LIVE UPDATES
Ekonomi

“Lufta për një kafshatë bukë”/ Mbledhësit e mbeturinave përndiqen në Tiranë, mbijetesa nga kazanët e plehrave ësht

25 Janar 2020, 09:57 Nga DOSJA
“Lufta për një kafshatë bukë”/ Mbledhësit e

TIRANË- Në një malore mbi tregun Elektrik në Tiranë, Fatmiri, 32 vjeç po shtyn me përtesë një karrocë të sajuar me një kuti kartoni, brenda së cilës gjendet një kanoçe e vetme. Pak metra larg tij ndalon një makinë ngjyrë portokalli me targa të huaja.

Një djalë mjekrosh rreth të 30-ave ia bën me dorë të ndalojë.

“Jam oficer i policisë kriminale,” i thotë dhe nxjerr nga xhepi një portofol me stemë të Policisë së Shtetit.  “Më ngjave me dikë që kemi në kërkim. Më jep pak kartën e identitetit”!

Fatmiri, pjestar i komunitetit rom në Tiranë i zgjat kartën me një buzëqeshje në fytyrë dhe me moskokëçarjen e atij që i ndodh shpesh një episod i tillë.

Polici “verifikon” me disa lëvizje të kokës nga karta e identitetit tek një foto që kishte në celular. Pyet për numër telefoni dhe largohet pa kërkuar ndjesë.

“Ndonjëherë më ndalojnë dy-tre herë në ditë. Prandaj e mbaj kartën e identitetit në xhep. Po të mos e kisha, do më shoqëronin, do rrija tre orë në polici kot,” thotë burri, baba i katër fëmijëve, i cili e siguron jetesën duke mbledhur mbetje të riciklueshme nëpër kazanët e Tiranës.

Prej vitesh, Fatmiri dhe të tjerë mbledhës mbetjesh të komunitetit rom janë në një betejë të vazhdueshme me Bashkinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit, të cilët i luftojnë duke u sekuestruar motorët, duke u vënë gjoba të kripura dhe në ndonjë rast, duke i mbajtur në komisariate për verifikim.

Gentjan Serjani, jurist dhe aktivist i të drejtave të komunitetit Rom dhe Egjiptian denoncoi për BIRN arrestimin dhe dënimin e dhjetra ricikluesve të vegjël për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor gjatë viteve të fundit. Serjani tha se mjaft prej tyre janë të detyruar të paraqiten pranë oficerëve të Policisë Gjyqësore për t’u shpëtuar rindalimeve.

Të dhënat e mbledhura nga Serjani përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se Bashkia e Tiranës ka vendosur mbi 2 mijë gjoba ndaj grumbulluesve individualë në 5 vjet, ndërsa Policia e Shtetit ka bllokuar mbi 168 mjete në dy vitet e fundit me pretekstin e mungesës së patentës apo lejes së qarkullimit, përfshi triçikla dhe motorë që përdoren për të mbledhur mbeturinat.

Masat administrative nga bashkia shkojnë deri në 5 mijë lekë të reja dhe gjobat e Policisë Rrugore apo pagesat e parkimit të vendeve janë të papërballueshme nga anëtarët e këtij komuniteti, të cilët detyrohen t’i braktisin ato.

E pyetur nga BIRN mbi akuzat për përndjekje të mbledhësve individualë, Bashkia e Tiranës nuk ktheu përgjigje deri në botimin e këtij shkrimi.

Përndjekje deri në shtëpi

Përfshirja e Bashkisë së Tiranës në biznesin e riciklimit dhe më pas koncesioni i inceneratorit ua ka vështirësuar jetën dhjetra personave, shumica nga komuniteti rom, që mbijetojnë  përmes mbledhjes së materialeve të riciklueshme nëpër kazanët e mbeturinave. Megjithatë, Fatmiri nuk është dorëzuar.

Të ardhurat e siguruara prej tij, vëllait dhe kunatës nga mbledhja e kanoçeve mbajnë familjen. Ai vetë po rrit katër fëmijë, më i madhi 12-vjeç, ndërsa thotë se ndryshe prej tij, fëmijët i ka në shkollë.

