LIVE UPDATES
Politike

Metodologjia e re/ Eurodeputetja holandeze: Fokusohuni tek çështjet sociale

7 Shkurt 2020, 16:46 Nga DOSJA
Metodologjia e re/ Eurodeputetja holandeze: Fokusohuni tek çështjet

TIRANË- Në një intervistë eskluzive për “ABC News”, eurodeputetja holandeze Kati Piri deklaron, se përveç përfitimeve financiare, metodologjia e re e zgjerimit bën të mundur penalizimin e regresit në lirinë e shtypit dhe shtetit ligjor në vendet e Ballkanit. Por sipas Kati Pirit, grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian dëshiron më shumë fokus në çështjet sociale dhe të mjedisit për qytetarët e Ballkanit në metodologjinë e re të Komisionit Europian.

Si e vlerësoni metodologjinë e rishikuar të Komisionit Europian për zgjerimin ? A përkon me 10 propozimet e grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian ?

Ne shohim qartësisht hapa pozitivë në metodologjinë e re të Komisionit Europian për zgjerimin. Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian mbështet zgjerimin dhe mendojmë që shtrirja e prosperitetit dhe demokracisë në të gjithë kontinetin europian është shumë e rëndësishme. Ne shohim një vëmendje më të madhe në reformat e shtetit ligjor dhe lirisë së medias, që janë çështje që ju interesojnë qytetarëve të Ballkanit. Ata duan që vendet e tyre të ecin përpara. Si socialdemokrate, do të kisha dashur të shihja një plan pak më ambicioz lidhur me çështjet sociale për qytetarët e Ballkanit. Ne në Bashkimin Europian po transformojmë ekonomitë tona për shkak të ndryshimeve klimaterike. Por ndërkohë ne shohim që 5 qytete në Ballkanin Perëndimor janë ndër më të ndoturat në botë. Qytetarët e Ballkanit meritojnë shëndet të mirë, ajër të pastër, ujë të pastër. Do kishte qenë mirë nëse në propozimin e Komisionit do kishte më shumë angazhim për këtë. Qytetarët e Ballkanit që punojnë me kohë të plotë nuk kanë një pagesë që bën të mundur një jetë dinjitoze. Nëse ne nuk fokusohemi te kjo, atëherë çfarë sjell zgjerimi për qytetarët e Ballkanit? Ne si socialdemokratë përfaqësojmë 10 qeveri ndër 27 qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe do insistojmë që kjo gjë të jetë në fokus. Si pikë të tretë,ne mbështesim dhënien e një asistence financiare më të madhe për vendet e Ballkanit, edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli është. Do kishim dashur të shihnim që nëse një vend bën progres, të mund të përfitonte nga fondet strukturore, apo fondet e kohezionit. Ato fonde që mund të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit.

Metodologjia e re e parashikon më shumë përfshirje  të shteteve anëtare për vlerësimin e zbatimit të reformave. E mirëprisni këtë ?

Tërësisht. Ne mund të ëndërrojmë sa të duam këtu në Bruksel. Në fund të fundit janë shtetet anëtare ato që bllokojnë zgjerimin. Nëse ne i angazhojmë parlamentet e vendeve anëtare që në fillim të procesit lidhur me kushtet që vendet kandidate duhet të zbatojnë, atëherë kjo mund të ndryshojë dinamikën e zgjerimit. Pra, jo thjesht t’u kërkojmë në fund që ato të thonë “PO”. Por, të mundësojmë që të gjitha instancat të jenë më të përfshira në procesin e zgjerimit. Kjo do evitonte vendosjen e kushteve të reja sa herë duhet të merret një vendim, gjë që nuk e bën procesin shumë të ndershëm.

A do bindte kjo shtetin tuaj anëtar, Holandën, Francën dhe Danimarkën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

Parlamenti holandez ishte në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Problemi ishte me Shqipërinë. Cilat janë shqetësimet e qytetarëve holandezë? Janë dy. Njëra prej tyre ka të bëjë me pasojat e zgjerimit me vendet e Europës Qendore dhe Lindore. Shumë qytetarë tê këtyre vendeve erdhën në vendet Perëndimore, duke krijuar konkurrencë në gjirin e ndërmarrjeve perëndimore në uljen e rrogave. Prandaj, investimi në të drejtat sociale është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, ata shohin lidera si Viktor Orban, që mund të bllokojnë çdo gjë që ne duhet të vendosim me unanimitet. Ne duam të sigurojmë që nëse një vend bëhet anëtar, ne të kemi mekanizmat e duhura, që nëse situata përkeqësohet, ne mund t’i përgjigjemi kësaj.

Komisioneri u shpreh qartë që mund të përdoren instrumente penalizues në rast të shkeljes së të drejatve themelore dhe cënimit të shtetit ligjor. A mbështetet kjo nga Parlamenti Europian?

Nëse ne shohim që ka një dinamizëm për reforma, një politikë gjithëpërfshirëse midis qeverisë, opozitës, shoqërisë civile, ne duhet të përdorim instrumente nxitës. Për Turqinë, për të cilën jam raportuese prej 5 vjetësh, nëse do të vendosnim tani, ne nuk do t’i kishim dhënë as statusin  e kandidatit për shkak të përkeqësimit të lirive themelore, si të drejtat e njeriut, lirisë së shtypit, apo shkeljet e shtetit ligjor. Pra, na duhet një mekanizëm, që kur ka shkelje apo cënime, të mund të bëjmë një kthim mbrapa, duke ndërprerë fondet. Këto janë shqetësime të shumë qytetarëve europianë dhe ne duhet t’iu përgjigjemi atyre. Dhe nuk është në interesin e asnjë qytetari në Ballkanin Perëndimor të shohë që situata e lirisë së shtypit po përkeqësohet shumë dhe Bashkimi Europianë sheh gjetkë nuk reagon ndaj kësaj. Pra, shpresoj që procesi i zgjerimit të bëhet për qytetarët dhe jo për qeveritë.

Marrë nga ABC News

(a.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eurodeputetja holandeze kati piri metodologjia e re e zgjerimit eurodeputetja holandeze kati piri metodologjia e re e zgjerimit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet