Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GREQI– Qeveria gjermane ka reaguar të shtunën pas deklaratave të presidentit turk për hapjen e kufijve për refugjatët. Qeveria gjermane është shprehur, se pret “që marrëveshja BE-Turqi të respektohet”. Ajo qëndron “në kontakt me të gjitha palët”. Ministrat e Jashtëm të diskutojnë të enjten shkallëzimin e gjendjes në Siri, përfshirjen e Turqisë në luftime dhe gjendjen në kufirin me Greqinë.
Situata në kufirin greko-turk është tensionuar të shtunën (28.02). Greqia kërkon të ndalë patjetër migrantët që vijnë nga Turqia. “Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për të mbrojtur kufijtë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas të shtunën para gazetarëve. Në 24 orët e fundit, autoritetet greke kanë numëruar 4000 persona që kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e hyrë në Greqi. Sipas Stelios në kufi u zhvillua „një sulm i organizuar ilegal masiv”. Policët grekë dhe mijëra migrantë janë përplasur ashpër në kufirin greko-turk në Pazarkule. Pamjet e televizionit grek, Skai tregonin se si policia greke përdorte gazin lotsjellës kundër migrantëve, që hidhnin gurë nga ana turke e kufirit.
18 000 refugjatë drejt Europës?
Agjencia Reuters ka bërë të ditur, se sipas informacioneve nga burime të saj, Turqia ka vendosur që të mos i ndalë më refugjatët që kanë marrë rrugën drejt Europës përmes rrugës tokësore ose detare. Po të shtunën agjencia e lajmeve, afp ka bërë të ditur se presidenti turk, Erdogan në Stamboll është shprehur, se pavarësisht ujdive me BE për refugjatët, do t’i lejojë ata që kalojnë kufirin në Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan që ka akuzuar BE,se nuk i është përmbajtur marrëveshjes së refugjatëve. Sipas Erdoganit 18.000 refugjatë janë ndërkohë që nga e premtja në kufijtë e Turqisë me BE. Erdogan theksoi, se „vendi i tij nuk e përballon dot më një valë refugjatësh“. Sipas presidentit turk, numri i refugjatëve mund të shkojë deri në 30.000 vetë gjatë fundjavës.
Vetëm të premten në mbrëmje, i ngarkuari i BE për politikën e Jashtme, Jospeh Borrell ishte shprehur, se pas një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu, ai ka marrë “garancinë” nga Turqia, se Ankaraja do të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes së refugjatëve, të nënshkruar në mars 2016.
Gjendja u shkallëzua papritur këto ditë, pasi Turqia tha se do të hakmerret pas vrasjes së 33 ushtarëve turq në sulmet ajrore siriane në provincën e Idlibit, dhe u shpreh, se nuk do t’i mbajë më refugjatët që duan të vijnë në Europë. Të shtunën nga Turqia bëhet e ditur, se janë shkatërruar magazina me armë kimike në Siri, si edhe një „numër i madh” i objektivave të qeverisë së Bashar Al-Asadit.
Marrë nga DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI E MADHE– Mediat britanike kanë bërë së fundmi një artikull në lidhje me historitë e dashurisë, aferat dhe martesat e kryeministrit Boris Johnson. “Daily...
IRAN- Zyrtarët iranianë kanë njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri është rritur dhe po ashtu është rritur numri i personave të infektuar.Zëdhënësi...
ITALI- Sot shënohen 107 vite nga Kongresi Shqiptar që zhvilloi punimet në Trieste të Italisë. Në faqen zyrtare të ministrit të Shtetit për Diasporën, shkruhet s...
Të jetosh e punosh në Gjermani? Nuk është aq e lehtë, sepse Gjermania nuk e ka parë asnjëherë veten si vend emigracioni. Por aktualisht mungojnë më shumë se 1 m...
KOSOVË- Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Ed...
VATIKAN- Papa Françesku doli në publik pas katër ditëve, pasi Vatikani kishte deklaruar se ai po kalon një ftohje të lehtë. Në një kohë kur Italia është ...
KINË– Imazhet satelitore kanë treguar një rënie të ndjeshme të nivelit të ndotjes mbi kinë, cka vjen sipas agjencisë hapësinore amerikane nasa, për shkak t...
BOTË– Studiuesit aktualisht mendojnë se pesë deri në 40 raste të koronavirusit në 1.000 veta do të rezultojnë me vdekje. Por kjo varet nga një sërë f...
MEKSIKË– Një ngjarje e pazakontë në bordin e një anijeje në Meksikë. Ekuipazhi spërkati me piper djegës pasagjerët e zhurmshëm, të cilët u përfshinë në një...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur sot kabinetin e qeverisë dhe është diskutuar për programin qeverisës. Në një reagim për mediat zëvendës kryemi...