LIVE UPDATES
Bota

Dosja e Hagës, emrat e 87 viktimave! Prokurorët: Përgjegjës Shtabi i UÇK

23 Shtator 2020, 14:31 Nga DOSJA
Dosja e Hagës, emrat e 87 viktimave! Prokurorët: Përgjegjës

Akt-akuza e prokurorëve të Hagës ndaj drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm, nga dosja hetimore që disponon gazetari  Top Channel Muhamed Veliu,  bazohet në krimet e kryera në paraburgimet e UÇK-s,  në disa rajone të Kosovës si  edhe vrasjet.

Prokurorët thonë se dy ishin kategoritë e personave të shenjëstruar në mënyrë agresive nga UÇK e si pasojë prodhuan 87 viktima. Të konsideruarit bashkëpunëtor të  Serbisë përfshi nënvleftësuesit e luftës çlirimtare.

Në dosjen hetimore prokurorët kanë renditur tre lista.

E para me 59  persona shumica shqiptarë por edhe me origjinë boshnjake e  malazeze të vdekur në paraburgime.

Lista e dytë sjell emrat e 12 të vrarëve në Llapushnik dhe malet e Berishës. Prokurorët e kanë patur të lehtë të hartojnë listën e tretë me 16 viktima,  pasi i referohen komunikatave të UÇK që merrte përsipër ekzekutimin e tyre.

Lista e parë sjell emrat e tre persona të vrarë në  Jabllanicë përfshi një boshnjak dhe 3 malazez të pa identifikuar.

Të vrarë në Likoc, prokurorët kanë identifikuar 4 persona.

Llapushniku mban numrin më të madh të të vrarëve në këtë dosje 13 ku përfshihet edhe një serb.

Kjo listë vijon me emrat e 5 të vrarëve që të gjithë shqiptarë në Drenoc.

Ndërsa në Malishevë listohet i vrari Shani Rama.

Dy të vrarë në Barë,  ndërsa në Qirez të paktën 6 persona të vrarë e të identifikuar.

7 shqiptarë dhe një serb të vrarë në Lllapashtica.

2 në Shalë, 5 në Kleçk mes tyre  një serb.

Kjo listë mbyllet me emrat e tre shqiptarëve të vrarë në Zllah.

Të Vrarë në Jabllanicë.

Jah Bushati

Luz Gjoka

Nerad Remistar përfshi një boshnjak dhe 3 malazez të pa identifikuar.

Skënder Kuqi,

Pal Krasniqi dhe Shaqe Berisha.

 

Të vrarë në Likoc.

Riza Krasniqi, Ismet Demaj,Bardhec Laci dhe Fehmi Mulaku.

Të vrarë në Llapushnik:

Elmi Sinani, Hamdi Sinani, Afrim Qeriqi,Ajet Gashi, Sherif Jetullah, Tafa Jetullah, Kadri Jetullah, Fehmi Tafa, Emin Jetullah, Riza Rexhaj, Shaban Hoti, Stamen Genov dhe Daut Gashi.

Të vrarë në Drenoc.

Hidaj Popaj, Bedri Berisha,Samedin Berisha, Sali Berisha dhe Muharrem Dema.

Vrarë në Malishevë:

Shani Raba

Të vrarë në Barë:

Milovan Stankovic dhe Sabit Berisha.

Në Qirez të paktën 6 persona të vrarë e të identifikuar.

Të Vrarë në Llapashtica:

Idris Svarqa, Avdyl Avdyli, Rushit Ballovci,Agim Musliu, Dragan Ralic, Mustafe Pllana, Hetem Jashari dhe Petrit Bajcinovci.

Të vrarë në Shalë:

Jakup Kastrati dhe Cen Desku.

Të vrarë në Kleckë:

Miljan Mitrovic, Sherafedin Ajeti, Jakup Muharremi, Islam Qardaku dhe Naser Hasani.

Të vrarë në Zllah:

Driton Babiqi, Rahim Gashi dhe Latif Krasniqi

Sipas zyrës të prokurorit special, viktimat e mësipërme të identifikuara,  përfaqësojnë një kampion të atyre të mbajtur nëpër paraburgime në mënyrë të padrejtë.

Në faqen 8 të dosjes,  prokurorët flasin edhe për vrasje të mirëfillta renditur në listën e dytë,  për të cilat thonë se ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm se janë kryer  nga ushtarë të identifikuar të UÇK.

Ata janë:

1-Skender Kuqi i vrarë në Jabllanicë,

2-Dobrivoje Salevic në Kleckë, një qytetar rom i paidentifikuar  afër Llapashticës dhe  3-Fehmi Tafa në Llapushnik.

Sikurse ka prova përtej dyshimit të arsyeshëm theksojnë prokurorët,  se u vranë më 25 Korrik 1998 në malet e Berishës të ndaluarit nga Llapushniku.

4-Emin Emini,

5-Ibush Hamza

6-Hyzri Hajrizi

7-Shaban Hoti

8-Safet Hysenaj

9-Bashkim Rashiti

10-Lutfi Xhemshiti

11- Shyqyri Zymeri

12-Hasan Hoxha

Listës së parë me 59 persona të vdekur në paraburgime dhe asaj të dytës me 12 të vrarë i shtohet një listë e tretë me 16 të vrarë në faqet 28 dhe 29 të dosjes.

Prokurorët e Hagës thonë se e bazojnë këtë listë, në komunikatat e lëshuara nga vetë UÇK, që merrte përsipër vrasjen e tyre.

Motivi i vrasjes theksojnë prokurorët, është se ata konsideroheshin tradhtarë dhe bashkëpunëtor.

Personat në këtë listë të tretë, ishin identifikuar nga UÇK si spiunë dhe bashkëpunëtor  të Serbisë, njëri prej tyre për aktivitet të rrezikshëm anti kombëtar.

Mes të vrarëve në këtë listë edhe nënkryetari shqiptarë i partisë Socialiste të Serbisë Maliq Sheholli.

Të tjerë bashkëpunëtorë të reagimit serb, përfshi Dalip Dugollin i cilësuar si njeriu më i besuar i Milloshevicit në Petreshicë afër Shtime.

Vrasja e gjithsecilit prej tyre thonë prokurorët u urdhërua nga Shtabi përgjithshëm nën moton “vdekje armikut dhe tradhtarëve”

Emrat lista e tretë

Behxhet Mucaku

Shukri Krasniqi

Faik Bellopaja

Maliq Sheholli

Fazlli Hasani

Jusuf Halitaj

Fehmi Halitaj

Mehmet Gashi

Hetem Dobruna

Palush Syla

Idriz Nishori

Ali Qellopeku

Ramiz Leku

Qamil Gashi

Dalip Dugolli

Mustafa Kurti

Marrë nga: TopChannel 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hagë uck hagë uck


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet