Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih.
Kurti tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është takuar me Vuçiçin.
“Unë nuk jam takuar me Vuçiçin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.
Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.
I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiç tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).
Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.
“Ai (Vuçiç) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.
Vuçiç tha më herët se është takuar me Kurtin në Mynih dhe se takimi ka qenë “i ashpër”.
Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se ka luftuar për interesat e Serbisë. Ai tha se nuk guxon të nxjerrë detaje nga debati i mbyllur, por deklaroi se “ka folur të vërtetën” dhe se ka mbrojtur popullin serb “në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Vuçiç tha se e konsideron të rëndësishme të shikohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet “brenda Prishtinës”.
Ai tha se i njeh mirë “politikanët nga Prishtina”, madje “edhe atë që ka qenë i panjohur për të”, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës. Diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Mynih të Gjermanisë shënoi herën e parë të pjesëmarrjes së Kurtit dhe të Vuçiçit në të njëjtën tryezë.
Kurti ka marrë detyrën e kryeministrit para dhjetë ditësh. Për të, kjo ka qenë edhe paraqitja e parë në skenën ndërkombëtare në rolin e kryeministrit.
Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje për hekurudha e autostrada
Të premten në Mynih, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, morën pjesën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, e cila u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Kjo marrëveshje më pas u kontestua nga Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ajo është nënshkruar nga persona të paautorizuar.
Marrë nga REL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ministrja boshnjake e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, u shpreh se do të mundohet të justifikojë besimin e Kryeministrit Albin Kurti.Ajo theks...
GJERMANI- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka sugjeruar se Rusia dhe Kina, bashkë me Shtetet e Bashkuara janë duke nxitur jostabilitet global, teksa...
KOSOVË– Avokati Tomë Gashi është filmuar mbrëmjen e sotme teka dhunon një person që po lypte dhe kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në...
KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ndodhi në Kosovë, ku një 18 vjeçare ,e cila ishte deklaruar e zhdukur prej 10 ditësh, u gjet mbrëmjrn e djehsme.Pa...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për marrëveshjet e nënshkruara sot mes Kosovës e Serbisë, në Mynih të Gjermanisë. Në një statu...
KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qenë në Konferencën e Sigurisë së Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Mynih të Gjermanisë ...
SHBA-Sigurisht që në këtë ditë të 14 shkurtit e cila është dita e të dashuruarve nuk mungojnë dhuratat dhe urimet por ndonjëherë pas tyre mund të fshihet një d...
KINA– Dy gazetarë që raportonin histori të ndryshme në lidhje me trajtimin e njerëzve që ishin diagnostikuar me koronavirus janë zhdukur. Mediat ndërkombëtare s...
TROPOJË– Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka qenë ditën e sotme në qytetin e Tropojës për të përcjellë në banesën e fundit, një kushëri të...