëron Enver Hoxhën në filmin e ri me metrazh të gjatë, “Gjirokastra”. Si e prite rolin dhe t’u desh kohë për ta përvetësuar si karakter?

Neritan Liçaj: E prita me përgjegjësi të madhe. Sepse është hera e parë që figura e Hoxhës shfaqet në një film me metrazh të gjatë. Gjithashtu sepse është një figurë historike, e cila ende është shumë e freskët në mendjen e shqiptarëve.

Pra, ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Isamil Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë.

Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë.

Ndjetë kimi me Linda Jaranin dhe sa t’u përshtat si gruaja jote autoritare në film Nexhmija?

Neritan Liçaj: Patëm një bashkëpunim shumë të frytshëm dhe të mirë me Lindën. U krijua një kimi shumë e mirë dhe u përshtatëm shumë mirë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që personazhi yt s’jeton më, bashkëshortja Nexhmija është ende gjallë. E morët në konsideratë faktin që ky film mund të përballet me syrin kritik të Nexhmijes?

Neritan Liçaj: Sigurisht që i mora për bazë, jo vetëm me bashkëshorten e Hoxhës, por dhe me fëmijët, nipërit, mbesat dhe pjesëtarë të tjerë të familjes që e kanë pasur pranë, si dhe persona të tjerë që jetojnë ende.

Personazhet tuaja janë pozitive apo negative në këtë film?

Neritan Liçaj: Nuk i klasifikoj dot në personazhe pozitive apo negative. Kjo mbetet një reminishencë e realizmit socialist. Përveç kësaj, filmi nuk merr përsipër të bëjë as histori, as opinion mbi ato figura. Në skenar janë skena jopolitike, por skena të jetës së tyre jopolitike. Besoj do ta kuptoni kur të shihni filmin.

Ngjarjet zhvillohen rreth çiftit shqiptaro-rus, që interpretohet nga aktorët Besmir Bitraku dhe Polina Liske. A mund të na zbulosh një sekuencë nga takimi i tyre, që vë në lëvizje zhvillimin e subjektit?

Neritan Liçaj: Çifti interpretohet nga Besmir Bitraku dhe aktorja ruse, Polina Liske, e cila luan rolin e Katerina Andrenjevës. Takohen rastësisht në Galeri të Arteve dhe bisedojnë…

Duke intepretuar, e ke ndjerë magjinë e pushtetit dhe peshën e të qenit “diktator?” Çfarë ndjesie ishte?

Neritan Liçaj: Jo. Magjinë e pushtetit s’e kam ndjerë, sepse ajo ndihet kur e ke. Përveç kësaj, e shpjegova më lart që skenat janë shumë intime, pra nuk ka skena politike si figurë.

Kjo është hera e parë që një aktor intepreton Enver Hoxhën, ndihesh me fat?

Neritan Liçaj: Po, hera e parë dhe pa diskutim që përgjegjësija është shumë e madhe, sepse sigurisht do të shikohet me shumë ndjesi të ndryshme kur filmi të shfaqet në kinema. Dhe natyrshëm, kjo të vë para një përgjegjësie të konsiderueshme.

Nga “Zekatet”, “Qafa e Pazarit”, te Qendra Kulturore”Musine Kokalari”, kështjella e qytetit dhe Parku Arkeologjik i Antigonesë. Si do të vijë Gjirokastra e atyre viteve në këtë film dhe ku keni xhiruar për të qenë më afër?

Neritan Liçaj: Të them të drejtën, unë nuk kam xhiruar në Gjirokastër, sepse skenat e Enverit ishin të gjitha në Tiranë, prandaj s’di të them. Por regjisori ishte shumë i kënaqur nga xhirimet në Gjirokastër.

Në filmin që pritet të shfaqet së shpejti në kinematë botërore luajnë aktorë të njohur si: Tinka Kurti, Kastriot Çaushi, Myzafer Zifla, Gent Hazizaj, Artan Imami etj. Ke pasur konkurrentë për rolin e Enverit dhe kë?

Neritan Liçaj: Nuk di të të them në kam pasur konkurrentë të tjerë. Di këtë, që roli më është besuar që në kinoprovën e parë, ku në fakt vajta për një rol tjetër, por më kaluan menjëherë te roli i Hoxhës.

Brenda mendjes, trupit dhe shpirtit të një udhëheqësi shteti të Shqipërisë komuniste, si je ndjerë?

Neritan Liçaj: E vështirë të them si jam ndjerë. Ka qenë një kompleksitet emocionesh dhe ndjesish, që s’mund të përshkruhen me fjalë. Por, siç e thashë më parë, përgjegjësia ishte e madhe.

Marrë nga Panoramaplus

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz enver hoxha nertian licaj nexhmije hoxha enver hoxha nertian licaj nexhmije hoxha


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë