LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Pse u pushkatua inxhinieri që hapi laboratorin e parë kimik në Shqipëri

2 Mars 2020, 12:44 Nga DOSJA
Pse u pushkatua inxhinieri që hapi laboratorin e parë kimik në

TIRANË– Pas pushkatimit të 21 burrave dhe Sabiha Kasimatit, mesnatën e 26 shkurtit, familjet e tyre, të ndara grupe-grupe, u dërguan në vendet e internimit që ishin caktuar për ta. Në një nga këto grupe që zbarkoi në Lushnjë, ndodhej edhe një grua franceze. Megjithëse jetonte prej gati 30 vitesh në Shqipëri, ndoshta ende në të folurën apo stilin e saj, dallohej diçka e huaj që i ka tërhequr vëmendjen një prej fëmijëve të atij grupi, Seitit, i ati i të cilit, Reiz Selfo, ishte pushkatuar me bashkëshortin e saj, Niko Lezon. Seiti e përmend në librin e Uran Butkës “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, kur tregon se bashkë me ta, në ditët e para kur sorrollateshin rrugëve të Lushnjës, para se t’i çonin në një haur, në lagjen “Stan”, ishte dhe “një zonjë franceze, Odette Lezo me qenin e saj, Scleme”. Odette ishte vajza me të cilën ishte dashuruar dhe martuar Niko Lezo në fillim të viteve ’20, në Tuluzë, ku ai kryente studimet për inxhinieri kimike dhe të cilën më pas e kishte sjellë në Tiranë. Fëmija i parë, vajzë, u kishte lindur në Francë, ndërsa në Tiranë u bënë prindër edhe të një djali, Vankos. Vajza më pas ishte martuar me një italian dhe bashkë me origjinën e Nikos, i cili ishte minoritar grek, i bënin të shumta fijet që e bashkonin këtë familje me botën imperialiste. Nëse goditej Niko Lezo, që ishte në qendër të tyre, atëherë e gjithë rrjeta, ajo që ekzistonte veç në mendjet e udhëheqësve komunistë, zhbëhej. Dhe kështu u bë.

Më 23 shkurt 1951, ish-deputeti i Delvinës dhe antifashisti i internuar nga pushtuesit italianë, arrestohet dhe dënohet me pushkatim nga qeveria e shtetit të tij.

Ai u arrestua pas shpërthimit të bombës në Ambasadën Sovjetike, por akuzat nuk kishin të bënin fare me bombën. U akuzua, siç shkruan Uran Butka në librin e tij “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, si shtresë e pasur, si deputet i Delvinës në kohën e Nolit, si i dyshimtë për marrëdhëniet e tij me misionet anglo-franko-greko-italiane, por edhe sepse gruaja e tij franceze një ditë ishte parë në plazhin e Durrësit, sigurisht “për t’u lidhur me misionet e huaja” dhe se ai vetë kishte lidhje me elementë reaksionarë që ndodheshin të burgosur si Skënder Cilka, Petro MarkoLame Kareco etj.. U dënua “për pjesëmarrje në organizatë terroriste, për hyrje në shërbim të spiunazhit imperialist, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit dhe për nxitje për luftë”. Ai i mohoi akuzat për terrorizem dhe lidhjet me të huajt, veç atyre familjare, apo vizitave që shokët e dhëndrit i bënë në shtëpi me rastin e fejesës së vajzës. Sa për të tjerat, nëse ato do të ishin arsye për ta dënuar me pushkatim, atëherë nuk kishte asnjë mundësi për t’u mbrojtur. Dhe nuk mund të mbrohej. Bashkë me 21 persona të tjerë, u çua drej vendit të pushkatimit edhe pse, si edhe të tjerët, nuk kishte bërë asgjë për të marrë atë dënim. Dhe pse vetëm 60 vjeç, ishte një ndër më të moshuarit e këtij grupi që u dënua me pushkatim.

Nëse sot përmendim emrin e Niko Lezos, kujtesës kolektive mund të mos i thotë asgjë edhe pse gjatë 30 viteve që jetoi në Shqipëri, pas kthimit nga Franca, ai u bë nismëtar i disa veprave, të cilat më parë nuk ekzistonin në Shqipëri. Ai themeloi laboratorin e parë kimik në vend dhe në vitin 1923 u dekretua nga Këshilli i Naltë i Shtetit Shqiptar, drejtor i këtij laboratori. Punoi për vite me radhë në këtë laborator, me ndërprerjen e viteve të internimit gjatë pushtimit fashist, madje edhe pas luftës, kur laboratori kaloi nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Niko arriti të bëhej edhe kryetar i Degës së Studimeve në Ministrinë e Industrisë. Gjithashtu, siç shkruan i biri në kujtimet e tij, Niko Lezo ka ngritur edhe centralin e parë elektrik në Tiranë. Jo vetëm kaq. Nga Franca, Niko nuk kishte sjellë vetëm njohuritë si inxhinier kimist, por edhe mënyrën e të jetuarit. Emri i tij përmendet në një artikull të gazetës Minerva, të vitit 1932, me autor Nebil Çikën, si njeriu që ngriti kabinën e parë të pushimit në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, që do të kthehej më pas në një nga plazhet më të njohur në vend.

Në kujtimet e tij, i biri Vanko Lezo, përmend edhe angazhime të tjera të të atit, në disa drejtime: në atë shoqëror, për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek të cilit i përkiste, por dhe në atë industrial, pasi Nikoja ngriti në oborrin e shtëpisë së tij një impiant të prodhimit të gazit sulfuror, që përdorej për frigoriferët. Mbështetëse të fortë kishte sigurisht Odette-ën që shkurtin e vitit 1951 do të mbetej vetëm, pa bashkëshortin, në një vend që, edhe pse kishin kaluar 30 vite, nuk mund të quhej i saji, aq më pak rrethinat e Lushnjës, që me siguri i shihte për herë të parë dhe ku duhet të jetonte në një haur. U internua edhe i biri, Vankoja. Nuk u lejuan të merrnin asgjë me vete, por ja që Odette kishte mundur të merrte të paktën qenin e shtëpisë, një mik, dashuria e të cilit do e ndihmonte më shumë sesa kurrë, në një kohë kur të gjithë i largoheshin familjes së armikut.

Megjithëse tani është zbuluar e vërteta, përsëri pak dihet për njerëzit që u pushkatuan mesnatën e 26 shkurtit. Pak mund ta dinë që pas laboratorit të parë kimik dhe centralit të parë elektrik në Tiranë, qëndron Niko Lezo, ky njeri që në Tiranë mund t’ia lexojmë emrin, vetëm te varri i përbashkët i viktimave të 26 shkurtit te Varrezat e Dëshmorëve dhe në pllakën përkujtimore në ndërtesën e ish-Legatës së Bashkimit Sovjetik, sot Ministria e Arsimit.

Marrë nga  Kujto.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur inxhinieri laboratori i parë kimik ne shqiperi niko lezo reiz selfo sabiha kasimati inxhinieri laboratori i parë kimik ne shqiperi niko lezo reiz selfo sabiha kasimati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet