Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kombinimi”, në pranga ra shtetasi me inicialet E. R., banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi E. R. tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet një tjetër operacion në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni policor i koduar “Kombinimi”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohen lëndë narkotike, armë zjarri dhe peshore elektronike.
Vihet në pranga një 40-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe që tregtonte lëndë narkotike.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– E. R., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi E. R. tregtonte lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi në zonën e Freskut dhe Kinostudios, në Tiranë.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, u bë e mundur që gjatë zhvillimit të operacionit, në zonën e Freskut, të kapej në flagrancë 40-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Kontrolli ka vijuar në banesën e 40-vjeçarit, ku Policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, doza të tjera me kokainë, cannabis sativa dhe ekstazi, si dhe peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sarandë- Prej 4 ditësh familjarët dhe kolegët e kishin denoncuar si të zhdukur, por sot doganieri i Doganës së Qafë-Botës Janaq Rajdho është gjetur i pajetë, në...
Durrës- Policia e Durrësit ka dhënë informacion për zjarrin që ka rënë në Spitalin e Durrësit. Sipas Policisë nga flakët në mesnatë janë përfshirë kabinat elekt...
Fier- Ditën e sotme Gjykata e Fierit la në burg Luis Saliajn 16-vjeç, Ervis Zotajn 26-vjeç dhe Sindi Shehajn 16-vjeç, të dyshuar si autorët...
DURRËS– “BalkanWeb” zbardh dosjen e Prokurorisë së Durrësit dhe SHÇBA për arrestimin e 17 zyrtarëve të policisë dhe pushtetit vendor, në qytetin bre...
Fier- Ditën e sotme, Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar, Luis Saliajn, Ervis Zotajn dhe Sindi Shehajn, të ...
Durrës- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përfshirjen nga flakët të Spitalit të Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.Mësohet se me proku...
Durrës- Publikohen pamje nga spitali i Durrësit, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm ra zjarr. Në videon e mëposhtme shfaqen pacientë, mjekë, infermierë dhe...
Durrës- Detaje të reja dalë për zjarrin që ra në Spitalin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Drejtoresha e Spitalit të Durrësit, Nadire Jani ka d...
Tiranë-Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bën me dije që nga dita e sotme“Fly Ernest” nuk do të kryejë më asnjë fluturim. Në njoftim thuhet se janë pezullua...
Tiranë- Imzot George Frendo, Arqipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës në emisionin “Provokacija”të Mustafa Nanos ka treguar arsyet pse Enver Hoxha urrente më shumë...