Mundësitë e Fatmirit për të përballuar jetesën përmes mbledhjes së mbetjeve të riciklueshme megjithatë janë kufizuar. Ai i tha BIRN se më herët ka pasur një triçikël me të cilin siguronte deri në 1500 lekë të reja në ditë, por me karrocën e dorës ai thotë se bën maksimumi 600 lekë.

Fatmiri thotë se triçiklin e tij e sekuestroi policia për mungesë dokumentacioni, leje drejtimi dhe leje qarkullimi. Ai u arrestua dhe qëndroi 72 orë në qeli dhe më pas u dënua me kusht dhe detyrim paraqitjeje pranë Policisë Gjyqësore.

Grumbullues të mbetjeve të riciklueshme i thanë BIRN përmes intervistave të veçanta se përndjekja nga Bashkia dhe Policia Rrugore i kanë detyruar të heqin dorë nga motorët dhe t’u rikthehen biçikletave apo karrocave të dorës. Ata thanë se kjo gjë u ka përgjysmuar fitimin, por i ka bërë të padukshëm për policinë.

Aleks Shabaj, 26 vjeç i tha BIRN ndërsa shtynte një karrocë pranë ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare se motorin e tij e shiti para dy vitesh për të shmangur andrallat. Njësoj si Fatmiri, ai ankohet se tani mbledh shumë më pak materiale se më parë.

“Kur kisha motorin fitoja 10 deri 15 mijë lekë (të vjetra) në ditë. Me karrocë shumë dobët, mezi bëj 5 mijë lekë (të vjetra) në ditë”, thotë ai.

Ndonëse i shmang në maksimum zonat në qendër të Tiranës, Aleksi thotë se është bërë shpesh objekt i ndalimeve nga policia bashkiake, ndërsa nuk harron të kujtojë se në nja dy raste e kanë falur.

“U jam lutur dhe më kanë lënë,” thotë ai.

Të tjerë nuk kanë pasur të njëjtin fat. Hekuran Shaqiri, 33 vjeç i tha BIRN se ka qëndruar deri në 72 orë në rajonin e policisë.

“Kundërshtova për materialet, për bukën e gojës. Policia bashkiake ushtroi edhe presion, edhe dhunë. Ata po i kundërshtove, e di si të marrin, të fusin brenda në furgon? Dhe s’ke ca i bën,” tha Hekurani.

Bashkë me të shoqen Trëndelina, Hekurani thotë se i ruhen policisë bashkiake, pasi po t’i shohin në rrugë me karroca apo motor, menjëherë vjen policia rrugore dhe ua sekuestron.

Të tjerë të intervistuar thonë se i tremben shumë arrestimeve. Ata shpesh janë të vetmit që punojnë dhe mbajnë me ushqim familjet dhe koha e burgut është kosto shtesë.

Demi Abdillari i tha BIRN se ishte dënuar me dy muaj burg, por e kishin liruar më pas me detyrim paraqitje.

“Jam 19 vjeç, jam vet’ i pesti në familje, me çfarë do e mbaj familjen,” thotë ai i irrituar.

Aktivisti Serjani i tha BIRN se së fundmi policia bashkiake nuk po mjaftohej me ndalimet në rrugë, por ndonjëherë i ndiqte mbledhësit deri në shtëpitë e tyre.

“Kemi një video që tregon se si e kanë tmerruar një familje,” thotë Serjani, duke shtuar se policia u kishte sekuestruar bidonat dhe mallin në oborrin e shtëpisë.

Në “ilegalitet” prej kohësh duket se janë edhe një pjesë e mirë e atyre që blejnë mbetjet të riciklueshme nga grumbulluesit.  BIRN vizitoi disa pika në Tiranë, një prej të cilave rezultoi e mbyllur, ndërsa i zoti i një pike tjetër mohoi të blinte materiale nga grumbulluesit, ndonëse kishte hekurishte dhe një sasi kanaçesh në oborr.

Të paktën dy biznesmenë që kishin vepruar në këtë fushë i thanë BIRN në biseda telefonike se kishin mbyllur aktivitetin. Ndërsa, Reshat Mansaku, biznesmen i riciklimit të metaleve me ngjyrë tha se fushatat kundër grumbulluesve kanë ndikuar edhe në biznesin e tij.

