LIVE UPDATES
Bota

‘Fërkimet e para’/ Kurti ia përplas Thaçit, Ramës e Vuçiç: S’ka dialog me harta, jo presidentë rreth hartave

15 Shkurt 2020, 09:54 Nga DOSJA
‘Fërkimet e para’/ Kurti ia përplas Thaçit,

MYNIH– Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk ia kanë kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky ishte mesazhi që dhanë organizatorët e takimit për Ballkanin Perëndimor, siç merret vesh nga burime të informuara mirë. Debati i organizuar të premten në mbrëmje në Mynih ka zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh. Në tubim ishin organizatori i Konferencës së Mynihut Ëolgang Ischinger, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kreu i shtetit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, lideri bullgar Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera. Megjithatë me shumë interes në këtë takim është pritur edhe paraqitja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili ishte për herë të parë pjesë e këtyre takimeve.

Takimi me dyer të mbyllura

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë në rrjetet  sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë. I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”. Në këtë mënyrë ai kritikoi tërthorazi presidentin Thaçi dhe atë Vuçiq, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.

Atmosfera e nxehtë

Nga burime të DË-s është mësuar, se presidenti i Serbisë Vuçiq ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të Kurtit se “bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, sepse ajo paraqet vetëm ngarkesë për Serbinë.

Nga burime të informuara mirë po ashtu mësohet, se Vuçiq i ka kundërshtuar këto pohime me fjalët se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.

Kurti ishte në këtë takim i vetmi, i cili ka kërkuar që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian njëkohësisht. “Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme”, tha Kurti i cili ka kundërshtuar idenë e Minishengenit dhe shtoi se vendeve të Ballkanit i duhet tani një ‘Mini-Marshall Plan’.

Mbrojtësit e Minishengenit

Vendet, të cilat kanë nisur iniciativën për Minishengen e kanë mbrojtur këtë ide, me fjalët se ajo ofron lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Përfaqësuesit e këtyre vendeve kanë pohuar se kjo ide rrjedh edhe nga Procesi i Berlinit. Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur poshtë edhe të gjitha pohimet se ai mbron ndonjë ide për krijimin e ndonjë Jugosllavie të tretë dhe ka përdorur madje edhe fjalë si ato  – boll me këtë “bullshit”.

Një ndër temat më të trajtuara ka qenë domosdoshmëria e hapjes së një perspektive më të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Ka pasur dallime mes folësve për procedurat që duhen ndjekur deri në anëtarësim dhe mënyrën e anëtarësimit. Por të gjithë folësit ishin të mendimit se perspektiva e vendeve të BP për anëtarësim në BE duhet të mbahet e hapur.

Një prej folësve ka kritikuar edhe tendencat jo evropiane në Ballkan, duke sugjeruar se në Ballkan ka vende dhe shtete të cilat frenojnë dhe pengojnë këtë rrugë. Ai nuk ka emërtuar qartë se cilat vende janë këto, po megjithatë mendohet se fjala është për vendet më të afërta me Rusinë.

Nga burime të mirëinformuara marrim vesh se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm të BE në zgjidhjen e problemeve, në radhë të parë për liberalizimin e vizave për kosovarët. BE është kritikuar për mosveprim dhe neglizhencë, ndërsa kosovarët ndjehen të mashtruar nga BE, sepse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. Nga BE kërkohet më shumë unitet në zgjidhjen e problemeve të ngjashme, por edhe në procesin e zgjerimit. Disa herë është përmendur edhe domosdoshmëria e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo do të jetë edhe një prej temave që do të trajtohen në takimet e ardhshme të BE në Bruksel dhe në veçanti në samitin e Zagrebit në maj.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic edi rama konferenca e sigurisë në mynih albin kurti aleksander vucic edi rama konferenca e sigurisë në mynih

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë