LIVE UPDATES
Bota

Alarmi nga virusi në Kinës/ Vendet e rajonit marrin masa parandaluese

24 Janar 2020, 12:05 Nga DOSJA
Alarmi nga virusi në Kinës/ Vendet e rajonit marrin masa parandaluese

KINË- Qyteti Vuhan në Kinë ka filluar t’i ngjajë një qyteti në karantinë.

Zyrtarët kinezë u kanë bërë thirrje rreth 11 milionë banorë të Vuhanit të mos udhëtojnë jashtë qytetit si dhe kanë mbyllur përkohësisht transportin e tij publik.

Autoritetet po mundohen të parandalojnë përhapjen e virusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur 17 njerëz. Një virus i ri i organeve të frymëmarrjes, u paraqit për herë të parë në këtë qytet. Virusi që manifestohet përmes simptomave që përfshijnë temperaturë, koll dhe vështirësi në frymëmarrje, është përhapur edhe në pjesë tjera të Kinës ashtu si dhe në Shtetet e Bashkuara, Tajvan, Filipine, Japoni, Kore të Jugut, Tajlandë dhe Australi.

Raportohet se janë konfirmuar më shumë se 500 raste të personave të infektuar me këtë virus. Në fillim, shkencëtarët thanë se virusi mund të transmetohet vetëm nga kafshët te njeriu, mirëpo autoritetet kineze njoftuan se sëmundja kalon edhe nga njeriu në njeri.

Masat në vendet e rajonit

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Lonçar tha se situata po monitorohet në aeroportin Nikolla Tesla të Beogradit ku është instaluar një aparat modern, i cili zbulon temperaturën e të gjithë njerëzve që kalojnë kontrollet në këtë aeroport.

Nëse një person konstatohet se ka ethe, ai vendoset në karantinë dhe më pas transferohet në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, ku gjendja e tij monitorohet më tej”, sqaroi ministri.

Sipas tij, Serbia është një nga vendet e pakta që tashmë ka reagentë për zbulimin e virusit të fundit, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

“Ne po bëjmë gjithçka që rekomandohet nga Organizata Botërore e Shëndetit, madje edhe më shumë se kaq,” tha Lonçar.

Instituti i Shëndetit Publik në Bosnje dhe Hercegovinë ka nxjerrë disa rekomandime në lidhje rrezikun nga virusi. Aty rekomandohet që të merren masa themelore për të zvogëluar rrezikun e transmetimit të infeksionit tek udhëtarët ajrorë.

Instituti rekomandon shmangien e kontaktit të ngushtë me njerëz me infeksion të frymëmarrjes akute dhe larje të shpeshtë të duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.

Duhet të shmanget kontakti i ngushtë me kafshë të gjalla ose të ngordhura. Këshillohet që udhëtarët që kanë ethe brenda 14 ditëve nga kthimi prej qytetit kinez Vuhan, duhet të kontaktojnë mjekun e tyre”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Situata në vende tjera të botës

Zyrtarët në Hong Kong njoftuan dy rastet e para dhe një rast u raportua në qytetin e afërt të Makaut. Pacientja në Makau thuhet se është një biznesmene që mbërriti nga Vuhani gjatë fundjavës.Rasti i parë në SHBA u konfirmua të martën. Presidenti Donald Trump tha se situata ishte “plotësisht nën kontroll” dhe se ai besonte në informacionet që po jepeshin nga autoritetet kineze.

Deri më tani, janë paraqitur tri raste në Tajlandë, dhe nga një rast në Korenë e Jugut, Japoni dhe në Tajvan. Një komitet i urgjencës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë po takohet për të vlerësuar rreziqet globale të paraqitura nga virusi dhe të vendosë nëse ai duhet të shpallet një emergjencë ndërkombëtare e shëndetit publik – siç është vepruar me gripin e derrit dhe virusin e Ebolës.

Çfarë dihet për virusin?

Virusi e ka origjinën në një treg të ushqimeve të detit në Vuhan që “kreu transporte të paligjshme të kafshëve të egra”, thanë autoritetet.

Tregu është mbyllur që nga fillimi i vitit 2020.

Disa studiues kanë sugjeruar se sëmundja mund të ketë origjinën nga gjarpërinjtë.

Një studim i botuar në Revistën e Mjekësisë Virale tha se analiza gjenetike sugjeron që nga kafshët e egra, gjarpërinjtë janë “rezervuari më i mundshëm” për virusin, por kjo do të duhet të konfirmohej nga studime të tjera.

Studiues të tjerë kanë vënë në dyshim pretendimin.

Cilat janë simptomat?

Virusi infekton mushkëritë dhe simptomat fillojnë me ethe dhe kollë. Mund të përparojë në vështirësi në frymëmarrje.

Ky shpërthim i këtij virusi, sipas autoriteteve shëndetësore, ka ringjallur kujtimet e virusit Sars – gjithashtu një koronavirus – që ka lënë mbi 770 njerëz të vrarë në fillim të viteve 2000, në dhjetëra vende, kryesisht në Azi.

Marrë nga REL

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 25 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 25 viktima nga virusi ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet