LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Fundi i pamerituar i kryebashkiakut të 10-të të Tiranës

13 Janar 2020, 19:19 Nga DOSJA
Fundi i pamerituar i kryebashkiakut të 10-të të Tiranës

TIRANË- Një figurë e rëndësishme politike, me formim të rrallë akademik për ato vite, por edhe për ditët tona, Rexhep Jella, do të pësonte persekutimin komunist, ndërsa i vëllai do të vritej në tortura dhe i biri do të burgosej. Historia e studentit të Cambridge-it dhe themeluesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës që komunistët do ta godisnin që në fillimet e pushtetit të tyre…

Edhe sot, një student shqiptar në Cambridge University është sensacion, sepse mbeten të paktë shqiptarët në Cambridge, siç Cambridge mbetet ende ndër të paktët institucione që qëndrojnë në majë të universiteteve botërore me kalimin e shekujve. Por Rexhep Jella, djali i lindur në Tiranë, në vitin 1895, dhe i arsimuar në Robert College të Stambollit, do ta bënte universitetin e Cambridge pjesë të biografisë së tij kur më 1914, nisi studimet në fakultetin e jurisprudencës, në degën e shkencave politike, me një bursë të fituar nga gjimnazi i njohur i Stambollit, prej rezultateve të larta të arritura aty.

Formimi akademik që e kishte formuar paralelisht me mësimin e 5 gjuhëve të huaja, si lindore dhe perëndimore e bënë atë një përfaqësues të denjë në Konferencën e Paqes në Paris më 1918. Dy vjet më vonë, do të merrte pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe ndërkohë, karriera e tij politike, bazat e së cilës i kishte hedhur në një prej universiteteve më të mira botërore, mund të quhej e nisur. Në vitin 1923, u zgjodh për herë të parë deputet në Parlamentin e Shqipërisë, ku thuajse një shekull më vonë, arsimi i deputetëve që ulen në atë sallë, është bërë një temë diskutimi, ndërsa nga 1926-a, do të bëhej prefekt i Gjirokastrës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, nënprefekt i Korçës dhe më pas prefekt i Tiranës, pozicione që vështirë të kenë mbajtur në vitet e mëvonshme një person kaq të kualifikuar.

Në vitin 1930, Rexhep Jella u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës, në qytetin e tij të lindjes, ku familja Jella kishte hedhur rrënjë prej vitesh, mbështetur ekonomikisht nga tokat e trashëguara në fshatin Kus të Tiranës. Gjatë tre viteve që Rexhepi ishte në detyrë, në Tiranë u përuruan institucione që ende mbeten me shumë rëndësi: shkolla teknike “Harry Fultz”; spitali i ri i qytetit, me 300 shtretër, ndër më të mëdhenjtë në Ballkanin e atyre viteve, dhe Ambasada Amerikane, në përurimin e së cilës, ashtu si dhe të spitalit, janë regjistruar fjalimet e mbajtura nga kryetari i Bashkisë. Në vitin 1937, Rexhepi u zgjodh për herë të dytë, deputet në Parlamentin Shqiptar, tashmë me Kontribute më të shumta sesa në zgjedhjet e para.

Veçse në pozicionet e larta administrative, Rexhep Jella kishte dhënë kontributin e tij dhe në organizimin e sporteve në vend. Me kulturën e fituar në Londër, ku ishte pjesë e disa klubeve sportive, ai u bë një ndër themeluesit e kampionatit të futbollit dhe të atletikës në vend, duke qenë pjesë e komisioneve apo komiteteve drejtuese të këtyre kampionateve, si dhe organizator i Scout Albania. Madje, duke u nisur nga dokumentet e asaj kohe, ku Rexhep Jella firmoste si president i Komisionit të Kampionatit Shqiptar, mund të quhet si themelues i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Rexhep Jella ishte një burrë me taban dhe i shkathët, me flokë gështenjë e me një sjellje të përzemërt; ai njihte çdo njeri, fliste shumë mirë anglisht, turqisht, italisht dhe frëngjisht; njihte gjithashtu persishten dhe i pëlqente të lexonte poetë të vjetër. Ngiste një veturë origjinale Ford V8”, do të shkruante miku i tij, Kolonel Dayrell Oakley Hill, i ardhur në Shqipëri për rregulloren e futbollit bashkë me dy djemtë e vet, si gjykues.

Miqtë e huaj, pushimet në Londër, shtëpia në lagjen e Tabakëve e huazuar nga një katalog zviceran, çatitë e së cilës ndoshta nuk përputheshin me klimën mesdhetare, por tregonin në një farë mënyre shtysën e Rexhep Jellës për t’u ngritur mbi mjedisin që e rrethonte, sqima në veshje, stili i jetës, prestigji i konsoliduar edhe me titujt “Kordoni i Skëndërbeut”, 1937 dhe “Prefekt i klasit të parë”, 1938 të akorduara nga Zogu I,  kultura e gjerë, do bënin bashkë te ai një politikan kalibri, një qytetar të klasit të parë dhe një “socialite” të viteve ’30.

