LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA-‘Fantazmat’/ Jo vetëm Ermal Ngucaj, kush janë të rinjtë që i ‘përpiu deti’ në Vlorë, historitë e të zhdu

15 Tetor 2020, 15:57 Nga DOSJA
DOSJA-‘Fantazmat’/ Jo vetëm Ermal Ngucaj, kush janë

TIRANË– Dosja e të zhdukurve të Vlorës, jo vetëm që nuk mbyllet, por vijon të ‘thithë’ brenda vetes edhe emra të tjerë, me precedent penalë. Pasditen e sotme, një tjetër person, ka humbur pa gjurmë, 40-vjeçari, Ermal Ngucaj.

Një vit, pasi kishte lënë qelinë e burgut, Ngucaj rezulton i zhdukur dhe prej katër ditësh, familja e tij nuk ka pasur kontakt me të. Ngjarja është bërë publike vetëm sot. Makina dhe rrobat e Ngucajt janë gjetur në Mavrovë, duke shtuar akoma më tepër dyshime për një zhveshje dhe vrasje të tij. I riu është rrëmbyer është i njohur për blutë e Vlorës, pasi ka precedentë kriminalë.

Por cilët janë personazhët që prej vitit 2016 janë zhdukur në Vlorë, për të cilët, as në ditët e sotme, nuk ka asnjë lajm?

Marjo Metushaj, skafisti vlonjat që trafikantët e drogës nuk i dhanë as ‘hakun’ e punës

Më 16 qershor 2017, në Vlorë u zhduk Marjo Metushaj. Metushaj, i cili për autoritetet lokale, njihej si një skafist, dyshohet se nuk ishte paguar për 7 rrugë, me një vlerë totale prej 200 mijë euro. Ditën kur u zhduk, i ishte premtuar se do të merrte shumën e parave që i detyroheshin, përmes një dyqan lokal dhe një shumë parash. Ka shkuar për të marrë këtë gjë dhe nga ai moment nuk ka asnjë informacion për Marjo Metushajn. Familjes i kishte thënë se do të takonte një shokun e tij, për punë në Seman. Prej 3 vitesh, familja qëndron me zemrën e ngrirë që një ditë dera të hapet, dhe babai i dy djemve të kthehet… kushedi thotë i ati, ndoshta gjërat do të jenë sërish si në kohët e vjetra.

Albano Xhaferri, u vra me çekiç me urdhër të Edison Harizajt, pa më shumë seç duhet…

I sapokthyer nga Belgjika, Albano Xhaferri, humbi kontaktet me familjen që prej 18 qershorit. Babai i dy fëmijëve, jetonte me gruan dhe të vegjëlit në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Në datën 2 gusht 2018, për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, që ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi. Ai ka rrëfyer se ka qenë me Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakajn, të cilët kanë vrarë Xhaferin për llogari të Edison Harizajt, i vrarë vjeshtën e vitit 2018, në autostradën Tiranë-Durrës. Shkaku i vrasjes dhe marrjen peng, sipas tij, ishte dijenia e Xhaferit për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, në tetor të 2017. Xhaferi sipas tij u vra me çekiç, në momentin që u mor në mjetin tip “Audi”. 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferit, në Vlorë nuk u pa më as Elvis Troqe…

‘Dua një eshtër… të mos e qaj rrugëve, veç një varr, shpresë s’kam’, ishte ky apeli i fundit, që Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes, bëri përmes medias për zhdukjen e të birit, Elvisit. Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës, kur hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 24-vjeçari vëzhgohej fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje, rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip “Mercedes-Benz” ngjyrë gri. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete. I sapokthyer nga Belgjika, askush nuk di më asgjë për Troqen…

Nga viti 2016 në Vlorë rezultojnë të zhdukur, disa prej të cilëve janë gjetur të mbytur në det, 16 persona.

(f.g;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ngucaj te zhdukurit e vlores zhduket ermal ngucaj ermal ngucaj te zhdukurit e vlores zhduket ermal ngucaj


Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet