Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVE- Deputetja e VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se heqja e taksës dhe vendosja e reciprocitetit do t’i sillte përfitime Kosovës, dhe do t’i largonte disa pengesa të Kosovës me shtetin fqinj.
“Kur është vendosur taksa fillimisht 10 për qind e më pas edhe 100 për qind i kam rekomanduar Haradinajt reciprocitet dhe ai është dashur të t’i qartësojë synimet që ka dëshiruar të arrijë përmes saj”, u shpreh Kusari-Lila.
“Me reciprocitet nënkuptohet zgjidhja e problemit të shkëmbimit tregtar, verifikimi i malli. Serbia ka vendosur kushte shtesë për produktet që vijnë nga Kosova për të mos i pranuar ato që u referohen si Republika e Kosovës. Me reciprocitet përfshihet edhe lëvizja e lirë, problemet që ka Kosova për hyrje në Serbi siç janë targat e automjeteve. Ata që dëshirojnë të hyjnë duhet të pajisjen me targa të përkohshme. Gjithashtu njohja e diplomave, studentët që kryejnë studimet në Kosovë nuk mund të gjejnë punë me ato në Serbi. Pra, janë një mori gjërash”, tha ajo. Deputetja tha se edhe pse vetë Serbia ka nënshkruar marrëveshjet në Bruksel nuk po i zbaton, prandaj ajo mendon që vendosja e reciprocitetit do ta dinamizonte më shumë procesin e dialogut.
“Është dinamizmi i dialogut sepse në momentin që i tregon Serbisë se cilat janë pengesat që për vetë faktin se ata kanë nënshkruar marrëveshje dhe që nuk i zbatojnë. Edhe shtetet anëtare të BE-së vendosin masa të tilla kur kanë probleme të ngjashme”, ka thënë ajo në Klan Kosova. Kusari-Lila tha se prej taksës 100 për qind kanë përfituar kompani të caktuara e më së shumti vendet e tjera. Tutje Kusari-Lila shtoi se për heqjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se nuk është dashur që në këto ditë të para të fokusohet vëmendja në këso tema dhe anashkalohen ato kryesoret.
“Fotografia e Thaçit s’ka qenë aty prej momentit kur Glauk Konjufca ka qenë aty. Ajo ka gjetur vendin e zbrazët dhe e kanë vendosur Rugovën. Mendoj që s’është mirë që me ditën e dytë të konsumohet me këto tema. Këto mund të evitohen nëse e kemi një qasje gjithëpërfshirëse. Kjo është bërë për shkak të qëndrimeve të mëhershme të Vetëvendosjes dhe debatet që kanë vazhduar. Kisha dashur të lëvizim në tema që sjellin efektin e mirëfilltë për jetën e qytetarëve”.
Marrë nga: EXPRES
R.G/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DUBAI- Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se Amerika është një vend terrorist dhe kryente akte terroriste, raporton Reuters. Deklarata e tij u bë në një fjal...
ANGLI- Udhëtimet e jashtme arritën 1.5 miliardë në 2019, me katër përqind rritje nga 2018, sipas statistikave të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit e Kom...
TURQI- Rritet bilanci i viktimave në Turqi. Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se numri i të vdekurve nga orteqet e dëbo...
KOSOVË– Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani foli për taksën ndaj mallrave serbe, ku ka deklaruar se Serbia duhet ta ndërpresë fushatën...
Kurti ka shkelur në fillim të mandatit të paktën dy premtime – qeveria ka 15 e jo 12 ministri, ndërsa në kabinetin qeveritar ka dy ministra të Listës Serbe dhe ...
TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Turqi. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e shkëputjes së ortekëve të dëborës në një provincë pranë B...
DOHA– Një grua ka lindur gjatë fluturimit, duke detyruar avionin të devijojë udhëtimin.Gruaja tajlandeze ka lindur djalin e saj rreth orës 3 të mëngjesit me ndi...
ZVICËR– Një 16-vjeçare shqiptare, Lorena Beadini ka mahnitur jurinë e ‘The Voice of Switzerland’ me zërin e saj gjatë performancës së saj me ...
NEW YORK– Truproja e policisë e David Cameron është pezulluar pasi ka shkaktuar frikë dhe pasiguri në një avion transatlantik duke lënë armën e tij të mbushur m...
TIRANË– Fotoja përshkoi botën para 75 vitesh: Krah për krah janë të ulur kryeministri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan, Franklin D. Ro...