Dhe ky ishte dhjetëvjeçari i parë dhe i fundit i plotë, që Rexhep Jella jetoi në mënyrën, për të cilën ishte përpjekur dhe kishte studiuar në vitet e mëparshme. Për të dhe për Shqipërinë. Në mes të viteve ’40, me vendosjen e regjimit komunist gjithçka mori rrokullimën. Prej pasurisë së vendosur me sqimë në vilën mbresëlënëse të Tiranës, prej bibliotekës së pasur, makinës klasike, atij dhe familjes së tij nuk do t’i mbetej asgjë.

Rexhep Jella u arrestua më 9 shkurt 1945 “si agjent i anglezëve dhe si nëpunës i lartë i Mbretërisë”. Pas disa muajsh hetuesi, në nëntor të atij viti, u dënua me 2 vjet burg. U shpall fajtor sepse “ka pasur lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Roco, ku me ndërmjetësinë e tij ka bërë tregti me groshë duke i shitur në Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelet e luftës së popullit shqiptar Irfan Ohri e Abaz Kupi dhe ka pasur nji gjindarm si roje”.

Dy vjet burg ishin pak për një person kaq ndryshe nga ata që morën pushtetin, që me pasurinë familjare dhe shkollimin e tij ishte një farë hale në sy për regjimin komunist. Në vitin 1947, u arrestua për herë të dytë, dhe pas disa muajsh, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor; ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të deputetëve” dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e dënimit. Familja e tij, siç ka treguar në një intervistë të para disa viteve, e bija, Hatixhe Jella, që gjendet tashmë në disa faqe online, u shpërngul pas sekuestrimit të vilës, në Laprakë te vëllai i Rexhepit, më pas në Durrës e më vonë, në periferi të Kavajës, ku do të jetonte me punë të rëndomta, pa triska, pa pension, në një barakë të vjetër.

Goditja ndaj familjes Jella, nga komunistët nuk ishte as e përkohshme, as me dorë të përmbajtur. Vëllai i Rexhepit, Ramazan Jella, gjithashtu u arrestua dhe ndërroi jetë në dhomat e paraburgimit në Durrës, në vitin 1947, nga torturat; ndërsa djali i Rexhepit, Jusuf Jella, u burgos dhe u dënua edhe më gjatë se i ati.

Pasi doli nga burgu i Burrelit, me një vëlla të vrarë dhe me djalin në burg, Rexhep Jella, nuk mund të shpresonte më asgjë nga jeta e mëparshme. Madje situata sa vinte e rëndohej. Jo vetëm me miqtë e huaj ishte ndërprerë çdo marrëdhënie, por dhe me ata të vendlindjes së tij, u detyrua të shkëputej sepse për çdo lëvizje, duke qenë i internuar në Kavajë, duhet të merrte lejë nga Dega e Punëve të Brendshme. Një shkak tjetër që Rexhep Jella nuk u kthye më në Tiranë, ishte dhe sepse miqve të dikurshëm, shoqërimi me të, tashmë do t’u sillte vetëm telashe. Ndaj, 7 vitet e fundit të jetës, ai nuk e pa Tiranën ku u lind, ku ishte prefekt dhe kryetar bashkie, ku udhëhoqi disa projekte të rëndësishme urbane dhe themeloi disa institucione me peshë. Streha e fundit në Kavajë, ku u nda nga jeta në vitin 1974, nuk kishte asgjë të përbashkët me shtëpinë ku ishte lindur dhe kishte banuar deri në vitin 1945. Ishte i harruar nga gjithçka, përveçse nga Sigurimi i Shtetit. Ishte një i internuar më shumë në rrethinat e Kavajës. Ndoshta vetëm ëndrrat që shihte me skena të jetuara në Stamboll, Londër, apo Tiranën e viteve ’30, i kishte ndryshe nga banorët e asaj zone.

Të dhënat e këtij shkrimi janë marrë nga blogu i Marsida T. Najden, që është mbështetur në të dhënat dhe fotot e studiuesit Niko Kotherja, Besnik Dizdari dhe disa faqe online me fokus vlerat tiranase, e cila e solli në vëmendjen e kujto.al, figurën e Rexhep Jellës dhe faqja Histori Shqiptare në Facebook.

Marre nga: kujto.al

R.G/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur kryebashkiaku i 10 i tiranes rexhep jella kryebashkiaku i 10 i tiranes rexhep jella


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 13 Janar 2020, 15:46

TIRANË– Aktori i njohur Ndriçim Xhepa i ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi për të ndihmuar familjen rome që ka adobtuar djalin e gjetur...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale