Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
JAPONI– Kur mbeten më pak se 150 ditë nga starti i Olimpiadës së Tokios, gjatë një mbledhje të task force mbi situatën e virusit, Abe provoi ti përgjigjej në këtë mënyrë kritikave të komunitetit ndërkombëtar, që akuzuan qeverinë mbi administrimin e emergjencës në bordin e anijes Diamond Princess
Kryeministri japonez Shinzo Abe ditën e djeshme u kërkoi organizatorëve të aktiviteteve të mëdha sportive dhe kulturore të planifikuara për dy javët e ardhshme që të konsiderojnë anulimin ose shtyrjen e tyre për sa kohë autoritetet vendase ta shohin të arsyeshme të mbajnë të bllokuar gjithçka për shkak të koronavirusit që është përhapur në mbarë botën.
Por kjo kërkesë e Abe vjen pas mbledhjeve masive që janë mbajtur për rregullat e forta që janë marrë për shmangien e infeksionit nga Koronavirusi.
Ndërkohë që kanë mbetur më pak se 150 ditë nga starti i lojrave Olimpike në Tokios, gjatë një mbledhje të task force mbi situatën e virusit, kryeministri zgjodhi ti përgjigjej në këtë mënyrë kritikave të komunitetit ndërkombëtar, që akuzuan qeverinë mbi administrimin e emergjencës në bordin e anijes “Diamond Princess.”
“Në funksion të rreziqeve në shkallë të gjerë të transmisionit, ne kemi vendosur të kërkojmë (organizatorët) të anulojnë, shtyjnë ose mbajnë ngjarje sportive dhe kulturore në shkallë vendi në një shkallë më të vogël sesa ishin planifikuar për dy javët e ardhshme në mbarë vendin,”- tha Abe në një mbledhje qeveritare.
Ndërkohë muzetë kombëtarë në prefekturat Tokio, Nara, Kyoto dhe Fukuoka do të mbyllen nga e enjtja deri më 15 ose 16 mars.
Disa ligjvënës të partisë opozitare kanë thënë se formulimi ishte i paqartë dhe qeveria duhet të sqarojë qëndrimin e saj. Sekretari kryesor i kabinetit, Yoshihide Suga tha se nuk ka asnjë bazë ligjore që qeveria të detyrojë organizatorët të pranojnë kërkesën, duke thënë: Varet nga secili organizator që të vendosë.
Kërkesa vjen në një kohë delikate për një ekonomi që kontraktohet në tremujorin tetor-dhjetor. Nëse shpërthimi sjell një ndikim të madh tek konsumatori për një periudhë të gjatë.
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 14 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
Burimi: cnbc
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Fushata e Presidentit Donald Trump për vitin 2020 ditën e djeshme përshkallëzoi debatin me median prestigjioze, duke ngritur një padi për shpifje kundër g...
DW: Sa i madh është rreziku, që virusi Korona të vazhdojë të përhapet i pakontrolluar në Europë?Gérard Krause: Në një rast të tillë duhet përcaktuar qartë koha,...
ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite teksa është në prag të pelegrinazhit në Mekë ka anuluar të gjitha vizitat e besimtarëve myslimanë për shkak të koronavirusit.Tash...
ANGLI- Mbesa e Mbretëreshës Zara Tindall dhe burri i saj thonë se nuk do të izolohen, pasi u kthyen nga një zonë e goditur nga koronavirusi në veri të Italisë.Z...
KINË– E gjjithë bota është përfshirë nga koronavirusi vdekjeprurës që deri më sot i ka marrë jetën 2747 personave dhe ka prekur mbi 80 mijë të tjerë në ra...
Kosovë- Ngjarje e rëndë në Kosovë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, është gjetur i d...
KINË– Koronavirusi është shtrirë pothuajse në të gjithë botën duke bërë që miliona njerëz t’i frikësohen. E ndërkohë që rregullat e forta nuk do lejonin a...
SHBA- Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit M...
ITALI-Vanessa, vajza e viktimës së parë nga koronavirusi në Itali ka rrëfyer historinë prekëse të babait të saj.45-vjeçarja bashkë me nënën e saj janë fu...