Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur moskompetencë për dosjen “Hajdari”, duke e kaluar për interpretim në gjykatën e Lartë. Sot u zhvillua seanca e radhës, në ngarkim të Izet Haxhisë, ish-truproja e Sali Berishës, për akuzën e vrasjes së Azem Hajdarit në shtator të 1998.
Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në gjykim në gjendje të lirë. Mbrojtja e Haxhisë gjithashtu kërkoi që Gjykata për Krimet e Rënda të shpallë moskompetencë për dosjen, dhe gjykimi të bëhet nga gjykata e Lartë, kërkesë kjo që u pranua pjesërisht. Togat e zeza vendosën të lenë në burg Izet Haxhinë deri sa të shprehet gjykata e Lartë.
Tashmë “topi” është në derën e Gjykatës së Larte, e cila është ende jo funksionale për shkak të ‘djegies’ së anëtarëve nga Vettingu. Me ngritjen e saj, do të jepet edhe interpretimi për mosmarrëveshjen mes gjykatës së Tiranës dhe asaj për Krimet e Rënda, të cilat nuk kanë pranuar të marrin këtë dosje për gjykim.
Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari. Pas shumë vitesh arrati në Turqi, Haxhia u ekstradua në vitin 2018. Izet Haxhia ka mohuar autorësinë e krimit, gjithashtu edhe gjyqtarët që ishin në Apelin e Tiranës. Çështja e Izet Haxhisë fillimisht iu caktua me short gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila është gruaja e Azem Hajdarit, por këta gjyqtarë nuk u pranuan nga Haxhia.
Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.
Vetë ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar ish-njeriun e tij të besuar se është ai vrasësi i Azem Hajdarit, sëbashku me Fatmir Haklajn dhe Jaho Mulosmanin. Ndërsa nga ana tjetër, Izet Haxhia kërkon të zbulohet personi që nxori Azem Hajdarin nga selia e PD mbrëmjen e 12 shtator, duke hedhur akuza të forta te ish-kryetari i PD, Sali Berisha.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale A.H., i cili ishte një nga drejtuësit e mjetve që u përfshi mbrëmë në aksident ku hum...
TIRANË- Shqipëria nga sot do të ketë trupën e saj të magjistratëve të rinj, të cilët përfunduan shkollën e Magjistraturës. Në një ceremoni të zhvilluar sot...
TIRANË– Ka dalë para Vettingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës, njëherazi edhe kandidat për SPAK, Ndini Tavani. Seanca nisi në orën 11:00, ndërsa trupa...
Lushnje- Ditën e sotme fermerët në Lushnje janë ngritur në protestë dhe kanë blokuar rrugën nacionale Lushnje-Berat. Ata ankohen se shteti fut prodhime nga jash...
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve që përfunduan studimet këtë të vit, tha se gjykatësit janë s...
Përmet- Familjarët e Nesim Hoxhës, i cili u vra më 5 mars të 2017, kanë akuzuar gjyqtarin e Gjykatës së Përmetit Dritan Hasanin, se në bashkëpunim me Prokurori...
TIRANË- Kryeprokuorja e Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku, në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve që përfunduan studimet këtë të vit.Marku u shpre...
Vlorë-Për vrasjen e Stavri Minos, i cili humbi jetën ditën e djeshme pas një sherri, policia ka arrestuar 3 autorët. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ...
Elbasan- Për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Elbasan ku humbën jetën Agron Shermilli 48 vjeç dhe Agim Mençi 50 vjeç, është arrestuar sh...
Shqipëri- Ditën e sotme priten sërish reshje shiu. Sipas IGJEUM pritet të ketë reshje të dobëta në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në ...