Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kryeministri japonez merr vendimin: Shkollat do të mbyllen një muaj, për shmangien e koronavirusit
27 Shkurt 2020, 13:05Nga DOSJA
JAPONI– Kryeministri japonez Shinzo Abe, ka bërë thirrje që të gjitha shkollat në vend të mbyllen nga e hëna deri në fund të festave në pranverë, duke ndërmarrë një veprim të shpejtë në përpjekje për të mposhtur përhapjen e madhe të koronavirusit.
Ky vendim do të zbatohet për të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe universitete me nevoja të veçanta në mbarë vendin, ku sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit rreth 13 milion studentë në të gjithë vendin në do të mbyllen në shtëpi për të paktën një muaj.
“Ne po e vendosim së pari sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.” – tha Abe në një takim të një grupi qeveritar në Tokio të enjten. Ai bëri thirrje për masat e forta që ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të një infeksioni në shkallë të gjerë që vijnë nga fëmijët dhe mësuesit që mblidhen së bashku për periudha të gjata kohe.”
Pasi u kritikua shumë për një reagim të ngadaltë ndaj përhapjes së infeksionit në Japoni, qeveria po lëviz për të ndërmarrë hapa më urgjentë, pasi numri i rasteve në vend po rritet ditë pas dite. Të enjten u shënuan edhe 13 infeksione të reja vetëm në ishullin verior të Hokkaido, duke e çuar numrin e të sëmurëve në 200 në të gjithë territorin e Japonisë, një shifër që nuk përfshin 705 të infektuar nga anija “Diamond Princess.”
Pushimet pranverore në Japoni zakonisht fillojnë rreth fundit të Marsit dhe zgjasin deri në fillimin e vitit të ri shkollor në javët e para të prillit. Shkollat në vend mbikëqyren nga qeveri të ndryshme komunale dhe lokale, të cilat përcaktojnë oraret e tyre. Së bashku me pushimet e pranverës, kjo do të thotë që shkollat me shumë mundësi do të mbyllen për të paktën një muaj. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se hapat nuk do të zbatohen në ambientet e kujdesit ditor, njoftoi Kyodo.
Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, 3 raste në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Ndërsa në Francë ka 17 raste të konfirmuara me koronavirus.Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se do të ndërtohet në Durrës një karantinë. Ai u shpreh se ky virus është një sfidë globale dhe shtoi se qeveria është e përgatitur të përballojë në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë këtë situatë.
KINË– Koronavirusi i përhapur në Kinë prej më shumë se dy muajsh, i ka kthyer vendet e tyre në qytete fantazmë. Kujdesi ka qenë maksimal përgjatë këtyre mu...
KOSOVË- SHBA’ja pritet të merr masa. Vetëm tërheqja e njohjes nuk është opsion. Ata janë të dëshpëruar edhe me LDK’në. Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer...
Francë– Koronavirusi ka ‘mbërthyer’ Europën. Deri më tani 14 persona në Itali kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë në Europë janë infektuar. Por, një mjek fran...
BRITANI– Të pastrehë ka në mbarë botën të cilët përballen çdo ditë me të ftohtin, borën, shiun dhe temperaturat e larta, si dhe mungesën e ushqimit.Ata e...
Europë- Zgjerohet harta e koronavirusit. Mediet e huaja raportojnë se janë konfirmuar 3 raste me koronavirus, një në Damimarkë, një në Norvegji dhe një në Ruman...
Itali- 14 është nurmi i viktimave nga koronavirusi në Itali, ndërsa nurmi i të prekurve ka shkruar në 528 persona.(function(d,s,id){var js,fjs=d.getElementsByTa...
GREQI– Shënohet rasti i tretë i personit të prekur me koronavirus në Greqi. Bëhet fjalë për një tjetër grua në Athinë. Mësohet se dy prej tyre janë në Selanik d...
JAPONI– Kur mbeten më pak se 150 ditë nga starti i Olimpiadës së Tokios, gjatë një mbledhje të task force mbi situatën e virusit, Abe provoi ti përgjigjej në kë...
SHBA– Fushata e Presidentit Donald Trump për vitin 2020 ditën e djeshme përshkallëzoi debatin me median prestigjioze, duke ngritur një padi për shpifje kundër g...
DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?Gérard Krause: Në një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha,...