“Kjo [përndjekja] bëhet me fushata, si të gjitha gjërat këtu. Vazhdimisht ka pasur fushata sipas interesit të momentit. Herë pas here na ka krijuar probleme, por nuk mund të them sa, nuk mund t’a llogaris,” tha Mansaku. “Te sektorë të tjerë të riciklimit ka qenë më e ndjeshme,” shtoi ai.

Buka e pasigurt

Sanie Shaqiri, 53 vjeç kujdeset për 3 mbesat e saj të vogla, të braktisura nga e ëma. Gërmimi nëpër kazanë është për Sanijen mundësia për të marrë 3-4 mijë lekë të vjetra për të blerë një pako makarona që t’i gatuajë për mbesat.

“Kur shkoj tek kazanat e plehrave, e di si kruhem apo jo? Çdo natë pi incidal [antialergjik], çdo natë”, thotë gruaja me lot në sy.

Të martën më 21 janar, të gjitha përpjekjet e saj për të siguruar një vakt në shtëpi u shuan. Sanija tha se policia bashkiake i kishte sekuestruar dy thasë me shishe plastike dhe se atë ditë nuk do të mund të çonte asgjë në shtëpi.

I revoltuar me sekuestrot është edhe Tomorri, rreth të 50-ave, i cili shtyn një karrocë fëmijësh mbushur me kanaçe që herët në mëngjes. Ai tha se atij dhe të vëllait, Policia Bashkiake u kishte sekuestruar në Qytetin Studenti gati një makinë me shishe plastike e kanaçe.

“Atij të madhit (kryetarit të bashkisë), Zoti e nimoft atë të madhin, por ça ka me romët? T’i lejë romët të punojnë, ne kanaçe po mbledhim, nuk vjedhim njeri. Ne të gjithë kaq do marrim (bën me shenjë nga toka) dy metra dhe,” thotë ai. Por Tomorri e di që lufta është e humbur.

“Me shtetin dhe me zjarrin nuk luhet”, thotë ai, ndërsa bën me duar gjestin e arrestimit. Mundësi të tjera për të dhe tre fëmijët që ka në shtëpi, nuk ka. Ai thotë se merr një ndihmë sociale për një fëmijë të sëmurë, por ajo nuk mjafton për të vënë ushqim çdo ditë në tavolinë.

Hekuran Shaqiri i tha BIRN se kishte provuar të dilte nga ilegaliteti, por pa sukses. Ai tha se kishte punuar për një farë kohe në impiantin e mbetjeve në Sharrë, por puna atje kishte qenë mjaft më e rëndë dhe më pak e paguar se ajo e mbledhjes në kazanë.

“Kam punuar për 7 muaj në landfillin e Sharrës, po atje nuk punohet. Të keqen e kazanave,” thotë Hekurani. “Plus paga është shumë e keqe për atë lloj pune. Për më tepër më mbanin 3.000 lekë të reja nga paga për sigurimet shëndetësore,” thotë ai me ironi. Ai dhe e shoqja i thanë BIRN se jetonin në kushte të këqija dhe se kishin humbur një fëmijë 9-muajsh për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor.

Demi Abdillari po ashtu thotë se rroga për punë krahu që mund të gjejë ai është shumë e vogël për të mbajtur familjen. Ndërsa Fatmiri i tha BIRN se përpjekjet e tij për të siguruar një punë kishin përfunduar me marrjen e një cope letre nga Zyra e Punës dhe përcjelljen duar bosh. Aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve të margjinalizuara i thanë BIRN se përpjekjet për punë të rregullt dështonin edhe për shkak të kulturës së jetesës së grumbulluesve.

“Këta persona janë mësuar me një pagë ditore, dhe një pagesë mujore e marrë vetëm një herë në muaj, si edhe një orar fiks, do të thotë komplet ndryshim stili jetese për ta. Shumica e tyre nuk e menaxhojnë dot këtë situatë,” tha Sebastiani, një prej aktivistëve që BIRN takoi në zonën e Kombinatit.

Marrë nga BIRN

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale bashkia tirane gentjan serjani komuniteti rom lufta per buke bashkia tirane gentjan serjani komuniteti rom lufta per buke

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë